| E merkure, 07.01.2015, 08:43 PM |
Kostaq Duka
Loja
Nuk di të luaj me letra
as domino s’kam luajtur kurrë.
Nuk di as lojën e të bërit zhurmë
të fsheh vetveten kur drita më bie në fytyrë.
E di, duke mos luajtur
ca kënaqësi i kam humbur nga jeta
por kënaqem me atë që s’ma jep loja
edhe pse mund të mos jetë më e mira.
Pasqyrat
veten e shumëzove disa herë.
U dehe nga shumfishimi
u dehe nga shkëlqimi i remë.
I mjeri ti!
Harrove sytë pasqyra
të mijra njerëzve
që të zhbirojnë
dhe në skuta ku as ti s’mund të shkosh.
Kur u bëra për udhë
Të gjitha i shlyeva .
Detyrimet e premtimet si burrë e baba.
Tani si ushtar i lodhur nga betejat
sytë i ktheva në prehrin e Moravës ku nisi rrugëtimi i madh.
Por … kur u bëra për udhë
im nip më kapi për dore : tani s’ke për t’u ndarë nga unë.
Dielli i Floridës më robëroi
Dielli i Floridës më robëroi.
Shkëlqimi i lluksit më verboi.
Për të mbetur me të tërësisht i përqafuar,
Perëndisë vite të tjera i kërkova borxh.
Janar 2015