| E shtune, 22.11.2014, 07:25 PM |
DON LUSH GJERGJI PËR ERRËSIRËN SHPIRTËRORE:
KRYQI NË JETËN E NËNË TEREZËS.
Nga Prof Dr Lutfi ALIA
Botimi i letrave “sekrete” te Nene Terezes beri shume bujë ne mass median boterore. Artikujt ndiqnin njeri tjetrin e te gjithe perserisnin te njejtat gjera, asnje nuk nxorri ndonje argument te ri. Kesaj fushate, i shkon titulli i vepres se Shekspirit “Shume zhurme per asgje”.
Ndersa nje pjese e shtypit vlonte me kritika, me interpretime konfuze dhe dyshime, qe synonin te shuanin trashegimin e mistikes shqiptare, masat e gjera popullore nuk e humben besimin, respektin dhe nderimin per Nene Terezen dhe vazhdonin ta admironin me shume dhe te gjithe e quanin shenjetore.
Qeveria e Hindise dhe qeveria e Shqiperise, e shpallen feste zyrtare 19 tetorin, diten e lumturimit t? Nënë Terezës, por te dy popujt si ai hindian dhe shqiptaret e avancuan vleresimin dhe e quajne festa e Shen N?n? Terez?s, anì se Selia e Shenjte ende nuk e ka kanonizuar.
Ndersa shtypi boteror vazhdonte te fliste per letrat “sekrete” dhe erresiren e nates te Nene Terezes, shtypi shqiptar heshti, nuk ishte ne gjendje te ballafaqohej me keto aspekte, sepse i mungonte kultura fetare, per te debatuar rreth ketyre problemeve delikate teologjike.
Edhe kisha katolike shqiptare, pergjithesisht e percolli ne heshtje kete situate, por ne veçanti ne prezantimin e vepres te Nene Terezes eshte shquar kleriku shqiptar Don Lush Gjergji, mik i afert i Nene Terezes, biografi me kompetent i jetes dhe i vepres te misionares shqiptare, qe e ka pasqyruar me shume art dhe kulture, ne kryevepren e tij “Nena e Dashurise” (botimi i vitit 2000) dhe ne 15 libra te tjere, njeri me i bukur se tjetri, qe e tregojne jeten dhe vepren e te Lumtutumes Nene Tereza, madje ai me guxim te drejte dhe pa miratimin e Selise se Shenjte, e quan Nene Terezen Shenjetorja e Dashurise.
E admiroj dhe e nderoj Don Lush Gjergjin per punen e madhe, sistematike dhe shkencore ne studimin dhe prezantimin e jetes dhe vepres te Nene Terezes dhe te familjes Bojaxhiu.
E theksoj kete merite te madhe te Don Lush Gjergjit, pasi eshte kleriku, qe ka studiuar dhe ka arrijt ta pasqyroj realisht figuren e Nene Terezes, pa perdorur zbukurime artificiale, pa ekzagjerime dhe epitete ne superlativa, e ka dhene me art te thjeshte, duke e ruajtur te paster porteretin e saj shpirteror si misionare katolike dhe si figure e shquar humanitare ne permasa gjitheboterore.
Don Lush Gjergji eshte nder te rrallet, qe ka shkruar per femijerine dhe adoleshencen e Gonxhes dhe per familjen e saj, nderkohe qe shume autore te huaj, nuk kane mundur te pasqyrojne kete periudhe, ose kane perdorur fantazine, pa evidentuar disa aspekte te rendesishme, qe percaktojne inspirimin dhe perkushtimin ne fene katolike te Gonxhe Bojaxhiut.
Don Lush Gjergji, ne menyre te veçante me librin “Nene Tereze - Shenjetorja e Dashurise”, i botuar ne vitin 2010 ne Prishtine, ka analizuar me kompetenca “netet e erreta”, qe perjetoj e Lumturumja Nene Tereza.
Ne parathenien e librit Kardinali Josè Saraiva Martins shkruan: “Libri i Don Lush Gjergjit “Nëna Tereze - Shenjtëresha e Dashurisë”, na dhuron disa risi lidhur me kontekstin historik, shpirtëror, kulturor, që e nxorri në dritë dhe i a dhuroj Kishës dhe botës atë dhe njekohesisht ben një analizë e kujdesshme errësirës dhe kryqit, heshtjes së Zotit, që e bëjnë të Lumturumen Nënë Tereza edhe më të madhe, sepse gjithnjë ishte besnike në sprova të gjata e të dhimbeshme, e gatshme për flijim dhe dhurim, pasi ishte e bashkuar me Krishtin e kryqëzuar e të ringjallur, ishte shpresa dhe shëlbimi i botës. Si pata thënë në homelinë e kremtimit të Meshës të falenderimit për lumturimin e Nënës Tereze me 10 dhjetor 2009, Ajo e perkufizonte vetveten thjeshtë kështu: ‘Unë jam një grua e varfër e cila lutet. Duke u lutur, Zoti e ka mbushur zemrën time me dashuri, dhe kështu unë kam mundur t’i dua të varfrit me ndihmën e Hyjit’.
