Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Marjan Sebaj-Sopi: Krishtlindja - festa e faljes dhe pajtimit, e dashurisë ndaj njeriut!

| E merkure, 24.12.2014, 02:00 PM |


Krishtlindja – festë e mrekullueshme e faljes dhe pajtimit, e dashurisë ndaj njeriut!

„Dhuroju Hyjit me tërë qënien tënde – KJO ËSHTË KRISHTLINDJA!“

Nga Marjan Sebaj – SOPI

Krishtlindja është ditë më e bukur dhe më e madhe si dhuratë e Hyjit dhënë njeriut- njerëzimit. Është mirësi e pafund e cila vie në tokë në natyrën e foshnjës Hyjnore, e cila rrënon egërsinë dhe zemrat tona të ngurrtësuara. Është ky hap i madh i Dashurisë ndaj njeriut – njerëzimit.

Lidhje me këtë festë – Krishtlindje – me ëndje e gëzim flitët kudo, kësaj feste i kushtohen dhe këndohen këngë të bukura, gjatë kësaj feste shkëmbehen dhurata të ndryshme, kremtohet e gëzohet i madh e i vogël.

Lirisht mund të konkludojmë dhe themi; Çdo Krishtlindje është e re, e papërsëritshme, rrëfim i mrekullueshëm i fshehtësisë mbi mishërimin dhe ardhjen e Hyjit në botë, në mesin tonë. Me këtë ardhje ndyshon gjithçka, me këtë e ndiejmë vetjen tonë të priviligjuar, të lartësuar, të lumtur dhe nikoqir në shtëpinë tonë.

Krishtlindja është ditë kur me gëzim e bëllëk shpërndajmë dhe përhapim, japim dhe pranojmë falje dhe pajtim, kujdes, mirësi e dashuri. Mirëpo, shtrohet pyetja; Si të mos kremtojmë këtë ngjarje të madhe, kur për ne njerëzit, shkaku i dashurisë Hyjnore ndaj nesh, u lind – erdhi foshnja hyjnore, Jezusi – në Betlehem, në mesin tonë, në ne. U lind, erdhi në mesin tonë vetëm e vetëm për të kuptuar dhe besuar ne se e kemi, posedojmë, jetën Hyjnore në vetvete.

Ndoshta edhe pa kremtjen e kësaj feste do e kishim apo parashihnim jetën Hyjnore në ne, por atëherë mesiguri se jetë do e konsideronim vetëm atë që shihej nga jashtë, dmth; punët tona të përditshme, sukseset e dështimet tona, paknaqësit, dhembjet, gëzimet, vuajtjet… Kështuqë, tanimë me këtë realitet – me ardhjen e Jezusit në botë – me Krishtlindje, askush dhe askurrë nuk mund ta mohoj faktin e paçmueshëm se vet Hyji është në ne, është në mesin tonë përherë.

Ndoshta neve edhe nuk e meritojmë këtë dhuratë të madhe, nuk e meritojmë as me lutjet tona të përditëshme, nuk e meritojmë as me klithjet e thirrjet, as me meditimet sepse prapë në vete jemi plotë parregullësi dhe papastërti, plotë egoizëm të cilin vështirë mund ta fshehim. Në vete shohim vetëm anën e errët, pshtjellim, kufizime, paragjykime, dobësi… Mirëpo, pranë të gjitha këtyre gjërave Zoti prapë dëshiron të banoj në ne. Vet Zoti dëshiron të banoj në zemrat tona, kështuqë duke i’u falenderuar foshnjës së posalindur neve gjithmonë kemi mundësi që përherë në vete të marrim dhe zhvillojmë ato cilësi,  ato vija të bukura foshnjore të thjeshtësisë, pafajësisë, spontanitetit, gjallërisë, lumturisë…

Pra, Krishtlindja është shumë më tepër se sa vetëm një rrëfim i bukur ku para më tepër se dymijë vjet Hyji u bë njeri, është ngjarje shumë më e madhe dhe më e thellë se sa vetëm rrëfim mbi engjëjt, mbi barinjët dhe mbretërit (dijetarët) e asaj kohe të lashtë.

