| E premte, 02.01.2015, 07:29 PM |
N E K T H J E L L T E S I N E E N A T E S
Nga Gjovalin Muzhani, Biokimist
Forcimi i luftes se klasave gjithnji shterngohej nga morsa e forte e diktatures P.P.Sh. Intelektuelet e deklasuem si une, klase tregetare, quejtun reaksionare, gjith jeten e paten te varun shpaten e Demokleut per fije te marimanges mbi koke… Vale te rrebta bijshin si rrebesh, pushim nga puna, kuadrot e inteligjances, te prekunit ne biografi, si bijt e ndjerkes te urrejtjes luftes klasore…Qene punojsit e ndershem, mjafte punetore, me punen e madhe vetmohuese tyne, mbajshin shkollat, ndermarrjet, fabrikat, fermat e bajte mbi kurrize shume parasit drejtues, qe drillshin çalsat e rraportojshin, survejojshin e bridhnin kafeneve…Orvatesha te kryeja detyrat, kritika s’pushonin!?..
Punojesit shembullore te ndergjegjeshem mbaheshin nen terrorin e luftes klasave, mjer kush e provoj…Zjarri i kuq i digjte keto kuadro, dhe pse qene shembull vet-mohues ne pune, mundi i tyne u treste si kripa n’uje, puna e tyne pervehtesohej nga i pa munduemi!? Punuem per shpirte te gomarit!…Vinte direktiva me fshese te hekurt me i pasture reaksionaret, dhe zevendesue me kuadra te besueshem batalla neglizhent ne pune, mesuesa me kurse, pak shkolle, gjysem analfabet. Pune ra kudo, ne shkollat niveli mesimore-edukative ra per toke nivelin e zeros…Shkohej ne pune vetem per buken e gojes, me marre rrogen, pa kenaqesi te demoralizuem, ne shfrytezim si mjerana...
Me detyre
arsimtare ne fshatin Reç, te rrethit te Shkodres, me ngarkuen mjaft detyra
shkollore e shoqnore: Ngritjen e dhomes Partise, Vatren e Kultures pa
shperblim, rrogen e merrte nusja
shtat-zane, se njifshe! Kaq detyra kishe sa s’mund ti kryente nji njeri. Turli
marrinash, sot duken qesharake!
Para disa
javesh me ishte ba nji mbledhje posaqerisht per mue, e rrepte e qellimshme me akuzen
pushim nga puna!…Tre akuza: 1-Lexon libra te ndaluem (me kishin pare
dule lexuar metoden bleni i
Merzitun e demoralizuem, puno e mos gezo, erdhi direktiva per qarkullim kuadri, mos te borgjezohet, me dale ne prodhim. Un nga mbi ngarkesa ne pune, tue ba punen e 2-3 personave, urrehesha, humba durimin, kerkova ne mes te mbledhjes me dale ne prodhim, me kerkesen: me punue ne qytet. Nanen vetem te shtepia, te pakten s’dishrohena per te gialle, tue fjete ne shtepi teme, pa survejime…Shoket mbas mbledhjes me bane namin! A ke lujte mendesh, e ku je i zoti me punue punetore neper fabrika? Ishe i vetmi arsimtare, qe pranoi punen prodhuese sikurese u tha!? Vijova mesues!
Befasohem si me lane mesues, punojshe dite-nate ne mir-mbajtje te shkolles!? Jetojshe me shpirte ne dhambe, me hypte merzitje madh, mendojshe ma mire te kisha le fshatare e injorant…
Tane diten punojshe ne shkolle, dojshe me harrue merzine, vetem ne mbramje shkojshe me fjete te shtepia e mesuesve ne fshat se nuk kishe ku me trete…Gjith diten qe punojshe ne shkolle, kuptohet dhe pa ngrane, deri ne oren 8 te darkes. Nji nate merrijta te banesa e mesuesavet oren 9 e mbramjes. Jam pershendete me mesuesat, mu duk se me keqyren me vrejtje si rreaksionare, ose pse nuk me pushuene nga puna, ose mendimin sa i marre asht ky mesues me dite te numrueme n’arsim punon!?
Mora pjaten ushqimit, hajshim ne kolektiv, djathe e hudra te njoma e nji faqore raki, dola jashte ne natyre, ulem ne nji stol druni, qe e kishe montue vete ne toke, para baneses se mesuesve.
