| E hene, 15.12.2014, 10:05 PM |
KUR NIPI I MOSHUAR KËRKON GJYSHIN
E RI
-Me rastin e 72 vjetorit të vdekjes të Faik Konicës,
15 dhjetor 1942 – 15 dhjetor 2014-
Ekskluzive nga Gani Mehmeti
Meqë m’u
dha rasti të vizitoja Dizhonin e Francës, nga kureshtja po kërkoja edhe
Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e këtij qyteti. Këtë nuk po e bëja pa
ndonjë qëllim: Doja të shihja sallat e mësimit në këtë fakultet. Nuk lashë derë
pa hapur, në kërkim të letrarit, gazetarit, publicistit e shkrimtarit ndër më
të shquarit në gjithë letërsinë shqipe, Faik Konicës. Kishim mësuar se ai këtu
kishte studiuar në fakultetin e letërsisë, prej ku kishte kaluar në
Në çdo derë që po hapja, sikur më dukej se do e shihja edhe Faik Konicën – student. Kishte pak studentë sot, por kishte, nuk ishte fare pa ta. Vëreja me kujdes çdo skutë, të gjitha korridoret, klasat e mësimit, ani pse unë nuk dija se në cilën klasë ai ishte ulur, na cilin rresht dhe në cilën bangë. Mendja po ma merrte se atë do ta shihja në bangën e parë, të interesuar për gjithçka, e sidomos në kapjen e diturisë, të interesimit të tij të madh e të etur për dituri.
Eh, po më dukej se po e shihja të përmalluar për vedlindjen e tij Konicën, qytetin, emrin e të cilit, nga dashuria e madhe për të kishte mbajtur edhe mbiemrin, sepse kështu, ai do të shprehte dashurinë e madhe ndaj tij, po edhe do ta bënte të njohur kudo që ai ishte, edhe këtu në Francë, edhe në Bruksel, edhe në SHBA, sepse Faiku i bë emër i njohur edhe në letërsi, edhe në gazetari, edhe në publicistikë edhe në shkrime, e, edhe në politikë.
Unë isha këtu, në këtë fakukltet 118 vite prapa studimeve te Faikut, i cili kishte studiuar në vitet 1895/1896.
Këtu hyra
dhe e vizitova nga brënda, por kryesisht
unë po shëtisja nëpër korridoret e këtij fakulteti të ndërtuar moti, me mure të
trasha dhe me lartësi të madhe , sidomos kati i dytë. Gjithçka po përpiqesha ta
shikoja më vëmendje të madhe. Disi sikur po kthehesha edhe në vitet kur Konica
ka qenë student dhe, më dukej sikur këtu kisha edhe unë një copë timen në bazë
të Konicës, pse ka qenë student. Në një anë unë isha i kënaqur dhe më bëhej
sikur po bisedoja me të, me të madhin tonë të letrave shqipe, e, në anën
tjetër, më bëhej sikur edhe Faik Konica po kënaqej me vizitën time këtij
fakulteti, sepse sikur i isha bërë një lloj shoku, pa marrë parasysh distancën
kohore që kemi në mes, i cili, për nga mosha, lirisht do të mund të ishte
gjyshi im, dhe, shih për këtë, ndjehesha shumë i afërt me të nga se edhe gjyshi
me nipin, apo nipi me gjyshin ndjehen shumë të afërt, shumë të dashur, dhe, që
e kuptojnë njëri tjetrin. Mund të them, se sikur po e kërkoja Faikun student
diku në sallat që po i shihja me dyert hapur. tjerët, sepse mos kryerja e
punëve nga secili, bëhet pengesë për të tjerët, dhe, kështu nuk evitohet
prapambetja, kështu nuk ecet përpara. Po mendoja se si Faiku ishte duke menduar
për heqjen e nërskamcave të njëri-tjetrit, se si duht ta duan njëri-tjetrin, dhe
se si të gjithë do të duhej dashur vendin e vetë më shumë se sa jetën e vetë
dhe, shumë më shumë se sa interesin vetjak, që në vend se ta vjedhë sot shtetin
e vetë, t’i japë secili shtetit të vet nga pasuria e tij, sepse, kështu do të
zhvillohej, kështu do të qeshte shteti së zhvilluari, dhe pastaj, kështu, edhe
shteti do të na donte të gjithëve njësoj, pa dallim, dhe kështu, nuk do të
shahej asnjëri nga asnjëri dhe as shteti, që sot është bërë armik i popullit të
tij nga vetë hajnat shtetëror dhe që ua kanë irrituar atë të gjithëve, të
gjithëve që nuk kanë vjedhur dhe që nuk vjedhin.
Gjithçka po mendoja për Faikun, për studimet, për fenë e tij të konvertuar, që me sa shihet, edhe sot mund të arsyetohet, sepse pikërisht ku ka myslimanë, sot ka edhe probleme. Më vjen keq që e them këtë, por më parë le të shihet kjo pse është kështu si një e keqe më e madhe. Përse vetëm vendet myslimane kanë ngecur prapa në zhvillim, përse vetëm ku ka myslimanë bëhen shpërthime kudo në popull, në tregje, në xhami, në shkolla, në rrugë? Kjo nuk ndodh atje ku janë të përkatsive tjera religjioze.
Në shtet e tjera shko si të duash, askush nuk e kthen kokën nga ti të të shikojë se si e çfarë je kah bën. Në viset shqiptare, askush nuk e shikon veten, por shikon të tjerët. Këtu, në shtete tjera të tolerojnë të shkosh ti si të duash, por nëse prek shtetin, nuk të lejo askush. Tek ne nuk ka interseim askush për shtetin, ndoshta pse nuk dimë se çka është shteti, dhe se shteti duhet të të japi gjithçka, por më parë duhet edhe ti t’i japësh krejt çka i duhet atij. Nuk do të mund të pijsh ujë nga një gotë, po qe se nuk e ke mbushur ti atë me ujë më parë! Nuk do të mund të korrësh në një arë, po qe se nuk e ke mbjellë atë më parë. Dhe, askush nuk të jep paratë, para se ta mbarosh punën. Kështu edhe ne ndaj shtetit tonë, duhet ne t’i japim atij, që ai të ketë të na japë ne.
Me një fjalë, isha tejet i emocionuar me këtë vizitë. Më në fund hyra edhe në një zyrë, dhe, me atë gjuhën time të dobët frënge po i tregoja se këtu e 118 vite më parë kishte mbaruar studimet këtu një shqiptar, i cili ka qenë bërë i njohur, ndër më të njohurit nga shqiptarët për çështjen shqiptare, duke studiaur pastaj edhe në Paris, duke nxjerrë edhe revista e gazeta shqip në Bruksel dhe duke jetuar si ambasador i Shqipërisë për 12 vite rresht ne Amerikë.
-
- Faleminderit! – i thashë dhe dola.
Unë mora edhe një foto timen këtu në korridor, pastaj edhe një tjetër ne hyrje të këtij Universiteti të njohur edhe për shqiptarët, pse këtu ka studiaur Faik Konica. Me telefonin tim mora edhe video nga korridori dhe shkallët e këtij Universiteti mjaft mbreslënës.
Ndërtesa e Universitetit në Dizhon
Ulëse pritjeje në korridor dhe fletushka të Fakultetit
Një ulëse, ndoshta, e kohës së Konicës
Autori, Gani Mehmeti, në korridor të hyrjes në Fakultetit