| E diele, 16.11.2014, 10:25 PM |
SKËNDERBEU
AUTENTIK DHE MODELI I ROMËS ANTIKE (DE
ROMANORUM MAGISTRATIBUS) PËR
MBRETËRINË SHQIPTARE.
NGA ILIA S. KARANXHA
Një nga argumetat më të debatuara në shkencën albanollogjike ka qënë i lidhur me autenticitetin e portretit të Skënderbeut. Pranimi apo mos pranimi i vërtetësisë qëndronte tek fakti se piknisja e inkonografisë kastriotiane dokumetohej gati gjysëm shekulli pas vdekjes së tij e për më tepër në artin grafik. Pra kopje e ndonjë porteti më të hershëm e të panjour që mund të hamendësohej por jo të provohej. Kështu debati pro (O. Paskali, Dh. Dhamo, K. Frashëri, K. Biçoku, F. Hudhri etj.) e kundra (At Vinçenc Malaj), edhe pse në distancë, zhvillohej kryekëput mbi konsiderata subjektive. Portreti më i parë e më i njohur në Shqipëri u duk për herë të parë në vepra e të vetëqojturit Marin Barleti (ndryshe Beçikemi) Historia de Vita et Gestis Scanderbegi.. (maj 1522)që për një sërë shkaqesh të karakterit social, politik, ideollogjik e historik mbarte e trasmetonte në vetvete një sërë enigmash të cilat herë padashje e herë me qëllim janë fshehur ose vazhdojnë të fshihen akoma bile edhe të mohoen.
Sidoqoftë portreti i botuar në veprën e parë e më të sukseshme biografike merte edhe karakterin e portretit zyrtar për të cilin kemi mundur të përcaktojmë si autor grafistin fiorentin Lucantonio degli Uberti. Ky portret shërbeu për gjithë shekullin e XVI si gjenerues i ikonokrafisë kastriotiane. Ishte shekulli kur kërkesat për portretin e vërtetë e për burime sa më të sakta pretendoheshin jo vetëm nga humanistët e shquar të kohës por edhe nga publiku i gjërë i lexuesve.
Në këtë atmosferë të zhvillimeve humanistike heshtjen e Marin Beçikemit për portretin autentik të Skënderbeut nxitojnë ta plotësojnë për intresat e tyre niprit e Pal Ëngjëllit në të ashtuqojturën vepra e tretë e Marin Barleti pra “Shkurtoria mbi jetën e papëve...” (Compendium vitarum summorum pontificum...) e cila u botua më 1555 në Romë.
Veç
Ëngjëllorve historiani i shquar Paolo
Giovio autentiticitein e portretit të
Skënderbeut e bazonte në ngjashmëria mes subjektit të pikturuar dhe trashëgimtarve të
Skënderbeut. Përkthyesi i veprës të
Barletit në Francë De Lavardin
përgjegjësinë për hershmërin e portretit të
Skënderbeut më 1576 ja
kaloi koleksionit e kozmografit të mbretit Andre Thevet(1516-1592)
i cili sipas të thënve të tij e kishte
gjetur atë gjatë udhëtimeve në Lindje (1549-1552) në Buthole(?) të
Shqipërisë. Një portret i gjetur mes arbërshve në Shën Paolo (Potenca
) mban poshtë mbishkrimin Vera Regis Scanderbeg effiges. Si portret i
vërtë na paraqitet edhe ai që u botua më 1584 në të ashtuqojturën vepër e Dhimitër Frankos. Portreti në
shtëpinë në Romë ku bujti Skëndërbeu gjatë dimrit të vitit 1466-1467 trasmeton
mbishkrimi se u restaurua besnikërisht sipas
imazhit të tij (ad fidem icones rest.(aurit))më 1843. Dëshmi
të tjera për portrete të hershme të Skëndërbeut na sjellin N.Spata(1845) në
lidhje me një murg domenikan nga familja e Tanush Topisë në
Nga fundi i shek. XIX lindi ideja e pikturës së Skënderbeut nga Gentile Belini që u zvaris deri në ditët tona duke sjellë para lexuesve herë portretin e realizuar nga Cristofano degli Altisimo që ruhet në Firence, herë një portret të familjes Curani Shkodër dhe herë medalejt me imazhin e Skënderbeut . Le të kujtojmë këtu se gjatë gjithë shekullit që kaloj askush nuk e mori mundimin në Shqipëri të bënte ndonjë studim për jetën dhe veprën e Gentile Belinit për të parë e për të gjyrmuar në se ekzistonte diku ndonjë pikë takimi mes Belinit edhe Skënderbeut.
