| E diele, 30.11.2014, 08:03 PM |
IBRAHIM RUGOVA - NJERIU QË BËRI
MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes
Nga Frank Shkreli
Dr.
Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës dardane lindi më 2 Dhjetor,
1944. Ky vit shënon 70-vjetorin e
lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht përket me 25-vjetorin e vizitës
së parë që ai bëri në Shtetet e Bashkuara, në kapacitetin e tij si Kryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai
ishte ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Këshillit të
Mirë” sot "Zoja e Shkodrës", për të marrë pjesë në seminarin kushtuar
300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij, në tetor,
1989. Me Dr. Rugovën nga Kosova ishte
ftuar edhe Dr. Engjëll Sedaj, Profesor i Universitetit të Prishtinës, për t'iu
bashkuar referuesve të tjerë të ftuar në seminar, si Profesor Arshi Pipa, At Danjel
Gjeçaj, dhe Profesor Martin Camaj, referatet e të cilëve në fakt janë botuar
5-vjetë vjetë më parë nën kujdesin e Zotit Tonin Mirakaj, ish-kryetari i
Këshillit te Kishës Katolike në York. Me
këtë botim, Zoti Mirakaj në të vërtetë ka përjetësuar jo vetëm një seminar dhe
pjesëmarrjen në atë tubim të mbajtur në universitetin e njohur amerikan
Fordham, ku morën pjesë disa prej akademikëve më të njohur shqiptarë të asaj
kohe, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Por me atë botim, ai
përjetësoi edhe vizitën e parë historike
në Shtetet e Bashkuara të personit, i cili pak pas kësaj vizite që kishte bërë
në
Ishte kjo
një periudhë kur
Shqiptarët
vuanin vetëm dhe në heshtje. Zëri i shqiptareve të Kosovës nuk dëgjohej dhe
bota e jashtëme kishte pak ose aspak dijeni dhe as interesim mbi vuajtjet dhe
torturat që diktatura serbe ushtronte mbi popullësinë shqiptare të
Kosovës. Shkelja e të drejtave bazë të
njeriut për shqiptarët e Kosovës, në të gjitha nivelet sa vinte dhe po
keqësohej, në kundërshtim të plotë me marrveshjet e Helsinkit dhe me angazhimet
që kishte marrë Beogradi si vend anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim
në Europë. Regjimi serb kishte krijuar
në Kosovë një atmosferë koloniale, e mbështetur në një forcë brutale ushtarake
dhe policore. Çështja ishte se si të
njoftoheshin miqët dhe mbështetsit e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut
kudo, por sidomos në Shtetet e Bashkuara, mbi krimet dhe shkeljet flagrante të të
drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb, me fjalë të tjera, si të
sensibilizohej opinioni ndërkombta mbi krimet që po ndodhnin në Ksoovë dhe si
të ndërkombëtarizohej “çështja e Kosovës.
Presidenti Rugova e kishte kuptuar qyshë heret se ishte jetike që të
krijohej një kunder-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit kundër shqiptarëve të
Kosovës, të cilët regjimi serb i paraqiste si irredentistë dhe terroristë
- dhe si të njoftohej bota, e sidomos
Washingtoni zyrtar, në lidhje me përkeqësimin në rritje e sipër të situatës për
shqiptarët e Kosovës. Bota duhej informuar se
Ndonëse,
tetorin e vitit 1989, nuk besoj se Dr. Rugova
parashikonte të ardhmen e tij në krye të një partie politike, që mund të
ketë qenë, në mos e para, atëherë ndër të parat parti anti-komuniste në Europën
Lindore dhe se as nuk mund të parashikonte ngjarjet që pasuan. Por në tetor të vitit 1989, ai ka shprehur
preokupimin e tij ndaj faktit se në përendim ekzistonte një boshllëk
informacionesh të vërteta mbi gjëndjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi dhe se
bota nuk e njihte të vërtetën mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.
Erdhën si
erdhën punët dhe e ardhmja politike e Dr. Ibrahim Rugovës e vendosi atë papritmas
në arenën e diplomacisë ndërkombëtare për të cilën ai nuk ishte i
përgatitur. Duke shikuar 25 vjetë pas,
mund të thuhet se vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës vitin 1989 në Shtetet e
Bashkuara, ishte fillimi i hapave të parë të diplomacisë moderne të
Kosovës. Megjithëse nuk kishte shumë
njohuri në këtë fushë, dhe medhithë të metat dhe gabimet e asaj periudhe dhe më
vonë gjatë këtij procesi, ishte Dr. Ibrahim Rugova ai i cili në mënyrën më
pozitive ndërkombëtarizoi “çështjen e Kosovës”.
Ishte kjo vizitë, 25-vjetë më parë ajo e cila hapi rrugën për vizita të
shumëta që ai bëri në
Fati
ishte se pak kohë pas këthimit të tij në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë
legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të
fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve - në mënyrën e tij të qetë
por bindëse - me bashkbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe
diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare.
U bë që sidomos nga miqët e kombit shqiptar, Dr. Rugova të shikohej si
një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me
këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.
Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton,
protagonisti kryesor i fushatës për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për
shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë, ka pohuar se, “Si
askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e
shpjegonte çështjen shqiptare nga pikpamja historike dhe njerëzore”. “Nuk
kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të
drejta e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Si askush tjetër deri atëherë,
Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin
historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për
veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për
lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më
tepër, Dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe
mbështjetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si
rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje
lobuese të fortë për çlirimin dhe
pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova
që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike
Shqiptare, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në
seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.
Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër përveç radhitjes së tij ndërshmërisht, përkrah kombeve të përparuara të perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave euro-atlantike. Për të arritur këtë objektiv ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miqë dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar. Ai siguroi përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikes për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet përendimore. Ai e kishte bërë të qartë ç’prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar ç’prej fillimit “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, Dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjthashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.” Ndërsa ish-kryeminsitri britanik Tony Blair ka thënë për Dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, I cili më that ë vërtetën për Kosovën, Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojëpn që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë….Ai foli me një zë të ultë, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën ia mbajta”, ka thënë Ish-udhëheqsi britanik Tony Blair.
Ai ishte
i vetdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellur gjatë dekadave imazhit të
mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqëve të vjetër të kombit
shqiptar. Dhe për të siguruar
mbështetjen e miqëve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai
besonte se me shëmbjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e
forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë
shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë. Ishin këto parime dhe
kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të
mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miqë për kombin
shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të
shqiptarëve në trojet autoktone ku kanë jetuar me shekuj.
Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova duhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavaur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënjeve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Në këta dy përvjetorë, ai duhet të kujtohet gjithashtu, jo vetëm për miqët e shumtë që i bëri Kosovës dhe Shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembëllën e tij si njeri dhe si udhëheqës - se mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, përveë të tjerave, edhe duke ruajtur nderin e emërit shqiptar dhe nderin personal.