Fjalen time ne meshe, e përfundova duke thënë: E Lumturumja Nënë Tereza e Kalkutës mbetet shembull i dobishëm dhe shenjë frymëzuese për kohën tonë, se jeta e ndërtuar mbi Lumturitë është plot me dashuri dhe mund t’i dhurojë dritë botës, dhe ajo dritë është Krishti”.
Don Lush Gjergji, spjegon se motivi bazë i “heshtjes” të Zotit dhe vuajtja e “errsirës” shpirtërore, ishte së pari besimi i Jezusit ndaj Nënë Terezes, për ta bërë atë bashkëpunëtore të ngushtë dhe të afërt me Kryqin e tij dhe kesaj kerkese Nene Tereza i u pergjigj me dëshiren e flaktë, që t’i përngjante Jezusit në gjithçka, mbi të gjitha në vuajtjet dhe në dashuri.
Nën? Tereza dëshironte ta përjetonte kryqin, apo dramën e indiferentizmit fetar, qe shkoj deri ne prag të ateizmit, qe perjetojne shumë njerëz të kohës sonë. Ky ishte motivi baze, përse Jezusi “luante” me Nënë Terezen në forma, apo trajta të ndryshme.
Shenjtëria, besnikëria e Nënë Terezes tashmë kishin arritur pjekurine, ishin dëshmuar nëpër-mjet durimit, pritjes, dashurisë, qe gjithnjë ishin te pranishme. Kjo është “drama e dashurisë” mes Jezusit dhe të Lumturumes Nënë Tereza, misticizmi i thellë i jetës së krishterë, që ajo kurrë nuk ia ka mohuar së pari Jezusit, pastaj njerëzve në vuajtje në trup apo në shpirt, te cileve u sherbeu me perkushtim te rralle.
Nga letrat “sekrete”, shkruan Don Lush Gjergji, del qarte përvoja “mbinatyrore” e përjetimeve të thella mistike te Nene Terezes, gjate te cilave Jesusi ne menyra te ndryshme, e vuri ne sprove fenë dhe dashurinë e Nënë Terezes nëpërmjet errësirës, kryqit, mungesës së ndjenjës dhe përjetimit të pranisë së Jesusit.
Kete pervoje, Nene Tereza e perjetoj ne nje forme te veçante, sikur Jesusi ishte “i tërhequr” apo “i fshehur”, njelloj si loja e prindit me fëmijën, që fshihet dhe femija përpiqet, lodhet duke e kerkuar, madje kur nuk e gjen deshprohet e qane, por me pas i shfaqet duke i thene: “Ja ku jam”, duke ia kthyer gezimin dhe qetesina. Kesisoj veproi Jezusi me Nene Terezen, por ajo nuk qau, nuk u dorezua, por e kerkoi vazhdimisht dhe e gjeti dhe me shembullin e tij i sherbeu te gjitheve atyre qe vuanin.
Çdo studiues i jetës fetare të Nënës Tereze, thote Don Lush Gjergji, pa dyshim është ndeshur me çastet e vuajtjeve, mundimit, dhimbjeve, me provat dhe flijimin e pashoq, e thënë në terminologji të krishterë, me kryqin në jetën e të Lumturumes Nënë Tereza.
Ajo jetonte dhe vepronte nen shembullin e Jezusit, ishte dhe eshte kapitali i dashurise per Jezusin, i gjigandit të krishterimit, andaj u bë Dëshmitare e Dashurisë se tij per njerezit e vuajtur.
Pa vuajtjet dhe flijimin, shkruan Don Lush Gjergji, Nene Tereza nuk do të ishte vetvetja, madje nuk do te ishte Misionarja e Dashurisë, guximtarja për t’u përballur me shpirt, me force e me guxim, me të gjitha të ligat e botës moderne, andaj Ajo theksonte: “Pa dashuri dhe pa flijim, jeta s’ka kuptim” .
Shkrimet e te huajve per Nene Terezen jane bazuar ne intervista te pakta, ne interpretimin e shkrimeve te saj, ne pjese bisedash me persona qe punuan, bashkpunuan dhe e njohen nga afer Nene Terezen, ose nga letrat sekrete, ndersa Don Lush Gjergji ka perparesi absolute ndaj gjithe te tjereve, pasi e ka njohur personalisht, e ka takuar, ka bashkebiseduar shume here dhe kesisoj ka mundur te njohi aspekte te veçanta, te zbuloj boten e brendeshme te saj. Nene Tereza i ka konfiduar shume “sekrete” te jetes se saj, qe te tjeret nuk kane mundur t’i njohin, andaj shkrimet e Don Lush Gjergjit jane reale e bindese dhe te çveshura nga interpretimet me fantazi.
