| E merkure, 09.07.2008, 04:46 PM |
Dhimitër Pango: Sot në këtë qeveri thuhet se, flisni sa të doni se nuk e çajmë kokën fare. Sepse vetë deputetët shajnë njëri-tjetrin brenda zyrave të parlamentit.
Në Shqipëri ke liri fjale, por nuk fiton e drejta e fjalës
Nga Albert Zholi
Intelektaul i mirëfilltë. Poliglot. Etja për dije dhe liri fjale i kushtoi vite të tëra burgu në diktaturë. Edhe në errësirën e burgjeve ai e kërkonte vetë dritën. Nëpërmjet leximit. Lexonte pareshtur. Zgjeronte njohuritë mbi gjuhët e huaja. Demokracia ja shpërbleu njohuritë. Kudo ku shkeli ju hapën frontet e punës. Nga puntor minierash në menaxher, mësmimdhënës, publicist. Nga Greqia rrugëtimi i tij drejt Europës ndalet Në Belgjikë. Aty ndodhet familjarisht. I lidhur në mënyrën më të sinqetë me atdheun, ai ndjek çdo zhvillim dhe nuk heziton me penën e tij të jap opinionin e një njeriu intelektual që fjala të tentojë gjithmonë drejt së vërtetës. Problemet e mëdha sociale, ekonomike të Shqipërisë së sotme ai i lidh me politikanët të cilët anashkalojnë problemet për interesa meskine.
Kur keni filluar të shkruani për herë të parë?
Fillimet e shkrimeve të mia janë që në shkollën shtatë vjeçare që kemi pasur në ato kohë. Kam filluar kur kam qenë në klasë të katër në Përmet, ku kemi pasur një mësues e të mirë që na fuste pasionin për artin dhe letërsinë, ku i ati i tij kishte qenë bashkëkohës dhe mik i afërt i Frashërinjve. Ai quhej Ifti Lako. Ifti ka pregatitur shumë nxënës të mirë. Mes atyre nxënësve kam qenë edhe unë. Këtë dëshirë për të shkruar e kam mbajtur të ndrydhur për vite me radhë, pasi ishte e pamundur për mua të botoja në kushtet e regjimit komunist, aq për më tepër për vitet e gjata të burgut. Kështu unë fillova të shkruaj vetëm në pleqëri. Arti është diçka e vështirë që kërkon një eksperiencë të madhe. Në shkrimet e mia ndryshe nga shkrimet e realizmit socialist, jam përpjekur të paraqes jo vetëm jetën ashtu siç ishte në ato vite, siç është edhe sot, por jam përpjekur ta paraqesë me një mënyrë tjetër të së shkruari. Nëse në kohën e socilizmit autorë të ndryshëm përpiqeshin me çdo kusht të krijonin figura të bukura letrare, qoftë edhe shkrimtarit tonë të madh të periudhës socialiste ku do të bëj një parantezë.Unë mendoj se Shqipëria e realizmit socialist pati me të vërtetë artistë të fuqishëm dhe artistë dhe shkrimtarë të fuqishëm ku këta shkrimtarë e nderuan atë letërsi me cilësitë e tyre të mëdha. Për t’ju referuar po citoj një varg të bukur të shkrimtarit tonë të madh Dritero Agolli:
Pisha e gjelbër
nga qepalla nxori lot
Flitej për një partizan. Atëherë i jepej shumë rëndësi figurës artistike. Por në të gjithë letërsinë artistike nuk ka asnjë vend, ku mund të meditosh ku mund të shikosh mendime.Ka një shabllon propogande.Të veshur me mjeshtëri artistike dhe asgjë më tepër.Letërsia e vërtetë fillon atje ku ka mendim.Për këtë jam shumë krenar dhe mund të them se çdo faqje e shkrimeve të mia, ka më tepër mendim social, filozofik dhe politik sesa në një vepër të tërë të realizmit socialist nga ndonjërit prej autorëve që kanë shkruar. Dikush mund të thotë që kjo është një mburrje por nuk është aspak mburrje, le ti marrin dhe ti lexojnë ata që ti shohin.Por a mund të qajë në këtë periudhë letërsia sot,dhe aq më tepër veprat e atyre njerëzve që dikur ishin pa emër?! Veprat e mia në përgjithësi nuk kanë ndonjë popullaritet, por janë lexuar nga një numër i caktuar njerëzish që më kanë njohur, këto janë njerëz të shumtë me arsim të lartë që vinin në atë kohëra para viteve ’90-të dhe mbas viteve ‘84-’94 tek unë. Kanë ardhur të mësojnë gjuhë të ndryshme si anglishten, frengjishten ose gjermanishten. Këto njerëz duke njohur vlerat e mia ashtu (siç i njohin) mendojnë se edhe në shkrimet e mia do të ketë diçka. Për sa i përket publikut të gjërë këto vepra janë me një tirazh të kufizuar, dhe emri im është i panjohur për lexuesin e gjërë. Kështu unë nuk predentoj që këto vepra duhet të jenë të popullarizuara për t’u njohur nga lexuesi i gjërë.
