| E marte, 06.01.2015, 07:53 PM |
Çka përfituar Evropa nga shqiptarët dhe këta nga ajo.
(Pjesë nga fejtoni im i publikuar vite më parë me titull,,Çkanë bërë shqiptarët për popujt e tjerë të botës)
Nga Reshat Nexhipi
Hyrje, lidhur me kontributin shqiptar
Fakti që Evropa mban emrin e motrës së Kadmit ilir, flet qartë se sa ky kontinent është i lidhur ngushtë me stërgjysjët tanë. Dhe, jo vetëm kjo, por Kadmi solli në këtë kontinent nga Fenikia alfabetin e parë i cili shërbeu si bazë për krijimin e alfabeteve të tjerë me të cilët shekuj me rradhë janë shërbyer dhe do shërbehen sa të jetë bota banorët e Evropës- thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se ,,Çfarë kontribut është ky, nuk ka nevojë për elaborim të posaçëm,,. Më tej përmendet shpëtimtari i krishterizmit Konstantini i Madh, me origjinë ilire, pa të cilin Evropa mund të kishte mbetur pagane, kushedi sa shekuj me rradhë, kurse pa betejat legjendare të Skenderbeut,do okupohej nga osmanët dhe sot do ishte shumë prapa botës.
Çkanë përfituar
Kur jemi në Angli, e udhës është të theksohet kontributi i disa qeveritarëve të saj lidhur me çështjen shqiptare, sipas ren
dit alfabetik të tyre. James Pettifer, autor i veprës “Libri
i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën” ku përshkruan masakrat e serbëve ndaj
shqiptarëve. Maklin, Kolonel, pjesëmarrës në Konferencën për formimin e
Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në
jen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Robin Cook, diplomat britanik, bëri tepër për ndërprerjen e luftës në Kosovë dhe për thirjen e Konferencës së Rambujesë, bombardimin e Beogradit nga ana e NATO-s, etj. Toni Bler, “Burrat si Toni Bler, jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve”, shkruan publicisti i njohur Qani Mehmedi dhe shton: Ky kryeministër i mbështetur nga mbretëresha Elizabet, dha mendimin që krahas bombardimeve të Serbisë, nga ana e NATO-s, të fillonte lufta dhe në teren.
Kur jemi te pavarësia, nuk mund të anashkaloj qendrimin e ushtarakut të lartë gjerman Helmud Harf, i cili oficerit serb kur kërkoi tre orë afat pë tërheqje, iu përgjegj me kërcënim: “nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit...Kanë kaluar 2 min. keni edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin do të keni pasoja”. Oficeri serb nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake...,,- theksohet në një tekst të internetit.
Rradhën e ka
në e këti shteti dhe me famë botërore Napoleon Bonaparta kishte origjinë shqiptare. “Regjimenti i shqiptarëve ishte padyshim formacion më i veçantë ushtarak mes trupave të shumta të Napoleonit”-shkruan Luan Rama dhe shton se ky kishte pranuar që shqiptarët të mbanin veshjet dhe armët e tyre, që të ndiheshin më të lire gjatë luftimeve. Më pas, Luan Rama, sqarron: “Tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë, me armët e tyre karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versajë me gardën imperiale të Napoleonit. Baroni Teotoki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës, dukës De Feltre...Ai u habit nga ata tre kalorës të pashëm e krenarë ngjeshur me armë e të përkushtuar për ti shërbyer Napoleonit në luftën kundër zgjedhës otomane”.
Mos harrojmë se Obeliskun madhështor të Parisit, Franca e ka përfituar nga Mehmet Ali Pasha, zot i Egjiptit, me origjinë shqiptare nga Kavalla. Obelisku 230 tonesh, gjatë v.1836, ishte transportuar me një lundër të posaçme nëpër lumin Nil gjer në Alek
sandri, pastaj nëpër detin Mesdhe dhe lumin Sena, për të përfunduar në kryeqendrën e Francës-thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se ,,Obelisku është plot me hieroglife që bëjnë fjalë mbi lavdinë e faraonit egjiptian-Ramzesit II,prandaj dhe tepër atraktiv për kalimtarët e rastit,,.
Për disa shtete të tjera të Evropës, sipas rendit alfabetik
shëm.
Greqia. Edhepse këtë shtet bota e nje përmes 12 perëndive, herojve të Trojës dhe të Revolucionit të v.1821, si dhe përmes Lekës së Mdh, pothuajse të gjithë këta të racës shqiptare, si ,,shpërblim,, për këtë, Greqia ka zaptuar pjesën më pjellore të Shqipërisë.
Italia. 24 perandorët e Romës, disa papë dhe ,,Babaj, i saj- Garibaldi, që çliroi vendin janë me origjinë iliro-shqiptare, kurse ky shtet, pothuajse s ka bërë gjë për Shqipërinë, përveç që e okupoi në v.1939.
Spanja dhe
Po, vallë Evropa, çka bërë për shqiptarët ?
Kësaj pyetje, shumica e lexuesëve, sa kam mundur t i përcjell, kuptohet përmes internetit, janë përgjegjur se në krahasim me kontributin e shqiptarëve, Evropa ka bërë fare pak për kombin tonë, duke apostrofuar kontributin lidhur me çlirimin e Koso
vës nga okupatorët serbë, por, njëkohësisht duke shtuar se edhe kjo nuk do ndodhte, nëse nuk ishte Amerika e cila angazhoi NATON të kryejë bombardimin-është vlerësimi i tyre, të cilët fajësojnë Evropën që po përkëdhel Beogradin dhe po e lë pe
zull çështjen përfundimtare të Kosovës, lidhur me Mitrovicën e Veriut, etj. Kurse, njëri prej tyre, duke u bazuar në ato që theksova më sipër, shkruan,, Evropa kurrë s ka për të larë borxhin me ne shqiptarët, sepse është fajtore që trojet tona janë të okupuara nga shtetet fqinje,,-thotë ky lexues dhe përfundon:,, Prandaj, Evropa, duhet të kërkojë falje dhe të premtojë që do bëjë çmos për të ndrequr gabimet e bëra rreth një shekull më parë, gjë që nënkupton bashkimin natyral të trojeve shqiptare,, -është opinioni pak si emocional i tij, prandaj dhe një nga lexuesit, i shkruan: ,, Ajo që kërkon Ti, qendron në zemrën e çdo shqiptari, por, është njëçikë si e përpjetë për ta realizuar, tani për tani, në të ardhme, po e po, sepse, rrotën e historisë, s ka fuqi që e pengon,,.