| E enjte, 08.01.2015, 08:23 PM |
GJËMA
TREGIM NGA RESMI OSMANI
Vranisht i Vlorësm 18 dhjetor 1943.
Dimër të egër si ai i Shëndreut të vitit 1943, që kishte pllakosur tërë krahinën, të moçmit nuk mbanin mend. Si të mos mjaftonte lufta dhe gjermani, shiu, bora dhe sqolla, lloha, mjegulla e cingërima, erërat e çakërdisura dhe furtuna me vrunduj ere të harbuar s’kishin të rreshtur. Bora vuri shtresë,qilimi I saj I bardhë mbuloi sheshet, plloçat e çative, dhe kororat e pishave mbi fshat. Thepat e ashpër të shkëmbinjve borëveshur në malin mbi fshat dukeshin si ca dhëmbë të rralluar që kafshonin mjegullnajën dhe qiellin e vrërët e të zymtë. Erërat frymëmarrje e babadimrit, të ftohta, të akullta që zbrisnin nga majëmalet, rrihnin si me kamzhik fshatin dhe pastaj zbrisnin në luginë drejt detit.Egërsirat, ujqërit dhe arinjtë e uritur kishin dalë nga strofullat. Njerëzia ishin mbyllur brenda dhe oxhakët tymosnin me shtëllunga të përhinjta.
Gjermanët
kishin shpërthyer operacionin e dimrit. Objektivi ishin fshatrat e krahinës
malore, ku gjendeshin çerdhet partizane, prandaj operacionin e kishin quajtur
me emrin e koduar”Bergkessel”, kazani malor. Kishin vendosur që forcat
partizane dhe fshatrat që i strehonin dhe i mbështesnin, në këtë të ftohtë dimëror, t’i zienin në këtë
Ishte 18 dhjetor 1943. Pararoja gjermane ra në pritë në perëndim të fshatit, në prruan e keq. Njësiti territorial me një pjesë të forcave të batalionit partizan, vranë njëmbëdhjetë ushtarë të pararojës, shpëtoi vetëm një pas aksionit u tërhoqën në pyje. Trupat gjermane në marshim, mësuan për humbjen e pararojës dhe e rrethuan fshatin me një çark të hekurt, që në të të mos hynte apo dilte as miza! Një pjesë e trupave, me flakëhedhëse dhe qenujq hynë në qendër të fshatit dhe nisën kërkimin e banorëve..
Urdhëri: të bëhet masakër, të vriten pa dallim gra, burra, pleq e plaka, fëmijë e të rinj! Të digjen shtëpitë, të bëhet e tillë gjakderdhje që të dridhet foshnja në bark të së ëmës! Hail Hitler!
Krisën armët, britmat dhe kuja u ngjitën në kupë të qiellit. Lulëkuqet e gjakuit mbinë mbi borë.
U vra
Fatimeja, teksa përpiqej të dilte nga fshati, me një ngarkesë për partizanët;
trupin e saj të pëegjakur e tëpajetë e tërhoqën
U vra Trëndelina Hasani me të kunatën Nazon, te dera e shtëpisë me nga një plumb në kokë. Vdiqën menjëherë. Shtëpisë i kallën flakën.
U grinë e u bënë shosh nga plumbat e automatikut Rubia dhe Sherifeja; kur po ktheheshin nga çesma me enët e mbushura me ujë.
Burrat pleq Sadedini e Hamiti, që dolën nga shtëpitë për të parë se çfarë po bëhej, u vranë te sheshi pranë shkollës.
Dy të rinj, Yzeiri e Tahiri, që u përpoqën të dilnin nga rrethimi u gjuajtën me qen dhe u mitraluan me breshëri plumbash.
U plagosën dhe u mbytën në gjak Rukia dhe Harzikua teksa po ktheheshin në shtëpi nga stani.
Flakëhedhësit u kallën zjarrin shtëpive dhe nga çatitë shpërtheu flaka dhe retë e tymit u përzien me retë e borës.
Ah ai tetëmbëdhjetë dhjetor! Ditë e zezë, e ftohtë , me borë, të ftohtë e suferinë, me zjarr e flakë, që dogji edhe gurët. E përgjakur me të vrarë të pafajshëm që dergjeshin të shtrirë në pragjet e shtëpive të tyre, në rrugicat dhe sheshin e fshatit, me të qara të lebetitura. Gjermanët, të egërsuar e çakërdisur fytyrë ngurtësuar nga dhembja, i sollën të vrarët e tyre dhe i renditën krah njëri-tjetrit te shkolla: gjithë skuadrën, në krye nënoficeri, pastaj të tjerët, sipas moshës. Trupat e pajetë ua mbuluan me pelerina dhe në kokë u lanë bustinat, pas tyre helmetat. Nën strehën e portës së shkollës nuk i zinte bora. Dukej sikur flinin.
Kapiteni gjerman,dha urdhër që edhe banditët e vrarë të fshatit bandit, të silleshin në sheshin e fshatit.
