| E hene, 12.01.2015, 09:10 PM |
Shpella e dyfekut!
Nga Foni Male DILO
"Shpella e luaneve ka nxjerre gjithnje luane . Sheperi i Zagorise ,vendi ku Cajupi u ka lexuar vete Baba Tomorrin , ka qendruar si nje strehe ne romancen e historise .Historjanet do lexojne me qetesine e nevojshme. Dhe, historia e nje vendi eshte historia e personaliteteve .Ne kete vend te trimave qe shkelnin mbi vetetima kane rrenjet e jetes burra te shquar te kombit tone si JANI DILO bir i rilindasit , ILIA DILO SHEPERI ,nip i patriotit ARISTIDH RUCI “
Për ata që duhet të mësojnë të vërtetën, për ata që të verbër deri më sot janë endur ne mes gënjeshtrës dhe mashtrimit , një dritë që të shohin kush e bëri historinë e jo kush e shkarraviti atë.
Me krenarinë e ligjshme por dhe me vetëdijen e plotë se flas duke shikuar të vërtetën në sy e se nuk më dridhet qerpiku sepse sa them janë themeli dhe trungu i historisë qëllimisht të fshehur e të fshirë brutalisht, ashtu si një fëmijë tekanjoz e ziliqar shkatërron lodrën e shokut të tij sepse mendja e tij e shkurtër i thotë se ,përderisa nuk mund ta ketë ai , le të mos e ketë askush tjetër.. Se, po !Edhe një fëmijë tekanjoz 5 vjeçar ka më shumë mend e gjykon më shumë se sa gjykonte në atë kohë koka e partisë , e cila kujtonte se me kobure në kokën e popullit do ta detyronte atë të besonte dokrrat , të besonte gënjeshtrën e të bindej gjithkush se lufta ishte e partisë se ata e bënë, e se nacionalçlirimtarja fitoi nën udhëheqjen e ‘ndritur të parisë.’
Por mor të mjerë, nuk e dinit se kishin sy malet e vështronin , se kishin veshë e dëgjonin , se historia buzë krojeve ku kaloi trimëria ishte ulur të çlodhej e se, ndërsa kujtoje se ajo ishte me të vërtetë e lodhur e donte të flinte në atë moment ajo ligjëronte. T’i presësh ligjëratën historisë kur ke në kokën e saj grykën e pushkës , kjo është e thjeshtë e mbase , për momentin kujton ,se ajo do heshtë, e se tani ti mund të fillosh krakavitjen tënde.
Por sa gabohesh! Historia qè kujtonte se shkruante partia e që përdridhej pa taban ,sepse ka bosht gënjeshtrën ,terrorin e mashtrimin ,ajo histori është e destinuar të turpërohet ,të diskreditohet .
E vërteta do të dalë një ditë në dritë e nuk mund të fshihet, sepse ka brenda dritën e shpirtit patriotik , zjarrin e zëmrës shqiptare dashurinë e pamasë për Atdhe.
Le të shohim nga majat e dëlira të së vërtetës ngjarjet ashtu si kanë ndodhur me të vërtetë. Që Italia hyri në Shqipëri e që u prit me luftë, gjë që me sa duket nuk e priste, këtë e dimë. Por dihet gjithashtu se lufta nuk ishte një marramendje e një turme njerëzish të cilët shkonin nga i frynte era.Gjenerali profesor i akademisë ushtarake të Romës, që ishte në krye të kësaj ushtrie ,pa në Korçë Jani Dilon deshi të përqafonte *Yllin e akademisë* Por Zoti Jani Dilo , e pa duke e gozhduar me vështrimin e tij burrëror dhe i tha thjeshtë por me një zë të kumbueshëm:
“Të desha e të respektova si profesor,por- zëri i tij me një ton aspak miqësor shtoi-por jo si një gjeneral të një ushtrie pushtuese. Ai morri frymë e pa ja shqitur sytë gjeneralit nuk u përmbajt e me dhimbje si një at tha:-një i madh nuk duhej të merrej me një foshnjë..!.”
