| E diele, 04.01.2015, 07:11 PM |
Frika e shprehjes së revoltës
Nga Dr. Ilir Muharremi
Arti sot
në Kosovë është revoltë, revoltë metafizike, për arsye se njeriu mohon qëllimet
dhe krijimet e veta. Artistët janë shndërruar në skllav. “Skllavi proteston
kundër fatit që i është caktuar përbrenda gjendjes së tij” thotë Kamy. Artisti
i revoltuar ngjan me skllavin proteston
kundër fatit njeri, kjo është papajtueshmëria e parë. Këta artistë janë skllav
“rebel” dhe nuk e shprehin mënyrën e trajtuarit nga shoqëria dhe shtetit, dhe
në një mënyrë të vërtetë refuzimi ndodh kundër fatit. Revolta e artistëve
kosovar shuhet në heshtje, rebelimi është peng i frikës ndaj padrejtësive,
andaj arti strehohet në estetikën dhe të pëlqyerit të zotit të vet,
nënshtruesit – artistit. Nëse revolta shkrihet në art, padrejtësitë që i bëhen
popullit mohohen jo si qenie drejtë shtypësit, por zotërimit të padrejtë të
tij. Njerëzit rrallë herë referohen vlerave të përbashkëta, andaj sipas Kamysë
janë të pakuptueshëm. Artisti i revoltuar tenton që vlera brenda tij të
pranohet, sepse krimi, padrejtësia shkatërrimi do të valëviten në botë. Derisa
te artisti i revoltuar shpërfaqet kërkesa për drejtësi dhe unitet, te artistët
kosovar ngec rebelimi, shtohet frika,
përshtatshmëria ndaj padrejtësive flenë në shtratin unik. Nëpër kafe llomotitin
kundër padrejtësive dhe peshojnë drejtësinë, por publikisht dhe ne vepër arti
mjegulla zapton kërkesën për drejtësi. Te revolta gjendet parimi i drejtësisë,
dhe artisti i revoltuar këtë ia kundërvë padrejtësisë që e sheh. Përse tek ne
ekziston frika e shprehjes së drejtësisë në vepër? Arti heq pluhurin e shtetit,
ndërsa tek ne shton pluhurin apo është i lumtur me këtë pluhur. Frika është
ngulitë me shekuj, jeton nën shumimin dhe trashëgimin gjenetike të individit, i
cili përshtatet me padrejtësinë. Gjithnjë artistët tonë janë krijuar me besimin
e thellë ndaj të zotit dhe nëse rastësisht njëri distancohet në shenjë revolte
për të rregulluar drejtësinë, atëherë si në mesjetë, shpallet heretikë, digjen
veprat e tij, shpartallohet nga kolektivi si fuqi kundër individët. Individët
në këtë rast u shpikën vetëm për të bërë gjëra. Individi i revoltuar mbante nën
hije pushtetin zotëruesit dhe propozonte pushtetin e vet si diçka superlative
të dominuar. Opozita e artistit mbretëron në të përkohshmen me qëllim të
integrimit të drejtësisë. Nëse gjithçka shkon mirë dhe ka drejtësi, prapë
artisti kërkon padrejtësinë. Ai jeton me dy forca: padrejtësinë dhe drejtësinë.
Vetëm se arti arsyetohet me të bukurën absolute e cila fuqizon revoltën.
Arsyeja përse artin në Kosovë e quaj revoltë metafizike është se i revoltuari
nuk e mohon të padrejtin por tenton të flet me të si me të barabartin, dhe ky
dialog nuk është mirësjellje, por polemikë me dëshirën e sfidimit. Artisti
integron drejtësinë dhe arti mbaron duke kërkuar pushtimin. Herë do kur t’i vije radha, e natyrshme është të
dominojë. E dyta pse e quaj metafizik është se ky i revoltuar sëpari duhet ta
shpronësojë hyjnoren, pastaj me duart e veta ta kontrolloj jetën dhe vetvetiu
pengesa nga padrejtësitë do të kërkoj pozicionimin. Në një farë mënyre arti
sfidon, mohon dhe rregullon. Forca e kryengritjes në thelb ka tërheqjen e
përbashkët njerëzore – të bukurën. Revolta e artistit nuk është egoiste,
ndoshta tek përcaktimi strehohet egoizmi, aq shumë revoltohemi kundër
gënjeshtrës njëjtë sikurse shtypjes që na bëhet. Një artist i revoltuar, kur
Në shtetin tonë artisti është miratues i padrejtësive nga frika ekzistenciale mbijetuese, ai është viktimë, por edhe tërheq mbrapa drejtësinë. Në botë arti gjithnjë ishte dhe është revolucionar, njëherë niset nga vetja, pastaj korrigjon globalizmin. Nëse një shkrimtar shkruan për globalizmin mohon vendin e vet, atëherë si do ta kuptoj të vërtetën jashtë tij. Njëherë i referohemi gjendjes tonë, pastaj revoltohemi kolektivisht.
