Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Mërgimi nuk është një shkop magjik

| E premte, 02.01.2015, 05:10 PM |


Mërgimi nuk është një shkop magjik

Nga Ramiz DËRMAKU

Mërgimi është fjalë që dhembë, më shumë se dhembja, plag e cila mbetet e hapur deri në vdekje.

Emigrimit, kurbetit  populli ynë gjithëmonë i vajtoji, e kurrë nuk i këndoi. Shqiptarët kemi emigruar për një të ardhme më të mirë. Emigrimi i ka anët e veta pozitive dhe negative, por njeriu harron anët pozitive kur mban pasë shpine edhe anët negative. Një fjalë e popullit thotë: Më  e ëmbël balta se sa mjalta, por prap ne mundohemi të kënaqemi me ato që kemi. Po shkruhet në shtypin tonë ditor, po flitet në mediat e shkruara dhe ato elektronike se jemi mbi 2 apo 3 milion shqiptar ndoshta është e vërtetë …, ne jemi kombi me popullsi më të madhe në botë ? ! . Çdo ditë po largohen shqiptarët nga trojet etnike po i lanë prindërit pa u përshëndetur me ta, dhe mu këtu fillon ajo drama e dhembjes. Sa kohë që kombi shqipëtar udhëheqet nga politikanë të korruptuar të pa edukuar¸të pa shkolluar ,komercialistë, karierist, enverist, leninist,etj etj. Ne e diejm vetëm ikjen por  jo kthimin, apo siq thotë një fjalë e popullit: Vdekja nuk dihet kur vjen, të lihet familja gjëja më e shtrenjtë,  të lihet dheu ku duhet të shkelim, kjo është tragjedi apo trathëti Të gjithë kur largohen nga Atdheu thonë;  Do të largohem për Ca vite., sa të bëhet më mirë në  tokën tënde.Mërgimi është fjalë që dhembë, më shumë se dhembja, plag e cila mbetet e hapur deri në vdekje.

Një fjalë e urtë e popullit thotë ; Guri rëndë, peshon në vend  të vetë. Emigrimi na largoi nga vendlindja, prindërit të afërmit, shokët, shoqet, nuset .., Çdo njeri që largohet nga vendlindja mendon dhe shpreson për një jetë më të mirë, por zemrat tona gjithëmon do të mbetën të lënduara këtu ku jemi , sepse si vendi ytë kurrkund  nuk ka. Thonë në botë ka mbi 10 lloje  njerëzish, ata që kuptojnë sitemin binor  dhe ata që nuk e kuptojnë sitemin  binor. Kurbeti është si mjerimi kafshatë që  s’kapërdihet . Asë një njeri nuk e di se Çka është mërgimi ..,  mërgimi është një iluzion, sepse cdo njeri e dëshiron por asnjë të mirë prej tij nuk fiton. Mendoni se mërgimi i plotëson ëndërrat  e  shqipëtarit  sido qoftë mërgimi nuk është një shkop magjik . Më mirë i varfër në vendin tënd, se sa i tërë  kohën i nënqmuar dhe i shkelur apo i humbur në ndonjë tjetër vend. Para disa kohe më erdhi një shok nga  Kosova, unë e qova në koncert, por pasë një ore, shoku  im u mërzit: tha diqka po më duket vetja Transparent, pas pak minutave filloi koncerti, muzika jehonte.., i këndohej dashurisë, mallit, dhembjes, mërzisë , ai uli kokën dhe tha, Ramiz shoku im hajde shkojmë.., se unë nuk mund të rri këtu.. , dhe ju mbushën sytë me lotë  i dridhej trupi.  ., bëri orvatje të thotë diÇka, por..,

fjala i mbeti  në fytë.

Punuar me 27.12. 2014

Weingarten - Gjermani