-Ju a keni shkruar ndonjë tregim, poezi në realizmin socialist, dhe hyrja juaj në burg si kundërshtar i asaj ideologjie, politike, a ju dha më shumë kohë për t’u njohur më mirë me autorët shqiptarë dhe të huaj, me letërsinë shqiptare dhe atë botërore?
-Komunizmi mbetet akoma një aspiratë e madhe e njerëzimit.Tentativat e vendosjes së një shoqërie të barabartë janë të herëshme dhe këto rrënjë të tentativës për të vendosur një shoqëri komuniste zënë fill ndoshta qysh në fillimet e erës sonë. Lidhur me këtë problem unë kam ndërmend të përkthej në gjuhën shqipe dhe të përshtas një roman vërtetë madhor “Tentativat e komunizmit”, këtu janë përshkruar me hollësi mënyrat se si janë dashur të aplikohet. Si teori e veshur me petkun e humanizmit, kjo teori ka bërë pas vetes figura të mëdha jo vetëm të letërsisë botërore por të mendimit filozofik,estetik. Në fushën e artit dhe të letërsisë Pikasso vdiq me testin e komunizmit në xhep.Edhe filozofë të famshëm kishin prirje të theksuara komuniste. Kur këta njerëz kaq të mëdhenj ranë në ndikimin e kësajë ideologjie, nuk mund të mendohet ndryshe që edhe në Shqipëri fënmijë të lindur në agimet e vendosjes të kësajë diktaure të egër duke dëgjuar dramë të gjithanëshme të luftës klasore dhe për të mirat që do të kishte regjimi komunmist, sigurisht që kishte ndikimet e veta. Kështu edhe unë në fillimet e mija të para, kam shkruar poezi për partinë, por nuk ka rastisur që unë të shkruaj për “xhaxhin” Enver.Unë mendoj që edhe shkrimtarët e realizmit socialist që shkruajtën vepra madhore të realizmit socialist (këtyre njerëzve) u mbetet të mos turpërohen. E keqja e madhe është se një pjese e këtyre padrejtësisht kërkojnë të hiqen disident pa qenë kundër regjimit, duke qenë këngëtarë oborri. Dhe si të tillë nuk e kanë të drejtën morale për të folur. Nëse do të shkruaje për një komisar drite, besoj se nuk i kishte shpëtuar vëmendjes së këtyre njerëzve të vinin kaq thellë në shpirtin e njerëzve dhe në ngjarje të kohës. Nuk u kishte shpëtuar fakti që duke kaluar nëpër rrugët automobilistike të Shqipërisë, të shikonin vargane të burgosurish që bonifikonin Maliqin, Karavastanë dhe ndërtonin uzina dhe fabrika kudo nëpër Shqipëri. Unë mendoj se zgjedhja e tyre në moshë të re (duke I kënduar Partisë, Enverit), mendoj se ka qenë një zgjidhje pasionante, më vonë ka qenë një zgjidhje servile ose një zgjidhje bindjesh. Kështu, ata nuk kanë asnjë të drejtë tëjapin mendim se çfarë bëhet sot për letërsinë, them se nuk bëhet asgjë për letërsinë dhe këta njerëz të letërsisë shqiptare po lenë në hije disidencën dhe ata njerëz që kanë vuajtur dhe kanë hequr në kurrizin e tyre peshën e rëndë mbytëse të regjimit komunist, sepse ka një tendencë sot nëpër librari, ku e dhe vetë shitësit preferojnë të vendosin në vitrinat e tyre emrat e këtyre autorëve të famshëm dhe të tjerët nuk i vënë.Veç kësajë një fatkeqësi tjetër e librit shqip është, se ka një rritje të madhe të botimeve për arësye të ekonomisë së lirë të tregut, ku gjithkush din të zhgarravisi, (ai që e quan veten shkrimtar) ku mund të botoi diçka ku mjafton të ketë pesë lek në xhep ose mjafton që dikush ta sponsorizojë. Këto libra janë të keqtrajtuara në kuptimin e vendosjes së tyre nëpër vitrinat e librarive, sepse libraritë sot janë disa kioska, ku njeriu edhe sikur të dijë sepse ekzioston një libër i shkruar nga X autor, edhe kur pyet shitësin e librave ai nuk e din se ku e ka një libër të tillë. Kjo është shumë e dëmshme.Unë mendoj se libraritë mund të jenë modeli i