Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kolë Tahiri: Toponimi «Bjake» (e Merturit)

| E merkure, 12.11.2014, 09:15 PM |


Toponimi «Bjake» (e Merturit)

-Hulumtime per vend-ndodhjen-

Ekskluzive nga prof dr Kolë Tahiri

Midis toponimeve dhe mikrotoponimeve te hereshme, te cilat vazhdojne te ruhen ne krahinen e Nikaj-Merturit, ende te pasqaruara shenohet edhe emervendi (toponimi) "Bjake" ose «Bjakja e Merturit».

Shtrohen disa pyetje: Cili eshte mendimi i studjuesve te huaj apo vendas per kete emervend ? Po, ne traditen popullore (legjenda, gojedhena etj.) te banoreve te kesaj krahine çfare dihet per te? Historianet dhe gjuhetaret te cilet jane marre me kete krahine, çfare te dhenash arkivore te hereshme sjellin? Cila eshte origjina e vertete e tij? Ne çfare kohe mund te jete vene ky emertim? A eshte krahine, apo emer qe lidhet me nje qender te percaktuar (qyteze, keshtjelle, katund, lagje, bjeshke etj.). Ku gjendej, ne verri apo ne bjeshke? Cfare shtrirje mund te kete pasur? Me ke kufizohej? Emervendet e asaj krahine kane lidhje me toponimin «Bjake», apo jo ? Bjakcoret, te cilet kane banuar aty dhe dhane emerin atij vendi (bjakjanet, bjakasit,blakçoret) a kane qene autokton, apo te ardhur? Cfare ghuhe perdornin ata ne komunikim ? Ne rast, se u larguan, cilat qene shkaqet qe i detyruan ata te braktisin kete vend? Cila ka qene perkatesia e tyre fisnore apo kombetare ? A kane lene gjurme gjaku ne keto ane ? A ka toponime te tjera, qe burojne ose lidhen me kete toponimte kahereshem ?

Siç shihet edhe nje toponim i vetem mund te ndihmoje direk ose terthorazi ne sqarimin e shume pikepyetjeve te mbetura pezull deri ne ditet tona, ose te mbuluara ne pluhurin e kohes.

Kam lindur dhe kaluar  vitet e para te femijerise ne ate krahine dhe pretendoj, se e njoh relativisht mire ate territor, (sidomos Shengjergjin,Tetajt e bjeshken e tyre). Nisur nga kjo ruaj te drejten te shprehe ndonje mendim per kete emervend, i cili vazhdimisht me ka ngjallur interes dhe kurreshtje. Pretendimi i vetem eshte per te bere ndonje saktesim te metejshem me synimin per te nxitur diskutimin, si per kete, ashtu edhe per qindra emervendesh te tjera te ngjajshme te asaj krahine  te braktisura ne humneren e harreses.

Ne mungese te dokumenteve te shkruara keto emervendesh(Toponime e mikrotoponime, etj.) paraqesin vlera te konsiderueshme per historine e kesaj krahine dhe te  banoreve te saj. Rregjistrimi, percaktimi, spjegimi e ruajtja e tyre perben nje detyre atdhetare. Sot, kjo eshte relativisht e mundeshme, ndersa neser do te jete teper vone, sepse  ato emervendes te vjetra do  te humbasin perfundimisht, ashtu siç jane zhdukur, ne periudhen e monizmit rrenojat e Kishes se Vargut e dhjetra e dhjetra emervende te tjera. Per intelektualet, mesuesit, kuadrot, banoret e moshuar, e sidomos pensionistet nikaj-merturas ky do te ishte nje gabim i pandreqeshem dhe i pafalshem.

Cfare eshte thene e shkruar, deri tani per kete toponim ?

1. Anglezja e shquar Edith Durham, njohese e mire e Shqiperise, sidomos asaj Veriore, ne librin e saj "Brenga e Ballkanit…", duke iu referuar autorit te IIIyicum Sacrum (1817) shkruan: " Permenden gjithashtu edhe fiset Salca (tani Selci), Toplana dhe Dushmani te cilat jane akoma, si dhe "Blahia" qe sot nuk mund ta percaktojme. Na thuhet se, te gjitha fiset "besnikisht" levronin fene katolike."

2. Pal Duka-Gjini ne librin e tij per  Prel Tulin, duke pershkruar vendet ku jane zhvilluar luftimet kunder Shefqet Durgut Pashes permend  se komandanti turk "… gjet kundershtim te paket. Raja, ShenGjergji, Blakaj e Betoshe me fisin e Nikajve… u dorezuan apo mueren malin".

3. Studjuesi  shkodrane, gjuhetari Luka K., kohe me pare, ne revisten gjuhesore  shkruente se ende nuk dihet me saktesi vendndodhja e Bjakes.

4. Historiani vendas, Dode Progni sakteson se : « Shumica e pasardhesve te Tete Leke Pogut, pasi u larguan nga ish-fshati Mertur(me vone Shengjergj) u vendosen me banim ne Bjaken e hereshme, ku bashkejetuan gjate me bjakçoret. Ne vitin 1634 fashati Bjake kishte 20 shtepi dhe 230 fryme.Ne vitin 1638,-siç thote F.Bardhi,- « kishte kishen famulltare dhe me prift qe i sherbente edhe Gashit». Pas largimit te bjakçoreve, midis viteve 1768-1770, fshati mori emrin Tetaj, nga Tete Leka.