Disa yje ndriçojne ma shum e disa ma pak drite leshojne, simbas madhesise te mases diellore e gjendjes se materjes, afersise me vite drite, ylli ma i afert asht 4,5 vite drite (drita me shpejtesi 300000km/sek). Dhe pse qe nji nate pa hane, ndriçimi ne velin blu te kupules qiellore ndriste ne hijeshine e kenaqesise. Dukuria yjore ne ket nate asht ma e madhe. Syni i jone si nji aparat optik biologjik i persosun, pa mjete zmadhuese mund te shofin e te kape deri ne 6000 yje.
Ket nate te qete i ngeshem po i vrejshe e numrojshe yjet ne grypime. Numero e numero e nuk po u lodheshe, mandej fillova dhe u ngatrrova. Me terhoqi vemendjen nji ylle ndriçues qe po levizte me shpejtesi ne trajektoren e vet, duhet te ishte satelit. Kalojshe ne anderrime e vrejshe ne ket vizion se sa e madhe e pa mbarim asht kupa Qiellore (universi)! Un si qenje njerzore, po keqyri me vrejtje qiellin blu ne vetmine e nates admiruese. Jam zhyte ne mendime te thella te pa-fundesise. Toka si nji pjese e gjithesise nuk duhet marre e veçueme, ne korelacion (lidhje) te levizjes e zhvillimit te saje, krijue nga i Madhi Zot.
Jeta lindi me mikrogjallesat, kalime bio-kimike e levizje, transformim te materjes, proçese krijuese te Zotit. Oçeani djepi i krijimtarise jetesore. Shikoja kupen Qiellore mahnitese te pa fundesise, ne kaltersine e nates, soditeshe bukurite e xhevahireve te ndritshem yjore. Mendojshe shkencetaret zbuluen 100 miliard galaktika, si asht Via Qumeshtit (Via Latea). Madhesia 1 miliard di miliard Km.me 200 miliard yje, llogaritet 100000 vjet drite ne largesi. Ne Kozmos perllogarite egzistencen e 200 miliard di miliard yje=2x20 zero= 200 pentilion yje, kriu Zoti ket pafundsi…
Kushtet per zhvillimin e jetes Zoti percaktoi veten Token. Mendojshe ne ket fantazi te vetmise s’ka mundesi te linde jeta e gjithesia nga zhvillimi dialektik i materjes ne menyre te vetvetishme! Rregullesi kaq te perpiket matematike, fizike, magnetike, kimike e biologjike, te miliarda ujvet qe ndrisin ne trajektoret e perpikta te tyne ligjore, vetem gjenialiteti i super njerezore i Zotit te plot fuqishem Qielore i krijoi ne rregullshmerine e vazhdimesise te gjithsise ne perjetesi...
Spjegon
Bibla, fjala e Zotit: Krijoi Qiellen e Token te pa banueshme, mbulue nga oçeani
botnore. Kje terr qe tha te bahet drita, e terri naten nen ndriçimin e Hanes e
te miliarda yjvet ne kupen Qiellore te pa fundesise. Mbi oqean krijoi
kontinentet. Mbuloi
Shkenca e Astronomise me pelqente, s’pata fatin me mesue ne shkolle, as libra me lexue si shkence bashkohore ne zhvillim. Pakz njohuni: Evolucioni i gjithesise, formue nga ngjeshja e rese kozmike, perba nga gaze e pluhna materiale kozmike. Hapesine kozmike inter-planetare, shfaqen yje te ndryeshen si asht Dilli, i verdhe madhesise mesatare, driteson e jep ngrohtesi, ne periferine e fotosferes nxehtesia 5500°C, makjet nxehtesia ma ulet, fokalet nxehtei ma te madhe. Rrezaton drite, rreze ultraviolet, infra te kue e rreze X. Fotosfera masa gazi e thermi200-18000km. pas 8’ arrijne ne Toke. Diametri 1391994km. masa Diellore 332831 here Toka, shpejtesia 617km/sek. zona radioaktive 100000°C, ne qender 15°C milion, kromosfera ndriçuese 2 milion Km. Jeta Diellore 15 miliard vjet pas shperthimeve Bing-bangut. ka jete dhe 5 miliard. Distanca nga Toka 149597. sillet ne 26,8 dite n’ekuator, ndriçon Token 1,360 wat per m2. Diametri 1,4 milion km sa 100 Toka, ka 72% hidrogjen e 27% helium etj. Dielli eshte nje rreaktor berthamore supergjigand me forca magnetike qe e mban. Çdo sekond transformon 564 megaton Helium e 560 megaton Hidrogjen. Digjet 4,5milion Ton/sek materiale te ndryshme energji. Sillen 9 planete: Plutoni, Neptuni, Urani, Saturni, Giove, Marsi,Venera, Merkuri, Toka me satelit Hanen.
