Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Koha e të qenit njeri

| E hene, 24.11.2014, 07:01 PM |


KOHA E TË QENIT NJERI

- In memoriam për intelektualin e njohur  Idriz Logu, me ratin e 55 Vjetorit të Gjimnazit “Asim Vokshi” B.Curri

Kanë kaluar tashmë pesë vjet nga ndarja e hidhur dhe e papritur e Tropojës me njërin nga intelektualët më të njohur të saj, profesorin e nderuar Idriz Logu.

Sapo po mbushte 64 vjet dhe miqtë, shokët dhe familja  pregatisnin festimin e ditëlindjes tij, në një kohë që ndihej aq aktiv dhe i ri, aq impenjues dhe motivues , duke kontribuar papushim në dobi të zhvillimit demokratik të Tropojës, me fjalën e tij gjithmonë bindëse dhe argumentuese, me ekuilibrin e rrallë që vetëm ai dinte ta ndertonte si në oda burrash, kuvende intelektuale dhe tryeza partiake, me pervojën e shkelqyer në fushën e zhvillimit të arsimit dhe kulturës, me autoritetin e padiskutueshëm të të qënit njeri i respektuar nga të gjithë në jetë.

Idriz Talush Logu lindi në Markaj të Tropojës më 12.05. 1937 në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Ai u rrit dhe u edukua me frymën e bujarisë dhe fisnikërisë malësore, me etjen për dije dhe me dëshirën e thellë per tu arsimuar, pavarsisht kushteve të vështira ekonomike dhe mjedisit ngarkuar me paragjykime të vjetra.

Shkollën fillore e mbaroi në Bujan , një nder shkollat e para të hapura në Tropojë, ndersa shkollën tetëvjeçre në qytetin B. Curri, nderkohë që Shkollen e Mesme Pedagogjike e perfundoi në Shkodër me rezultate të shkelqyera. Studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji të Universitetit Tiranës, në degën Histori, i kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1964.

Ai perfundoi gjithashtu edhe Kursin Pasuniversitar per drejtues shkolle, po në Tiranë.

Në vitin shkollor 1955-1956 filloi punën si mësues në shkollën tetëvjeçare të qytetit B. Curri dhe vetëm pas tre muajsh u caktua si inspektor arsimi, detyrë që e mbajti deri në vitin 1959, kur u emërua Drejtor i të parës shkollë të mesme në Tropojë, gjimnazit “Asim Vokshi”. Pastaj më vonë drejtoi per shumë vite Seksionin e Arsimit dhe Kultures në rreth, me kompetence dhe aftësi komunikimi.

Ai ishte gjithashtu edhe drejtor i Shkollës së Mesme Industriale të Fierzës, gjatë kohës kur ndertohej Hidrocentrali i Fierzës, duke deshmuar veti të mëdha menazhuese dhe duke e kthyer këtë shkollë në një qender të vertetë profesionale dhe vatër e lindjes së kuadrove  të ardhshëm teknikë.

Ishte edhe drejtor i Shkollës Mesme Cerrnicë dhe më  1981 caktohet si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit , detyrë që e mbajti per tetë vite. Në sajë të perzgjedhjes tij të qëlluar dhe të punës të spikatur studimore dhe shkencore, kabineti mbeti një orientues i pazëvëndësuar per zhvillimin dhe reformimin e arsimit lokal dhe më  gjerë.

Pervoja e tij u pergjithsua nga Ministria e arsimit, duke cilësuar si arritje zgjerimin e arsimit të mesëm në Tropojë, ngritjen dhe pasurimin e bazës materiale dhe didaktike, shkollimin dhe sigurimin e kuadrit vendas, kualifikimin adekuat të mësuesve si dhe afrimin dhe perfshirjen e komunitetit vendas, nderthurur kjo me vetë ndryshimin e mentalitetit të familjes tropojane drejt koncepteve të përparuara të kohës.

Kudo qe punoi, Idriz Logu, puna e tij qe e vlersuar dhe e nderuar, sidomos si drejtues perfekt dhe me autoritet moral dhe shoqëror, si njeri publik dhe i angazhuar, si orator i veçantë, si njeri gjithmonë opozitar ndaj pengesave të zhvilimit, si demokrat i vertetë në mardhenjet njerëzore, si mik injerzve të thjeshtë , të cilëve u gjendej gjithmonë pranë, si  prind model i edukatorit që di të percjellë gjithmonë te fëmijët i tij, tiparet me të mira.

Idriz Logu është autor i dhjetra referateve, kumtesave e punimeve të ndryshme në sesione shkencore dhe në katër konferenca pedagogjike të rrethit si dhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe historike brenda dhe jashtë vendit, ku dalloi eksperienca e tij si metodist, por dhe bagazhi i vyer i njohurive historike per Tropojën dhe trevat e tjera shqiptare.

Nderkohë ishte bashkëpuntor i organeve pedagogjike dhe gazetave tjera, ku shkroi dhe mbrojti teza dhe projekte arsimore dhe kulturore si dhe të mbrojtjes traditave të zones. Ishte bashkëautror i librit “ Historiku i Arsimit në Tropojë” ku shkroi pjesën “ Arsimi në vitet 1975-1990”.

Pjesë e rëndësishme e Shoqatës Historinëve të rrethit, ai në fund të jetës tij, po punonte per ringritjen e Muzeut Historik të rrethit, perherë konstruktiv, koherent dhe i perkushtuar si nga ana shkencore , por edhe në pikëpamje të objektivitetit social dhe shoqëror.

