| E hene, 05.01.2015, 05:17 PM |
Njerëzori që rrëfen për njerëzit
Rrëfenja e tregime nga Luan Çipi
(esse)
Nga Përparim Hysi
Si një
dhuratë të bukur për Krishtilindje dhe për vitin e ri 2015, miku im Luan Çipi, më dhuroi librin e
porsanxjerrë nga shtypi "Rrëfenja e tregime". Tanimë, siç mendoj, e
ka fituar atë statusin e një pene të kultivuar në letërsi. Kur them në letërsi,
nisem nga fakti se Luan Çipi është dukur në shtypin e kohës, para demokracisë,
me artikuj në fushën e ekonomisë që, si
një specialist i mirë, ngrinte zërin e tij për probleme që kërkonin zgjidhje. Se
një ekonomist model si Luan Çipi kishte se ç'thoshte. Kjo- ekonomia- qe fusha e
tij ku nuk kishte si mund të rrinte gojëmbyllur. Në letërsi, Luan Çipi ka dalë
vonë. Ka filluar të shkruajë në vitet e demokracisë dhe ajo që të çudit, është
fakti se shkruan si në prozë, ashtu dhe në poezi. Në të dy gjinitë, është aq i
drejtpërdrejtë dhe i lirshëm, sa menjëherë çdo lexues fiton simpatinë për të.
Parë nga kjo anë, Luan Çipi, zë një vend të veçantë. Shkruan për njerëzit dhe
është i pranueshëm dhe i dashur prej njerëzve.
* * *
Ka qenë nxënës honor në shkollë. Kur them në shkollë, kam parasysh deri sa mbaroi shkollën e mesme ekonomike. Edhe fakultetin ekonomik e mbaroi me nota cilësore dhe, pse ka qenë cilësor dhe në punë, ka qenë për gati 20-vjet pedagog në filialin e UT për ekonominë. Në gjithë sektorët ku ka punuar në rrethin e Vlorës ka qenë kuadër me emër,aq sa për vjete me radhë ka qenë shefi i planit për rrethin. Këto nuk janë tituj e ndere që i ka fituar me "krahmarrje", por me meritë e me përkushtim. Nga ana tjetër, kur do të flasësh për Luan Çipin, nuk është aq e lehtë. Luani nuk ka qenë vetëm ai nxënësi (më vonë, studenti) honor dhe vetëm aq. Jo. Përkundrazi. Aq sa i zellshëm dhe i shquar qe si shkollar, aq honor ka qenë dhe në jetën tjetër,larg detyrimit shkollor. Vlonjatët e kohës së tij dhe jo vetëm ata, e njohin Luan Çipin, si recitues e aktor, balerin e këngëtar, muzikant e sportist në disa fusha. Pra, tek e sheh aq vital, sado që i ka kaluar mbi tetë dekada, s'ke pse çuditesh. Vërtet që sot i ka kaluar të tetëdhhjetat, por në rininë e tij, kaq qenë një sportist gjitharmësh": futbollist, gjimnast, mundës, ngritëspeshash, notar. Ka qenë kampion në peshën e tij në mundje e ngritje peshash, deri dhe trajner në këtë sport. Mjeshtër Sporti, pa vazhduar pastaj për nëpërkëmbjen që i bëni shpesh për arsyeje biografie a për shkaqe fare banale. Por, para se të dalë tek objekti i kësaj esseje, dua t 'u them atyre lexuesëve që nuk janë në dijeni, se qeshë dëshmitar i një çasti me shumë domethënie në qytetin e Vlorës, një javë më parë, kur Bashkia e Vlorës, e shpalli Luan Çipin si "Mirënjohja e Vlorës". Ky qe një gëzim si për Luan Çipin, ashtu dhe për dashamirët e tij. Sa për mua, Luan Çipi. jo vetëm e meriton këtë dekoratë, por me kontributin që ka dhënë për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë, meriton edhe më tepër. Luan Çipi është një vlerë kombëtare dhe duhet të vlerësohet si i tillë.