Kush
ishte Jani Dilo?Atij,qe i hapej porta bujarisht ,si ne Dobrenj te Skraparit
mbasluftimesh edhe pse i zoti i shtepise kishte partizane brenda...Djali i Ilia
Dilo Sheperit,:Kush ishte Ilia Dilo Sheperi?
Le të përgjigjemi dhe le të fillojmë
të themi pak fjalë për atë që historia duhej të shkruante volume të tëra
, sepse puna e tij ishte e palodhur, gjigande , madhështore dhe e vazhdueshme
pa ndarë natën nga dita , dhe e gjithë kjo punë për atdhe për shqiptarizëm për
patriotizëm. Ilia Dilo Sheperi. Patriot e luftëtar për të mirën e popullit e të
Shqipërisë. Gdhihet mbi libra e shkruan dhe madhon e zbukuron gjuhën e ëmbël
shqipe. E bën atë të hijshme si një nuse, sepse ,porsi një rrobaqepëse e mirë qep e qëndis me gjilpërë një fustan nusërie ,
ashtu edhe Ilia Dilo Sheperi qepi për gjuhën shqipe gramatikën e saj, me durim
e këmbëngulje e e qëndisura gjuha e ëmbël shqipe ishte tashmë e ëmbël, ishte e
bukur si vasha që ashtu e veshur nuse trimin e saj pret të vijë e ta
marrë... Krah rilindësve ai qëndron si
një shtyllë e papërkulur,. Në shtëpinë e tij u hap shkolla e parë shqipe, në
një nga dymbëdhjetë odat e saj.Ishte Shtëpia e Hënës. Kështu u quajt ajo odë-zë
e ndritshme që duhej ti kalonte brezave si një mëmë e ndritur e gjithë
shkollave shqiptare që u hapën më vonë ,por, që asnjëra prej tyre, nuk kishte
kaluar rrezikun , që kaloi ajo odë zë cila u hap nën hundën e turqve e të grekëve
që kishin qëllim të vetëm
ç'kombëtarizimin e Shqipërisë.Në atë shtëpi në Sheper mblidheshin jo rrallë
burrat legjendarë , aty edhe Çerçiz Topulli ishte ulur gju më gju me Ilia Dilo
Sheperin e kishin shtrënguar duart për
Shqipëri e për shqiptarë ,Njerëz viganë që për vijosën jo vetëm historinë e
Shqipërisë , por që me punën e tyre i folën botës mbarë. Por kujdes! me punë ,
jo me dokra e duke rrahur ujë në havan! Në bibliotekën gjigante të
krahasuar me një oqean diturie të
pashëmbëllt prej një të huaji që
Kur u kthye pas internimit nga Italia, Jani shkoi në Korçe .Korça e bukur u bë qyteti i tij i dashur Të gjithë e donin dhe e respektonin Jani Dilon si të ishte Korçar i vërtetë. Kjo flet qartë se ishte një njeri që e kishte fituar këtë dashuri, sepse Korçarët për Janin flisnin me respekt e dashuri të pamasë . Patrioti i shquar ,Spiro Zheji na thotë edhe sot me gojën e të birit të tij , të nderuarit Petro Zheji, se Ilia kishte djem shumë të mirë ,patriotë e të edukuar por Jani ishte i veçantë ,Jani ishte fanua (gjeni)i lindur.Me akademi ushtarake të mbaruar shkëlqyeshëm si e pamë edhe më lart në degën financë dhe juridikë Ai ndrinte i gjithi. Ishte i thjeshtë e ulej këmbëkryq me këdo , i fliste bujkut me gjuhën e bujkut , e punëtorit me gjuhën e punëtorit.Ishte i çiltër ,fliste ëmbël dhe ju qante hallin të gjithëve Nuk mungonte asnjëherë tu fliste me zjarrin e patriotit të vërtetë e të ngrinte moralin e tyre duke ju shtuar krenarinë e ligjshme të të qenit shqiptar Kush e njohu e quajti veten fatlum, sepse ishte sikur të kishte prekur mirësinë dhe virtutin.Jani ishte Dielli dhe fjala e tij ishin rrezet jetëdhënëse.Kështu thonin midis të tjerësh edhe S.Qyteza, M.Kallarati, J. Trebicka, R.Puka etj. Burra si Jani rrallë lindin epokat. Ishte i lindur e i edukuar me dashuri e vetëmohim të VËRTETË.Ishte trim i rrallë. Asnjëherë nuk pushoi punën e tij për të mirën e Shqipërisë si brenda shtu dhe jashtë vendit.. Kur u kthye nga internimi , pa humbur as edhe një ditë të vetme , sepse Shqipëria ishte nën thundrën e armikut e vajtonte, ai ju përgjigj thirrjes së Mit’hat Frashërit dhe u bashkua me forcën e ballit kombëtar, si udhëheqës e luftëtar i vendosur i kësaj organizate duke qëndruar përherë në rradhë të parë.