Krishtlindja nuk është ngjarje e cila ndodhi diku dhe dikur – kjo është ngjarje e cila ndodhë çdo ditë mes Zotit dhe neve. Mirëpo, shtrohet pyetja; A dimë dhe a jemi neve sikur ajo shpellë e cila e pranoi Jezusin? A jemi neve si ai grazhdë në të cilin u vendos foshnja e posalindur – Jezusi? A jemi neve të thjeshtë sikur ata barinjë, të gatshëm ta pranojmë Jezusin dhe të përhapim me galdim Lajmin e gëzueshëm të paqës dhe dashurisë, të faljes dhe pajtimit? A ka në jetën tonë vend për Jezusin? A a dimë dhe a jemi të gatshëm të hapim zemrat tona dhe duart tona ndaj Dashurisë e cila na pret në përqafim?

Neve nuk na mbetët asgjë tjetër pos të lusim këtë foshnjë Hyjnore – Jezusin – veçmas këtyre ditëve të Krishtlindjes që të vetdijsohemi dhe të na përkujtoj në atë se; Hyji në tokë bëhet i dukshëm, i pashëm, vetëm përmes mirësisë dhe dashurisë që tregon njeriu ndaj njeriut, përmes faljes dhe pajtimit, mirëkuptimit, harmonisë, miqësisë, zemërgjerësisë, dhuratësisë, përkushtimit… Dhuroju Hyjit me tërë qënien tënde – KJO ËSHTË KRISHTLINDJA!

Pak histori rreth festës së Krishtlindjes!

Duke shiquar historinë e festave të krishtera shohim se në tre shekujt e parë të krishterimit përveç festës së Pashkëve (Ngjallja e Jezusit) nuk është kremtuar asnjë festë tjetër vjetore. Mirëpo, qysh nga fundi i shekullit IV dhe atë pikërisht me datën 25. dhjetor, në Romë, filloi kremtimi i datëlindjes Jezusit. Pak më herët, në Lindje, filloi kremtimi i „Lajmërimi i Jezusit“ (Epiphanie-s), kështuqë të dy festat filluan të kremtohen nga nevoja gjithnjë e më e madhe si shkak që ngjarja e shpëtimit të zhvillohet edhe në kuptimin historik, me këtë pra u bë të kremtohen si festë edhe disa ngjarje nga jeta e Jezusit.

Emëri

Nga burimet më të lashta latine kjo festë quhet: Datëlindja e Zotit tonë Jezu Krishtit (Dies nativitatis natalis – Domini nostri Iesu Christi), dhe pikërisht në gjuhët romane nga kjo edhe vijnë emërtimet e festës; Natale (Italisht), Noel (Frangjisht). Kurse, gjuhët germane thonë ndryshe shembull Gjermanisht: Weihnachten (Natë e shuguruar, Natë e shenjtë), Christmas (Anglisht) etj... Sidoçoftë të gjithat kanë një kuptim e që i përket Natës së Madhe, Natës së Shenjtë - Datlindjes së Jezusit.

- Themelet biblike!

Sipas shpjegimit të biblicistëve (egzegetëve), historia mbi lindjen e Jezusit nuk i takon dëshmisë apo traditës së lashtë siç e cekëm edhe më lartë. Mirëpo, mund të themi se Ungjilli i shën Lukës, rrëfimi i tij mbi fëmijërinë e Jezusit edhe ka pas ndikim në zhvillimin dhe pranimin e kremtjes së Krishtlindjes. Historisë së lindjes Jezusit i paraprinë lindja e Gjon Pagëzuesit (Lk 1, 5 – 25). Të shiqojmë së bashku shkurtimisht apo tërthorazi atë se çka na thonë ungjilltarët rreth fëmijërisë së Jezusit, rreth lindjes së Tij.

- Shën Luka, ungjilltar. Shën Luka rrëfen mbi historinë e lindjes Jezusit, për më shumë shih. Lk. 2, 1 – 20. Pra, për shkak tatimit, gjatë kohës së sundimit të mbretit August është dashur të regjistrohen të gjithë banorët e Perandorisë poashtu edhe  Jozefi dhe Maria e cila ishte shtatëzënë, të cilët u nisën për Betlehem nga kishte prejardhjen i fejuari i saj Jozefi. Pikërisht këtu erdhi në Betlehem erdhi në botë foshnja në kushte e rrethana të varfërisë. Mbi lindjen e Jezusit barinjëve iu lajmëron engjëlli (këtu kemi himnin engjëllor Gloria in exselsis deo). Barinjët me nxitim vizitojnë foshnjën dhe përhapin lajmin mbi lindjen e tij. Pas tetë ditëve, sipas traditës – ligjit – hebrej, foshnja rrethprehet dhe i vëhet emëri (Lk.2, 21). Poashtu, pas dyzet ditëve foshnjën e qojnë prapë në Tempull për ta „paraqitur“- kushtuar. Këtu Simon plaku (një njeri i drejt që pritëte lindjen – ardhjen – e shëlbuesit të botës) këndon himnin „Nunc dimitis“ (Lk. 2, 29 – 32). Dhe, mbi rrëfimin e Jezusit si dymbdhjetë vjeçar në Tempull (Jezusi 12 vjeçar në mesin e dietarëve) mbyll rrëfimin mbi fëmijërinë e Jezusit.