* * *
Libri "Rrëfenja e tregime" është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të "tretshme" për çdo stomak lexuesish. Në vizionin tim, libri ka pamjen e një muzeu me disa pavijone. Secili pavijon ka një apo disa stenda të mëdha. Sido që të jetë numri i stendave (po t'i mendojmë si të tilla, sigurisht), një gjë duhet ta fiksoni mirë: para çdo stende, ciceroni, do të jetë Luani që për çdo stendë do veçojë "egjrën nga gruri". Në këtë "muze made in Luan Çipi", vete dhe nga vete, dhe nuk ndahesh dot nga "pavijoni i madh me emrin "Vlora". Vlora është dhëmbja e Luanit. Do të kapërcej një "pavijon", tak dhe i rikthehet përsëri. E lë për një çast, por sikur nuk e lë ajo. Dhe i kthehet sërishmi. Këto pasazhe i gjeni tek "Vlora si burim administrimi dhe ekstaze shpirtërore në letërsi... dhe, mandej, "Pak nga historiku i qytetit të Vlorës"; "Si e mbaj mend qytetin e Vlorës"; "Tregim për mjekët e Vlorës" dhe, sikur të vazhdoja, mund të thosha: tri të katërtat e këtij "muzeu me disa pavijone" kanë në qendër Vlorën. Populli nuk thotë kot: gjaku nuk bëhet ujë. Me origjinë, Luan Çipi, është nga Gjirokastra. Dhe Gjirokastra ka dy "pavijone" në këtë muze. Lexon " Në Gjirokastër para 70-vjetësh" dhe " Martesa e bujshme e kadiut të Gjirokastrës". Ndërsa në "stendën " e parë nga Gjriokastra jep një tabllo të kohës së luftës kundër fashistëve dhe nazistëve, autorin nuk i shpëton as lufta e Grehotit me Hysni Lepenicën, por as ajo me gjermanët, ku me një varg sinjifikativ thotë: "... ç'do nemcia në Shqipëri?". Me kaq, sikur ka thënë gjithçka. Sa për atë martesën e bujshme të kadiut, dua të them që ky"pavijon" ka brenda dhe sarkazmën, po dhe dramën. Aq të ngërthyera janë ato,sa vet ciceroni mundohet të japë dhe qëndrimin e tij shumë objektiv.
* * *
Asnjë
prej "stendave" nuk është shpikja e autorit. Ai i ka ngritur ato duke
i parë me sytë e vetë. Tri stendat e një pavijoni nga më të bukurat, janë ato për radhët
rraspakapitëse për qumësht, mish dhe, sidomos, për peshk. "Shishja" e
qumështit është nga ato që të bën "trak" në zemër me gjithë dramën e saj. Kurse tek radha e peshkut,
ciceroni, sikur me një gur vret dy zogj: së pari, mundimi për të marr 1kg peshk
dhe, ç'ka e bën më të bukur, demaskimi i patriarkut të parë të rrethit nga një
njeri i thjeshtë që mbante radhën. Kalimthi duket si lehtë, por të atakoje
sekretarin e parë të rrethit, ishte njësoj si të kishe trokitur tek porta e
burgut. Duro Agaj nga Kanina, me atë rebelim të atypëratyshëm, në rrëfim
Një "pavijon" nga më interesantët, është ai me disa "stenda" për mjekët e Vlorës.
Kur shikon mjekë të tillë, si: Dr, Flloko, Dr, Hysenbegasi, Dr, Kristaq Pavli apo dhe ndonjë tjetër, nuk ke si mos mbresohesh nga mjekë humanë që betimin e Hipokratit e kishin si busulla që tregon veriun. Natyrisht, ka doza humori ajo stenda "Hala e peshkut".
Në shijen
time si lexues, rrëfenja më emblematike është ajo që ciceroni, Luan Çipi, ka
shkruar për baban e tij, Kamanin. Sado modest që është treguar, Kaman Çipi,
Nuk është aq e lehtë që të ndahesh me rrëfenjat e Luan Çipit. Do ta vlerësoja si të mangut ç'shkrova, po mos qëndroja tek një rrëfenjë shumë të veçantë: "Një përvojë dhimbjeje të padurueshme" që unë, po ta shkruaja, do ta titulloja "Lemza". Lexojeni dhe do mbeteni të mahnitur. Nga pësimi, nxjerr mësim dhe këtë "ilaç" shërimi nuk e mban për vete, po ua fal gratis të gjithë lexuesëve, Një altruist si Luan Çipi nuk kishte si vepronte ndryshe. Altruizimi i tij duket dhe në rrëfimet për firmat priramidale; tek bamirsia as shitet as blihet; tek rrëfimi për gjitonët e Tiranës; për njerëz të mirë gjen kudo dhe... a mund të ndahesh dot prej tij? Majfton ta lexoni dhe do më jepni të drejtë. E sa për cieronin Luan Çipi, jam i bindur që po ngre "muze" tjetër me disa pavijone në prozë dhe, kur kërkon të çlodhet, ia kthen në poezi. Ky "riosh" që kaloi të tetëdhjetat i ka bërë sfidë moshës dhe duket sikur e përqesh më rrfëenjat e tij aq të bukura.