Ne shtypin e huaj, eshte shkruar shume pak per vitet e femijerise te Nene Terezes, pasi nuk kane mundur te marrin informacione, ndersa Don Lush Gjergji, i tregon me hollesi, deri ne intimitete familjare. Kesisoj mesojme se Gonxhia ishte lindur nenpeshë dhe shendetlig?, andaj prindërit Kolë Bojaxhiu dhe Drane Bernaj-Bojaxhiu, të shqetësuar për “mbijetesën” e saj, e pagëzuan pak ore pas lindjes, pikerisht më 27 gusht 1910. Gjatë fëmijërisë, Gonxhia ishte nje femije e brishte, e dobet dhe vuante nga veshtiresite ne frymëmarrje, por me mjekimet e asaj kohe, permiresimi i gjendjes shendetesore ishte i ngadalshem.
Lazër Bojaxhiu, i vëllai i Nënës Terezës dëshmon: “Më kujtohet se Nënlokja na thoshte se, nuk do ta gëzojmë Gonxhen qarë, për dy arsye: sepse me shëndet një kohë ishte e dobët, ose do t’i kushtohej Zotit. Për çdo vit Nënlokja na çonte në Letnicë, te Zoja Cërnagore. Gonxhja dhe Agëja shkonin gati një muaj përpara, sepse Gonxhja ishte e dobët, e kishte kollin e keq. Atje për mrekulli u përmirësua. Pastaj shkonim në pushim në Vrnja ka Banja...”.
Keto te dhana jane konfirmuar dhe nga vete Nene Tereza, e cila i ka treguar Dom Lush Gjergjit, se s? bashku me nenloke Dranen dhe mitren Age shkonin shpesh ne kish? dhe n? moshen 5 vjeçe, lutej para Zonjes te Letnices e kjo lidhje vazhdoj gjate tere jetes, madje ne moshen 12 vjeçe pati vegimet e para me Virgjereshen Marie.
Jeta e Gonxhes se vogel, u trondit shume me vdekjen e papritur dhe te hershme te atit Kolë Bojaxhiu ne vitin 1919. Ishte humbje e madhe qe shkaktoj vuajtje dhe dhimbje, posaçërisht “sugares” Gonxhe, qe ishte 9 vjeçe dhe kishte shume nevojë për pranine e baba Kolës.
Vuajtja në familjen Bojaxhiu u shtuan me largimin e Lazrit ne 1924, i cili shkoi për studime ne akdemine ushtarake e me pas ne 1928, me largimin e Gonxhes, e cila ndoqi rrugën e virgjërisë dhe të rregulltarisë.
Jetesa ne vetmi e nenes Drane dhe e motres Age ne Shkup, në ato vite, ishte tejet e rëndë dhe e përmallshme. Familja ishte e ndare ne tre pjese dhe te gjithe ndjenin mall dhe domozdoshmerine e bashkimit, andaj nena Drane dhe Agia, u larguan nga Shkupi e u bashkuan me Lazrin, qe ishte oficer i ushtrise te Mbreterise Shqiptare ne Tirane, ndersa Nene Tereza vazhdonte te sherbente si moter misionare ne Hindi.
Lazri rrëfente: “Kur erdhi Nënlokja në Shqipëri, e pashë se ishte e lumtur për dy aryse: sepse u bashkuam dhe pse motra jonë Gonxhja, ishte bere murgeshë. Ajo atëhere na shkruante shpesh, na mbante me letra. Lokja gjithmonë lutej, thoshte urata, në kishë, në shtëpi dhe në rrugë. Gjithmonë ishte me rruzare në dorë...”.
Ky bashkim nuk vazhdoj gjate. Ne rrethanat tronditese politike, qe kaloj kombi shqiptar ne te ato vite, ndikoj, qe ashtu si shume familje shqiptare dhe familja Bojaxhiu, te shperbehet perseri e u detyruan te jetonin te ndare pergjithmone. Lazri shkoj ne Itali, nenlikja Drane me Agen ndejten ne Tirane, Nene Tereza vazhdonte aktivitetin misionar ne Hindi, ndersa trupi i Nikolla Bojaxhiut, mbeti i varrosur ne Shkup.
Kete situate te veshtire familjare, Nene Tereza e perjetoj me shume dhimbje, si shprehet ne letrat e shumta, qe i ka derguar nenes Drane, motres Age dhe vellait Lazer. Kete mall dhe vuajtje shpirterore, e perballonte me perkushtimin ne ndihmen per te tjeret qe vuanin.
Vuajtjet dhe dhimbja e brendeshme ishin bashkudhetaret e perhershem te Nene Terezes, andaj vazhdimisht meditonte mbi vuajtjet, dhimbjet, mundimet, pesimet e veta dhe te tjereve, lutej dhe vepronte per te çliruar vehten nga keto ndjenja dhe per t’i ndihmuar te gjithe ata qe kishin nevoje, impenjohej per t’i u hequr dhimbjet, per t’i u rikthyer buzeqeshjet. Nga perjetimi i kesaj gjendje shpirterore, Nene Tereza shprehej shpesh: “Dhimbja e brendshme është aq e madhe sa që nuk përjetoj asgjë me gjithë popullaritetin që kam, kryqi më i madh për mua është popullariteti”.