Le të shohim disa mendime të tij, dokumenta që na tregojnëkush ishte Jani Dilo:
” Ne partine komuniste cdo parim moral qe vlereson jeten ne vetvete , familjen, kombin zhduket dhe njeriu behet nje vegel e cuditeshme e partise... Kur te rinjte e sotem , te prire nga bukurite satanike , do t'u dale dehja, Shqiperia do te jete e pazonja te qendroje ne kembe per mungese gjaku dhe fuqie. Atehere , te rinjte e tradhetuar do te kene braktisur radhet e partise plot pendim , por do te jete vone per ta, per ne, per Shqiperine."(31-Korrik 1944) "
...Dhe
gjaku i paster... u derdh prej vellait te lig... dhe roberia qe mbulon sot
vendin tone , erdh nga brenda me i
"Kosova
po i lan per dite me gjak fushat e veta. Heronjte e rinj po u shtohen pirgjeve
te heronjve te djeshem. Ata qe rane dhe po bien n'altarin e Atdheut qe renkon
nen zgjedhe , ushtaret e panjohur te vendit tone, ata qe po zhduken per dite
neper thellesite e burgjeve t'eger te Jugosllavise , jane shpirti i kombit tone
, jane shprehja me e forte e dinjitetit njerezor dhe krenaria e races arberore.
... Ashtu si Lufta e Vlores qe i beri shqiptaret kryelarte te kombit te tyre,
po ashu esht bere dhe Kosova me luftrat shekullore per te drejtat e kombit
shqiptar. Lufta e Vlores u be dhe u fitua nga fuqite shqiptare, kryesisht
vlonjate. Ashtu behet, ashtu zhvillohet dhe ashtu do te fitohet edhe perpjekja
e sotme e Kosoves. Shqiptaret , edhe ne radhe te pare kosovaret, e dine mire
nga pervoja e tyre e gjate se liria dhe te drejtat nuk falen, po fitohen me
gjak e sakrifica te medha. Heronjte dhe Deshmoret ...jane garancia me e
mire..." ("Kosova esht e cdo biri qe ka gjak shqiptari" , ne
"Bota esht bere nga aq "une" sa ka dhe njerez . Cdo njeri e konsideron veten me te rendesishem dhe mendon se meriton me teper konsiderate nga cdo njeri tjeter.
Esht e nevojshme te kulturojme dhe ta zhvillojme me shume vetveten".
"Detyra e secilit esht te sherbeje dhe jo t'i sherbehet, te jape dhe jo te marre , te ndihmoje e te inkurajoje vazhdimisht me fjale dhe me shembullin e tij. Kjo i mban te forta vjegezat e dashurise e te respektit midis njerezvet dhe e ben jeten te gezuar per te ..”
Megjithse
janë më se të qarta dhe dinjitoze këto të pakta rreshta që lexuam duket qartë
shpirti i një njeriu që di të përcaktojë situatën e të mbledhe dashurine e
mirënjohjen e të gjithëve sepse duke thënë:-“Bota është bërë nga aq *unë*sa ka
edhe njerëz-“ shumë thjesht i flet gjithsecilitt për egoizmin e tij, në këtë
rast të dëmshëm e të pavlefshëm Po ç’thotë se duhet të bëjmë për të shpëtuar
nga ky egoizem ! “ Është e nevojshme të
kulturojmë dhe të zhvillojmë më shumë vetveten!!!
