| E merkure, 12.11.2014, 09:00 PM |
Dr. Sokrat Dodbiba, intelektual patriot që la gjurmë edhe në Vjenë
Njeriu që dha shumë për vendin, ktheu thesarin shqiptar nga Roma në Tiranë, si shpërblim nga kriminelët komunist, mori burgun, dhunën, përbuzjen. Shkëlqimi i figurës së tij verbon sot grabitësit e thesarit nga atdheu i varfër për jetë në luks jashtë vendit kryeministra, ministra e lakenj ndyrësira kohe.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Vjena, kryeqyteti i Austrisë, luajti një rol me rëndësi në kulturën e shumë popujve që ishin në përbërjen e monarkisë Austro-Hungareze, por edhe të popujve të tjerë të kontinentit. Këtu hyjnë edhe shqiptarët. si popull i vogël me kulturë të lashtë. Shqiptarët dhe trojet e tyre në Gadishullin Ilirik, ishin pikë interesimi e shumë shkencëtarëve evropianë, ku dallohen në veçanti ata nga hapësira gjermano-folëse. Këto raporte të lidhura shekujve, shqiptarët i forcuan duke lënë gjurmë në fusha të ndryshme brenda hapësirave evropiane si në: art, kulturë, shkencë, artin luftarak, etj.
Ndjenja e miqësisë, e shprehur nga vendoret ndaj kulturës e historisë shqiptare, bëri që Vjena të jetë një qendër me peshë në historinë e kulturën tonë më të re. Këtu gjetën mundësinë e shkollimit dhe veprimit shumë nga intelektualët më zë e peshë në rrjedhat e progresit tonë kombëtar e shoqëror. Kjo lidhet detyrimisht me miqtë vendor që dhanë një ndihmesë të madhe në shumë fusha hulumtuese rreth gjuhës, kulturës dhe etnisë shqiptare.
Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, nga studentët e intelektualët atdhetarë të ardhur në Austri, u themeluan shoqëri të organizuara ku ushtronin aktivitetin e tyre në të mirën e kombit shqiptar.
Njëri nga ata shqiptarë intelektualë të fuqishëm dhe burrë kombi, pa dyshim, ishte edhe Dr. Sokrat Dodbiba. Ai pasi merr bakaloriatin në Robert Kolexhin Amerikan të Stambollit dërgohet në Vjenë për studimet të larta universitare. Ishte viti 1921 kur Sokrati arrin në Vjenë ku vepronin disa nga figurat e njohura të kulturës sonë si: Dr. Gjergj Pekmezi, Jani Basho, Xhevat Korça, Nush Bushati, Kolë Mirëdita- N. Helenau, Safet Butka, Fuad Asllani, Lasgush Poradeci, Regjep Mitrovica, Kristë Maliki (mos është Maloki, ndoshta është tetër, shikoje edhe njëherë), Rrok Maliki, Skënder Luarasi, Muharrem Villa e disa të tjerë, të bashkuar kryesisht rreth shoqatës studentore “Albania” e themeluar në vitin 1918. Shoqëri kjo e cila nxori organin e saj, revistën “Dialeria” (1920v) ku botuan shkrimet e tyre studiuesit shqiptarë, në mes tyre edhe Dr. Dodbiba.
Duke trashëguar një edukatë familje të arsimuar dhe arsimdashëse, ai u interesua për lëmin e arsimit e edukimit, si hallka më e rëndësishme për civilizim. Këtë ai e shprehu me shkrimin e tij të parë në numrin e revistës 20/22 gusht-shtator-tetor, 1922 dhe në numrin 24, viti 1924 ia kushton filologut e filozofit, Postalezi, i cili njihet si pedagogu më i madh në shekullin nëntëmbëdhjetë.
Ja një konstatim i tij faqe 13-të:“Sa më thellë
me e studiua këtë njeri, aq më shumë bindemi se shkrimet e tij kanë vu themelet
e arsimit të sotëm”. Më tutje në shkrim jepet mendimi shumë i përparuar i tij
lidhur me arsimin. “...lyp një arsim të bollshëm për qytetarin dhe katundarin”. Përveç hapësirës nga profesioni prej një
ekonomisti të shkëlqyer botoj shkrime analitike për rrjedhat aktuale në veçanti
shkollimi si nevojë e ngutshme për kombin shqiptar të robëruar e i prapambetur.