Kesisoj, ne jeten e Nene Terezes u shfaq Kryqi, i perjetuar me çaste vuajtjesh shpirterore, me erresiren e nates, qe i ka treguar me hollesi ne 60 letrat “sekrete”, qe per gjysem shekulli nuk i njohu publiku.
Mbresat e vuajtjes ne Kryq, erresira e nates, qe perjetonte si moter katolike, e benin te ndihej e braktisur nga Zoti e kjo rrethane ndikonte shpesh t’i lindete thirrja munduese: “Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje” dhe me pas shtonte: “Kam etje”. Ashtu si etja e Krishtit ne Kryq dhe ajo e Nene Terezes, nuk ishin etje per uje, por shprehnin etjen per dashurine e Zotit.
Thirrjen e Jesusit ne kryq “Kam etje!” Nene Tereza e beri moto dhe e vuri ne ballin e çdo kapelle te Shtepive te Dashurise ne te gjitha vendet e botes. Kjo thirrje inspiruese e shoqeroj ne çdo hap, ne çdo veprim shpirteror dhe humanitar qe kryente, ishte thirrje mobilizuese per te gjitha motrat misionare, ne sherbim te njerezve qe vuanin.
Don Lush Gjergji shkruan: “Nënë Tereza ‘kryqin’ e pranonte me shumë vullnet, mbi të gjitha me fè dhe me dashuri të madhe, si shenjë e solidaritetit me vuajtjet e Jezusit dhe të mbarë njerëzimit”.
Nënë Tereza i shkruante motrave të saja : “Bijat e mia të dashura! Pa vuajtje puna jonë do të ishte vetëm një vepër sociale, shumë e mirë dhe e dobishme, por nuk do të ishte më vepra e Jezu Krishtit, pjesë e shpërblimit. Jezusi ka dashur të na ndihmojë duke e ndarë jetën me ne, se bashku me vetminë, agoninë dhe vdekjen. Kjo na ndihmon që ne të përparojmë në jetën tonë shpirtërore, në përngjasimin tonë me Jezusin e kryqëzuar...”.
Ndonese Nene Tereza kishte perjetuar erresiren e nates, ajo dijti të heshtete e nuk e ndau me te tjeret, por e mbajti per vehte vuajtjen e saj dhe vazhdonte të dashuronte deri në dhembje, por gjithnjë dhe ne te gjitha aktivitet e saj e shoqeruar me Jezusin dhe Shen Marinë.
Dhimbjen e brendeshme te Nene Terezes, Atë Langford e krahason me dhimbjen e Shen Maries para kryqit, kur shihte Jezusin qe vuante: “Si Maria, që ishte përballe kryqit bashke me Shën Gjonin dhe Nëna Tereze qendronte gjithnjë afër Jezu Krishtit dhe atyre që vuanin”.
Ne nje leter derguar udheheqesit shpirtëror, celestinit Van Exem, ndër të tjera i shkruante: “Kam ardhur në Hindi vetëm me shpresë që të shpëtoje shumë shpirtra dhe te fitoj kurorën e martirizimit. Aktiviteti apostolik që kam zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve, më ka ndihmuar shumë në zbatimin e kësaj dëshire. Vitin e kaluar Ai erdhi me thirrjen mbi thirrjen. Kjo thirrje eshte forcuar aq shumë, eshte bërë e qartë në çdo meshë dhe ne çdo Kungim të Shenjtë. Shpesh mrekullohem për rrugët e Tij...”.
At Brian Kolodiejchuk, shkruan se Nene Tereza, i kishte rrefyer, se kur ndodhej në Asansol filloi të ketë pagjumësi dhe “adhurime” të natës, kesisoj i tregonte: “Natë pas nate gjumi largohej e unë kaloja orë të tëra me dëshirë të madhe për ardhjen e Jezusit. Kjo me filloj në Asansol në shkurt dhe çdo natë zgjaste një apo dy orë, zakonisht prej orës 23 deri në ora 1 pas mesnatës dhe kjo dëshirë m? vjen dhe në gjumë”.
Ne lidhje me vegimet e Nën? Terezes, Don Lush Gjergji, ben nje analize te hollesishme dhe i grupon në tre trajta:
- Shihte masen e popullit, me fytyra plot dhimbje, të varfër, të braktisur, të mbuluar me errësirë dhe qe e therrisnin: “Eja, eja, na shpëto, na shoqero te Jezusi”.
- Vegimi i dytë ishte në shoqëri e ne bashkebisedime me Zonjen e Virgjër qe e ftonte: “Drejtoji per tek Jezusi, çoje Jezusin tek ata”.
