Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Mos e braktisni Atdheun

| E hene, 15.12.2014, 08:11 PM |


Neki Lulaj

MOSNI

(Mos e braktisni Atdheun  o vellëzerit e mi të bekuar)

 

Me tëmthat e gishtërinjve preka plot ëndrra  diellin

Jam duke ecur me qefin ranishtës së blinduar

edhe në Groenlandën e acareve  ku mungon kaltërsia e qiellit

po gjej gjurmë fisi nga fara pjellore e Arbërit të bekuar

 

Edhe po të shkoni përtej oqeaneve e detrave të tërbuar

Do shihni farën  e Arbërit që gjithëkah është shpërndarë

zemërimi m’i pëlcet ndjenjat fytyra ime si një hënë e pikëlluar

jam i venitur kur pipthat çelin e shartohen në tokën pa dashuri e varr

 

A thua farën e shpërndakan shtrëngatat plot me mundim

që në dhënat e huaja të mbjellin rrënjë në shkretëtirë?

Jeta na përplasi historikisht nëpër udhëkryqe e krajata

Por si atdheu i shqipeve s'ka as në brigjet më të largëta

 

Po këndojnë nuset këngë shqipe edhe në Alaskë

Por zemra ju shtrydh mall e  thesar vendlindjeje

Një ditë do të kthehn në atdheun e lashtë

Me shpirtin e gaztë  do këndojnë ninulla te djepi fëmijëve.

 

Mos braktisni atdheun se ju mallkon në liri vetmia

kur ne dhe të huaj mbeteni të  vuajtur e të përbuzur kudo

Besoni se do ju marrë malli për rrugët me baltë për varre e vërria

Mosi i lini përindërit, vëllezërit e miqtë pa fjalën e ngrohtë

 

 

KËRKOI RRUGËN

 

Hap pas hapi po eci mbi do rrasa guri kalldrëmeve të vjetra

po i kërkoj gjurmët e mia mbi bërrylin  e Lumit të Gjakut

Me mallin e  pashuar  sa gurët në bedena te kështjella

Dikur ika si fëmijë u ktheva një ditë i thinjur në oborr te lesa

Me syze të trasha e me një shkop prej druri u ula te pragu

 

Fytyra ime e zbehtë me rrudha ish si  horizonti para muzgu

nga thellësia e shpirtit më buron një dashuri që me mban gjallë

Po çmallem me varret e gurët e sokakute e s’dua të jem si murgu

me ata që një ditë u ndava e me kurrë s'kam për t’i parë

 

Se malli këputka shinat e trenit e malli është plazëm është zjarr

Më lini të çmallem me gurrën e lumit e në oborrin plot bar

Me Koshin në ahur me misrin në hambarë, me tagji që ushqen një kalë

Me lamën plotësuar  me mollët në bashqe me livadhë e me arë

 

Me orën e Pllugun e babës e furkën e sanxhakun  e nanës  varur në tra

me vekun e motrës kur shkoi nuse me qerre te kuq e më të kuqin bajrak

 

Pa  me lerni të çmallëm unë  një herë me ju, o miq, që kurrë s’ju kam harruar

Se kurbeti i mallkuar me ka ndryshkë,  më ka vyshkë si limanin m'ka tharë

Nuk e di kur ngopem me ju të dashurit  vëllezër e nipa me lerni të çmallem

Mos më merrni lakmi, se ndryshe ja, këtu do të kallem nga ky mall.

 

 

BABAIT

(Babait tim me rastin e 13- vjetorit të vdekjes)

 

Akoma po të shoh sot  në Pllugishtë

Duke lëvruar arën me kalë të bardhë

Zëri yt prej bariut të kohërave mes stuhisë

Mbi retë e qiellit je ylber, je oaz

 

Ishe ballë i rrudhur nga fshikulla me murlane

Duart me plot të çara si një hartë e vjetër

Këmishë e shqyer padrejtësisht nga hordhitë barbare

Shikimi yt ishte lumë i bardhë që kurrë nuk diti të shtjerret.

 

Ishe gojëëmbli i  sinorëve  e stinëve në ikje

Se çizmja e huaj rëndë na pat rënduar

Mirë i latoje me aq mençuri fjalët nëpër vite

Kalon edhe kjo" flamë" e shumë si kjo thyen qafën pa kujtuar

 

U përplase me regjime të egra nëpër mote

Mbi pellgun e vullkanit plot zjarr, plot  llavë

Mes kënetave  të mykura plot shavar

Ece mbi kepat e malit plot bar, por mbete ngadhnjimtar

 

Gjithmonë qeshej fytyra  jote burrërore dhe engjellore

Se ishe drithnor e mbete  pjesë e sofrës së  bujarisë

Mes rrudhave të  ballit lexoj kapitullin e jetës që rrjedh si kroje

Për mikun mbete mik, ndaj pusho i qetë në parajsën e pavdekësisë.

 

E sot ngrihu, o balli im, me  plot rrudha e bjezga

Ujit lisat  me ujin  bekoje mbi lëndinë

Kjo lutje  ime le të shkojë  në vesh të hyjnesha

Le të përkundet i qetë djepi ynë i ardhmërisë

 

 

EH, MALLI

 

Shpesh më sjell malli në oborrin e shtëpisë të mbetur larg

Ma lidh shpirtin me  rrënjët e themelit në  kullës pragbardhë

Më rëndon si vllakë lanesh që zbresin prej pylli, tek druri

Me gurë malli i mbaj  koshin  mbi supe si shajak unuri

 

Këtu nuk më njeh as fqinji, lagjja, as rruga me gjemba drizash

Nuk më përshëndet askush me fjalë marrë nga pellazgjishtja

Një murla cegemin e ngricës po e shkund nga palltoja e vjetër

E degët janë zhveshur nga gjethet e ngrohtësisë së vjeshtës

 

 Atje  më pret gurra e stanit e veshur me myshk vetmie

Currilin cërr cërr  natë e ditë nuk e ndala, për besë, asnjë çast

Në ahishten e vendlindjes këndon gushëbardha kumurie

Pranverën e thërret  bashkë me burrat e menduar mërgimtarë

 

Ca rreze dielli hapin sytë pas  tufanit dhe ciklonit të egër

Edhe toka e thërret të zotin me ardhë  në kopshtije e në ugar

Mbi këtë bukuri që ta ndez fort  pishën e kuqe të zemrës

Kur zëri përplaset lugjeve të vendit tim plot me flori e  arë