Mbas gjithë këtyre pretendendimeve të ndryshme në dritën e fakteve më të reja gjithçka që është shkrojtur(ikonollogjija) e gjithçka që është krijuar(ikonografia) në lidhje me portretin e Skënderbeut mer tashmë e tutje një dimesion të ri. Pikënisja e inografisë skënderbeiane nuk është më vitit 1522 kur humanisti ynë Marin Beçikemi botoi de Vita et Gestis Scanderbegi … por viti 1465 kur kodi dorëshkrim de Romanorum Magistratibus.. u ndriçua me portretin në minatiurë të Skënderbeut. Ikonografia në këtë rast nuk mund të shkëputet nga aspektet historiografike, politike e ideollogjike që zhvilloheshin në ambientin roman në raport me Skënderbeun.
- Mbi kodin: De Romanorum Magistratibus e çfarë përfaqëson ai në vetvete dhe në raport me Skënderbene
Karakteristika bibliografike:
Fenestella Lucio ( Andrea Domenico Fiocco ): de Romanorum Magistratibus (Magjistratët Romakë) – (Romë) 5 nëntor 1465
Është i shkrojtur mbi pergamenë, përmban 34 fletë, ka përmasa 30.2 x 20.4 cm e ka 32 reshta për faqe. Është i ndriçuar nga dy miniatura të vogla ne tempera (f. 1 dhe 32). E para paraqet shkruesin e kodit, në rastin tonë një prift domenikan, që i dorzon kodin një princi të ri, e dyta është ajo e Skënderbeut. Shkrimi është korsiv kancelaresk humanistik. Lidhja në kadife të gjelbër të erët i takon shek. XIX
Ndodhet në :
Historia e këtij kodi dorëshkrim deri në mezin e shekullit që sapo kaluam mbetet e pa njohur, Shitja e parë e tij duhet të jetë bërë aty nga fundi i shekullit të XVI por gjurmët e tij nuk mund të ndiqen deri sa aty rreth vitit 1950 ra në dorë të shtëpisë së antikuarve J&J Leighton i cili informoj publikun për këtë relikë në Catalogue 9 (New Series) London N* 789. Fillimisht kodi u shit në shtëpia më e madhe e ankandtit në Londër Sutheby për £320 (stërlina) mbas disa kalimesh të tjera u ble më 1961 nga Houghton Library e Universitetit të Harvard -it për £750 (rreth 2250$) ku gjendet edhe sot me vendndodhjen MS. Typ 496.
Kodi dorëshkrim de Romanorum Magistratibus është pjesa e dytë e kodit: De magistratibus sacerdotisque Romanorum (Magjistratët dhe priftërinjtë romakë ) e cila u shkrojt aty rreth vitit 1430 nga Andrea Domenico Fiocco(rreth 1400 – 1452) mirëpo qarkulloi nën emrin e historianit romak të kohës të Tiberit, Fenestella Lucio(rreth 50 para K – 20 pas K). Në shekullin e XV mendohej se ishte një vepër autentike e shumë dukë, princër apo kontë në Itali e pranonin atë si një dhuratë të çmuar. Për këtë arsye sot variante të këtij kodi dorëshkrim i gjejmë në shumë biblioteka të Italisë(P.O. Kristeller: Iter Italicum...vol I-II). Më 1475 u bë botimi i parë i tij (Venedik) e rezultoi një sukses i plotë. Deri më 1500 u realizuan shtatë ribotime (incunabola ). Një numur i madh botimesh u realizuan edhe gjatë shekullit të XVI dhe më 1544 e 1547 kemi edhe variantin në italisht të po kësaj vepre. Duke filluar nga edicioni i vitit 1561(Anversa) vepra filloj të qarkullojë me emrin e vërtetë të autorit Andrea Domenico Fiocco.
Në kërë vepër trjatohen institucionet e Romës antike lindja dhe funksionimi i tyre, detyrat dhe raportet e ndërsjellta mes funksionarve të ndryshëm: Senatorët, kalorsit e ndërhyrjes të shpejtë, pretorët, prefekti, kuestorët, mbreti, dikatori, komandanti i kalorsëve, tribuni i popullit, tribuni i ushtarve, konsujt, legatët, kryegjykatësit etj. Një vëmëdje e veçantë i kushtohet mënyrës të sjelljes së mbretit në raport me institucionet e ndryshme dhe me popullin. Albanët dhe romakët përmënden shpesh në këtë vepër.