- Ne vegimin e tretë shihte perseri masen e popullit, të mbuluar me errësirë, së bashku me Jezusin dhe Marien dhe degjonte zërin e vetë Jezusit: “Unë te jam lutur. Ata te janë lutur dhe Nëna ime të lutet”, çka tregon qarte perkushtimin e saj per te zbatuar mesimet e Jezusit dhe te Virgjereshes Maria.
Don Lush Gjergji tregon se vegimet e vitit 1942, lidheshin me perjetimet personale, te cilat i a kishte treguar rrefyesit te saj, duke shtuar se i a kishte dhene besen Hyjit dhe i kishte premtuar se do te plotësonte vullnetin e tij perherë. Keto ishin rrethana, qe e shtyn? te lëshonte bashkësinë rregulltare të Motrave të Loretos, për te ndjekur dhe plotësuar zërin e Zotit, apo “thirrjen e dytë”, e cila gjithnjë e trazonte dhe nuk e linte më të qetë.
Nënë Tereza perngjason me Zonjen Virgjereshe per përvujtësine në besim, dorëzimin dhe perkushtimin e plotë ndaj vullnetit të Zotit, në zbatimin e planeve të tij dhe në kontemplimin e veprave të madhërishme për mbarë shëlbimin e njerëzimit.
Keto ishin kushtet, qe e bene Nene Terezen moter mariane te devotshme.
Ballafaqimi me varferine dhe mjerimin e popullit hindian, veshtiresite per te ndihmuar njerezit shpirterisht dhe materialisht, ndikuan të shfaqet nata shpirterore dhe kete situate Nënë Tereza e pershkruan te lidhur me thirrjen e par?, ne vegimet ku i kerkohej te çonte Jezusin prane te varfereve: “Arrita ta dua errësirën... Sot ndjej një gëzim të thellë, se Jezusi nuk mund të vuajë më shumë se agoninë dhe atë dëshiron ta vuajë nëpërmjet meje...”.
Don Lush Gjergji i ka kushtuar vemendje te veçante perkushtimit te Gonxhes se vogel ne fene katolike e per kete rikujton letër-kerkesen e 28 korrikut 1928, derguar drejtuesve, për t’a pranuar në rregullin e Motrave të Loretos, ku shkruante: “Kërkesa të veçanta nuk kam, por vetëm dëshiroj të jem në misione dhe për çdo gjë tjetër, lëshohem tërësisht në shërbim të Zotit”.
Kur analizohet jeta fetare, qe ne hapat e pare si rishtare dhe me pas si moter katolike, rezulton se Nene Tereza here pas here i ka shprehur brengat e saj ne lidhje me erresiren e nates, nuk i mbajti te fshehura, si shkruajne disa gazetare. Kete fakt e deshmon Don Lush Gjergji, duke prezantuar një leter, qe i dergonte famulltarrit At Franjo Jambrekoviç me 8 shkurt 1937, ku i tregonte per erresiren shpirterore, duke i shkruar: “Mos mendo se vija ime shpirterore eshte e mbuluar me trendafila. Kete lule e ndesh rralle ne rrugen time, perkundrazi shpesh here me shoqeron erresira. Kur nata behet teper e erret, me duket se do te shkoj te perfundoj ne ferr e atehere i ofroj vehten time Jezu Krishtit”.
Ne nje leter tjeter derguar At Jambrekoviç me 24 maj 1937, Nene Tereza shkruan: “Tash nga zemra gëzohem, që hareshëm e kam bart kryqin tim me Jezusin. Kishte shumë vuajte, kishte çaste kur sytë e mi ishin plot me lot, por falenderoj Zotin për të gjitha .... Nëna më shkruan rregullisht, vërtet Ajo më jep fuqi që të vuaj hareshëm. Largimi im për të ishte fillimi i jetës mbinatyrore. Kur ajo të shkojë te Jezusi, Ai me siguri do ta pranojë me gëzim të madh”.
Në mars të vitit 1942, Nene Tereza i kishte bërë një perkushtim personal Jezusit, e kishte bere sipas traditës së krishterë dhe per kete rrethane tregon: “Në vitin 1942 dëshiroja t’i dhuroja diçka Jezusit pa ndonjë rezervë. Me lejen e rrëfyesit tim i kam bërë një dhurate Zotit, që më lidh me peshën e mëkatit të vdekshëm, t’i dhuroj çdo gjë, që do të kërkoj nga une dhe te mos i refuzoja asgjë. Gjatë këtyre 18 viteve jam munduar të jem besnike e këtij kushti. Buzeqeshja ime eshte nje mantel i madh, qe i mbulon dhimbjet e medha”.
At Brian Kolodiejchuk, kete deshmi te vitit 1942, e konsideron si sekretin e dyte te jetes fetare te Nene Terezes.
Vuajtjet personale, si dhe vuajtjet e te tjereve, sidomos te mases se madhe te popullit, qe jetonte ne bidonvilat e Kalkutes, i krijuan erresiren shpirterore, por per kete gjendje nuk i u ankua Jezusit, as nuk i kerkoj nderhyrjen e tij, por mori persiper te impenjohet personalisht t’i zgjidhte hallet e shumta, te asaj bote te mbrapsht.