Ka yje te
kuq me nxehtesi 15000°C. ndrisin ma shum ne kupen qiellore, qe duken me sy.
Ujet e kaltert, me nxehtesi ne periferi te madhe 25000°C. e ne qender 25°C
milion, e ndiçim 9 here Dielli shifen dhe diten. Yjet e bardhe gjugj,
Vrimat e Zeza me kolapset e tyne, ne veprimtarine e materjes shtjelluese te landes e anti materjes, asht ne gjendje plazmet. Keto duhet te jene te vendosuna ne hapesinat pa hyj, te qetesise, jane gllabruese te materjes ne transformim te antilandes te evolucionit te saje ne vijimsi…
Ka mjafte
meta galaktika, qe llogariten nji miliard.
Ket mbrehje te qetesise, t’kesaj nate te kethjellet, po me terhiqte vemendjen ne shikim te pafundesise hapesines Qiellore. Kerkova ne sy yjet e Harueshes se madhe, perba nga 7 yje, ne vendosjen e kater yjevet te qerres madhe. Distancen ne mes dy yjvet tue e pershkue 5 here ne hapsine qiellore gjeta yllin Polare te harushes se vogel. Ylli Polare asht pika themelore e orjentimit.
Shtrimja
gjigande e galaktikes sone (Rruges Qumeshtit) ka ne mbrendi 200 miliard yje,
jane perllogarite 50 miliard planet. Galaktika jone me shtrimje 9600000000000km
(9600 miliard km.) Largesia mes yjve 7 vjet drite (58000 miliard Km
(58000000000000Km) Njifen 100 miliard galaktika: Te ngjashem me Token ka 1
milion, nuk
Ka dhe
yje super-masiv gjidande arrijne 200 here sa masa Diellore. Ndersa keto
Yjt nder ma te medhajt asht njoftue Ylli “V” ne kostelacionin Perseja. Ka nji vllim te pa mendueshem sa 14 miliard diella!? Via Latea (Rruga Qumeshtit) ka nji gjatesi ne shtrimje 100 000 vite drite. Ylli ma i afet Centauros drita vonon me ardhe ne Toke pas 4,5 vjete drite. Ylli “Ypsilon distance 60 vjet dirite, dhe ylli “Deneb” 180 vjet drite, jane largesina vertete pa mbarim…
Kauzaret mistererioz paraqiten yje teper te fuqishem
ndiçues, ngjasojne si te ishin galaktika, qe
transmetojne dhe radio-vale.
Ujet e ri (super nove) ma te ndriteshmit n’univers, çlirimi i madh i nxehtesise, i drites, shifen me sy diten, super rreaktor tejet gjigand ne shperthimin e materjes berthamore. Jane dy tipe shperthimi super gjigand transformohet ne yj te kuq gjigand 200 here Dielli. Tipi tjeter transformohet mbas shperthimit berthamore ne yj te ngjeshun te vegjel (nano) te bardhe, si ylle binjak. Jane ne largesi te medhaja miliona vite drite. Rrethohen nga nje lloj materje e forces zeze gllabruese te antimaterjes, anti gravitetit (vrimat e zeza). Zbulue yjt super te rije ne eksplozion me distance 11 miliard vite drite, me ndriçim te brilante. Universi mbas shperthimit te Bing-bangut 15 miliard vjetve mbizotnon ne Galaktike. Materja eksploduese ka shpejtesine 50 million Km/ore. Nji eksplodim zgjate165 minuta e shperthen endergji berthamore sa 1 miliard centrale berthamore 10 miliard C°.
Gjigandet e kuq, me madhesi te rrezes sa 100 here Dielli, sa distanca Toke-Diell 149597Km.