Nën tytat e armëve dhe bajonetave, bashkfshatarët, të afërmit,motrat e vëllezërit, duke lotuar e rënkuar, të dërrmuar nga pesha e dhimbjes që rëndonte si pesha e malit, i mbartën të vrarët dhe i vendosën te rrapi i moçëm degëshumë që e kishte veshur argjendi i borës.
Të vrarët u vendosën ballas. Vrasësit dhe të vrarët, xhelatët dhe viktimat, të fajshmit dhe të pafajshmit. I ndante një rrip toke i kobshëm, i zbardhur nga bora dhe gjaklyer. Në atë hapësirë të kufizuar krye e fund nga vdekja, të zbardhur e kallkanosur nga bora, pikëzonin dy figura: ajo e kapitenit gjerman,me ushtarët e tij, që me revolver në dorë , sillej në atë hapësirë vrastare si bisha e tërbuar në kafaz, dhe bënte akullin të kërciste nën çismet e tij të reënda. Pas i shkonte përkthyesi , që e ndiqte si hije. Ishte një avokat nga qyteti, gjermanishtfolës, që e kishin marrë nga zyra e tij me përdhunë. Veshur me një mallotë të zezë e të gjatë gjer te këmbët, e me borsalinë gjith me atë ngjyrë të rrasur gjer në vetulla, ngjante si një korb që kishte zbritur ne sheshin e kufomave. Dridhej i tëri, nga lemeria dhe të ftohtit, por edhe nga frika për jetën e tij, ku ta dish, gjermani ndoshta s’donte dëshmitar të gjallë të asj ploje.
Kapiteni i numuroi të vrarët nga fshati. Bëheshin tetë. Pesë gra e tre burra. Njerzit e gjallë u kthyen ne numra te vdekur.
-Janë pak,- u tha ushtarëve dhe nënoficerëve- Pushkatoni dhe të tjerët, dhe pas tyre edhe të tjerë!” Fjalët e tij kishin tingull të ashpër, grykor, metalik, si vërshëllima e gjarprit, që shponte heshtjen si maje bajonete. Ai u kthye nga përkthyesi:
-Zoti avokat, ligjet e luftës janë të hekurta. Për një, dhjetë! Një ditë terror, një vit qetësi! Malësorëve të këtyre anëve, po nuk e dinë, po ua mësojmë, që tu neveriten armët dhe të lemerisen e tmerrohen nga ushtria e rajhut.
Ushtarët
e skuadrës së pushkatimit i lidhën viktimat e tyre me litar, dorë për dorë,
pastaj u tërhoqën disa hapa, gati për të hapur zjarr.
-Armë mbush! – Dha komandën nënoficeri.
Kërcitën shulet e armëve, fishekët vrastarë shkuan në fole.
-Nën shenjë!
Ushtarët, si të ishin ca mekanizma automatike, ngritën njëhershe armët dhe shënuan .
Kur
pritej komanda “Zjarr”, në shesh si ta kishte pjellë dheu u faneps një grua e
veshur me të zeza, e cila me hap të shpejtë, u
-Hiqe atë syngji, djalo, se me këtë gjoks kam mëndur me gji djemtë e mi, ashtu si të ka dhënë për të pirë edhe ty nëna jote, atje në allemanjë.Pastaj ajo iu drejtua dhe I foli kapitenit.
Kapiteni desh të dinte se çfarë tha dhe çfarë kërkonte kjo grua. Avokati përktheu:
Ajo tha
se per të vrarët e fshatit, do
-Ç’farë është gjëma?
-Vajtimi me ligje i të vdekurve. Përcjellja e tyre me këngë vajtimi. Si ta them, është pjesë e kodit të të vdekurve.
Kapiteni
kur dëgjoi përkthimin nuk e fshehu habinë. Ajo grua fshatare, do të qante për
ushtarët gjermanë, armiqtë e vendit të saj?! E pa me dyshim e vëmendje:
shtatvogël, e veshur krejt me të zeza, përveç lahurit të bardhë që
-Lereni të shkojë,- tha ai, pastaj urdhëroi skuadrën e pushkatimit të kalonin në qëndrim “Qetësohu” ata ulën armët në pritje të një urdhëri të ri.
Gruaja
shkoi te njëmbëdhjetë gjermanët e vrarë të shtrirë në hyrje të shkollës.
Kapiteni me përkthyesin i vajtën pas.
Qëndroi e heshtur dhe si e shtangur para tyre, pastaj u çapit në krye. I vrari
ishte i ri, i hijshëm, leshverdhë, shtatgjatë fytyra e zbehtë e lyer ne gjak
nga plaga e plumbit, kishte nisur të murrëtohej nga e ftohta. Sytë I kishte të
hapur, si të qelqtë , dukej që kishin qenëbojëqielli, gojën paksa të hapur, si
të donte të fliste për vdekjen e tij. Gruaja hoqi nga supi paguren dhe i lau
gjakun e fytyrës. Pastaj hoqi lahurin e bardhë nga kryet e thinjur dhe e bëri kinda – kinda, i lidhi mjekrën për ti mbyllur
buzët . Me kujdes, si duke pasur frikë se mos e zgjonte, i uli kapakët e syve
që akoma s’kishin ngrirë. I mori duart dhe ia kryqëzoi mbi gjoks. Këtë ritual
ua bëri të gjithëve.
