Sport » Sporti
Gjekë Gjonaj: Rrezart Cungu, tenisti më i mirë
E marte, 06.01.2015, 08:34 PM
Rrezart Cungu, tenisti më i mirë i vitit 2014 në Mal të Zi
Shkruan: Gjekë Gjonaj
Njëri nga tenistët e ri më të talentuar në Evropë dhe në Botë , siç ka deklaruar trajneri i tij , kroati Zoran Ivanisheviq pa më dyshje është Rrezart Cungu, nxënës i klasës së dytë në gjimnazin e Ulqinit. Një sportist i lindur, në zhvillim e sipër. Një emër tashmë i njohur në mes të sportistëve të rinj në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Një tenist i ri para të cilit është një karrierë deri më tani , me sa dimë, e paarritshme për bashkëkombasit e moshës së tij në historinë e këtij sporti. Një tensit që pretendon të ngjitet shkallëve që kanë kaluar tenistët më në zë të viteve të fundit, Novak Gjokoviq, Rafael Nadal e Roxher Federer.
Cungu këtë rrugëtim
të gjatë dhe tepër të vështirë e nisi para diç më shumë se 6 vitesh,
kur e
filloi punën Klubi i tenisit “
Që nga fillimet e tij me raketë në dorë, nuk i është ndarë tenisit. Prej asaj dite jeta e tij ndryshoi dhe nuk ishte më njëlloj. Për të mësuar kishte më pak kohë se nxënësit e tjerë. Sepse ai stërvitej çdo ditë . Dhe jo pak, por plot katër deri në gjashtë orë në ditë. I duhej të ushqehej sipas rekomandimeve të profesorit të tij të tenisit. Të udhëtojë në shumë shtete. Të kalojë mijëra kilometra. Sigurisht se ishte vështirë. Por pa sakrifica asgjë nuk arrihet.
Kur e filloi lojën e tenisit as që mund të parashikonte një përparim kaq të vrullshëm. Madje as trajnerët e tij të parë, as prindërit që po e mbështesin fuqishëm, që në ditët e para. Befasoi veten e tij. Trajnerët, prindërit dhe adhuruesit , të cilët kishin besim në të. Dëshmoi se krahas talentit puna është çelësi kryesor i suksesit. Derdhi shumë djersë në fushë. U lodh dhe u stërlodh. Shpeshherë deri maksimumin e tij fizik e psiqik. Por me kalimin e kohës dëshmoi se me përpjekje të vazhdueshme mund të bëhesh i suksesshëm, ashtu siç është ai sot.
Viti 2014 ishte periudha më e suksesshme e karrierës së deritashme të Cungut . Në çdo kompeticion që ai ka marrë pjesë, ka shënuar fitore. Ka fituar vende të para, të dyta dhe të treta në turne të ndryshme ndërkombëtare. Gjunjëzoi tenistë edhe më të vjetër se ai nga shtete të ndryshme të botës. Fitoi disa kupa. Po sa diploma? Diploma dhe çmime ka plot dhe ato i ruan në shtëpinë e tij. Falë këtij suksesi Rrezarti rënditet ndër 10 tenistët e ri më të mirë në botë. Federata e Tenisit e Malit të Zi, e ka shpallur me meritë tenistin më të mirë për vitin 2014, në grupmoshën 16 e 18 vjeç dhe e ka shpërblyer me dy kupa. E megjithatë Cungu tregohet modest, duke na thënë se ka ende rrugë për të bërë dhe për t’u shpallur i pari në Evropë dhe në Botë. Për të , gjithçka është e mundur nëse gëzon shëndet të plotë.