Artistët apo shkencëtarët duhet të vdesin për shkak argumenteve ontologjike. Galileu provoj revoltën, por e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. “Në një farë kuptimi ai bëri mirë” thotë Kamy. Humbja e jetës për një të vërtetë pa interes, është e kotë. Toka apo dielli rrotullohet rreth njëri-tjetrit. Por, edhe më kot do të ishte ta linte të pashpjegueshme të vërtetën.
Nëse analizojmë Pikason qëllimet e tija nuk qenë politike. Kjo ishte vetëm përpara bombardimeve. Më pas ai duket të ketë ndërruar mendje. Vetë figurat e shpërfytyruara të mëdha të Guernikës nxitnin fuqishëm ndikim. Revolta këtu përjashton estetikën dhe arti nuk është vetëm ndijim por kryengritje. Nëpër botë artistët përdornin dhe përdorin artin për të sulmuar qeveritë dhe për të demaskuar problemet sociale, ndonjëherë me shumë sukses sa veprat e tyre janë ndaluar. Në vitet 20 disa artistë gjermanë, filluan të bëjnë vepra që kritikonin me forcë vendin e tyre. Satira të cilën e bënte artisti Groszi, nxjerrte në pah ligësinë e këtij vendi. Nëse flasin për artistët kosovar asnjëherë nuk patën guxim të sulmojnë padrejtësinë, ndoshta për shkak se revoltohen në heshtje. Këtë e bëjnë vetëm disa aktivistë politikë që përdorin artin për ekzagjerim dhe luftim të problemit. Artistët të cilët kanë për detyrë të futen në shtet: ekonomi, politikë, drejtësi, mjekësi, nuk i vërejnë, apo ndoshta i vërejnë, por ju mungon forca e guximit. Në Kosovë dy fenomene janë reale: papunësia dhe korrupsioni. Artistët nuk depërtojnë këtu. Arti ynë nuk është revolucionar dhe do duhet të vdiste. Artistët duhet të dinë të krijojnë, por nuk mund të vrasin. Pushtuesit përpiqen që tërë botën ta vënë nën ligjin e tyre, atëherë kjo botë është ferr. Në këtë ferr koincidenca artistike me atë të revoltës do të bashkëjetojë me verbëri , zbrazëtirë dhe dëshpërim.
Piktura e
artistit Francisko Goya “Ekzekutimi” (1814-15) tregon trupat franceze duke
pushkatuar civilët spanjollë të paarmatosur. Piktura ishte porosi e mbretit të
Spanjës dhe përkujton ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në luftën mes Francës
dhe Spanjës në vitet 1808-14. Qëllimi i pikturës është të na tronditë dhe të na
bëjë ta dënojmë pushkatimin. Ajo simbolizon tmerret e çdo lufte. Ndryshe nga
Davidi, ku lufta dhe sakrifica janë
fisnike dhe heroike, Goya nuk heziton të na japë realitetin e hidhur të
vrasjeve. Në përgjithësi dëshirohet humanitet dhe revoltë përmes penelit dhe
ngjyrës, vetëm se e vërteta tejkalon. Nëse analizojnë padrejtësitë që i bëhen
një individi në Kosovë, qoftë në vend pune, konkurse, shfrytëzim për nevoja
personale, dhe mënjanim të menjëhershëm, ekspozeja i tejkalon kufijtë e
normales, dhe ata e dinë, secili e vëren, frikësohen ta shtjellojnë në vepër
arti, sepse vetëm arti me revoltën mund të drejtojë rrugë të shtrembra.
Nëse
shteti është i ftohtë dhe zvarrit thënien “Jam shteti dhe populli’, e na