një shoqërie të përparuar. Kudo në botë ka kioska, por kioska ku ka një numër të kufizuar librash. Libraritë ku shiten librat duhet të jenë me të vërtetë qendra ku njeriu mund të shikojë, ku mund të shpalosi tituj të ri dhe këtyre titujve të rinjë unë mendoj që edhe shtypi, televizioni duhet ti bëjë një jehonë.Unë mendoj se letërsia e sotëme pavarësisht një numri të madh veprash pa vlerë të shkruar në një gjuhë shqipe që vlen për tu dëshiruar, shpesh mudn të justifikohet sepse kjo ndodh edhe nëpër gazeta. Kjo ndodh edhe nëpër gazeta ku vetëm në një faqe unë mund të gjej afro 40 gabime. Edhe në mënyrën e të folurit shpesh nëpër media televizive përdoren fjalë të panevojëshme në gjuhë të huaj, ndërtohen fjali vend e pa vend me një strukturë të pazakontë të gjuhës shqipe. Në një nga veprat e mia unë kam shkruar një tregim që titullohet “Noli me kamxhik”. Ajo është një ngjarje e vërtetë dhe unë jam munduar ta përshkruaj këtë ngjarje.Unë me këtë tregim kam shpalosur përplasjen e mendimit të një shkrimtari anglisht shkrues amerkan pikërisht me mua personalisht në një ishull .të Greqisë ku unë punoja si menaxher për disa hotele. Ky njeri nuk e njihte gjuhën shqipe dhe unë e bindja se gjuha shqipe ka një pasuri fjalësh me një fuqi të madhe dhe shprese dhe disa herë më të madhe se të anglishtes. Ai u skandalizua dhe foli edhe me dy tre miqtë e tijë anglishtfolës të mirë të arteve dhe të letërsisë, ku njëri prej të cilëve njëri ishte një prej anëtarëve të Akademisë Elizabetiane të Londrës dhe vendosën të më vinin në provë për këtë. Atëherë i thashë se do të citoj Nolin e madh me titullin e tregimit “Noli me kamxhik”, në të cilin i bëj të qartë në mënyrë të dukëshme dhe të reklamuar para tyre (në mënyrë paralele) tekstin origjinal në anglisht, dhe tekstin e përkthyer nga i madhi Nol në gjuhën shqipe. Ata vunë re çuditërisht se, muzikaliteti i fjalës artistike të Shekspirit në gjuhën angleze, përputhet plotësisht me muzikalitetin e fjalës së përkthyer nga Noli. Vunë re gjithashtu se vepra e paraqitur dhe e hedhur në letër nga Shekspiri në gojën e Hamletit apo të Makbethit, dhe shumë të tjerëve (të cilët unë i citova njëri pas tjetrës atë ditë) në gjuhën shqipe kishte risi të jashtëzakonëshme.Unë shfrytëzova një fakt të cilët anglezët nuk e njihnin.Unë nuk shfrytëzova faktin se ne në gjuhën shqipe kemi lakimin, i cili nuk gjendet në gjuhën angleze (dhe si shembull për ata dhashë shembullin më të thjeshtë që shkruhet nëpër libra të gjuhës angleze). Anglishtja ka një trajtë të tillë me një kryefjalë, një folje dhe një kundrinë. Ndërsa shqipja ka lehtësinë për të vendosur kundrinën në krye të fjalisë. Mund të vendosi foljen në krye të fjalisë dhe kryefjalën në fund. Kjo gjë nuk mund të bëhet në anglisht. Ata mbetën të habitur për këtë dhe që nga ajo ditë unë kam një marëdhënie të shkëlqyeshme me këtë shkrimtar amerikan, veprën dhe foton e të cilit e kam në shtëpinë time në Bruksel,dhe mund të them se unë jam krenar për përdorimin e gjuhës sonë.Unë nuk dua që ta sakatojmë këtë gjuhë. Gjuha me kalimin e viteve gjithmonë pasurohet. Në kushte e globalizimit ekonomik dhe në kushtet e hapjes, sigurisht do të ketë interferenca të gjuhës dhe të llojeve të tjera dhe në kushte të veçanta ku shqipja akoma nuk ka fjalën natyrale të saj dhe nuk bëhet përpjekje për të gjetur fjalë të reja.Mendoj se dyndja e madhe e këtyre fjalëve, e deformon gjuhën. Ne duhet të përdorim një gjuhë tonën aq të bukur, të mirë të dlirë ashtu siç e thonin edhe rilindasit e mëdhenj.