Shperthimi termo-berthamore zingjire ban qe Helium te transformohet ne Hidrogjen, tue dhane nxehtesi e drite rezatuese valore jete-dhanese te tokes. Kur te konsumoje energjine transformohet ne diell te kuq e pastaj diell te bardhe. Madhesia 99,98 %, e planetvet 0,14 % te saje, jane 9 planetet, qe rrotullohen ne orbitat e tyne te perpikta. Shikoja me vemendje Rrugen e Qumshtit, asht e pa fund, rrezon si nji velo e bardhe si qumeshte, e argjante nga yjet si djamante-arit drite-leshuese, duken ne ngjyre serm-targjante. Ne velin e saje te kaltersise blu ne shtrimje, xixillojne ne vezullime 200 miliard yje te pa kapshem nga paraftyrimi i jone. Ne pamjen me synin tone duken stacionare, si te pa levizeshem.
Ato
levizin me nji perpikmeni te persosun, s’prplasen as rrezohen, nga forca
centri-petale e centri-fugale, elektro magnetike etj. drejtue nga Zoti. Largesia
ne mes te yjvet asht si me vue tri blete ne komtinet te
Ne kenaqesi te kjartesise se qiellit blu dukeshin yje ma ndriçues, mendova te jene yj te rije (novi) qe e rrisin shum ndriçimin, jane ne distanca shum larg. Nga ekspluzioni yjore, ndriqimi i yjvet te ri e super te ri, çlirojne endergji te madhe kolosale berthamore, duken si kataklizma.
Yjt e rije ndriçojne 500 here Dielli, super novet kalon 100000 milion here mbi dritesimin Diellor. Jane fotografuene super te rije ne distance 50 milion vite drite, me kapacitet sa miliarda bomba atomike. N’univers ne Rrugen e Qumeshtit ka yje te rije, rripertrimja e yjvet zgjate 20000 vjet.
Ndrçimi i tyne 1000 here Diellit, dukem me sy diten. Volumi i ndriçimit ja kalon nji gakaltike te vogel 100 here, transformohet mbas miliona vjetesh ne yje xhuxh, pulesare…Shperthimet diellore me kapacitet 1 miliard bomba atomike, shfaqen tre here ne vit, para furtunavet magnetite.
Yjet Kauzare rrezatojne radio burime te fuqishme. Ka yje binjake, triniake, kuatriniake, me 7 yje si harusha e vogel e madhja, Le Pleiadi 7 yje (Shejzat). Kryger “60” perbahet prej dy yjesh. Ne netet pa hane dritat zadiakale 10000 km largesi ndriçojne ma teper se Vija Latea (Rr.Qumshtit), duken ne breznine e levizjes Diellit, te planetevet, quhet brezi Zadiakal. Ne ket nate pa hane ka ma dritesim qielli me yjet. Kjo ndolle nga ndriçushmenia e rrezatimevet Diellore, se rreflekton ma teper ndriçim. Rete e pluhnit kozmik rreflektojne driten si nji nate me Hane. Ne vrojtim te kenaqesise te pa fundesise…Qiellore piklojne dritat yjore, me miliarda vezulluese…Vrejshe yj qe shkeputen, ndriçojne vijzime shigjetash pak kohe, jane meteoret qe shkeputen, nga shpejtesia e nxemja ferkuese digjet materja e saje, shumica bijne ne oçean, paksa ne Toke. Ma teper vrehen 10-11 gusht, Shen Lorencit naten pa Hane. Me dukej vehtja si mize ne boten e kostelacionit, qe po anderronja…
Ne vetmine e kaltersise qiellore, Un tue pa horizontit Qiellore, si nji ylle i veçuem ne hapesinen Qiellore kahe zbehtas, asht kah vezullon drite, ne shtim te ndriçimit, ma perqendroi vemendjen me kurreshtje ne shikim!…Asht ne vrullin e aktivitetit evolutiv. Ndriçimi i tij si sfere, merr formen e nji shigjete te vrulleshme te zjarret ndriçuese. Marr vrull ne shperthimin e materjes e trajektores se vet te orbites parabolike eliptike…Kah len ne vijimesine e rruges se saje nji bisht te gjate te pa mbarim si nji velo e madhe e perflakun, tue i parapri nji koke e vogel e zjarret super-shperthyese....