“
Këtu ndalem sepse personalisht më bën përshtypje fjala aq e butë dhe aq kuptimplote*e nevojshme*. Është sikur të flasë me dorën në zemër e të kujtojë nevojën e përditëshme , atë që është si ajri , si uji si dielli.Nuk thërret e çiret : është e domozdoshme, duhet të jemi besnikë të diktaturës së proletariatit , kundërshtarët do të quhen armiq të popullit e do të dënohen në …emër të popullit..
Jo ! Këto janë të huaja për Janin .
Ai flet
shqip e thjeshtë megjithse ishte I studiuar në akademi nga ku kishin dale
njerëz të mëdhenj dhe dinte të komunikonte në gjuhë të ndryshme pa kurfarë
vështirësie.
Sigurisht
që jo, Këto fjalë barbare u përdorën prej injorantëve dhe u vunë në shërbim të
tyre kundër popullit ,për të krijuar një pompozitet të remë që i padituri të
kërkonte ta mësonte e të binte në lakun që I kishte ngritur hajduti , krimineli
, armiku.
Me gjoksin përpara aty ku veriu ishte më i furtunshëm , në krye të forcave vullnetare që i ishin besuar ai udhëhoqi luftën si strateg i vërtetë por nga vendi i ushtarit të thjeshtë Thoshte se ishte dhe do të mbetej ushtar deri në vdekje ! U bë I dashur për të gjithë.Vetë Mit’hat Frashëri e caktoi minister kombëtar. Ku komandoi Jani pati vetëm sukses e fitore.”Pa ç’ka qe, komunistet u nderrojne vendin e datat betejave dhe i bejne te tyret” Betejat kundër gjermanëve ne kthesat e Barmashit,ku ka shquar çeta 1350 vete te armatosur me se miri e Maliq Dusharit, në Qafë Thane –Strugë ku u vranë respektivisht 28 dhe100 gjermanë,pa asnjë humbje nga pala shqiptare , janë një tregues i zotësisë shembullore të strategut trim Jani Dilo Ndaj dhe e quajti Shkëmb dyfeku Mit’hat Frashëri në mbjedhjen e K.Q. Janë shkruar aq shumë për betejën e Barmashit, se ishte një betejë e vërtetë, sa dhe pushtoi imagjinaten e kombit..Por emri i udheheqesit te saj –Jani Dilo- nuk duket asgjëkundi.
Pse vallë?
Pse nuk duhet ky popull te ushqehet me qumeshtin e vet?
S.B. nga
Korça thotë se nuk mund të mos flasë për Jani Dilon, për këtë trim të
rrallë,për këtë shpirt-madh-bujar, të penës e të dyfekut, që udhëhoqi
trimërisht beteja kundër gjermanit, me zotësi të veçantë e në momente kritike
të vështira , Ai, Jani Dilo, madhështor dilte gjithmonë në vijën e pare të
sulmit. Bazi I Canës thoshte me siguri dhe me një vendosmëri të patundur:JUFTË
KUNDËR GJERMANËVE DI TË BËJË VETËM JANI DILO!!Jani ishte në ballë nga fillimi deri
në fund jo si disa të tjerë që shlonin dy tre pushkë në ajër e bëheshin erë…
Leskoviku për të mirën që I bëri Jani, përmendore donte ti ngrinte, , pse komunistat që ishin të popullit, nuk e lane popullin të bënte atë që donte?Komunistat kishin filluar të ngrohnin folenë duke kaluar prapa Janit aty ku Jani me shpirt e me trimëri të pashoqe kishte luftuar .Dafinat e fitores i merrnin me dredhi komunistët duke prpaganduar se ishin ata që po bënin luftëne vërteta ishte se ishin ata që shtinin tre kobure e harronine gishtin në këmbës të pushkës duke rendur nga frika e duke lënë pushkën të vriste ..shqiptarë
Në Korçë Janit ju bë atentat. Përpara bashkisë një I shitur doli ta vriste , por,kur u gjend përpara madhështisë dhe krenarrisë që rezatonte Jani që I qëndroi grykës së vdekjes ballëlart, dora e krimbit u drodh .Duke u dredhur si pulë , plumbi për fat të keq mori Hamdi Frashërin..