-Si njohësi i disa gjuhëve, mos vallë regjimi komunist dashje pa dashje inicoi indirekt për shkak të kohës së madhe në dispozicion që ju ti futeni mësimit të gjiuhëve të huaja ?
-Mua regjimi komunist vetëm më ka penguar në këtë drejtim.Pas mbarimit të vitit të katërt në Universitetin në Paris unë qeshë i detyruar të kthehesha në atdhe për arësye të presioneve të ndryshme.Atëherë unë i njihja të gjithë këto gjuhë. Gjatë kohës së qëndrimit në burg unë mund të them vetëm një gjë, se kam një tregim tjetër që flet në mënyrë kuptimplotë për këtë.Është një tregim ku një djalë i ri fshatar i cili ndodhej në mes intelektualëve si Astrit Delvina dhe zoti Çoba (e disa djemve të tjerë në burgun e Spaçit)mbasi kishte mësuar disa gjëra, tha se me të vërtetë tani po bindem se burgu është universitet. Ata e menduan në heshtje, ndoshta kështu e mendonin apo për ti bërë qejfin këtijë djali, por unë ndërhyra dhe thashë se nuk jam dakort. Dhe fjala ime ka qenë kjo:
Sa më tepër të zgjasi ky burg, aq më pak intelektualë do të mbetemi ne.
Dhe sa më tepër të zgjasi aq më pak njerëz do të mbeten.
Kultura në Shqipëri ishte e kufizuar dhe ishte lënë pronë e një grupi të veçantë njerëzish. Ndërsa një i burgosur vetëm degradonte nga dita në ditë. Dhe për këtë mënyrë kam thënë se do të degradojmë në mënyrë të pashmangëshme si intelektualë. Burgu i gjatë të degradon edhe moralisht. Lum ata që dolën nga burgu ashtu si hynë.
Ju mbas daljes nga burgu, lëvizët në disa vende të Europës si në Greqi dhe në Belgjikë, si janë parë ndryshimet ekonomike, social-politike të këtyre vendeve në optikën e një intelektuali shqiptar të një vendi ish-komunist?
