| E enjte, 27.11.2014, 07:59 PM |
AGIM GASHI
URIME DITA E FLAMURIT
Ti shqiptar sot fillo këngën
Këngë të gjakut e të zisë,
Për Flamurin me shkabë dy krenëshe,
Këtë symbol të Arbërisë.
Ngjyrëflamurin dikur ëndërronim,
Mbi koka kishim njerz zemërzi,
Sot Kosova, kjo tokë sublime,
Endërron flamurin, në liri.
Kur na vrisnin e na coptonin,
Në gji e mbanim tonin flamur,
Ata njerz që flijuan jeten,
Në zemra t´popullit janë bilur.
Ti flamur me shkabë dykrenëshe
Ngritu lart mbi qiell arbëror,
Ska fuqi, se ka thënë Zoti,
Valërimin që ta ndalon.
Valëro Flamur i kuq si gjaku
Se shumë jetëra u dhanë për Ty,
Sa më shumë që je gjakosur
Atdheut i fale bukuri.
Urime o Atdheu ynë
Anë e kënd në dritë të nurit,
I madh e i vogët gjithmonë festofshi
Urime, urime, Ditën e Flamurit.
27.11.2014
Düren
__________
PLISI
Plisi, është simbol karakteristik i veshjes shqiptare. Me ngjyrën e bardhë që reflekton rrezën e diellit, me lidhjen e leshtë që pi djersën, ka trajtën e shtresës që mbron kokën. Plisi si një kupolë që rri mbi kokë bën të mundëshme të mbledhën mendët, koka të ketë temperaturë konstante, të mos e trembë zjarmia e vapës e as acari e ngrica. Tek disa persona shqiptar plisi është shëndrruar në kult dhe i quajnë kryengritur, ndersa njeriun pa plis e quajnë “kryeshtruar”.
Njerzit
kryeshtruar dhe njerzit kryengritur i dallon prania apo mungesa e plisit. Sot
plisin mund ta shofim mbi kokën e gjyshit, mbi kokën e babait por jo edhe të
djalit. Ndryshojnë kohërat andaj ndryshojnë edhe shqiptarët. Rrallimi i plisit
në kohrat më të reja don me thënë rrallimi i një shenje të identitetit, kësaj
kupole shqiptare i cili më nuk është një send i domosdoshëm, por bëhet një
simbol.
Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarë
Zakonisht sot plisi bartet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremoni të ndryshme shoqërore. Në disa pjesë ruale në veri të tokave shqiptare bartet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.
Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupet e tyre i kanë pagëzuar me emrin “Plisat”, si simbol i tradicional.
Plisi pos tjerash simbolizon edhe optimizmin
Plisi ka ngjyrë të bardhë që karakterizon paqen, pastaj ka formë që si do që do ta mbash gjithmon është mbarë ,që do të thotë që dallon shumë nga kapelat tjera sepse nuk ka anë të kundërta ,pastaj plisi ka formë të majës së malit ,male të cilat janë të mbulara me borë që karakterizon pastertin.
Plisi është i bardhë dhe karkaterizon paqen.
Plisi nuk ka anë të kundërta e kjo do të thotë është me karakteristika pozitive.
Plisi ka formën e majës së malit me borë që karakterizon pastërtinë.
Plisi është shqiptar andaj u takoi dhe u takon vetëm shqiptrëve në milienume
20.09.2014
Düren