| E marte, 18.11.2014, 08:34 PM |
Faruk TASHOLLI
KJO NUK ËSHTË NATA FINALE
Dr.Florit, me respekt
Kjo nuk është nata finale e jetës sate
Në duartrokitjen e rëndë të lotëve,
Të gjithë do të bëhemi dhè
Pasi ta provojmë jetën dhe dashurinë me fund
Shpirtin tënd nuk e zë varri as e mbulon dheu
Ai regtin lart, më lart se krahët e shqiponjave
Tek ngjitet qiellit mbi Sharr mbi Korab e Tomor
E ndrin e ndrin natën e vjeshtës së rënduar
Me shkelqimin e këngës si një meteor
Kjo nuk është nata finala e këngës sate
Që të përcjell në botën e engjëjve
Plot zë plot jetë plot dashuri e mall
Zëri yt i mbush plazhet e bukura Adriatikut
Autostradat që nguten ta zënë jetën mbarë
Me zhurmën e gjakut me bum-bumet e zemrës
O falma edhe një këngë në atë Shqipëri
Te këmbët e maleve se mbarova
Për nje refren
Tash po
hyn e po
Me bujë Si gladiator i patrembur
Që merr shikimet e mbyll gojët
Vetëm zëri yt të kumbojë kësaj nate
Si bubullima
O ku humbe ku u trete
Nuk shihen lulet as nuk shihet dheu
Derisa të kanë mbuluar kurora këngesh
Ti dashurinë nuk e merr me vete
I dashuri ynë që na jep zemër për jetë