| E diele, 18.01.2015, 07:33 PM |
Ja çfarë thotë Blerim Latifi për
tentim sulmin ndaj tij
Këshilltari i kreut të Kuvendit dhe filozofi, Blerim Latifi sonte i është shmangur një sulmi fizik nga dy persona.
Ai rreth
orës
Latifi ka rrëfyer për Indeksonline ngjarjen.
“Rreth orës 6.30-6.40, dola për t’ia blerë vajzës një sirup dhe duke shkuar në barnatore i vërejta dy persona që rrishin në distance rreth pesë metra njëri prej tjetrit. Ata ecnin paralelisht. Njëri nga ata shikonte përreth, kurse tjetri mu vërsul pas dhe në një moment më tha ‘nalu qaty pak’”, ka treguar Latifi.
Ai tutje ka treguar se në atë moment ka arritur të shmanget duke u futur në një turmë njerëzish të cilët qëlluan aty.
“Të dy personat mbanin kapuçë në kokë dhe ishin me mjekërra… Unë që nga viti 2011 vazhdimisht marrë fyrje, kërcënime të ndryshme, mirëpo kjo që me ndodhi sonte ishte diçka tjetër… Ndjenjë e rëndë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse dyshon në dikë, Latifi nuk ka dashur të flasë, pasi që tashmë do të jap deklaratë në polici për rastin.