- Shën Mateu, ungjilltar. Fëmijëria e Jezusit sipas Mateut. Në fillim Jozefit i paraqitët engjëlli në ëndërr (vegim) dhe i tregon (shpjegon) se e fejuara e tij është shtatëzënë me fuqinë e Shpirtit Shenjtë (Mt. 1, 18 – 24). Këtu lindja e Jezusit cekët shkurt (Mt. 1, 25). Por, në mënyrë më të detajuar apo më gjërsisht përshkruhet ardhja e dijetarëve nga Lindja si dhe qëllimet e këqija të mbretit Herod (Mt. 2, 1- 12), pastaj kemi rrëfimin mbi ikja në Egjipt (Mt. 2, 13 – 15), „Vrasjen e fëmijëve të pafaj“ në Betlehem (Mt. 2, 16 0 18), dhe këthimi i familjes në Nazaret (Mt. 2, 19). Këtu caktimi i kohës së sundimit të mbretit Herod (2, 1) dhe lajmërimi i yllit të cilin e ndjekin Dijetarët (2, 2) janë momente për shpekullime apo parallogaritje rreth caktimit të datës së lindjes Jezusit.

- Shën Gjoni, ungjilltar. Fjala e mishëruar. Edhe Ungjilli i Gjonit fillon me tekstin e „Krishtlindjes“ në të cilin flitet mbi mishërimin e Fjalës Hyjnore, Logos, me kuptim të kjartë këtu se bëhet fjalë për ardhjen e Jezusit (Gjn. 1, 1 – 18). Kurse rrëfimi mbi fëmijërinë e Jezusit këtu mungon pikërisht siç mungon edhe te Ungjilli i shën Markut.

Gjithësesi vlenë të cekët këtu, se edhe libri i shenjt i fesë muhamedane Kur’ani në mnyrë të veçant dhe me respekt të lartë, pothuajse në mënyrë të njejtë sikur Bibla rrëfen mbi lindjen e mrekullueshme të Isait (Jezusit) – mishërimin e Jezusit – ardhjen e tij në botë. Kur’ani rrëfen të tërë ngjarjen që nga parapërgaditja e lindjes së Isait (Jezusit) dmth në fillim përshkruhet tregimi rreth Pejgamerit Zekerija, rreth djalit të tij Jahja (Gjoni), të cilin ia fali Zoti në pleqëri të tij dhe gruas së tij, (Gjoni pararendas i Jezusit), pastaj rrëfen mbi lajmërimin, lajmin dhe kumtimin e engjëllit Merjemes (Marisë) mbi të zënit e saj në mënyrë të mrekullueshme e deri tek lindja e Isait (Jezusit) përmes Virgjërës Merjem (Mari)...

Pra, Kur’ani një kaptinë të tërë ia kushton kësaj ngjarje të madhe të njerëzimit – ardhjes së Isait (Jezusit) në botë. Kjo ngjarje e madhe për njerëzimin rrëfehet në një kaptinë të plotë, në kaptina 19, suretu Merjem e zbritur në Mekë, pas sures Fatir, ajete: 98.

Dhe pikërisht këto pikëtakime qëndrore të besimit Islam dhe të Krishterë edhe duhen të jenë pika apo momente kyqe të cilat afrojnë dhe bashkojnë këto fe monoteiste, që afrojnë dhe bashkojnë njerëzit të kombëve e besimeve tjera e në veçanti të besimeve – feve - monoteiste. Kjo për më tepër vlenë për popullin tonë shqiptarë i cili i takon dy besimeve atij Islam dhe të Krishterë. Pra, neve gjithmonë duhet të gjejmë pikat bashkuese e jo ndarëse e të përqarjes. Festat t’i festojmë e kremtojmë s’bashku siç bënë të parët tanë.