Keto vuajtje dhe dhimbjen i mbajti brenda shpirtit te saj te ndjeshem, i “mbuloj” me buze-qeshjen, duke u a fshehur te tjereve, por kjo buzeqeshje kishte dhe aspektin hyjnor, shprehte besimin ne fene katolike, deshirat dhe shpresat e Nene Terezes, per te ndryshuar dhe per te permiresuar gjendjen, duke u vene ne sherbim te varferve me dashuri, gjithmone duke zbatuar keshillat e Jezusit dhe Shen Maries.
Keto sekrete, çaste te veshtira erresire, vuajtje e dhimbje shpirterore, Nene Tereza u a besoj rrefyesve dhe udheheqesve te saj shpirteror, por per te dale nga keto gjendje u mbeshtet se pari ne fene e saj, kurre nuk u lekund ne besimin ne Zot, ne Jesusin dhe Zonjen Virgjereshe.
Me 8 mars te vitit 1953, ne letren derguar ipeshkevit Imzot Fernando Pereira, Nene Tereza i shkruante: “Brenda meje ndjej erresire te tmerreshme, sikur gjitheçka ka vdekur”.
Megjithe keto periudha erresire, qe kalonte ne aktivitetin si moter katolike, Don Lush Gjergji tregon se papritur Zoti i u gjend prane gjatë meshës së dritës për shpirtin e Papa Pio XII dhe e ngushëlloi Nënën Terezen me nj? hir të veçantë dhe per per kete ndryshim, Ajo i shkruan Imzot F. Periera: “Në atë moment u zhduk errësira, dhimbja, vetmia kjo dhimbje e gjate 10 vjeçare. Sot zemra ime asht plot me dashuri e me gëzim të patregueshëm, te lidhura fort me dashurinë. Ju lutem, falenderoni Zotin me mua dhe për mua”,
Keshtu vazhdonte jeta fetare e Nene Terezes, plot impenjime ne ungjillizim, ne eukaristi, me lutjet, por dhe e impenjuar ne bamiresi, me perkushtim ndaj te gjithe njerezve, qe kishin nevoje per fjalen e saj, per humanizmin e saj, per perkedheljet, dashurine dhe ndihmen e saj.
Pavaresisht nga keto kontribute te shquara apostolike dhe humanitare, ne jeten e saj perseritej “errësira e nates”, madje tashmë ishte “familjarizuar” me kryqin, me dhimbjet dhe rreth ketyre situatave shkruan: “Tani nuk më shqetëson asgjë. Të gjitha ja lë Atij, si çdo gjë tjetër. Dua të bëhem shenjtëreshë sipas Zemrës së Krishtit, e butë dhe e përvuajtur. Për mua vetëm kjo ka rëndësi”.
Don Lush Gjergji kete jete te mundueshme, e quan nje “lojë” tejet te gjatë dhe shumë e rëndë për Nënë Terezen, megjithate ajo vazhdoj te bashkjetoj me keto situata dhe nuk e braktisi fene e mbeti perherë besnike Jezusit, Shen Marise, kishës, kushteve rregulltare.
Ne nje leter derguar Imzot Pereira me 15 dhjetor 1955 shkruante: “Brenda meje gjitheçka eshte e ftohte, si akull. Vetem besimi i verber ne fene tone, me ben te shkoj perpara, sepse ne te vertete per mua gjitheçka eshte ne terr”.
Ne nje leter tjeter shkruan: “Jam e gateshme të vuaj për amshim, nëse është e mundshme, vetëm për të qenë gjithmonë e Krishtit. Etja për Zotin eshte aq e madhe, sa me shkakton dhimbje, vuajtje te vazhdueshme, por përsëri jam e padëshiruar, e dëbuar, e zbrazët, pa fe, pa dashuri, pa ngrohtësi... Dua t’i buzëqesh dhe ta fsheh dhimbjen dhe errësirën e shpirtit tim para Jezusit ...”.
Si shprehet ne kete leter, me buzeqeshjen e saj te dlirte, mbulonte dhimbjen dhe erresiren e shpirtit, per te mos i a treguar Jezusit dhe e vazhdonte te ndihmonte te varferit nder me te varfeerit dhe jo si e kane interpretuar ne menyre te gabuar disa gazetare keqdashes.
Në të njëjtën letër, Nën? Tereza përmend dhe një vuajtje tjeter të veçantë, vuajtjen personale, mallin pervelimtar per nënën Drane, per motrën Age dhe vellaun Lazer, për të cilët prej shumë vite nuk kishte lidhje dhe as lajme. Per kete vuajtje shpirterore shkruan: “E kam marrë një letër të gjatë nga nëna ime plakë. Së fundi kanë pasur lajme mbi mua dhe vetëm tani janë informuar per Misionaret e Dashurisë. Në vitin 1948 kishte dëgjuar se do ta lëshoja Kuvendin e Loretos e pastaj asgjë, kështu që kish menduar se isha e vdekur”.