Për arësye të një gjendje ekonomike të vështirë të familjes sime dhe të rrethit tim familjar (pas vitit 1990), unë kërkova dhe u mundova të siguroj një vizë për të çuar vëllain në Greqi dhe në atë kohë isha dhe kam pasur gjithmonë probleme me shikimin dhe isha edhe unë ku preka tokën greke ku çova vëllain dhe bëra edhe një vizitë për sytë. Atje punova në një firmë u caktova menaxher i kësaj firme ku ishin 10 hotele në ishullin Nikelos në Greqi dhe selia ishte në hotelin “Afroviti” prona të z. Mihallis Karamahall.Aty erdhi edhe gruaja ime bashkë më vajzën ku qëndruan gjatë gjithë sezonit turistik. Ata më propozuan dy gjëra të mëdhaja ku gjatë gjithë sezonit turistik të punoja gjithmonë për ta, duke më premtuar një rrogë sa dyfishi i asaj që më dhanë (dhe kjo nuk ishte pak në vitin 1991 ku unë paguhesha 450 mijë dhrami, sa 5-6 punëtorë shqiptarë që punonin në vepra të tjera ndërtimi).Njëkohësisht më premtuan edhe një vend në një nga licetë e Athinës për mësimdhënie në gjuhë të huaj ku të paktën do të më siguronin një shkollë private ku unë të jepja mësim.Kjo e bëri akoma më të lakmueshëm qëndrimin tim në Greqi, por gruaja dhe vajza ime thanë se ndjehemi të lumtur vetëm në tokën shqiptare. Pasi e panë edhe Greqinë thanë se burime më të mëdhaja njerëzore dhe natyrale kishte më shumë në Shqipëri se sa Greqia ku Shqipëria mund të bëhej si Greqia brenda 2-3 vjetëve. Unë i dhashë të drejtën gruas time dhe për këtë u ktheva në Shqipëri, me bindjen se Shqipëria brenda 2-3 vjetëve mund të arrinte nivelin e Greqisë. Sigurisht kjo ishte një utopi dhe një mosnjohje e problemeve. Nëse vëndi im lëngon akoma nga varfëria dhe mijëra probleme të tjera, kjo është për arësye të politikës shqiptare. Sepse politika shqiptare asnjëherë nuk ka qenë një politkë demokratike, duke mos harruar që në këtë moment në Shqipëri nuk mund të kishte më asnjë demokrat në vitet ku u shemb ajo që u quajt diktaturë.Në Shqipëri u shemb vizioni i diktaturës.Në Shqipëri u futën disa elementë të rinjë të jetës ku mund të flisje dhe mund të shpreheshe lirë dhe nuk mund të shkoje në burg, kjo ishte një fitore e madhe. Çlirimi nga vargojt e frikës solli edhe pasoja të tjera qoftë në psikologjinë e popullit. Shtresat e politikës shqiptare nuk ishin as më shumë dhe as më pak komunistë të bindur, të cilët ishin të lodhur nga sistemi totalitar i tyre. Sekretari i parë i Tiranës nuk ishte më i sigurtë më për jetën e tijë, sepse kishte parë që paraardhësit i tijë edhe kur kishin arritur të bëheshin anëtarë byroje kishin shkuar si kovë pusi, në momentin kur dikatori nuk i pëlqente. Ata kërkonin një farë sigurie dhe kjo sigurie dhe kjo duke e modifikuar komunizmin.Këtë kërkuan edhe në atë takimin e 70 intelektualëve të famshëm me Ramiz Alinë.U kërkuan disa ndryshime dhe nuk u kërkua shëmbja e Komunizmit.Ajo erdhi nën ndikimin e trysnisë popullore. Ky ndryshim në Shqipëri ndodhi në një mënyrë të butë. Kjo ishte një marëveshje e heshtur. Ishte një Enver Hoxhë dhe 200 petrita lule që ndërtuan Shqipërinë e kuqe, nuk mund të imponoheshin 3 milion njerëz .Unë mendoj se përveç një Enveri të madh në Tiranë kishte me mijëra Enver të vegjël. Këta njerëz e kuptuan që erdhi koha të hiqnin petkun e sekretarit, të kryetarit të këshillit dhe të ktheheshin menjëherë në kryepleq ose në kryetarë partishë ose edhe në pronarë, që ishte akoma më komode. Tashmë dihet se u ngritën disa delegatë në kongresin e PPSH dhe heqin emrin nga komunistë në Parti socialiste. Për mendimin tim ato kanë qenë dhe janë komunistë. Brenda kafkës së të gjithë njerëzve që golojnë nëpër partitë e ndryshme politike në Shqipëri janë konceptet marksite –leniniste. Ata kështu u ideuan. Nuk patën kohë ku të mësojnë diçka tjetër. Jeta është e tillë ku formimi njerëzor i njerëzve ku varet edhe kur ky është edhe intelektual arrihet deri në moshën 18 vjeç.Dhe në moshën 18 vjeç këto njerëz kishin dëgjuar vetëm teori komuniste.Mos të flasim për një numër të madh intelektualësh që ishin pjekur plotësisht në furrën e ideologjisë komuniste.Për këtë një aspekt të veçantë ka drejtësia shqiptare e cila dhe mund të them se është vatra e Kovaçit ku ndodhen të gjitha rrokullitë e mëdha që e kanë lënë Shqipërinë në këtë varfëri. Përparime në Shqipëri janë bërë sepse ka inisiativa private të mrekullueshme. I gjithë regjimi komunist nuk ndërtoi dot një rrugë Tiranë-Durrës. Apo rruga e Llogarasë e cila ishte ndërtuar në vitet 1918 nga forcat austriake, nuk është bërë asgjë për 50 vjet.
