| E premte, 05.12.2014, 08:30 PM |
DHURATA POETIKE NGA MËRGIMI
SHQIPTAR
(Sejdullah Martinaj, Ekzistoj vetëm për ty, Amanda Edit, Bukuresht 2014)
Nga Alban Voka
Veprat e krijuesve të mërgimit janë do dhurata të bekuara që kontribuojnë vazhdimisht dhe aktivisht në pasurimin e thesarit tonë kulturor dhe kombëtar. Në një farë mënyre, ato shndërrohen në një masë definitive për realizimin e profilit shpirtëror të botës shqiptare dhe asaj europiane. Në kapitullin e parë të kësaj vepre, Sejdullah Martinaj vjen para nesh me pëshpëritje dashurie, me kujtimet e paharruara të rinisë, me një ndjeshmëri specifike dhe me një sinqeritet të veçantë. Në vargun e tij zotëron një “buçitje” sentimentale e frymëzimeve lirike, siç janë: çiltërsia, zëri i dashurisë, vendlindja, martirët e kombit, dashuria ndaj atdheut dhe jeta në totalitetin e saj.
Tekstet lirike me motive dashurie nuk i mungojnë letërisë sonë, edhe pse ato ende janë të pamjaftueshme. Shqiptari e ndjen veten ende të “trembur” kur vjen fjala për përshkrimin e ndjenjave erotike si një dëshmi ekzistenciale dhe e domosdoshme për evolucionin e spiritualitetit tonë. Shëndrit dielli, buzëqesh hëna, lulëzojnë fushat dhe lartësohen malet nga ndjeshmëria e një poeti shqiptar. Poezitë e Martinajt janë dëshmi morale dhe shpirtërore. Poeti shkruan me dritën e momenteve speciale dhe nuk trembet para stuhisë së dashurisë që mbretëron gjithandej.
Autori i kësaj vepre e ndjen dritën e dashurisë në thellësi të shpirtit. Poeti debuton duke fluturuar me flatra engjëjsh dhe shkruan për engjëj dhe engjëllusha. Kuptimi i këtij fluturimi reflektohet në vëllimin e tij të parë, një album poetik që do t’i lumturojë edhe dashamirët e tij në mërgim dhe atdhe. Misioni i librit qëndron në përkëdheljen dhe ledhatimin shpirtëror. Libri “Ekzistoj vetëm për ty” është i strukturuar në dy kapituj: “Porta e shpirtit” dhe “Shqipëri moj nëna ime”. Nga poezitë e kapitullit të parë meriton të citojmë disa sintagma reprezentative ku zotërojnë ndjeshmëria, melankolia dhe nostalgjia: Rreze e dashurisë ëndërrimtare, Simbol i bukurisë shqiptare, Te porta e shpirtit ke trokitë, Vjen si zanë në ditën e nusërisë, Të zgjodhi shpirti se të ndjeu, I paharruar në përjetësi, I përjetshëm mbeta n’dashuri, Shikimi yt më jep energji, Bukuri magjepsëse, Parajsa e dashurisë, Hyjneshë e bukurisë, etj.
Në Kapitullin e dytë shpërthen një ndjenjë e fuqishme nacionale, zëri shqiptar, dashuria dhe atdhedashuria ndaj Hasit, ndaj dëshmorëve të kombit, ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Tek-tuk dalin në pah edhe vargje satirike ku fshikullohet fanatizmi fetar, pseudo/patriotët dhe pseudo/poetët. Poeti përshkruan ëndrrat e të parëve tanë për bashkim kombëtar. Vepra titanike e prijësve të kombit është prezent pothuajse në çdo faqe të kapitullit të dytë.
Përmes
prindërve të tij, si dhe përmes sakrificave të dëshmorëve të kombit, autori
shpreh sentimentin e një patriotizmi të lartë duke cimentuar dashurinë ndaj
Hasjanëve, ndaj Adem Jasharit, ndaj Nënës Tereze, ndaj tribunit më të shquar të
atdheut tonë: “Nga dera fisnike e Kastriotit kryetrim i Arbërisë/ Ishe i vogël
kur t’rrëmbyen osmanët e Azisë/ Gjon Kastrioti yt princ bujar dëshmoi
madhërinë/ Djemtë ua fali otomanëve, por s’e shiti Arbërinë.” Dhe më tej:
“Krenarinë Kombit ia ngjalle e ia ngrite/ Europën e zgjove nga gjumi e habite/
Jo i the robnisë jemi gjak i Ilirisë/ T’parët e t’parëve fis i Pellazgjisë”. Ja
edhe një strofë e inspirruar e kësaj poeme briliante (Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu): “Me ty o Kryetrim u identifikuam ndër brezni/ Pa ty s’do
t’kishte mbi këtë dhe Shqipni/ Hero qi s’vdes kurrë je gjithmonë ndër ne/ Për
ata që
Sejdullah Martinaj u lind në Prizren më 29 gusht 1967. Vjen nga familja e madhe Martinaj nga Gorozhupi (Malësi e Hasit). Familja Martinaj është me origjinë prej Shalës së Dukagjinit të Mbishkodrës. Pas luftrave të vazhdueshme me Malazezë si dhe si pasojë e gjakmarrjes, erdhën dhe u vendosën në vijë të kufirit, në fshatin e njohur Gorozhup që është i ndarë, gjysma në Kosovë e gjysma tjetër në Shqipëri. Kthimi i tyre në trojet e Hasit ta kujton legjendën e asaj gruas që kishte ikur pikërisht nga Pashtriku, sepse burrin ia kishin vrarë barbarët e huaj që e kishin sulmuar atë vend dikurë moti. Sipas legjendës, gruaja Hasjane vendoset në Shirokë të Shkodrës, bashkë me tre djemtë e saj. Pasi u rritën, djemtë vendosen të ndahen. Njëri u vendos në Shalë, i dyti në Shosh, kurse i treti mori vetëm një copë bukë, u tha “Mirdita” dhe iku e u vendos në Mirditë. Ky rikthim, pra, në Pashtrik, tregon lidhjen e fortë shpirtërore që ka Shaljani dhe Shqiptari me tokën dhe vendin e tij.