Ne nje leter te vitit 1959, derguar udheheqesit shpirtëror At Jozef Neuer, nder te tjera i shkruante: “Për herë të parë gjatë këtyre 11 vite e kam dashur errësirën sepse tash besoj se kjo e imja është pjesë tejet e vogël ndaj errësirës dhe dhembjes së Jezusit … Sot vërtet kam përjetuar gëzimin se Jezusi nuk mund të vuajë më agoninë, pasi atë dëshiron ta përjetojë në mua. Më tepër se kurrë i dorëzohem Atij. Po, më tepër se kurrë do të jem në shërbim të Tij”.
Nje nderthurje mistike e erresires se nates, e vuajtjeve shpirterore te Nene Terezes, me vuajtjet e Jezusit ne kryq, te cilat pranon t’i pesoj ajo vete, andaj e dashuron erresiren, duke vazhduar te jete ne sherbim te Jezusit, duke dashuruar dhe ndihmuar jeten pafundesisht.
Ne 10 qershor te vitit 1977, ne fjalen e mbajtur ne ceremonine e marrjes te titullit “Doctor honoris causa” ne teologji, akorduar nga senati i Universitetit te Keimbrixh, Nene Tereza tha: “Sot, Zoti tregoj se e don boten. Ai ju dergoj ju tek une, per te treguar se e ende e don boten dhe se ka konpasion per boten. Tani jemi ne qe duhet te behemi dashuria e tij dhe konpasioni i tij per boten e sotme. Por per te dashur, duhet te kemi fè, feja ne veprim eshte dashuri dhe dashuria ne veprim eshte sherbim”.
Ne librin e dy autoreve, Edward Le Joly dhe Jaya Chalika: “Madre Teresa, toccare i cuori con amore – Nene Teerza, i preku zemrat me dashurine”, trajtohet pikerisht dashuria e Nene Terezes per njerezit, per te varferit, per te braktisurit dhe jetimet dhe menjehere, na vijne ne mendje theniet profetike te Nene Terezes: “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”, “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”, “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.
Keto tre sentenca profetike te Nene Terezes, duhet te behen moto e shoqerise se sotme te globalizuar, e cila ka nevoje te zbatoj keto vlera te medha humane, te udhehiqet gjithmone nga dashuria njerezore.
Don Lush Gjergji, ne librin “Nena Tereze-Shenjetorja e Dashurise”, ka analizuar nje aspekt te veçante te jetes te Nene Terezes, lidhjen me Jezusin e kryqëzuar, qe e ka perjetuar si bashkevuajtje e perkushtim per te ndihmuar të varfërit, te braktisurit, leprozet, nga te cilet mësoj artin për te zbuluar, si ta duash dhe si t’i shërbehet Jezu Krishtit. Keshillat e Nene Terezes bazohen ne ungjill dhe në eukaristi dhe i zbatoj në çdo njeri qe takoj dhe i sherbeu, kesisoj ka dhene mesazhin: “Duke i sherbyer njerezve qe vuajne, nuk ndjehesh i vetmuar”.
Per kete aspekt, Nene Tereza ka dhene nje dëshmi bindëse: “Jo, Ati im, unë nuk jam e vetmuar. Kam errësirën e Tij, kam dhembjen e Tij, kam dëshirën e flaktë për Zotin, dashuroj, por nuk jam e dashur... E di se e kam Jezusin në këtë lidhje të pandashme, sepse në vullnetin tim, mendimet e mia janë të gozhduara ndaj Atij dhe vetëm për Atë”.
Mistikët e hershëm si dhe tradita kishtare, thote Don Lush Gjergji, e spjegojne “heshtjen e Zotit” dhe “errësirën e brendshme” në tri mënyra, qe ne fakt jane tre faza ne vazhdimesi:
- Erresira eshte një lloj rruge pastrimi, e cila përgatit fazën e dytë;
- ndriçimin e shpirtit, qe i tregon rrugen e Zotit;
- për të arritur ne fazen e tretë, bashkimin e plotë dhe të përsosur, qe eshte një lloj “parashijimi i
parajses në tokë”.
Edhe Nëna Tereze e mendonte ngjashëm, sepse ego-ja e saj kishte vështirësi per ta mposhtur dhe kundershtuar mungesen, heshtjen, erresiren, pasi kjo menyre nuk ishte rruga e Zotit, i cili i sugjeronte te bente jeten e saj te ngjashme me vetë jeten e Jezu Krishtit kur e përbuzen, e dëbuan dhe e tradhtuar pothuajse të gjithë.
Kete lloj braktisje, heshtjeje, pesimi, kete erresire nate, erresire shpirterore, Nene Tereza e perjetoj ne çaste te veçanta qe ne fillimet e aktivitetit si rishtare e me pas si moter katolike, e provoj disa here me dhimbje, çka e bente ta perjetonte shpesh kete gjendje
Nga kjo përvojë Nene Tereza shkroj kete poezi-uratë:
Dashuro deri në dhembje,
Dhe nëse të dhemb
Shiko se do të jetë më mirë.