Në shkrimin e tij më tutje, ai
jep biografinë e shkurtër të Postalecit, të cilin si duket i kishte lënë
përshtypje të veçantë. Intelektualit të
përgatitur me njohuri të shumta, Dr. Dodbiba
s’ka se si të mos i dhemb zemra për gjendjen e rëndë të kombit të tij në
të gjitha fushat; ekonomi, shkencë, art, arsim e kulturë. Ai aktivitetin e tij
prej veprimtari e ushtroi në shoqërinë shqiptare “
Dr. Sokrat Dodbiba, jo vetëm që ishte vetë aktiv, por ndikoi në rrethin e tij në ngritjen e aktiviteteve të shoqërisë studentore. Ata duke qenë për studime universitare në Austri kishin qëllim organizimin e veprimtarive patriotike, kulturore e arsimore. Krejt kjo të vihet në shërbim të zhvillim të kombit e shtetit shqiptar. Ai ishte shembulli më tipik i një intelektuale të gjithanshëm, me një përgatitje profesionale të lartë të kohës, si doktor i shkencave ekonomike. Duke qenë i vetëdijshëm për nevojat e mëdha që kishte atdheu vendosi që të kthehet në atdhe në vitin 1928 kur edhe i përfundon me sukses studimet, duke marr gradën më të lartë shkencore, doktor i Ekonomisë Politike në Universitetin e Vjenës. Shembulli i tij ishte shprehje e pjekurisë së tij, edukatës së tij patriotike për t’i shërbyer atdheut. Në ndërgjegjen e tij ndjeu thellë detyrimet që kishte ndaj gjithë atyre bashkëkombëseve që e financuan shkollimin e tij duke ua shpërblyer me shërbimin e tij ndaj shtetit e kombin. I edukuar me pastërtinë shpirtërore e kombëtare, në vënien e interesit kombëtar mbi çdo gjë tjetër mbajti qëndrimin parimor e të pa luhatshëm deri në rrezikim të jetës në mbrojtje të thesarit kombëtar, kthimin e tij nga Roma në Tiranë e shumë shembuj të tjerë.
Nuk ishin të rralla vizitat e tij dhe të shoqërisë
studentore, që i bëheshin përkrenares dhe shpatës së heroit kombëtar, Gjegj
Kastrioti- Skënderbeu në Belvedere. Kjo ua zgjonte krenarinë kombëtare, u
shtonte dëshirën e vullnetin për punë këmbëngulëse krahas shkencës edhe në
çështjet kombëtare. E ndejshme kjo
gjithkund në shkrimet e tij në revistat e kohës, si “Djalëria” e
shoqërisë Studentore “
Aty ishte edhe Dr. Sokrat Dodbiba. Paraprijës ishte
optimizmi, humanizmi njerëzor i vjelë nga leximet e rilindësve, i cili kishte
zënë vend thellë në shpirtin e shumë veprimtarëve shqiptarë e shoqërisë
studentore në Vjenë. Këtej kishte kaluar pesëdhjetëvjetë më parë Naim Frashëri
i Madh duke lënë poezinë, emblemë kushtuar përkrenares dhe shpatës së
Kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kishte ardhur, më 1886, me ndihmën e disa miqve për të shëruar mushkëritë
e copëtuara posi atdheu i robëruar në vendkurmin e njohur ku tani kriminelët
jetojnë në
Një shkrim të rrallë e të drejtë rehabilitues për figurën madhore të Dr.Sokrat Dodbiba e hasim në gazetën “Bulevard” i shkruar nga Bashkim Kadiu, ku pos tjerash thuhet: “Vetëdija kombëtare ka sjellë si rezultat një lëvizje me përmasa madhore, ku njohja e realitetit shqiptar solli si produkt të saj një koncept të brumosur, të trashëguar nga rilindësit tanë. Madhështia dhe personaliteti i këtyre burrave arriti të dallojë rrezikun që i kanosej kombit nga një ideal fantazmë komunist i importuar. Ky importim brutal duhej goditur, duhet të çirrte maskën e të nxirrte në shesh synime djallëzore. Kjo pjellë të shëmtuar duhej të ndalej nga burra mëmëdhetarë, të cilët shkuan gjer në flijim për nderin dhe çështjen kombëtare”.
Dr. Sokrat Dodbiba do të kujtohet në gjenerata si njeri që ktheu thesarin kombëtar dhe ruajtjen e tij. Do të kujtohet për pathyeshmërinë e tij para falangës komuniste, njeriu që vdiq urie në burg. “ të më sillni një pjatë gjellë” të cilën nuk e pa kurrë.
Padyshim, vepra e veprimtarëve intelektual të pastër siç ishte Dr. Sokrat Dodbiba nuk i le të harrohen edhe pse komunistët e shërbyesit e tyre akoma janë aktiv në jetën shqiptare. Të mbështjellë me petkun e dhelprës ata i ke gjithandej grabitës për pikë dite të thesarit kombëtar pa dhënë llogari askujt.
Figura e Dr. Sokrat Dodbibës e meriton rehabilitimin e plotë nga shteti e shoqëria shqiptare. Ai padyshim është shembulli i sakrificës në çjerrjen e maskës kuçedër komuniste e komunizmit. Intelektual, i cili mund ta bënte jetën e tij prej burrështetasi kudo në një vend normal, u martirizua bashkë me familjen e tij, pasurinë e tij për të vërtetën e progresin kombëtar. Një ditë mëngjesi në liri, do shndritë përmendorja e tij në hyrje të Thesarit Kombëtar, ku do gjejnë mallkimin në mote hajdutë e tradhtarë.
Dr.Sokrat DODBIBA (1889-1956). Lindi në Elbasan. Mbaroi shkollën e mesme amerikane “Robert Kollege” në Stamboll. Doktoroi në UN-e Vjenës në Ekonominë Politike (1928). Punoi në Ministrinë e Financave të Shqipërisë që nga viti 1928. Ishte Ministër i Financave. Dr. Dodbiba njihet me veprën e tij të guximshme e patriotike të kthimit të thesarit shqiptar nga Roma në Tiranë. Themeloi dhe udhëhoqi revistën shkencore “Ekonomisti Shqiptar”. U arrestua (1944) kurse u dënua me 30 vjet burgim nga komunistët. Vdiq në burgun e Burrelit, në vitin 1956.