Asokohe, familja e tij jetonte ende në katund, për t’u vendosur disa vjet më vonë përfundimisht në Prizren. Gjyshi i tij, Avdi Martinaj, menjëherë pas Luftës së dytë botërore, ishte vendosur me punë në Bujanovc, sot Lugina e Preshevës. Ai kishte arritur që për një kohë relativisht të shkurtë ta krijonte mjeshtrinë e tij si zejtar, bukëpjekës dhe furrtar në zemër të Bujanovcit, ku jetoi dhe punoj deri në pension, tridhjetë vjet rresht. Në Bujanovc ishte pritur shumë mirë nga populli i këtij qyteti shqiptar, mikëpritës dhe patriot. Avdi Martinaj ishte djali i Rrustem Martinajt, trim i madh, patriot i shquar dhe bashkëpunëtor besnik i At Shtjefën Gjeçovit për Malësi të Hasit dhe më gjërë.
Rrustem Martinaj, për shkak të vprimtarisë patriotike në shërbim të atdheut në favor të Shqipërisë Etnike, regjimi i ish Jugosllavisë së vjetër, përkatësisht i Serbisë antishqiptare, e pushkaton në vitin 1933. Emrin Sejdullah, gjyshi i tij e kishte hasur pikërisht në Bujanovc, i kishte pëlqyer dhe e pagëzoi nipin e tij të parë, po me këtë emër. Shkollën fillore (“Vëllezërit Frashëri”), e filloi në katundin e tij, për të vijuar pastaj shkollimin në Bujanovc. Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”’ (që pastaj u pagëzua ”25 Maj”) në Bujanovc, përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm klasën e pestë, të gjashtën dhe të shtatën. U kthye prap në vendëlindje, ku e përfundi klasën e tetë. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm në klasën e tetë dhe e zgjodhen kryetar shkolle. Vazhdoi shkollimin e mesëm në dy shkolla të Prizrenit, dy vitetet e parë të përgjithshme dhe dy të fundit Mjekësi e përgjithshme.
Shkollën
e mesme e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm dhe u dallua në shumë aktivitete
që bëheshin asokohe. Në të shumtën e rasteve ishte në krye të tyre dhe u printe
bashkë me disa shokë e shoqe patriot. Ishte patriot i flakët dhe mori pjesë në
të gjitha lëvizjet me karakter nacionalist dhe patriotik në atë kohë. Në të
gjitha demonstratat që organizoheshin kundër regjimit serb pothuaj në të gjitha
qytetet e Kosovës ai ishte aty. Motoja e tij në shërbim të atëdheut për jetë e
mot. Pas përfundimit të shkollës së mesme e kreu shërbimin e detyruar ushtarak
në
Nga fundi i vitit 1993 iku në mërgim bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, për t’u vendosur përfundimisht në Mbretërinë e Holandës, ku edhe sot jeton, punon, krijon dhe vepron. Në Holandë, si të gjithë bashkatëdhetarët, është përballë me vështirësi të panumërta. Në ndërkohë e ka përkrahur luftën çlirimtare duke e ndihmuar me aq sa ka mundur dhe ka ditur. Ka mbaruar kursin e gjuhës holandeze, nivelin më të lartë në programin e dytë shtetëror. Sejdullahi e flet dhe e shkruan shumë mirë përveç gjuhës shqipe, edhe serbo-kroatishten dhe holandishten, si dhe anglishten dhe gjermanishten. Adrian Martinaj, djali i tij. është student i ekonomisë, ndërsa Gentiana Martinaj studente e mjekësisë në Universitetin e Erasmusit në Holandë. Fëmijët e tij janë dalluar kudo. Adriani, krahas studimeve punon si kontabilist në firmën e njohur KPMG.
Adriani
ka luajtur futboll ku është dalluar si dhe e ka fituar Brezin e zi në sportin
Tae kwon-do. Adriani ka qenë edhe mësues i Tae kwon-dos për një kohë. Disa herë
ka fituar vende të para në gara të Tae kwon-dos. Njëherit është në kryesinë e
një shoqate joqeveritare shumë aktive në