Asht shfaqe dukuria nji komete me bishte ne ekspluzion e perflakun, e arte ndriçuese, vezullon ne rene e ndriteshme inkandeshente, sikur qante horizontin ne hapesinen e pafund te kupen Qiellore.
Mendojshe kjo komete me bisht, qe per here te pare ne jetes seme po e shifshe ne kenaqesi, duhet te jete kometa Ikyja-Seki e perfolun nga shkenca qe do shifej e vrojtohej per se shpejti…
Kometa asht nji trup Qiellore i levizeshem ne eliptiken e saje te perhereshme. Gjindet ne largesine e planetevet te Diellit, qe jane diferencime materjesh planetare. Berthama qendrore e kometes formue nga konglumeratete (bashkime) substancash solide (landesh te ngurta).
S’ka temperatyre te nalte si Dielli. Ka ne perbamje dhe uje t’akujt, amoniak e materje granulare kozmike. Ne rrugen e trajektores saje te rregullt rreth diellit, qe dielli e super nxene, tue avullue materja e akullt, qe sublimon (nga akull avullon, pa kalue n’uje). Bishti mandej i kometes vjen e zvoglohet e zgjanohet. Ne vitin 1811 u perllogarit bishti i kometes me gjatesi 175 Km.
Vitin 1843 me gjatesi 320 Km. Bishti duket si pluhun argjantit te verdhe tue vezullue dritesi, si te ishte drita e nji fishek zjarrje super-gjigande festive. Llogaritet masa e bishtit te kometes 5000 Km3.
Materjen
e kometes ka silic, karbon, uje t’akullt, prezenca e kesaje materje mendohet si
baze evolucionit te materjes pre-biologjike (para biologjike). Sonda Rosetta
2014, projektue Agenzia Sparziale Europea (
Orbitat e
kometavet shfaqen nen 200 vjet, e mbi 200 vjet. Kometa “Ecke” krye 3 vjetvet.
Kometa “
Kometa “Ikya-Seki” Cl 1867 zbulue nga dy shkencatare japones, mori emnin e tyne, qe zbuluene 16 shtatore 1965. Ket nate pata fatin e rralle ta shof me sy ne Reç te poshtem te M.Madhe.
Kometa Ikya-Seki ne materjen e saje ndriçuese inkandeshente, gjate rreaksionevet te vrulleshme fiziko-kimike pertrihet ne ndriçimet e perflakuna, qender-larguese tue rrezatue se tepermi drite ndriçuese. Tashti nuk asht ma nate e erret pa Hane se dritesohet Qiella nga keto rreaksione t’perflakuna, te driteshme, vezullon e ndriqon mjaft kometa ne koken e saje madhesine e topi tenis.
Nga super perflakja e kesaj vatre eksplozive u dritesue Qiella, s’duket ma horizonti blu. Yjet zhduken nga pamja e ndriqimit te kupes qiellore. Mbare ambjenti mori nji ndiçim te pa pare ndonji here, thue se po zbardhe dita, njaçe ndiçim si ne muzg, pas prendimit Diellit. Nga ky fenomen i çuditeshem dritesimi, po shof malin e Beteratit, malin e Lohes, zajet e livadhet e gjelbrueme, pyllin e geshtejave te Moslit, te Ulnikajvet, malin e Sukes Gjate, i gjith ambjenti dukej ne ndriçim si ne afrim te akshamit, si imazhi i dites ne zbardhje!…Fenomen vertete i habiteshme natyror, fantazi e rralle, terheqese, pata fatin ta shof ne kenaqesi, mjaf i bukur, terhjekes e kurreshtare, me la mbresa!
Si nji
paraftyrim andrre te pa pame ndonjihere!...S’po mundem me e pershkrue me fjale
te verteta, mendja qe e mendon, se ka
forcen ekzakte te fotografimit qe Un pas 49 vjetevet po e pershkruej nga
emigrimi n’Itali tue shkunde pluhnin e harreses. Nderkohe s’jam ne vetmine e territ
te nates trishtueshme, ka dritesim akshami.
Me pershkohet nji te perqethuna trupit, nji pershperitje eret e fresket e ftohet te mesnates, me te zbardhuna dritesuese. Mbetesha i mpime, i habitun si i shtangun, mos me ju besue syvet nga kjo befasi andrruese, admiruese e mahnitese te ketije fenomeni te rralle natyrore, ndriçues drite!...
