| E enjte, 18.12.2014, 08:14 PM |
Mëngjeset e bardha në kafe
"Rostand"
(esse)
Nga Përparim Hysi
Jam i magjepsur nga libri i fundit të Ismail Kadaresë dhe, tek do mundohem të jap përshtypjet e mia si lexues, nuk qeshë i zoti që të gjeja një titull të saktë dhe shtova veç epitetin të bardha. Se, kur thotë dhe imeshoqe: Kadare është si rrobë kadife: nuk mban qime! Shkurt: është vështirë që të flasësh për të. Vendos të heshtësh, po nuk të lë ai. Dhe ja tek më vijnë në ndihmë nja dy vargje nga Poeti i bukur Agim Shehu: "... rri, po nuk më rrihet/ se më vijnë mornica/". Kështu që vendosa të them përshtypjet e mia.
* * *
E lexova
me një frymë " Mëngjeset në kafe "Rostand" dhe them (ndoshta nuk
është vetëm imja kjo bindje) se ka shkruar librin më të bukur qëkur ka lënë Shqipërinë. Për kafenetë në Evropë
dhe ca më tutje ku më ka çuar hera, kam
parë e dëgjuar. Kafenetë vetëm në Shqipëri janë vend çeplendisjeje e më the të thashë, se jashtë është fare
ndryshe. Në
Për
kafenetë në Evropë dhe sidomos në
* * *
Thonë që
njeriu plaket duke nxënë. Kësaj thënieje do t'i shtoja vetëm kaq: gjithmonë ka
vend për të ndryshuar bindjet. Kur them kështu, nuk flas me apriori. Si një
lexues që nuk kam lënë pa lexuar (dhe blerë)
qoftë dhe një vepër të Kadaresë,
kam patur bindjen që veprat që shkroi, pasi
la Shqipërinë, nuk e kishin atë tharmin dhe magjepsjen. Mirëpo ja tek lexoj këtë librin e fundit:
"Mëngjeset në kafe "Rostand"
dhe bindjet bien. Përmbysen dhe, sado
që kam dy ditë që e kam lexuar, nuk ndahem dot. Bëhem agravues po nuk e
pashë atje, mbi tavolinë, dhe jo vetëm kaq: jap e marr sikur kam rënë në dashuri. Është kthyer tek unë adoleshenca. E
lexoj, i rikthehem dhe prapë më bëhet se dua të them diçka dhe nuk di nga ta
Tek
lexon, befasohesh: e sheh shkrimtarin herë me kobure si Isë Boletinin në Londër dhe herë përbri
emrash që të trondisin: "... qe një afishe ku lexoje Shekspir, Miler dhe
Kadare... Sikur vetëm kaq, nuk do qe pak. Pastaj, pak nga pak, je dëshmitar i
ngjarjeve pa preçedentë: Kadare do dekorohet a do shpallej si anëtar akademie
dhe, për turpin e Sqhipërisë, "koksit që mos ta kenë kokën", përtonin
që të assitonin në këtë ceremoni që i bënte nder Shqipërisë më shumë. Pohimi:
"Nuk më duan as të majtët dhe as të djathtët" është rrufe në qiell
të kthjellët. Tek lexoj, e zezë mbi të
bardhë, këtë pohim tronditës, më vinë ndër mend vargjet nga "Visaret e
Kombit"( në pastë
E gjej me vend që të them. Në Turkmeni ku ka vlerë të çmuar ujë, ka një porverb: "Burimit ia dimë vlerën vetëm kur thahet". Për fat të mirë, Kadare për mabrëshqiptarët, është një burim që kurrë nuk do të thahet. Aty, në kafe "Rostand", përmjet penës së autorit, has dhe në shkrimtarë të dëgjuar të kohës: ja Le Clezio që nuk ndahej nga Modiano... derisa i pari mori çmimin Nobel dhe, thuaj,se "lidhja" u prish. Modiano nuk është askush tjetër po frnacezi Patrick Modiano që, siç lexojmë, jep e merr me Kadarenë deri për një vizitë familjare. Me sot, me nesër, duket vizita nuk është bërë dhe ka një përkim të çuditshëm: dhe Modiano, dhe Kadare janë nominuar për Nobel.
Kadare për herë të tridhjetë ( vini re: për herë të tridhjetë dhe Modiano për herë të parë). Ku ta dinte Kadare që, ndërsa libri priste dritën e botimit, Modiano në tetor të këtij viti mori çmimin Nobel. Hë, dhe diçka tjetër: sado francez, ky, Modiano, po paskësh pika gjaku (kushëri i largët) me atë Modilianin e "Rotondos". E, ndërsa Kadare,e pati për të tridhjetën herë, unë, si pak "kumarxhi" që jam, them: -Tridhjettë e njëshi merr paratë! Urimi im në vesh të Zotit!