Arritjet në fushën e arsimit në rrethin e Tropojës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me figuren, punën dhe mundin e Idriz Logut tek i cili ishin të mishëruara në mënyrë të harmonishme aftësitë shkencore dhe personale me artin e të drejtuarit, si rrallë tek ndonjë tjetër.

Breza të tërë nxënësish kanë marrë dije prej tij dhe sot janë politikanë dhe pushtetarë të mire,mjekë të shquar, shkrimtarë të njohur dhe shkencëtarë, të cilet e kujtojnë sot me shumë respekt këtë figure të madhe të arsimit.

Ai ka dhënë  një kontribut të çmuar në fushën e studimeve pedagogjike, psikologjike dhe historike. Edhe pas daljes në pension, nuk reshti së punuari per problemet e arsimit, të shkollës dhe mendimit shkencor si dhe të problemeve sociale që kalonte Tropoja. Per këto merita ai u zgjodh nënkryetar i Këshillit pluralist të rrethit dhe anëtar nderi i disa organizatave tjera.

Idriz Logu, në kohë të ndryshme është vlersuar me urdhra dhe medalje. Pas vdekjes u dekorua nga Presidenti I Republikës me medaljen “ Naim Frashëri” i Argjendë, vlersim i cili ishte larg vlerave të verteta që mbar tai në kompleksitetin e ngjarjeve që shoqëruan jetën e tij.

Të gjithë e dijnë dhe e pohojnë në Tropojë, Idriz Logu ishte njeri i fjalës së thene hapur dhe ballas, kurrë i pajtuar me padrejtësitë dhe kompromiset komformiste, njeriu që kurrë nuk  afrohej me servilet dhe kameleonet e çfardo rryme, njeriu gjithmonë avangardë me të renë dhe zhvillimin, duke respektuar pandalur historinë dhe traditat e familjes dhe vendit të vet, njeriu që kurrë nuk vuri para parimeve njerzore, meritat e veta personale, titujt dhe dekoratat.

Per shumë vite me rradhe ka qene evidente kerkesa e ish nxënësve, ish kolegëve dhe mbarë popullit të Tropojës, per të venë në vendin e merituar kete figure komlekse të arsimit tropojas, si figura kryesore e tij , si drejtuesi i parë dhe jetëgjatë, si bartes i rezultateve të pamohueshme në fushën e arsimit dhe kulturës.

Së fundi , një grup i madh intelektualesh kanë pregatitur një Promemorje per Presidentin e Republikës, duke i propozuar atij në emër të komunitetit Tropojës, dhenjen e titullit:

“ Mjeshtër i Madh i Punës” per Idriz Logun.

Idriz Logu ishte njeriu që natyrshëm i perkiste të majtës shqiptare , me bindje dhe me me një aktivitet per tu patur lakmi, duke percjellë  gjithmonë ndershmeri politike, dinamizëm dhe ekuilibër të qendrueshem politik, tolerance dhe respekt, kulture dhe prespektivë, duke edukuar me energji, besim dhe kurajë ,elementët modern politikë që në skenën e ketushme mbeten shembull i paperseritshëm.

Kurrë nuk shikoi nga vetja, familja e tij apo interesa meskine të momentit aq shumë të perhapura në kohë, por shpresoi dhe punoi duke besuar në një të arthme qytetare dhe evropiane , larg shablloneve vulgarë të ditës. Në mbledhje , konferenca dhe kongrese ku ai mori pjesë, u bë në mënyrë të natyrshme pjesë integrale dhe e admirueshme, njehkohsisht e respektuar dhe e vlerësuar edhe nga personalitete të së majtës shqiptare, por edhe e spektrit tjetër politik, per  elegancën, natyrshmerinë dhe pjekurinë e gjykimit si dhe maturinë e vendimit politik të marrë në kohë të ndryshme.

Edhe në momentet më delikate dhe të veshtira të mardhenjeve politike në Tropojë ai ja arriti të jetë një zë original i mendimit dhe aksionit politik bashkekohor, kontributi i  të cilit veshtirë të harrohet nga njerëzit e ndershem tropojanë.

Idriz Logu vdiq i ri, vetëm 64 vjeç, mesditën e 1 korrikut 2001, një humbje e befasishme që hidheroi te gjithë. As semundja e rendë dhe e pasherueshme nuk arriti ta vinte poshte, ruajti optimizmin deri në fund, vullnetin dhe kurajon per të qenë me dinjitet deri në çastin e fundit.

Por nuk vdiq në memorjen e popullit tropojan, pjesa me krenare e të cilit tani është ai vet me vepren dhe figuren e tij. Koha e të qënit njeri , ka qenë gjithmonë, por tani me shumë se kurrë historia verteton se njerzit e mençur mbeten, servilet, kameleonët dhe frikacaket bien, pavarsisht çdo lloj mbrojtje.

Koha pranon  njeriun dhe ngadalë ju nderton piedestalet në shpirtrat e njerzve!

Idriz Logu e ka ndertuar tashme piedestalin e tij në kujtesën e Tropojës, koha eshtë t’ja ndriçojmë me tepër atë me të vertetat e pathëna akoma!

B. Curri, Nentor 2014

(Per Z.Sh.-në, marrë nga www.voal-online.ch , Z. Lushaj)