Mu pershkojshin mendime t’errata, te frigeshme trishtuese, athue se po vjen apokalipsi (zbulesa, permbysja e gjithesise, tash ne prak te vitit 2000 te perfolun!) Mos asht fillesa e saje!? Jo! Jo!
S’ka si me qene, asht nji fenomen i veçuem te kometa me bisht te Ikya-Sekit, pata fatin ta sodis ne ket nate te kthjellet te pa harrueshme…Asht kometa ne zhvillim t’evolucionit te saje, ne shtejellim te reaksionevet te materjes se vet te perflakun…Zbukurue koken ndriçuese te kometes si mbretneshe qiellore, hijeshue me vellon harkore te argjenduem ne pershpejtesine harkore t’orbites saje rreflektuese tejet dritesuese. Dukuria thue se kupa qiellore e perflakun tue qa hapesinen e horizontit te pa fundesise, si ylber gjigand i driteshem…Si shigjete e zjarret me shpejtesi marramendese kozmike. Berthama e kokes se kometes mori flake ne eksplozion, me zmadhim ne dukje sa nji portokall me ndriqim te zjarret e verbues. Koke-sfera e saje, si te ndeshej ne nji trup te forte tejçues, ne perplasje, coptue ne 2 pjese te barabarta sferike sa 2 mandarina.
Mendova kaq pati jete kometa po shuhet. Gjithnji djegje materjes saje, ne vorbullimen eksplozive, si 2 lamsha t’zjarret shkojne tu djege t’perflakuna, shoqnue bishti i zjarrt i trajektores shperthyese…
Si gja e mbinatyreshme i bashkoi te dy globat. Si t’perthithte nji magnet i fuqishem u shkriene ne nji sfere ne zvoglim sa nji top tenis. Drita superndriçuese zbehet, madhesia e kometes ne zvoglim sa nji top ping-pangut i verdhe mjaft ndriçues, e bishti magjik tue hi (zvoglue) ne zgjanim te fundit te bishtit. Kjo pamje mahnitese e mbrekullueshme, e ketije fenomeni te rralle fiziko-kimik, te rreaksionit berthamore te materjes s’universit, e une isha deshmitar i kesaj dukurie te kometes me bisht, Ikja-Seki.
E jetova e pershkrova me amkth, ket perflakje dritsimi, nga dyzimi i kokes se kometes, perflakja tejet ndriquese bishti harkore, njisimi i saje deri n’erresimin e qiellit te kthjellet, zgjati si vegim drite 15’, me lane gjurme te pa harrueshme kurreshtare, mbreselanese, kujtese ne ket kthjelltesi nate…
Kometa vazhdoi rrugen e vet te trajektores te pafundesise...Drita vjen e zbehet, ndriçimi ne shumje, nata perseritet ne ndriçimin blu t’vezullimevet yjore. Feshferine fllad veret te freskise mesnates, mbretnon nata e kaltersise se qete pa Hane. Dukuria e paraftyrimit t’pa harrueshem u pa rreth ores 12 mesnates deri ne 12,15’ te dates16 shtatorit 1965 nga fshati Reçi i Poshtem i Koplikut. Zona e rrethit te Shkodres e Malsise se Madhe.
Shkova me fjete me paraftyrim, pata fatin me i pa e sodite, lane gjurme ne kujtese te nates kthjellet!
Te nesermen ja tregova kolegeve te mije mesues, qe s’paten interese, bile ndonjeni me talli me humor se paske pa enderr me kometa. Pas 6 muejsh doli i shkruem ne revisten ‘Shkenca e Jeta’ njoftim i shkurte, vrojtimet shkencore pamje te opservatorit te Japonise, pa me teleskop te fuqishem dukuria e shfaqjes se kometes Ikya-Seki, qe kombinote data, muaji e viti. Ja tregova mesuesve se çfare shkruen revista ‘Shkenca e Jeta’, e lexuene rrallazi, e nuk paten ndonje interese me fole per te rejat shkencore!
Ket dukuri t’rralle magjepese te ketije fenomeni t’astronomise e pershkrova ne imazhin e pamjes rreale me sy, tue e paraqite si vegim sa nuk me ka humbur nga kujtesa 49 vjeçare…