Përse të ankohesh?
Nëse e pranon vuajtjen
atë ia dhuron Zotit,
Ajo do të japi gëzim.
Vuajtja është dhurata më e madhe e Hyjit.
Kush e pranon,
Kush dashuron me tërë zemrën,
Kush e dhuron vetveten
E di vlerën e saj.
Dukurine e braktisjes Nene Tereza e identifikonte me braktisjen e Jezusit, pasi ishte i pari qe u braktis nga njerëzit, sepse ishte dhe thoshte se është Biri i Hyjit dhe si i tillë fliste, jetonte dhe vepronte. Se fundi u braktis edhe prej Hyjit, sepse tashmë ishte identifikuar me mëkatarët, ishte bërë “Mëkat”, si shprehet Shën Pali.
Megjithe vuajtjet qe i shkaktonin netet e erreta, Nene Tereza nuk e braktisi Jezusin dhe per kete qendrim te saj shprehej: “Ne jemi kontemplative aktive në zemrën e botës, jemi me Jezusin 24 orë në ditë”.
Nga takimet, afrimet, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa mes Jezusit dhe Nënë Terezes, Don Lush Gjergji thote se linden shumë lutje dhe urata të bukura, të thjeshta, do të thosha shigjetare, të cilat dilnin nga zemra e saj dhe i drejtoheshin zemrës së Jezu Krishtit: “Jezus, me të gjitha Meshat që kremtohen në mbarë botën, po ta jap zemrën time. Bëje atë të butë e të përvuajtur si Zemrën tënde! O Jezus, ne zemrën time unë besoj në dashurinë tënde besnike ndaj meje. Të dua!”.
Çelestini At Van Exem, duke folur rreth lidhjes se Nene Terezes me Jezusin, nder të tjera ka thënë: “Kuptimi i jetës së Nënës Tereze ishte një Person i vetem: Jezusi”.
Nënë Tereze kishte dashuri të posaçme për Jezusin në Eukaristi.
Mjeku induist, i cili përkujdesej për shëndetin e Nënë Terezes, një ditë i kishte thënë meshtarit: “O atë, shkoni ne shtëpi dhe i sillni Nënë Terezes kutine”. Meshtari e pyeti: “Çfarë kutie, kutinë për këpucët? Mjeku i tha: “Atë kuti, atë tempull që ka në dhomën e saj, te cilen Nëna gjithnjë e shikon. Nëse do t’ia sillni atë kuti dhe do ta vendosni në dhomën e saj, Ajo do të qetësohet tërësisht “. Dhe me te veertett keshtu ndodhi.
Lidhja e Nene Terezes me Jezu Krishtin ishte hyjnore. Një herë, pas përfundimit të meshës, me humor Nene Tereza, i tha meshtarit: “Jezusi kërkon shumë pak prej meje”.
Per te perballuar braktisjen dhe dhimbjen qe i shkaktonte erresira e nates, Nene Tereza vuri ne plan te pare dashurine per Jezusin dhe dashurine per njeriun e vuajtur, andaj shpesh perseriste: “Vuajtja është e madhe, por më e madhe është dashuria... Vuajtja vetvetiu nuk është asgjë, por si pjesëmarrje në vuajtjet e Krishtit, është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë janë për ne Jezu Krishti në trajtën e njeriut nevojtar për ndihmë, për shërbime dhe për dashuri... Sot bota është Kalvari i hapur dhe ne s’mund të shkojmë te Jezu Krishti pa përqafuar kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja se dhe ne iu kemi afruar dukshëm Jezusit në kryq. Kjo është fshehtësia e suksesit të krish-terë, sepse jeta e Jezu Krishtit nuk mbaron me të Premten e Madhe, por me ringjalljen e tij...”.
Vuajtja pa fè dhe pa dashuri do të ishte vetëm pësim, shkatërrim, asgjësim shpirteror.
Arkimedi pati thënë: Ma jepni një pike ku të mbeshtes leven dhe unë do ta lëviz tokën. Nënë Tereza si pika mbeshtetje kishte ZOTIN – DASHURI dhe NJERIUN – VËLLA, andaj e lëvizi mbarë njerëzimin duke prekur mendjen, zemrën dhe ndërgjegjen e njerezve me dashuri dhe perkushtim ne sherbim te njerezimit, duke e zgjuar dhe kuruar botën e sotme nga indiferentizmi, egoizmi, mos-kujdesi, urrejtja, cmira, agresiviteti.
Nene Tereza ishte dhe është “shpresa e të pashpresëve”, profetia e krijimit te një bote më të mirë dhe kete mesazh .
Të besosh Zotin, do te thote të jetosh, te dashurosh dhe te veprosh për njeriun e kete mesazh Nënë Tereza i a ka transmetuar njerezimit ne sentencen profetike:”Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”.