-Sa libra keni shkruar gjithsejt dhe na thoni diçka mbi bashkëpunimin tuaj me vajzën tuaj?
- Libri i fundit që kam shkruar ishte “Drama shpresë dhe skëterrë” kjo është vepër vetëm e imja..Kam dy vëllime me novela dhe tregime ku i kam shkruar bashkë më vajzën time. Bashkëpunimi me vajzën në fushën e letërsisë tani për tani e kam ndërprerë sepse vajza ndodhet në një situatë tepër të mbingarkuar me letërsinë meqenëse është edhe avokate në Bruksel dhe ka shumë probleme të avokatisë ku ajo duhej të merret. Në kushte të tilla (ajo tani edhe u martua) nuk ka pasur mundësi të bashkëpunojë më.Ajo nuk e len pas dore krijimtarinë. Ajo ka ëndër që të shkruajm një libër për diktaturën. Nuk e kam fjalën për diktatorin Enver Hoxha por ç’është diktatura tek njerëzit. Enver Hoxha ishte një shembëlltyrë e keqe. Ai ishte një mitoman, i cili përpiqej që ti vinte vetes ato që nuk i kishte. Për të është folur që kishte në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur ku midis të cilëve kishte dhe filozofë të mëdhenj.Nuk quhet një njeri i kulturuar kur ti mbaron universitetin, as i kulturuar kur ti ke blerë 20 metra linearë libra të shkencave të ndryshme, por Enver Hoxha ishte një mitoman. Ishte një mitoman i tipit Ali Pasha, i cili kur u transformua nga hajdut rrugësh në dervenaga i pëlqeu pushteti pasi filloi të ngjitet drejt majave për të arritur të bëhet Pasha i Janinës.Në një nga librat e mia kam shkruar këto vargje:
Ka një këngë popullore ku thuhet:
Moj Gjirokastra e bukur
çe bëre Shemohajdunë
Dhe unë më tej kam vazhduar se Shemohajduti nuk ndodhej më në Gjirokastër.Ai ishte ulur këmbëkryq në Tiranë dhe në përvjetorin e ditëlindjes së tijë (këtë mund ta vërtetoni duke parë arkivin e ditëlindjeve të Enver Hoxhës ku në një nga përvjetorët e tijë) ai deklaron:
E shikoni këtë qilim, ku mbi të cilin po e shkel, është qilimi i Shefqet Vërrlacit.
Një kryetar shteti që lavdërohet se po shkel mbi një qilim të vjedhur.
Vajza ime tani po punon për një dramë që ka të bëjë me diktaturën kjo diktaturë flet për diktaturën e Neronit, e parë në një këndvështrim të ri dhe i gjithë vështrimi është, në një nga shkrimet e mia tek “Shembja e shenjtores”.Unë e kam thënë që, kur një miku im im vjen e më thotë se shembën Enver Hoxhën dhe vetëm bustin e tijë, unë përgjgijem por jo ata që i mabjnë në kokë ideologjinë e tij. Këtë cilëson më tepër vajza ime tek drama “Neroni”.Ajo shkruan më lehtësisht në gjuhën frenge se sa në gjuhën shqipe. Ajo këtë dramë po e shkruan në gjuhën frënge dhe unë shpresoj ta përkthej në gjuhën shqipe.
-Duke përjetuar një vend të tillë siç është Belgjika ku janë nga disa institucionet kryesore Europiane demokratike,msi e shikoni realitetin e sotëm shqiptar në dy këndvështrime.Në aspektin e të drejtave të njeriut, në aspeketin e politikës shqiptare të vënies në funksion të probleme popullore të këtijë populli dhe së dyti në aspektin social të mirëqenies të masave të popullit?