Përsa i përket kodit tonë dorëshkrim me portretin e Skënderbeut nga studiuesit e ndryshëm i është dhënë përparësi kryesisht aspekteve bibliografike, përshkrimit fizik, origjinës e historikut të kodit mirëpo asnjëherë deri më sot ai nuk është analizuar në kontekstin e përgjithshëm të ikonografisë apo historiografisë skënderbeiane.
Më 1962 kur Curt H. Reisinger bëri prezanimin e
këtij kodi në Houghton Library vuri në pah cilësitë e larta në hartimi e
kodit të Andrea Domenico Fiocco-s i
cili datonte 5 nëntor 1465, foli për portretin në minaturë një punim shumë i hollë e me gusto të
veçanë të Skënderbeut që sipas Reisinger,
ai kishte vizituar atë vit(?)
Romën. Ndërkohë përmëndi edhe
faktin se ky kod ishte identik me kodin Saturnalia të Ambrosio
Theodosiu Macrobus (aktiv 430 pas K.) i cili ndodhet sot në
Më 1998 Stan Knight sugjerovi se të dy kodet kishin qënë të bashkuar dhe i dyti mbante datën 14 gusht 1465. Përshkrimin e detajuar të Saturnalia e ka bërë Rowan Waston brenda të cilës ndodhet edhe stema fisnikërore e familjes Maffei duke shtuar gjithashtu se që të dyja kodet ishin nxjerë në treg para viti 1952 gjithmonë nga antikuari J&J Leighton. Prej këtu lindi ideja se edhe kodi ynë duhej t'i ketë përkitur familjes Maffei.
Data e përpilimit të de Romanorum Magistratibus nuk le më rast për dyshime për imazhin më të hershëm të Skënderbeut. Më tej duket mjaft qartë se pikërisht ky imazh me variacione të lehta reflekton gati besnikërish në portretet më të hershme të Skënderbeut që kemi njohur deri më sot. Bile edhe disa riprodhime që i janë bërë portreteve që ruheshin në muzeun e Giovios duken gjithashtu identike me minaturën e kodit sidomos grafika e Tobias Stimerit(1575) apo portreti me ngjyra që ruhet në Bib. Ambriosania Milano. Nuk është larg nga imazhi i kodit as piktura që ndodhet në shtëpinë ku ka bujtur Skënderbeu më 1466-1467 dhe që ne e sodisim sot pas restaurimit që i është bërë atij më 1843. Pra ikonografia që pasoi në shekullin e XVI është një farë prove e autenticitetit të tij.
Meqënëse ky kod vendos tashmë një pikënisje të re në ikonografisë kastriotiane e në të njëjtën kohë prek gjithë kontekstin historik, politik e ideollogjik të kohës së Skënderbeut në raport me ambientin romak del e domozdoshme të shtrohen një sërë çështje.
Së pari a mund ta konsiderojmë këtë si porteti i vërtë i Skëndërbeut ? Aty ai nuk është cilësuar me emër por ekzistojnë vetëm dy gërma fillestare më të majtë e më të djathtë të portretit E. V. të cilat dikush i konsideron si monograme të piktorit minaturist. Por nuk është për të përjashtuar mundësia që dy gërmat të kenë tjetër kuptim p. sh E(pirotarum) V(icecomes) që do të ishte më e arsyeshme dhe ka një lidhje llogjike si me teksin e kodit po ashtu edhe personin e portretizuar pra Dukë i Epirotëve. E në qoftë se nuk është kështu atëhere dikush duhet ta ketë ditur që ajo minaturë paraqiste Skënderbeun. Në se ky është me të vërtetë Skënderbeu përse ju bashkangjit dorëshkrimit të Fenestella Lucios (d.m.th. Andrea Domenico Fiocco-s): de Romanorum Magistratibus ? Duhet riparë me kujdes edhe sugjerimi që bën Stan Knight se kodi ynë ishte pjesë e kodit Saturnalia. Janë të gjitha mundësitë që ai të qëndronte edhe si kod më vehte edhe pse të dyja kodet janë shkrojtur nga e njëjta dorë e në të njëjtin vit. Mirëpo paraqitja në minaturë e shkruesit në faqen e parë që i dhuron kodin një princi të ri e bën atë si njësi të pavarur dhe në se do të kishte qënë një shtojcë e kodit Saturnalia minatura me shkruesin do të ishte vendosur në krye të këtij kodi që është realizuiar disa muaj para kodit tonë. Mëtej del problemi si u bë e mundur që ky imazh të kalonte në formën e grafikës në vepra e Marin Beçikemit (ndryshe Barleti )de Vita et Gestis Scanderbegi ? Marin Barleti (d.m.th. Beçikemi) e mori atë nga Raffaele Maffei Volterano-n(1451-1522), nga Petro Ëngjëlli(1444-1511 ose 1512) apo nga nipi i Skëndërbeut Ferante Kastrioti?
