| E merkure, 31.12.2014, 05:30 PM |
Maqedonia, me emër të pa ndarë, nga ''mëna'' e saj e dashur, Jugosllavi
,,Kërthiza e fëmijës, me emër Maqedoni, edhe pas 23 vjet nga lindja,
ka mbetur e pa prerë nga barku i s ëmës, e quajtur Jugosllavi,,
-ka shkruar në internet një shakaxhi
Nga Reshat Nexhipi
Fjalët e këti nënteksti janë të një humoristi i cili ka vendosur vetëm inicialet B.S. dhe ka shtuar që elaborimin e kësaj thënie, po ua lë ta bëjnë historianët. Dhe, meqenëse edhe unë jam një nga ata, vendosa t ia plotësoj dëshirën, përmes tekstit në vijim. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, asnjë nga republikat e saj, nuk ndryshoi emrin, përveç Maqedonisë, kryetar i së cilës, i mbeti ,,besnik,, Beogradit, duke caktuar emër edhe me element të bashkangjitur Jugosllave, gjë që inkurajoi fqiun e veriut, për të mos hequr dorë nga ish ,,Serbia e Jugut,, veç tjerash, edhe duke mos e njohur pavarësinë e kishës Maqedonase, që nënkupton edhe mohimin e kombit të këti vendi. Ka zëra që thonë, se, për shkaqe të cilat lehtë kuptohen, pushtetit maqedonas, ose,të paktën, pjesës më të madhe të tij, i konvenon miqësia me armikun më të madh shqiptar, prandaj dhe çështja e ndryshimit të emrit, me element pra jugosllav, po zgjat aqë tepër, sa që, meriton të hyjë në librin e Ginisit, kuptohet: në kuptim negativ të fjalës.
Pas vdekjes së ish vasalit të Beogradit, forcat probullgare dhe anti serbe, aktualizuan ndryshimin e emrit të trashëguar prej tij, gjë që futi në lojë Greqinë, e cila, në fillim, pretendonte dhe insistonte që në emrin e këti shteti, mos qendrojë fare termi Maqedonë, por më vonë zbuti qendrimin, me kusht që termi në fjalë mos ketë karakter etnik, por vetëm gjeografik, propozim të cilin, me të drejtë, e refu zon pala maqedonase. Dhe, me qenëse fajtori i kësaj situate dihet, humoristi i lartpërmendur, këtë rahmetli e krahason me ,,Tersin e Pojanit,, të Shqipërisë, i cili, bashkëfshatarët e tij, i mundoi edhe pas vdekjes, përmes litarit që, sipas amanetit të tij, i kishin vënë në varr dhe, policia, kur e pa, i shtroi në dru tërë banorët e fshatit, duke menduar se e kanë varrur.
Por, t i kthehemi edhe njëherë kontestit të emrit të Maqedonisë. Rasti e kërkon, të dal nga modestia dhe të tregoj se, kësaj çështje, i kam kushtuar disa shkrime në shtypin shqiptar dhe në atë maqedo nas, duke i fajësuar, pothuajse në mënyrë të barabartë të dy palët e konfrotuara. Greqisë ,,i kam thënë,, në se mund të shprehem në këtë mënyrë, se, këtë çështje, duhej ta aktualizonte pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore, kur vendosej emri i shtetit në fjalë, e jo tani pas 70 e ca vjet, kur tërë bota Maqedoninë e nje me këtë emër, pa marë parasysh, që ka të bëjë me stërgjyshët tanë dhe ka rrënjë të gjuhës tonë.
Palën maqedonase e kam ,,qortuar,, që ra dakord të negociojë-bisedojë me Greqinë për emrin e shtetit të vet, me çka, pa dashur, ka arësyetuar kërkesën e palës greke. Dhe, për ta ilustruar këtë, të dy palëve ,,u kam thënë,, që, mua si shqiptar, nuk më pëlqen emri tim, se është turko-arab, ose otoman, por, nëse fqiu kërkonte që ta ndroj, do ta pështynja në fëtyrë, do ta largonja përgjithmonë nga oborri, ose, për ta bindur që nuk është tamam, do t i thosha të shkojë të merret vesh me prindët e mij në varr. Përveç kësaj, për ta bërë shkrimin edhe më të qartë dhe interesant, pajtimin e palës maqedonase, e krahasonja me vajzën, e cila, pranon ofertën e djalit për t u takuar me të, bredhin bashkërisht 23 vjet me rradhë dhe, kur ai kërkon të vendosë kurorë me të, ajo refuzon dhe, bëhet gazi i botës.
Ps.Kërkoj falje nga autori me inicialet B.S. nëse nuk e kam elaboruar si duhet thënien e tij.