| E hene, 29.12.2014, 05:19 PM |
PO ZBRAZET
KOSOVA
Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
I.
Po zbrazën qytetet , nanë,
Po zbrazet Kosova ...
Lamtumirë , moj nanë,
Se n’ kurbet , unë shkova !
Mos u mërzit nanë,
Pse po të la vetën !
Shqiptarët han e dan , moj nanë,
Në kurbet u tretën !...
Mos qajë nanë , për mua –
Qajë për fëmijët e mi !
Ata janë largua –
Kurrë bukë pa u ngi !
II.
Nëpër autobusa , nanë ,
N’ trena e nëpër male –
Ne na ka marrë pusi , nanë ,
Vuajtjet kurrë s’ na u ndalen !
Punuam aq sa mundëm –
Me bukë kurrë s’u ngopëm !
Shëndet6in e humbëm –
Rrugëve të Evropës !...
Në gjithë botën mbarë ,
Seri bëjnë mileti –
Mos t’ ishin shqiptarët ,
Nuk do t’ ish kurbeti !
III.
Po na mbyllen shkollat , nanë,
Po mbyllen shtëpia ...
Rrugëve të Evropës –
Po na ikë rinia !
N’ vatrat stërgjyshore –
Shtëpitë mbeten shkret !
Rinia shkollore –
Ikën në kurbet !
Mos qajë nanë, për mua –
Pashë bukën e kripen ,
Se kem me harrua
Edhe gjuhën shqipe !...
Gjilan, më 23.12.2014.