| E hene, 29.12.2014, 03:11 PM |
Botime të reja
Bahtijar Kryeziu dhe vepra e katërmbëdhjetë e tij shkencore publicistike…
Nga Tefik Selimi
Për
njeriun, jeta është studim. Pra, puna (vepra) e hijeshon njeriun. Ia “dizajnon”
formën dhe përmbajtjen e tij. Pa punë, s’ka të mira jete. Vetëm veprat e mira
kurorëzohen me punë të pa lodhur. Puna e lartëson njeriun. E bën madhor. Ia
ngrit emrin gjer në pavdekësi. Edhe poeti ynë i madh i Rilindas, Naim Frashëri,
e ka çmuar shumë punën. Ai ka shtuar: “Punë, punë natë e ditë, që të shohim
pagëz dritë!” Kjo është motoja kryesore për njeriun punëtor. Duke punuar
(studjuar), njeriu mund të “krijohet” dijetar, piktor, studijues, shkrimtar,
poet, dramaturg, arkitekt, gjuhëtar, gazetar, romansier, këngëtar etj. Pra,
krejt jeta e është studim. Andaj, për studjuesit, jeta është një fushë e
papërfunduar e dijes. Andaj, kaherë në këtë rrugë të dijes e diturisë është
nisur edhe Bahtijar Kryeziu, profesor në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Pse
jo? Veprat e tij studimore dalin në dritë njëra pas tjetrës. Kjo vlen. Vlen se,
studjuesi gjithnjë është në kërkim të dijeve të reja e të gjera Ai, ditë më parë botoi veprën e katërmbëdhjetë me opinione, përurime dhe
intervista, të cilat pjesë studimi e rrumbullakësojnë këtë “projekt” të
rëndësishme për lexuesit tanë, në përgjithësi. Bahtijar Kryziu është njëri nga
studjuesit e zellshëm të fushës së albanologjisë. Ai është profesorët i
merituar i ditëve tona. Është shembull i studjuesit të palodhur. Është njeri i
urtë, fjalë pak e punë shumë. Ai punon dhe punën e ka hobi jete. E, jeta e tij
studjueses e shkencore është rezultat i punës dhe i përkushtimit të palodhur.
Siç dihet, ky studjues i shquar i Albanologjisë, gjer më tani ka botuar
katërmbëdhjetë vepra të ndryshme: shkencore, publicistike etj. Andaj, veprat e
tij janë: “Onomastika e Hashanisë”
(2000); ”Shkolla fillore “Metush
Krasniqi e Roganës” 1945-2000 (monografi), Gjilan, 2001; “Bibliografi e
magjistrave dhe doktorëve të shkencave dhe arteve të Anamoravës I, Prishtinë,
2003; “Shkolla fillore “Metush Krasniqi’ e Roganës 2000-2005 II,Gjilan, 2006;
“Fjalori anomasktik i Malësisë së Bujanocit”, Prishtinë, 2006; “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt”,
Prishtinë, 2006; “Kulturë gjuhe” (dispensë, Fakulteti i Edukimit, Prishtinë,
2006; “Fjalor i homonimeve të gjuhës shqipe”, Prishtinë, 2008; “Gjuhë amtare”
(tekst universitar), Prishtinë, 2010; “Trajtesa onomastike”, Prishtinë 2010;
“Gjuhë amtare” (tekst i plotësuar) Prishtinë, 2010; “Për fjalën shqipe”,
Prishtinë, 2013; “Recensa filologjike”, Prishtinë, 2014 dhe vepra e fundit e
tij është: “Opinione, përurime, intervista”, vepër kjo e katërmbëdhjeta me
radhë e tij. Jo vetëm kaq. Dr. Bahtijar Kryeziu, gjer më sot ka botuar me
qindra shkrime më të ndryshme nga fusha e gjuhësisë dhe artikuj të tjerë
publicistikë e shkencorë. Ka botuar 150 artikuj dhe studime, pesë dispensa për
studentë të FE. Ky profesor nuk ka lënë tubime me karakter shkencor duke marrë
pjesë. Pra, ka marrë pjesë në mbi 53 tryeza shkencore, konferenca, simpoziume,
kongrese në vend dhe jashtë vendit. Mbi 15 herë ka pasur qëndrime studimore në
universitete të shteteve të jashtme. Edhe pas kësa pune me rëndësi jetike,
profesor Bahtijar Kryeziu gjen kohë dhe shkruan e boton vepra shkencore e
publicistike. Ai, ditë më parë botoi veprën “Opinione, përurime, intervista”,
një vepër me vlera të shumfishta për shkencën tonë. Në këtë vepër janë
përfshirë disa shkrime, të cilat janë shkruara pas botimit të veprës së fundit
“Recensa filologjike”, por që dallojnë nga shkrimet të botuara më parë. Pra,
vepra “Opinione, përurime, intevista” është e përmbledhur me shkrime nga tri
fusha, të cilat ngërthejnë në vete tema
më të ndryshme, por në brendësinë e tyre kanë lidhje të ngushtë dhe
portretizojnë një vepër të plotë të kësaj natyre. Kjo vepër, si shton autori, -
është një përpjekje e një studimi modest, por me të vetmin qëllim për ta
ndriçuar fushën e onomastikës, disiplinë kjo paksa e re dhe shumë problemore
për të rinj. Sidoqoftë, autori, Dr.
jo?
Akademik Idriz Ajeti ishte e mbeti një gur themeltar i madh i gjuhës shqipte, i
cili, edhe në kohët e vështira e të “mjegullta”, ai punoi dhe nuk u ndalë
asnjëherë për kulturën dhe dhe historinë e shqiptarëve, i cili, si një dijetar
i madh i shkencës, emri i tij sot “qëndron në kopertinat e 22 veprave shkencore
e gjuhësore. Ai akoma jeton dhe, si ekspert i gjuhësisë shqiptare, disa herë
ishte drejtues i shumë ekspeditave shkencore në trojet shqiptare; kërkimtar
bibliografish e arkivash në dhe jashtë
vendit tonë; pjesëmarrës në shumë kongrese, simpoziume, konferenca e sesisone
shkencore të mbajtura në vedn e në
qendrat më të njohura ballkanike e evropiane; autor i qindra (mbi 150) studime
të botuara në organet shekencore gjithandej vendi dhe jashtë vendit; udhëheqës
i shumë kandidatëve për tituj më të lartë akademikë etj”(f. 202). Pra, autori i
veprës në fjalë i ka dhënë vend të veçantë profesorit Ajeti, i cili, edhe në
këtë moshë, ai ka interesime të shumta në fushën e dijes e të diturisë sonë.
Edhe sot, ai punën nuk e ndalë dot. Në fund të shtojmë se, kjo vepër e Bahtijar
Kryeziut ngërthen në vete lëndë të
bollshme të dijes dhe të natyrave të tjera, të cilat vështrime,
opinione, intervista janë me interes për të
gjithë lexuesit tanë. Librin e ka botuar Shtëpia Botuese “Era”
Prishtinë, 2014.