- Themelet historike

Mbi themelimin e kremtimit të Krishtlindjes egzistojnë dy hipoteza:

- Hipozeta e parallogaritjes

Kjo fillon nga ajo që shumë teolog të krishterë përmes parallogaritjeve të ndryshme erdhën deri te dita apo data 25. dhjetor si ditë e lindjes së Jezusit. Sipas një tradite 25. marsi mirrej si ditë e parë e krijimit. Disa tjerë këtë ditë e lidhin me ditën e vdekjës së Jezusit dhe të zënit e tij – disa edhe të lindjes – si ditë e fillimit, krijimit të ri. Nëse Jezusi qe zënë për virtyt të Shpirtit Shennjtë me 25. mars, atëherë datëlindja do mund konsiderohej 25. dhjetori. Mirëpo, asnjëra datë nuk janë të pëlqimit në tekstet e lashta. Në disa tekste flitet mbi lindjen e jo të zënit dhe e lidhin këtë me 14. nisan etj…

- Hipoteza e historisë së religjionit

Këtu nisët nga ajo se datëlindja e Jezusit me 25. dhjetor lidhët me solemnitetet e kremtjes së hyjnisë të pamposhtur diell-it (natale solis invicti) të cilën kremtje e solli mbreti Aurelie vitin 274. Mendohet se të krishterët pikërisht kësaj feste ia dhanë kuptimin e krishterë meqë të njëjtën ditë edhe kremtonin datëlindjen e Jezusit. Kjo ka mund të lidhët me shpalljet biblike të profetëve të cilët shëlbuesin e ardhshëm e emëronin „Dielli i drejtësisë“, kurse Ungjilli i Gjonit e quan „Drita e botës“ (Gjn. 1, 19; 8, 12).

Përhapja e Kremtjes (festës)

Ndoshta të dy faktorët, tendenca për të parallogaritur ditëlindjen e Jezusit apo pranimi i kremtjes pagane të hyjnisë diell nga të krishterët ka ndikuar në përhapjen e kësaj feste. Përhapja e shpejtë në Lindje, ndoshta kishte lidhje me luftën e Kishës kundër arianizmit; sepse në liturgji kjo festë filloi të kremtohet pikërisht kur Hyji u bë njeri, pra në këtë mënyrë dëshirohej t’i kundërvihej arianizmit. Kurse në Perëndim festa filloi të kremtohet pranë Epiphanisë diku kah fundi i shekullit IV.

- Disa zakone traditore të zhvilluara gjatë shekujve

Traditat, doket e zakonet e shumta popullore për Krishtlindje tregojnë e flsin për vet poullaritetin e kësaj feste.

Sikur në mesin e shumë popujve tjerë edhe në mesin e poopullit shqiptarë që nga kohërat e hershme janë pranuar e zhvilluar shumë tradita e zakone rreth përgaditjes dhe kremtjes së Krishtlindjes. Cekim disa nga to; është pra traditë të zbukurohet bredhi i Krishtlindjes dhe pranë tij me figura të ndryshme të rregullohet shpella e Betlehemit, apo siç e thot populli shkurt Betlehemi. Aty në mënyrë figurative paraqitet ambienti ku u lind Jezusi, paraqitët  shpella e në te Jezusi foshnjë, pranë tij qëndron Zonja e Bekuar Virgjëra Mari, afër qëndron edhe shën Jozefi, më pas paraqitët engjëlli, barinjët, dijetarët si dhe shumë kafshë shtëpiake etj… të cilat e rrethojnë foshnjën e posalindur e që në një mënyrë tregojnë gëzimin e tyre dhe të mbarë krijesave mbi lindjen e foshnjës Hyjnore.

Çka i përket traditës së rregullimit të shpellës së Betlehemit kjo traditë rrjedhë që nga Kisha e hershme. Mirëpo, shpella e Betlehemit dhe dekorimi i ngjajshëm me atë që kemi sot rrjedhë nga shekulli i 13., nga atëherë kur edhe lindi interesimi i madh për detaje historike dhe njerëzore nga historia e fëmijërisë së Jezusit, gjëra të cilat edhe nxitën përshpirtëri e përvoja të reja.