Komunistët me enverin, të këshilluar dhe të mbrojtur prej qeverisë sërbe, e cila ju premtoi një bythë fron qeverisje nën dirigjencën e saj dhe i detyroi të shpejtonin e të gjenin forma të largonin Jani Dilon nga skena. Filluan të mendonin si të shërbenin më mire sërbët e të uleshin në fronin e premtuar prej tyre.Jani ishte për sërbët ai që do të kërkonte e nuk do të pushonte asnjëherë luftën për kosovë e Kosovar. Qeveria sërbe njihte fare mire zotësinë dhe patriotizmin e Janit, Jani Dilo nuk ishte si kokë qepët komuniste që u shitën duke tradhëtuar atdheun e duke filluar me pompozitet t’I thoshin popullit të tukequr e të kapitur nga lufta se po të besonin partinë e komunizmin do të hanin me lugë floriri, Gënjeshtra nuk ishte në natyrën e shqiptarit e duke pare se poI flisnin me burra , populli nxitoi ti barazonte me veten. Shqiptari ka besë e besa e ka mbajtur të gjallë ,KU ta dinte i shkreti se ajo dhelpër që kishte në ballë yllin pesë cepësh komunist ishte një kunadhe plakë që kërkonte ta shtinte gjithë popullin në lak e ta piqte në hellin e komunizmit si trofe, pa menduar se ishte duke shkatëruar një popull të tërë Dokrat që u lëshuan në ato kohë , gënjeshtrat e paturpshme nuk ishin në natyrën e Janit. Ai, i studiuar e me njohuri bindëse për komunizmin , kishte qartësuar se komunizëm do të thotë terrorzëm por duke pare se sa paturpësisht gënjehej populli, I pazotë për të gënjyer kurrë , megjithse ju propozua prej kunadhes dinake komandant i ushtrise , ai pa ju dridhur qerpiku tha se kishte luftuar për shqipërine e shqipëtarëve e jo për shqipërinë e Rusëve e sërbëbe vrastarë , e kishte të qartë se nuk mund të pranonte e do të luftonte deri në fund gënjeshtrën , pabesinë tradhëtinë. Nuk mund të mos e kuptonte se duke e kërkuar si komandant, një karrige të minuar prej tradhëtisë i ofronin , që ta kishin në kontroll e ta zhduknin duke e goditur prapa shpine , ashtu si bënë me Qemal Stafën Vojo Kushin,e me dhjetra të tjerë të cilët nuk kishi hile por burrëri e besnikëri, dy dhunti që I qëndronin në fyt nexhit e enverit, dhe gjithë atyre që kishte mbledhur përqark e që i bënin fresk , sulltanit të ri enverit[{të madh) Jani me dhimbje u tërhoq. Por jo nuk pushoi punën e tij kolosale. I miri dhe I vlefshmi nuk humbin kurrë.
Puna e tij kolosale vazhdoi e historia provoi atë që kishte thënë Jani qysh kur komunizmi ishte në vezë. Si një profet madhështor ai del tani përpara gjithë botës me emrin e nderuar të patriotit të atdhetarit të flakët që punoi e luftoi për atdhe deri në momentin e fundit të jetës E paharruar do të mbetet fjala e tij në ansamblenë e shteteve Europiane të robëruara. Çllirim nuk do të thotë luftë, por një zvogëlim të potencialit ushtarak të bashkimit sovjetik.
Jani Dilo , kryetari delegacionit të bashkimit ndërkombëtar të fshatarësisë, deklaroi se një politikë çlirimi do të thotë praktikisht që Bashkimi Sovjetik të detyrohet të tërhiqet në kufitë e mëparshëm.