-Të vdekurit duhet ti dorzohen zotit të pastër e të bukur, sepse ashtu shpirti do të prehet më i qetë.
Avokati përktheu. Kapitenit nuk I shpëtoi pamja e saj e dëshpëruar dhe sytë e veshur nga një cipë e avullt lotësh.
Gruaja
doli në pjesën e sipërme, mbi kryet e të vrarëve u ul në gjunjë dhe hoqi
shallin nga koka, zbertheu komçat e polkës dhe zbuloi gjoksin e rreshkur,
pastaj pa pritur shpërtheu në një thirrmë rrënqethëse: “Oiiii, oiii o djemtë e
nënave!” Klithma e mprehtë njerzore, ulëritëse e tronditëse, u shkëput nga
toka, pushtoi hapësirën dhe u ngjit në qiell, atje ku duhet të ishte i
gjithfuqishmi, krijuesi, që përcaktonte fatet njerzore. Jehona e saj u kthye
nga shpatet e malit sipër dhe mori luginën tatëpjetë. Pastaj erdhën rënkimet,
të thella si të dilnin nga dhimbja
përvëluese e shpirtit: ”Oh, oh, e mjera, të mjerat nëna, oh,oh…”
Ndërkaq ajo lëshoi flokët e shpleksura dhe filloi t’i shkulte, duart ju mbushën
me tufa flokësh të thinjura. Pa rreshtur së rënkuari, nisi të rrihte gjoksin me
grushte, me të dy duart, pastaj, duke gulçuar, frymëmarrë, e ngriti kokën drejt
qiellit, nisi të çirrte fytyrën ngaku plasi gjaku ne ca rrëkeza të holla.
Kapiteni s’po u besonte syve. Si ishte e mundur? Ai kërkoi nga avokati ti përkthente çdo fjalë që thoshta gjëmëtarja.
Përmes gulçimave e rënkimit, fjalët mezi merreshin vesh dhe ai nisi ti përkthente fjalitë të fragmentuara e si palidhje.
-
Kupa e qiellit si kambanë e plumbtë, derdhte teposht puplat e bardha të borës. Bënte ftohtë. Nga fshati që digjej vinte era e shkrumbit dhe tymi i shtyrë nga era zvarritej mbi kurorat e pemeve të zhveshura. Bashkë me të vinte jehu i vajtimeve dhe rënkimeve.
Kapiteni dëgjonte fjalitë e fragmentuara të vajit, që avokati mezi gjente fjalët e duhura gjermanisht dhe pyeste veten: a ishte e vërtetë kjo që po shihte, a ishin të vërteta ato që dëgjonte? Për cilët bënte gjëmë kjo grua, për të vrarët e saj, apo ushtarët e rajhut? Asaj nuk i ishte vrarë ndonjë familjar. Mos vallë po aktronte, vetsugjestionohej? Tek e fundit, kujt i duhej kjo shfaqje tragjike? Jo. Ajo ishte një fshatare e thjeshtë, një malësore e pashkollë, e veshur me opinga llastiku dhe çorape te ashpra leshi, por ishte nënë dhe ndjenja e mëmësisë është e fortë dhe instiktive. Sido qoftë, për të ky ishte një mister.
Teksa ai ishte duke përsjellë në mendje këto, gruaja heshti dhe ra përmbys mbi trupat e ushtarëve. Ai priti që ajo të ngrihej por nuk po lëvizte. I kishte rënë të fikët.Kapiteni dha urdhër të zgjidhnin nga rreshti dy gra të reja. Ato erdhën sakaq dhe ashtu të alivanosur e ngritën, I lagën dhe fërkuan me borë tëmthat dhe ballin, i fshinë e pastruan gjakun e të grricurave të fytyrës. Ajo u përmënd dhe u ngrit ngadalë, e mpirë e pafuqi. Mezi mbahej në këmbë
-Unë, si nënë e bëra timen-tha ajo zëshuar dhe e verdhë si meit, duke iu drejtuar kapitenit- të takon ty të bësh tënden.
Kapiteni nxori nga çanta një bllok-ditar dhe bashkë me lapsin ia dha avokatit.
-Shkruaje këtu emërin e kësaj gruaje.
Me hap të ngadaltë si me përtesë dhe i dyzuar para një vendimi që tashmë e kishte marrë, qëndroi para ushtarëve.
-Zgjidhini dhe lirojini pengjet. Mjaft për sot. Kjo grua i shpëtoi, por ky fshat ka borxh gjaku për të paguar. Ne vonojmë por nuk harrojmë, do të kthehemi sërish nje herë tjetër për ta marrë.
Gjermanët u larguan bashkë me të vrarët e tyre. Nuk dëgjoheshin më krismat e armëve të vdekjes, por zërat e ngrohtë dhe mirënjohës të grave që kishin vënë në mes atë nënë trimëreshë.