* * *
Se ku kam lexuar:" Prozatorët e mirë lindin nga poetët e këqij". Në rastin Kadare, kjo sentencë bie. Kadare ka qenë Poeti më i bukur i Letërsisë Shqiptare dhe nuk e la poezia atë, po qe Kadare që la poezinë. Sa për mua, bëri pak mëkat: sa shkroi poezi, ai qe më i paarriri. Iku si një poet i bukur dhe u bë edhe më i bukur me prozën e tij.
Këtu tek
"Kafe Rostand" të ngre mendjen. Nuk di se ku të qendrosh më parë: tek
esseja për "Makbethin" apo tek "Requemi" për RReshpjen. Askush
si Kadare nuk e ka "qarë" RReshpjen. Është një "requem" aq
rrënqethës sa t'i ngre flokët gjemb; mishit ta bën kokrra dhe, qoftë të jesh
dhe zemërgur, do të ligështohesh e do mbresohesh. RReshpja është ai Princi i Bukur që përfundoi si një barbon ku nuk
* * *
Pak
popullorçe: bakllavaja hahet në fund. Në po tentoj që të shkruaj diçka për
kafen "Rostand", dua të jem i
drejtpërdrejtë: ma ka bërë mendjen çorap dhe tërë natën nuk e bëj gjumin rehat
nga "Kukulla" alias "portreti i nënës". Është rrëfimi më
emblematik, më i bukuri i shkruar në
letërsinë shqipe. Më antologjiku. Më prekësi dhe më... që nuk mbarojnë. Ka të
drejtë populli, kur thotë: " Pas
çdo të keqe, ka dhe ndonjë të mirë". Parë me këtë sy, unë them: Kadare, po
të jetonte në Tiranë, kurrë nuk do shkruante ( më drejt: kurrë nuk do ta
jetërsonte kështu portertin e nënës.). Me "Kukullën" ai vjen aq i bukur,aq njerëzor, aq tokësor dhe i
vërtetë, sa nuk i gjendet shoku jo vetëm në Shqipëri, po dhe në botë. Dhe mos
kujtoni se po hiperbolizoj. Kadare i ka ngritur nënës monument. E ka treguar
ashtu si është: pa makiaazh; pa atë
parfumin që mbante në sepete, si nuse e porsaardhur që ia rrëmbyen gjermanët. E ka rrëfyer që nga "çupëria" kur pa
"atë" nga dritarja dhe "realizoi" dashurinë e parë!!! E
rrëfen duke qenë "vikitmë" të
një shtëpie të madhe që po e "ha"; e ka parë në "bankon e
drejtëssë" (ziqit të familjes) në raportet vjerrë-nuse; baticat dhe
zbaticat e këtyre gjyqeve qenë" lotët" e nuses kur e humbte gjyqin,
dhe "mbyllja" në kat të dytë të vjerrës, kur ballanca (ziqi) anonte nga nusja. Sa
jetë ka në këtë tregim! Të duket për një
çast që nëna nuk është me këmbët në tokë. Tek mbyllet e stërmbyllet me
vetveten, ajo bëhet aq e bukur dhe e
papërsëritshme, me propozimin aq shpotitës: dua bisedime!!! Pa më gjeni diku të
gjashmen! Dhe më tej: a nuk mundesh shkrimtari që ta retushonte këtë figurë dhe
ta bënte nga ato nënat që rrezëlinin vetëm intelegjencë e mënçuri. Jo.
Retushimet do ta prishnin të gjithë portretin. Ajo është "Kukull" dhe
ashtu mbetë në gjithë tregimin. Dashuria nuk ka brirë.Kadare, pse e do sipas
mënyrës së vetë, domosdo, na e jep këtë "Kukull" të gjallë, të bukur
dhe, gati- gati, si një portret që nuk qëndron i varur në mur, po vete e vjen
në gjithë sheshveprimin e tregimit. Jo më kot autori, e vë "Kukullën"
që kërkon bisedime, përkrah figurash të tilla potente, të njohur nga të gjithë,
si: regjisori Piro Mani që shkëmben mendime për tetarin dhe pikërisht, për
"Përbindshin".
Natyrisht, as që më mbarojnë përshtypjet për "Kukullën". S'ka monument letrar më të bukur. Kjo "Kukull" që, çuditërsiht, më ravijëzohet ngado që lëviz dhe më duket dhe si nëna ime dhe si të gjithë nënat që janë aq të mira.