Kështu vitin 1223., shën Frana nga Asisi në Gracci është i pari që përgaditi shpellën e Betlehemit në mënyrën që përgadisim edhe neve sot, dhe lirisht konstatojmë se ai dhe përgaditja e tij e shpellës së Betlehemit edhe u bë shembull apo model i përgaditjes apo kremtimit të shpellës së Betlehemit edhe nëpër vende tjera. Kjo traditë, tanimë mund të quhet edhe përshpirtëri, me të madhe u përhap çdokund në fillimin e shekullit 16. Në fillim shpellat e Betlehemit përgaditeshin e paraqiteshin vetëm nëpër Kisha, kurse nga shekulli i 18., kjo traditë rregullimi apo ndreqja e shpellës së Betlehemit filloi edhe nëpër familje e institucione tjera…

Sa i përket traditës së shkëmbimit apo dhënia e dhuratave për Krishtlindje, kjo traditë ka rrënjet e saj nga festa e shën Nikollës (6. dhjetor). Që nga viti 1535., kjo traditë e dhënies së dhuratave fëmijëve dhe familjeve kalon për Krishtlindje. Dhuratat nuk i sillte më shën Nikolla por Jezusi, Jezusi foshnjë.

Druri apo Pema i Krishtlindjes (në popullin tonë kjo njihet me emërin Buzmi). Me drurin (pemën) e Krishtlindjes lidhët simbolika e dritës së Krishtlindjes me simbolikën e drurit të jetës. Mbi drurin e Krishtlindjes kemi dëshmi të lashta të gjetur në një gëdhendje pllakë të argjend qysh nga viti 1509. Mirëpo, simbolika e drurit shkon edhe më larg. Qysh në periudhën parakristiane druri luante rol të rëndësishëm religjioz, si qendër e hyjnive. Në traditën e krishterë druri nga parajsa tokësore pati rol të rëndësishëm e në veçanti druri i kryqit në të cilin qe kryqëzuar e vdiç Jezusi.

Frytet e jetës gjetën vendin e tyre në paraqitjet mistike. Pikërisht nga kjo edhe vie tradita e zbukurimit të drurit me fryta si molla, arra, fasul e ëmbëlsira të llojeve të ndryshme…

Në popullin tonë është traditë e hershme që qysh herët në mëngjes në ditën e vigjilies së festës së Krishtëlindjes  të shkohet e mirrët (apo prehët)në mal druri – buzmi. Thuhet se njeriu i cili prenë drurin duhet të jetë zemër pastër që do të thot i pajtuar me Zotin dhe njeriun, që druri të jetë bung dhe të ket poashtu zemër të pastër dhe të prehet krejt në një anë të vetme dhe mundësisht me një ramje. Atëherë sillët druri plotë gëzim në shtëpi e qëndron në pozitë vërtikale mbështetur për shtëpie deri në mbrëmbje kur i Zoti i shtëpisë do të marrë gjithë familjen, fëmijë…, del jashtë përgaditë drurin për shporedë dhe ai i pari me dy tre copë nga ai dru, dhe të gjithë antarët tjerë poashtu marrin nga një cop dry dhe i drejtohen hyrjës së shtëpisë ku mbrenda në shtëpi i pret e zonja e shtëpisë.

Që në hyrje i zoti i shtëpisë thrret për mikpritje, me këtë rast zonja e shtëpisë e pyet kush është, i zoti i shtëpisë i përgjigjet se ai është zoti i shtëpisë. Pastaj, zonja e pyet me kë po vjen e ky i përgjigjet se vjen në emër të Zotit dhe me bekime, me krushq të shumtë, me fëmijë dhe pasuri tjera si bagëti etj etj… atëherë zonja e shtëpisë hapë derën dhe thot urdhëroni e hyni mbrenda, mirë se ju bjen Zoti.

Më pas të gjithë ulën, e zonja e shtëpisë merrë copët e drunjëve dhe i vendosë në zjarrë, mbi ta (të përgaditur në atë formë) hudhë gjësende ushqimore të ndryshme dhe ato qëndrojnë aty (shporedi dyer hapur tërë kohën) deri mos të digjën drynjët, gjatë gjithë kësaj kohe sa është ndezur zjarri me drurin e buzmit, lutën lutje tradicionale, një rruzare, e lutje tjera në lavd e nderë të festës së Krishtlindjes, lutje ku kërkohet nga foshnja e porsalindur Jezusi, hire e bekime në familje, bëhen lutje për shëndet në familje, për shëndet e mbarësi mes miqëve të familjes, lutje për paqe, mirësi e dashuri në familje dhe botë e të cilat zakonisht zgjasin dikur rreth qysmë ore.

