| E diele, 16.11.2014, 08:35 PM |
Njeriu i revoltuar si dominues!
Nga Dr. Ilir Muharremi
I
revoltuari na sundimit si qëllim. Ai arsyeton forcën e të
revoltuarit si përulje vetëm ndaj vdekjes duke parë këtu lirinë. “Më mirë të
vdiset në këmbë, se sa të jetohet i gjunjëzuar”, thotë Camus. Të vdiset në
këmbë nga kërkesa e sfidës së paarritshme brenda qëllimeve të drejtësisë
ekzistenciale e cila mbështetet te kryengritja për qëllime përfituese sunduese.
Në një farë forme robi ngritët kundër fatit, por fati qe shkruar para se të
lind ai. Ose ai korrigjon fatin në dobi të vetvetes duke lakmuar pas pushtimit
si e mira e ekzistencës.
Camus nga autorët nxjerrë faktin se kalimi në të drejtën, nga e dëshiruara në të dëshirueshmen, zakonisht të përgjithshme. Në revoltë vërehet kjo, e drejta ngritët si zgjidhje, por bashkë me të shkon dhe dominimi si kënaqësi. Pasi që revolta lind nga brendësia individuale e njeriut, në pyetje e vë jo veç nocionin e individit, por edhe qëllimin e pushtimit të tij. Nga kjo nuk mund të iket. “Të drejtat që një njëri merr janë në raport me detyrimet që ai i vendos vetes, me detyrat me të cilat ai ndjehet i barabartë’ shkruan Nietzsche. E mira e tij tani e tutje në radhë të parë është e përbashkët me egoizmin dhe të drejtën. Camus merr pohimin e Schelerit duke potencuar revoltën si vetëhelmim, sekretim i rrezikshëm i mbyllur në enë me një pafuqi të zgjatur. Revolta turbullon, ndihmon magmën vullkanike të qenies. Në anën tjetër vet Camus ndjen revoltën me mbrojtjen e asaj që është. Bënë të pranueshëm diçka që ka e cila qe e pranueshme nga vetë ai. Ai dëshiron të tjetërsohet nga ajo që është. Fjala është për kryengritje, vullnet për pushtet me të cilin identifikohet çdo ekzistencë. Camus fsheh pushtimin me imponimin, por prapë e njëjta gjë është. Vetëm se imponimi është më i dyshimtë na raste kur shfaqet.
Revoltën
dhe artin Camusi e përqendron te refuzimi, por edhe te pranimi, ngaqë arti merr
nga realja. Artisti në llogari të veten merr nga e vërteta, ngaqë çdo esencë
është identike me të tjerat. Revolta e artistit bëhet e madhe sepse ngulmon për
unitet. Vepra e tij ka të drejtë sipas mendimit, e padrejta ngritët në fuqinë
dominuese, imponuese bashkë me revoltën. Të bukurën që nxjerr nga Platoni e vë
mbi botën, këtu ka të drejtë dhe vetëm bukuria lejon të revoltuarin të
dominojë. Në një farë forme Camusi fsheh këtë proces dominimi duke lënë të
bukurën të flasë. Revolucionarët e kohëve moderne dhe postmoderne aplikojnë
moralin duke mënjanuar të bukurën. Këtu revolta ka të drejtë në llogari të
artit. Ai nxjerr “Artin për progres” si një vend të përbashkët të rrimarë nga
Hugo-ja, që sipas Camusit pa mundur të jetë bindës. Nuk mundi të shpreh
mallkimin identik. Nuk ka art dominues, dhe Marxi konstaton se shpreh vlerat e
klasave dominuese. Camusi artin e vë në shërbim të kohës, të shtypur dhe vetëm
revolta e lartëson duke dominuar. Nëse arti brejt nga
ndërgjegjja. Arti luan arsyen, shtyrjen e bukurisë përtej kohëve të revoltuara.
Nëse në çdo revoltë zbulohen ngulmimet metafizike të unitetit, atëherë
zbulimet, kuptimet dhe faktet e universit janë prodhuese të kthyera
përjetësisht nga të cilat nuk mund të dalim. Nëse kjo fabrikon artin siç mendon
Camusi, nuk kemi distancë estetike, por pranim real pjesërisht kundërpërgjigjes
për atë çfarë i intereson. Çdo mendim i revoltuar ilustrohet në një kuptim si
qëllim të mbretërimit, pushtimit e asaj çfarë njeh. “Artisti e ribënë botën për
llogari të veten”, ky mendim i Camusit, na bënë më shumë ekzistencialist dhe
prirja kryesore e ekzistencializmit është ta verë njeriun në zotërim të asaj
çka ai është, përgjegjës të plotë mbi ekzistencën. Nëse ekzistenca mbartë
përgjegjësi nga vetja, atëherë njeriu është uni dhe absolutizimi shpirtëror, pa
revoltë, pa reale, ekziston një fiksion i vërtetë perceptues që e bënë gjithnjë
skeptikë ndaj reales. Arti sipas Camusit na shpie në origjinat e revoltës,
ndërsa Nietzsche-ja refuzonte çdo gjë hyjnore, por bukuria mund ta shpie në
parapëlqim, edhe pse bukuria është e dyshimtë ndaj vetes, dyshimi zgjon
nostalgji dhe fëmijëri naive dhe gjithmonë do të jetë tërheqëse. “Arti ka për
qëllim të hyjë në zhvillim për t’i dhënë stilin që i mungon”, mungesa e Camusit
shpreh dyshimin e plotësisë që duhet të jetë e që nuk ishte, në një farë forme
revolta dominon, por jo vetëm si padrejtësi, por si sundim estetik e që në fund
bëhet dyshim ndaj vetes.