| E diele, 07.12.2014, 09:20 PM |
NJË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR
GUVERNATOR TË BANKËS SË SHQIPËRISË ?
Nga Frank Shkreli
Media të ndryshme në Shqipëri njoftojnë se pas disa këshillimeve midis Presidentit të Republikës , Z. Bujar Nishani dhe Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama dhe pas shqyrtimit të një numri kandidatësh të mundëshëm për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, thuhet se Presidenti i Republikës është duke marrë në konsiderim për këtë post të rëndëishëm tre kandidatë -- njëri prej tyre, Nick Markola, një bankier me përvojë shumëvjeçare, i cili shërben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i Kërkimeve i bankës “Fieldpoint Private Bank& Trust” në Greenwich," në shtetin Connneticut të SHBA. Zoti Markola, përveç shtetësisë amerikane mban edhe shtetsinë shqiptare, që është një ndër kushtet kyçe për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ai ka një curriculum vitae me një përvojë të pasur. Në detyrën e tanishme si bankier ku menaxhon disa miliarda dollarë, Nick Markola shërben si Drejtor Menaxher dhe Drejtor i Degës së Kërkimeve për një bankë e cila është themeluar nga mbi 30 persona, ndër më të njohurit në botën amerikane të biznesit dhe të financave dhe njëkohësisht shërben edhe si Kryetar i Komisionit që merret me investimet. Markola, megjithse në moshë të re, ka bërë një karjerë në Amerikë për t'ia pasur lakmi në fushën bankare, të investimeve dhe të financave, me një përqëndrim në fushën ndërkombëtare të investimeve, në një numër sektorësh ekonomik dhe në rajone të ndryshme të botës me ekonomi në zhvillim e sipër.
Sipas
portalit Linkedin, ndër detyrat e tjera me rëndësi gjatë karjerës së tij deri tani,
Markola ka shërbyer si ekzekutiv i bankës
“Thomas Weisel Partners”, me zyra në
Është kjo
një përvojë jashtzakonisht e pasur për
një shqiptaro-amerikan me origjinë nga trojet shqiptare autoktone të rrethi të
Ulqinit, i cili para se të futej në botën e financave dhe të investimeve, i riu
Nick Markola u përgatit në bankat e shkollës, duke ndjekur studime universitare
dhe pasuniversitare, në disa universiteteamerikane ku siguroi me “Suma Cum
Laude” tri diploma. Ai u diplomua me ddiplomë BS në Accounting (kontabilitet)
nga
I sukseshëm në fushën e tij të zgjedhur profesionale, Nick Markola është nderuar me një numër urdhërash dhe dekorimesh dhe si ekspert i njohur në qarqet ku punon, ai ftohet shpesh si analist për të komentuar mbi çështjet ekonomike dhe financiare në mediat më të njohura të biznesit në Amerikë dhe në botë, siç janë Fox Business News, Bloomberg News, dhe shumë rrjetë të tjera botërore. Ai është gjithashtu edhe autor i shumë artikujve mbi subjektin e financave dhe të fushës bankare, ndërkohë që ai gjenë kohë të shërbejë edhe në një numër drejtorishë (boards) të firmave të mëdha amerikane fitimprurëse si dhe të kompanive jo fitimprurëse.
Ndonëse është shumë i nxënë me profesionin e tij në analet e botës bankare dhe financiare me një konkurrencë të nivelit shumë të lartë, Nick Markola prap se prap, disi gjenë kohë që madje të angazhohet edhe në veprimtaritë e shumta të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në të vërtetë, ai është një aktivist i dalluar i brezit të ri të komunitetit shqiptaro-amerikan. Markola është Bashkthemelues, ish-Kryetar dhe tani Zëvëndës President i grupit APEN, që është një “Rrjetë i Profesionisteve dhe Biznismenëve të rinjë Shqiptarë në Amerikë”. Markola gjithashtu është anëtar i bordit të projektit të shqiptaro-amerikanëve më të sukseshëm, “Albanian American Success Stories” dhe ka shërbyer në drejtoritë e organizatave më të vjetra shqiptaro-amerikane, siç janë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe organizata pan-shqiptare Vatra.
Më duhet
të rrëfej kënaqësinë time kur e lexova lajmin në median shqiptare se në listën
përfundimtare që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani po
konsideron për Guvernatorin e ri të Bankës Shqiptare, ishte edhe emëri i një
shqiptaro-amerikani. Pikëspari më erdhi
mirë për ketë lajm sepse me sa kam unë njohuri, kjo është hera e parë që një
shqiptaro-amerikan me përvojë të lartë perëndimore si Nick Markola, po konsiderohet
për një detyrë të lartë shtetërore ose qeveritare në Shqipëri, siç është
institucioni i Bankës Shtetërore të Shqipërisë.
Së dyti, më erdhi mirë se një djal i ri, shqiptaro-amerikan, i cili ka
bërë emër si ekspert në fushën e tij këtu në Shtetet e Bashkuara, ku atij i
është dashur të konkurojë për pozitat e tija, me më të mirët e Amerikës dhe të
botës mund të thuhet – është gati të ofrojë përvojën e tij të konsiderueshme në
këtë fushë dhe të japë kontributin e vet për Shqipërinë.
Sipas
burimeve të medias, Presidenti i Republikës do të dekretojë brenda disa ditësh
kandidatin e preferuar prej tij dhe pastaj ta dergoj tek Kuvendi i Shqipërisë,
me shumicë dërmuese, i cili gjithashtu duhet të japë miratimin e tij. Nëse Presidenti Nishani do të dekretoj Nick
Markolën për Guvernator të Bankës së Shqipërisë ose jo, kjo natyrisht është e
drejtë dhe privilegj i tij si ekzekutivi i shtetit shqiptar. Për mua ka rëndësi fakti që Nick Markola, një
shqiptar nga diaspora -- e për më tepër një shqiptaro-amerikan -- është në
listën përfundimtare të tre kandidatëve që po shqyrtohen për tu dekretuar për
Guvernator të Bankës Shqiptare. Unë e shikoj këtë rast si historik, pasi mos u
gabofsha është e para kandidaturë nga jashtë për një post në një institucion të
lartë shtetëror, siç është