| E merkure, 12.11.2014, 07:09 PM |
Atdheut
Njëmijë herë unë t’u përkula
N´gjunjë të rashë o atdheu im
Si një foshnje nëpër ninulla
Të përkujtoj më përmallim
Njëmijë herë të thash të dua
Ty atdhe lakmi që t’ kam
Aq i shtrenjtë je ti për mua
T’ kam baba e të kam nënë
Të kam dije e të kam shpresë
I imi qerpik i lagur n’ lot
Krenari, fjalë e besë
Kurrë nga ti nuk ndahem dot
As i zgjuar e as në ëndërr
Nuk ka ditë që nuk kujtoj
Me kujtime të ëmbla në zhgëndërr
Vite të tera me ty kaloj
Ka shumë vite që flas me ty
Mal me borë i shtrenjti atdhe
Plis i bardhë i vënë mbi sy
Shqipe e zezë lart mbi re
A s’ me thua ti vendi im
Zogjtë tu pse janë shtegtarë
Pse gjithmonë janë në rrugëtim
Në vende të huaja të botës mbarë
Pse bijtë tu nuk rrinë rreth teje
Të jetojnë bashkë e më dëshirë
Gjak të arbrit që mbajnë nder deje
Tregojnë botës se janë aq të mirë
Thellë në zemër këtë brengë e kam
Si zogj qyqesh jemi shpërndarë
Fort i vrarë në shpirt unë jam
Për ju vëllezër mërgimtar.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 7 nëntor 2014