| E enjte, 15.01.2015, 09:45 PM |
NË MBROJTJE TË VLERAVE TË
PËRBASHKËTA
Nga Frank Shkreli
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, në një artikull të botuar të ënjtën në gazetën e njohur të Londrës, Times of London, njoftuan planet e përbashkëta të dy vendeve për të bashkrenduar përpjekjet e tyre në disa fusha veprimi të politikës së mbrendshme dhe të jashtme.
Artikulli u botua në vigjiljen e vizitës së Kryeministrit britanik në Washington, ku do të takohet me Presidentin Obama për të biseduar mbi çështjet që ata nënvijojnë në këtë artikull, por edhe mbi çështje të tjera të interesit të përbashkët. "Ndërsa do të takohemi në Shtëpinë e Bardhë, ne rithkesojmë besimin tonë se mundësia jonë për të mbrojtur lirinë është e rrënjosur në fuqinë ekonomike dhe në vlerat në të cilat ne besojmë dhe të cilat na dallojnë si popuj -- e që janë liria e fjalës, zbatimi i ligjit dhe institucionet e forta demokratike", pohojnë ata në artikullin e tyre në gazetën Times of London.
Udhëheqsi amerikan dhe ai britanik -- në komentin e tyre botuar në gazetën e famëshme londineze -- angazhohen për një front të përbashkët, për të përballuar sfida të ndryshme, të mbrendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe kërcënimin që paraqet ekstremizmi islamik” dhe ajo që ata quajtën "ideologjia e tij e shtrëmbëruar".
Duke iu
referuar sulmeve terroriste javën që kaloi kundër një gazete satirike në Paris
të Francës, udhëheqsi amerikan dhe ai britanik u zotuan se ekstremistët nuk do
të kenë sukses kundër lirisë së fjalës, si një vlerë universale dhe si e drejtë
e njeriut. Zotërinjtë Obama dhe Cameron
shkruajnë se ata nuk do të "frikësohen nga esktremistët, qofshin ata
indidvidë fanatikë, ose organizata terroriste si al-Qaeda, Shteti Islamik, ose
Boko Haram". Ata vazhdojnë artikullin
e tyre në Times of
Zotërinjtë Obama dhe Cameron theksuan gjithashtu edhe rëndësinë e promovimit të politikave ekonomike për të nxitur ekonomitë e vendeve të tyre, me qëllim për të mënjanuar një tatpjetë tjetër të ekonomisë botërore. Në lidhje me këtë, ata shkruajnë se janë duke punuar, "drejtë përfundimit të një marrveshjeje të përgjithshme tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian", marrvehsje kjo që sipas tyre, "do të zgjëronjë dukshëm tregëtinë midis dy vendeve tona dhe do të hapë mundësi të reja vend pune për miliona puntorë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara."
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, në artikullin e tyre, tregohen të vendosur edhe në qëndrimin e tyre kundër atij, që ata cilësuan si "aggression i Rusisë në Ukrainë", duke u zotuar se do të vazhdojnë presionin diplomatik ndaj Moskës. Në lidhje me këtë ata theksuan duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë se, "Nëqoftse ne lejojmë që të ndodhin shkelje të tilla të ligjit ndërkombëtar pa u ndëshkuar, ne të gjithë do vuajmë pasojat që vinë më pas", nga shkelje të tilla ndërkombëtare. Ata theksuan njëkohsisht se, "Përgjigja jonë e fortë dhe e përbashkët i ka dërguar botës një mesazh të fortë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të qendrojë duar-kryq, ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për destabilizimin e Ukrainës." Ndërkohë, ata shprehën gjithnjë gatishmërinë e tyre "për të vazhduar të mbështesin Ukrainën ndërkohë që ajo përpiqet të plotësojë aspiratat ekonomike dhe demokratike të popullit ukrainas”.
Presdienti
Obama dhe Kryeminsitri Cameron përfundojnë
artikullin e botuar nga Times of London, në vigjiljen e takimit dy
ditësh të nivelit të lartë amerikano-britanik në
Duket se lufta kundër terrorizmit, përpjekjet e përbashkëta kundër masave agresive të Rusisë dhe rritja ekonomike botërore, do të jenë subjektet kryesore të bisedimeve të nivelit të lartë amerikano-britanik në Shtëpinë e Bardhë gjatë dy ditëve të ardhëshme. Artikulli i shkruar nga Zotërinjtë Obama dhe Cameron sugjeron se kur bota përballet me terrorizëm, me konfliktet dhe kërcënime ndaj stabilitetit ndëkombëtar dhe kur vlerat universale janë në rrezik -- janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ato që si gjithmonë më parë, mund të udhëheqin përsëri përpjekjet botërore drejtë një sigurie më të qëndrueshme ndërkombëtare dhe sigurimit të paqës në botë. Është ky një fakt që shqiptarët kudo duhet ta kujtojnë me rastin e përvjetorit të masakrës së civilëve shqiptarë në Reçak të Kosovës nga forcat terroriste serbe, masakër kjo që aso kohe tronditi botën e qytëruar dhe çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania e Madhe, në mbrojtje të vlerave universale të njeriut.