Në se kodi mbeti si trashëgim i Raffaele Maffei Volteranos vetë emri i tij i lidhur me ketë kod do të ishte një farë garancie për vërtetësinë e shëmbëlltyrës së Skënderbeut. Ai qysh në moshën 17 vjeçare më 21 mars 1468 u emërua nga papa Paolo II scriptor apostolicus pra gati 2 muaj pasi kishte vdekur Skënderbeu duke zënë këshu vëndin e të jatit të tij Gherardo di Giovani Maffei(1408-1466) i cili ju kishte shërbyer katër papëve qysh nga koha Eugenio-s IV. Pra bashkëkohës dhe gati bashkëmoshatar me Skënderbeun.
Me qënë se
kodi Saturnalia mbant stemën familjare të Maffei-ve dhe dy kodet
janë identikë e të shkrojtur nga i njëjti shkrues lindi ideja se edhe kodi ynë që është datuar më 1465 mund
t'i jetë dedikuar të jatit të
Volterano-s. Hulumtimi në këtë pikë mund ta konsiderojmë akoma të hapura.
Ndërkohë shihet qartë që kemi të bëjmë
me një familje në poste kyçe në kurien
Romane e cila ishte gati vazhdimisht e informuar për atë që
ndodhte në Ballkan e në Shqipëri. Është pikërisht Raffaele Maffei ai që
deklaronte në veprën e vet Commentarii (Komentarët-1506) se Skënderbeu pasi u kthye nga Roma...thuhet
se vdiq i helmatisiur për më tepër
në shkrimiet e tij ndjehet atmosfera e një njohje nga afër e familjeve fisnike
shqiptare të dëbura nga turqit dhe të vendosura në Romë përmbledhur këtu të vëllanë e
Donikës, Kostandin Arianitin të cilin Maffei e njihte nga shumë afër e nuk kursehet të shprehë konsideratat më të
larta. (Shih: Noli: Vepra 4, ff.
448-450).
Në botimet e ribotimet gjermane të Historisë së Skëndërbeut si kofermim i vërtetësisë të Barletit shtohej gati gjithmonë edhe shkrimi i Volteranos. Ato ishin të mbushura gjithashtu me shumë grafika që të ilustronin jetën e veprën e Skëndërbeut e botoheshin gati gjithmonë me portretin e tij. Një sërë grafistë të shquar si Jörg Breu -Plak, Jörg Breu i Ri, Hans Weiditz, Aman Jost kontribuan në iliustrimin e këtyre veprave.
Në Venedik një gjë e tillë as që duket gjëkundi e vetëm më 1584 në veprën e të ashtuquajturit Dhimitër Frëngu, mbasi ishin bërë 10 botime të saj, shfaqet një portret i Skënderbeut ndërsa Pietro Rrocca që bëri përkthimin e veprës së Skënderbeut në italisht edhe pse realizoi katër botime të kësaj vepre (1554, 1560, 1568, 1580) në asnjë rast nuk vuri në ato ndonjë imazh të Skënderbeut. Ja pra ambienti romak dhe ai venecian ndryshonin krykëput nga njëri tjetri në raport me Skënderbeun.
Duket disi i çuditshëm fakti që portreti i
Skënderbut ju bashkangjit një kodi dorëshkrim
në atë kohë i konsideruar prej të
gjithëve si “antik” që fliste për funksionimin e instiucioneve shtetërore të Romës antike. Mbi
konfliket mes albanëve prehistorikë dhe romakëve...Mirëpo jetohej në periudhën
e lulëzimit të rilindjes evropiane, të ringjalljes të traditave, historisë e zakoneve para kristiane. Të
gjithë synoni të gjenin apo të krijonin lidhje me antikitetin i cili në
mentalitetet e humanistëve të kohës
ishte tepër i idealizuar. Vetë familja e papa Piut II në
Në pozitat që Skënderbu projektohej
në planet e Kalisit