Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muqaku: Kremtimi i Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd

| E marte, 23.12.2014, 08:21 PM |


Arsimtarja Miradije Gashi me nxënësit

KREMTIMI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË SCHWÄBISCH GMÜND TË GJERMANISE

Nga Xhevat Muqaku

Në qytetin Schwäbisch Gmünd që gjendet në periferi të kryeqytetit Stuttgart, shoqata kulturore " Dardania", me këshillin e saj organizativ, ishin kujdesur që kjo mbrëmje e veçantë me shumëngjyrëshmërinë e saj të mbetet gjatë në kujtimin e pjesmarrësve.

Një atmosferë madhështore që vetëm bashkatdhetarët tanë dijnë të organizojnë e përcjelli kremtimin e 102 vjetorit të festës së flamurit dhe të pavarsisë së Shqipërisë në qytetin Schwäbisch Gmünd.

Fjalë të zgjedhur për këtë natë të madhe festive si dhe urime u drejtoi Liridon Ukaj- kryetar i shoqatës më lart të cekur rreth 250 të pranishmëve që kishin ardhur edhe nga qytetet tjera.

Me një zë dhe hap, e prezantuan programin e tyre, i kontribuan pasurimit të këtij manifestimi, por edhe e pushtuan sallën, me duartrokitjet frenetike të publikut, nxënësit e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në qytetin Backnang. ( Miradije Gashi- mësuese).

Grupi i recitatorëve dhe kori i nxënësve njëzërit përcollën mesazhin: "Vetëm një emër e kam".Recituan njëri pas tjetrit edhe nxënësit: Adrian Maliqi, Anita Krasniqi, Alena Buzuku dhe Tina Gashi për: "Zogun n'lis që kullën e veti", "Ngritjes së dy gishtave për liri" dhe "Pavarësisë".

Kënduan, Granit dhe Arjana Imeri: "Thërret Prizreni mori Shkodër" dhe Albina Delija: " Mora qarkun që t'i thur këngë legjendarit".

Vallëzuan: Erëza Azemi- Dafina Prushi, Garanit Imeraj- Shqiponjë Maliqi, Djellza Baliu- Albina Delija,Majlinda dhe Lorik Prushi, ( Shota), Eronita Azemi me grupin e vajzave (" Vallja e dasmës), Rinor Ismajli- Donika Prushi, Safete Vardari- Engjuljeta Maliqi, Shkëlqesa dhe Tina Gashi ( "Valle dyshe me

tupan"), dhe fare në fund.

Në vijim, këngëtarët: Bajram Gigolli, Bujar Osaj, Armend Avdyli, si dhe Behar Morina me daulle, me programin e tyre bënë që tek bashkatëdhetarët të reflektohej vërtetë madhështia e festës së madhe.

Përgëzojmë nxënësit e shkollës shqipe që " na e shyhretuan/ pasuruan mbrëmjen festive", deklaruan në përfundim të festës, Ali dhe Luljeta Haklaj, Liridon dhe Vatan Ukaj- prej këshillit organizativ

të shoqatës "Dardania“.

Grupi i recitatorëve dhe kori i nxënësve njëzërit përcollën mesazhin: "Vetëm një emër e kam". Recituan njëri pas tjetrit edhe nxënësit: Adrian Maliqi, Anita Krasniqi, Alena Buzuku dhe Tina Gashi për: "Zogun n'lis që kullën e veti", "Ngritjes së dy gishtave për liri" dhe "Pavarësisë".

Kënduan, Granit dhe Arjana Imeri: "Thërret Prizreni mori Shkodër" dhe Albina Delija: " Mora qarkun që t'i thur këngë legjendarit".

Vallëzuan: Erëza Azemi- Dafina Prushi, Garanit Imeraj- Shqiponjë Maliqi, Djellza Baliu- Albina Delija,Majlinda dhe Lorik Prushi, ( Shota), Eronita Azemi me grupin e vajzave (" Vallja e dasmës), Rinor Ismajli- Donika Prushi, Safete Vardari- Engjuljeta Maliqi, Shkëlqesa dhe Tina Gashi ( "Valle dyshe me tupan"), dhe fare në fund.

Në vijim, këngëtarët: Bajram Gigolli, Bujar Osaj, Armend Avdyli, si dhe Behar Morina me daulle, me programin e tyre bënë që tek bashkatëdhetarët të reflektohej vërtetë madhështia e festës së madhe.

Arsimtarja M. Gashi, me veshje kombetare !