-Para dy ditësh më ndodhi që t’i japë dikujt një dhjetëmijëlekësh.Mu duk vetja si një njeri që po fyej dikë.Se me ato dhjetë mijë lekë ai munmd të merrte vetëm pesë paketa cigare.Në ato vite ne kishim një duhan të mrekullueshëm” Diamanti”,ose “Partizani” që ishin me duhan të zgjedhur.Pesë paketa duhani në atë kohë kushtonin 90 lekë, ku ishte 18 lekë një paketë. Pra, unë i kisha dhënë atij mikut tim gjithsejt 90 lekë,dhe sot ato bëjnë 10 mijë lekë.Raporti është 1me 100. Këtu unë përmenda vetëm duhanin. Por dua të them se çmimet janë të tilla që popullata nuk mund ti përballojë dot. Shoku Enver thoshte se populli ynë është i mrekullueshëm.Ai e thonte këtë dhe kishte shmë të drejtë që populli i tijë ishte i mrekullueshëm sepse nuk e ngrinte zërin.Edhe sot ky popull është i mrekullueshëm sepse nuk e ngre zërin. Në drejtim të lirisë së fjalës në Shqipëri është vendi më i lirë në botë. Në Shqipëri mund të thuash çfarë të duash, të llomutisësh çfarë të duash, të shash kë të duash dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.Sepse vetë deputetët shajnë njëri-tjetrin brenda zyrave të parlamentit .Në diktaturë Enver Hoxha thoshte kush do të lëvizë bishtin do ti presim kokën. Ndërsa sot në këtë qeveri thuhet se flisni sa të doni se nuk e çajmë kokën fare.Në Shqipëri ndryshon raporti liri fjale dhe të drejtë fjale.
Sa njihet letërsia shqiptare në Belgjikë, dhe mendimi juaj për shkrimtarët e sotëm shqiptarë në raport me kërkesat e letërsisë botërore?
-Letërsia e realizmit socialit ishte një letërsi e mrekullueshme përsa i përket nivelit të saj artistik. Mund të them që edhe interpretimi i të gjithë aktorëve shqiptarë, në të gjithë filmat dhe dramat shqiptare të luajtur gjatë periudhës së realizmit socialist kanë të drejtë të mburren me talentin e tyre. Ka një ndryshim të madh midis një mjeshtri boje i cili mer bojën e tijë dhe e hedh në pëlhurën e tij me një kombinim të mrekullueshëm por pa ide brenda. Pa ide them se brenda kësajë lloçkovitje bojërash kishte vetëm ideologji komuniste, nuk kishte as shpirt njerëzor as mendim njerëzor.Në këtë vështrim unë them se letërsia shqiptare zvarritet akoma.Në krijmtarinë e një artisti vepra lind në trurin e tijë jo si rezultat i studimeve dhe i aftësive të mëdha, por si rezultat i asaj që ndjen. Letërsia shqipe jashtë kufijëve të Shqipërisë është e paktë. Sepse ka mangësi të përkthimit të veprave shqiptare. Duke lexuar Kadarenë në frengjisht ka një moment ku njëri nga përsonazhet mund të thotë se hip këtu dhe shiko Stambollin. Në gjuhën shqipe hip këtu dhe shiko Stambollin flitet për një pamundësi.Kjo do të thotë se këtu kjo nuk arrihet, nuk bëhet kurrë.Dhe këtë shprehje unë e kam gjetur pikërisht të lexuar në frengjisht. Ka edhe një shprehje të tillë. Po planin kush do ta bëjë Marika thotë një nga personazhet, dhe unë e lexoj këtë në frengjisht. Kjo në gjuhën frënge nuk përkthehet dot. Kërkon njohje të thella të gjuhës. Mund të them se edhe përkthimet e autorëve të ndryshëm nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe vlejnë për tu dëshiruar. Për të mos folur më për abuzimet e viteve të kaluara që paraqiten me tituj të rinj sot si përkthime të X dhe të Y, përtë cilën ka folur edhe një kanal televiziv në një emision që quhet “Fiks Fare”. Ata me shumë humor kanë lexuar një pjesë nga ky libër me një titull të ri, dhe pjesën në të njëjtën faqe të atijë romani të përkthyer më përpara.Të rinjtë shqiptarë nga një dëshirë e zjarrtë për të marrë një kulturë të vërtetë , jo të përciptë, kanë studiuar dhe kanë shkruar shumë letërsi, por nuk kanë mundur tëhyjnë në rrugën e krijimtarisë së mirëfilltë, në rrugën e përktimit si art. Athere si do të njihet letrësia shqiptare në botë ?! Vetëm me tre katër autorë? Kaq pak autorë ka vendi ynë. Kështu do të paraqitet gjithmonë letërsia jonë, pa talene të të rinj?