–“E keqja në politikën e tanishme- , vazhdon Jani Dilo -, ëshë se bota e lire përpunon politika të tilla , që të mundë tu bëjë ballë planeve agresive të sovjetëve , kurse duhet ata , përkundrazi , t’I përshtatin planet e tyre që të mos bien ndesh me ato të politikës së botës së lire. Ka ardhur koha për ndryshime…”Duke punuar pa u lodhur për shqipërinë, ky atdhetar e bir atdhetari shembullor,I tregoi me guxim mbarë botës se Shqipëria e vogël ka një zemër vigane , ka të pashuar dëshirën për liri, di ttë luftojë për ta mbrojtur atë e se ka nëna që kanë lindur burra të tillë si Jani Dilo , që ngritën zërin e tyre , trimërinë e tyre me inteligjencë të pashoqe që nuk mund të m,betej e padukshme. Përkundrazi, Shqipëria me bij si Jani bëri edhe vetë presidentin e Amerikës Kenedin të jape tek Jani denjësisht në vend të një urimi të thjeshtë për ditlindje një premtim të madh , të meritueshëm Ai shkruante …diçka do bëjmë për Shqipërinë…Ndersa ne arshiven amerikane lexohet : ..”Duke i marre te gjitha parasysh , dhe duke gjykuar gjendjen MITHAT FRASHERI... duhet te mbetet nje figure honorifike.Roli aktiv i kesaj levizjeje duhet te drejtohet nga nje prej zevendesve te tij JANI DILO...”(Raporti i Cias 1949)
Këto pak rrjeshta janë një portret i thjeshtë për Janin , tek I cili ata që e njohën pane strategun e madh por njëkohësisht Njeriun , pane birin e denjë të Shqipërisë , që me fjalën e tij të ëmbël me ballin e panjollosur , me krenari dhe optimizëm , punoi për t’I treguar shqiptarit rrugën e vërtetë, jo atë të shtruar me lule të gënjeshtërta , por atë të punës së palodhur , atë që e bën ballin të ndrijë prej djersës së ndershmërise e krenarisë. Dinte të përcaktonte e ti jepte vendin e merituar mikut e edhe armikut, Luftoi duke e konsideruar luftën një detyrë të shenjtë por shenjtërisht e me respekt u soll edhe me robërit . si një general i vërtetë. I dorzoi ata prapa e dha urdhër të mjekoheshin të plagosurit...
Kjo do të thotë të jesh Njeri! Kjo do të thotë të mbjellësh kudo që të shkel këmba krenari. Kjo është madhështia që ja ndaluan Shqipërisë qenat e komunizmit e në vend që populli të punonte e të rriste Shqipërinë, ta zbukuronte e ta ngrinte në piedestal ashtu si i takonte e ashtu si ëndëronte Jani e patriotët e vërtetë, Shqipëria e shkretë, që në fillim, posa ra në duart e ndotura të komunistëve , ata pa hezituar me shtytje të armiqve të shtetit , shkulën prej supeve të kombit kokën , Kokën , dëgjoni?
A e dini kush është koka e një kombi?
Sigurisht që po!
Është inteligjenca e tij.
Atë shkulën komunistët pa lënë kohë të kuptohej se ç’po bënin , me tmerr e me forcën e armës nuk lanë kohë as dëgjohet një fjalë , natën për gjith natën , kombi kishte mbetur pa kokë e përpëlitej . qysh tja bënin tani. Se do duheshin ministra do duheshin drejtorë, Rendën skutave e gjetën spiunët fundërinat që për pesë grosh shisnin babe e nënë , morrën pra këmbët e i vunë në vend të kokës…
E shkatruan Shqipërizën e gjorë , e vodhën e përdhunuan e dogjën e persekutuan, s’lanë gjë pa bërë deri edhe të vdekurit I ç’varruan…Nuk u lodhën?
Nuk ju vjen turp?
Nuk I vret ndërgjegja?
Në ç’duar re Shqipëri e mjerë , në ç’duar je , e për sa akoma?
Çfarë pret që nuk gjëmon ashtu si vetëm ti di të gjëmosh, ashtu si në kohën kur i dhe dritë e liri Europës me Skënderbeun. Ashtu si mshefe në gji patriotët e vërtetë që të dhanë gjuhën, ashtu si ishe kur plagët e bijve trima luftëtarë lidhje e zemër ju jepje duke ju treguar shtigjet e lirisë…
Ej Shqipëri e vogël Shqipëri e shtrenjtë.
Shqipëri moj nënë shqipesh të vërtetë