Pas lutjeve familjiare shtrohet darka e përbashkët zakonisht e përgaditur në mënyrë më të veçant dhe më e pasur se rëndomtë. Është në traditë të përgaditët edhe pite (laknurë) me lakër dhe në te të futën disa monedha parash, ku më pas ato para kush i gjenë e ka për dëtyrë që t’i len tek shpella e Betlehemit me të shkuar në Kishë. Ato para parashihen të jenë për njerëzit në nevoj, për të varfër.

Më kujtohet nga fëmijëria ime se ishte traditë që një kafshatë nga pitja të lihët në dritare përjashta gjatë tërë natës e që më thoshte nëna ime se këtë e lëmë për një lepur i cili vie dhe e merrë gjatë natës. Dhe vërtetë unë çuditësha se si ajo kafshat nuk gjindej në mëngjes, ku mendojsha lepura nuk ka tek ne në midis të fshatit. Por, më vonë si i rritur e kam kuptuar se atë kafshat në mëngjes e ka hjekur nëna, por që mesiguri kjo ka qenë traditë e lashtë ku është menduar edhe për skamnorë, për ata që nuk kanë çka të hajnë atë mbrëmbje e kanë shkuar ndoshta dhe kanë marrë ushqimin e lënë për ta.

Ka edhe shumë tradita e përshpirtëri tjera të cilat e zbukurojnë këtë festë, të cilat bëjnë të lumtur shpirtin e zemrën e njeriut siç janë këngë, recitale e shfaqje të ndryshme, por për të mos e zgjatur më shumë me këtë temë, e pash të nevojshme që në disa pika të shkurtëra sadopak të shpjegojmë rreth kësaj feste të mrekullueshme – Krishtlinjes, dhe që mos të duket e mos të marrin askush përshtypje se kjo është festë vetëm e pamjes së jashtme apo festë dekorative.

Të gjithë të bashkuar dhe pajtuar me Zotin dhe mes veti, si vëllezër e motra pa dallime, të kremtojmë lindjen e Jezusit!

Krishtlindja është ngjarje shumë e pasur, e thellë, ngjarje e mrekullueshme e afrimit dhe bashkimit, harmonisë, faljes dhe pajtimit, e paqës dhe mirësisë, e dashurisë…

Eshtë ngjarje e madhe për ta lënë e festuar vetëm përmes tavolinës së pasur me ushqime të ndryshme, me dhurata të çmuara, me shtëpi e banesa të zbukuruara, me sheshe e qendra, rrugë e rrugica të dekuruara e ndriçuara. Kështuqë vlenë që në përvujtëri, në heshtje dhe përshpirtëri, një thjeshtësi të shpirtit e zemër të pastër, të pajtuar me Zotin dhe njeriun t’i hapemi ngjarjes së Krishtlindjes dhe të lejojmë që dashuria e Hyjit të na përfshij, me këtë edhe kremtimi i jashtëm atëherë do e marrë vlerën e vërtetë të saj. Pra, të gjithë të bashkuar dhe të pajtuar me Zotin dhe mes veti, të gjithë si vëllezër e motra sepse kemi Hyjin – Atë të përbashkët, të kremtojmë këtë ngjarje të madhe, ngjarjen më të madhe të njerëzimit, momentin kur nga dashuria e madhe Hyji u bë njeri – u mishërua, mori natyrën tonë njerëzore, erdhi e banon në ne, qëndron në ne. Kështu të pajtuar me Hyjin dhe mes veti atëherë lirisht e me gëzim mund të galdojmë e brohorisim; “GLORIA IN EXSCELSIS DEO, ET IN TERRA PAX HOMINIBUS”(Lavdi Hyjit në lartësi qiellore, e paqe njerëzve mbi tokë).

Gjithë njerëzimit I uroj festën e Krishtlindjes, paqe, mirësi e dashuri. Urime të gjithë shqiptarëve pa dallime, dhashtë Zoti – Foshnja e Posalindur – Jezusi, që paqa, harmonia, mirëkuptimi e mbi të gjitha dashuria të mbretërojë përgjithmonë në zemrat dhe familjet tona.  Gëzuar Krishtlindjen dhe mbarësi, hire e bekime në Vitin e Ri 2015.

Dhjetor – Rostock’ 2014