Nga nje analize e thjeshte e ketyre informatave mund te nxjerim ndonje perfundim:

1.Autoret e me siperm jane te bindur se "Bjakja" gjendet ne zonen e Nikaj-Merturit, diku prane fshatrave Tetaj, Shangjergj, Betoshe dhe Raje. Kjo e dhene eshte e rendesishme,  sepse kjo zone ka shtrirje relativisht te gjere.

2. Ne deshmine e autores angleze mbetet e erret ne se, kemi te bejme me emer fisi, apo emervendi. Aty permendet edhe fisi i Salces (Selci) i cili nuk eshte fis po fshat, si dhe ne klapa shenohet (Selci). Dihet se Salca dhe Selci nuk shprehin te njejtin vend. Salca eshte fshat i krahines Nikaj-Mertur, ndersa Selci, me sa dime gjendet ne Malesine e Madhe, relativisht larg prej kendej. Nuk perjshtohet mundesia qe te kete ndikuar edhe perkthimi nga anglishtja ne shqip.

1.Studiuesi Pal Duka-Gjini, alias Danjel Gjeçaj, me origjine nga Thethi, duke qene njohes me i afert i Shqiperise se Veriut, ashtu kalimthi, ne vend te fshatit Tetaj perdore emervendin "Blakaj", duke iu afruar me teper se vertetes, ndonse ky nuk eshte synimi i tij.

4. Duke qene thellesisht mirenjohes ndaj studjuesve te mesiperm per ndihmesen e dhene theksoj, se ata, perfshire edhe  shkodranin K. Luka, me sa duket nuk i kane pasur mundesite qe t'i shkelnin me kembe keto vende e te merrnin informacion direkt nga banoret e fshatrave qe rrethojne  malin e Kores se Merturit, ne faqet e te cilit shrtihen keto fshatra qe permenden. Ata, duke qene te bazuar ne te dhena qe mud te kene ndeshur ne dokumente arkiviale, ose degjuar nga persona te cilet nuk i kane njohur, per se afermi keto fshatra shpesh mjaftohen me ndonje te dhene te pa preçizuar deri ne fund. Ata nuk japin shpjegime te metejshme, nuk sjellin ndonje argument bindes.

5. Historiani vendes Dode Progni ben saktesimin me te plote, por jo deri ne fund, sidomos kur eshte fjala per shtrirjen e ketij toponimi. Fshati qe sot quhet Tetaj ka zevendesuar emerin e mepareshem Bjake, por, shtrirja e Bjakes ka qene shume me e gjere, se sa ai territor, qe ne ditet tona mbulon toponimi(emervendi) Tetaj. Pra, ka vend per saktesime te metejshme.

Po tradita verbale vendase( gojedhenat, legjenda etj.) si na e sjellin kete emervend ? Po banoret e sotem te ketyre fshatrave dhe te atyre per rreth çfare thone per emervendin "Bjake"?

Me ka takuar shpesh, qe t'i pyesnja banoret e fshatrave (Shengjergj, Tetaj, Betoshe e Raje)  se: "  Ku bie Bjakja?  Ata e dinin, se territori i ketyre fshatrave ku ata shtriheshin, ne kohe te hereshme thirrej Bjake. Mund te degjoje edhe pergjigje te tilla si: " Na thirremi Bjake", " Keto katundet kendej Lumit Merturit thirren Bjake", ndonjeri edhe thoshte se"Bjakja jane Tetajt", "Na jemi Bjakja", "Merturin e kndem e therrasin Bjake" e tjera te peraferta. Ne asnje rast nuk perfshinin ne kete emervend territore te Fisit te Nikajve e aq me pak te Pukes.

Nje here, kur isha ne Gjonpepaj(Nikaj), i moshuari Mark Ceca, pyetjes sime per Bjakjen iu pergjigj : "Bjakja bie pertej Lumit Merturit!" Dhe ngriti doren ne drejtim te katundit Tetajve, qe shtrihet perballe Gjonpepajve, prej nga, ai kishte edhe bashkeshorten, çka len te kuptohet, se e njehte mire ate zone. Ne te njejten pyetje, daja im Kole Marku, nga Currajt e Poshtem(Nikaj) u pergjigj: "Bjakja bie ne Merture" dhe ngriti doren ne drejtim te katundit te Shengjergjit, i cili shtrihet  perballe, ne anan tjeter te Lumit Merturit. Nje dite tjeter me tha se "Po dilte ne Bjake" kur, ne fakt do te shkonte tek daja i vet ne Raje.

Askush, asnjehere nuk i ka quajtur banoret e rinje te ketyre fshatrave: "bjakas", "bjakçore", "bjakiane" apo diçka te perafert, por kurdohere i kane percaktuar si «shengjergjes », «btoshes », « tetaj », « rajçore ». Eshte pranuar, ndonse ende mungojne dokumentet e plota, se bjakasit, ose blakçoret, kane qene nje fis tjeter, i cili ka pas banuar ne ate territor, perpara se ketu te vendoseshin banoret e sotem. Duhen hulumtime te tjera per te identifikuar edhe toponime, mikrotoponime te tjera dhe antroponime te cilat mund te lidhen me emervendin ne fjale. Toponimi Bjake perdoret me teper nga banoret e moshuar te Nikajve e te zonave per rreth, me sa duket si nje emer pergjithesues, ne vend te disa fshatrave. Ne keto raste, per t'a percaktuar ate, me mire kete vend-ndodhje ngrejne edhe doren ne drejtim te asaj krahine.

Cfare?, sekretesh «ruajne » emervendet(toponimet) e kesaj krahine per « Bjaken» ? Po onomastika vendese, antroponimia(emerat e njerezve) te fikesuar ne forme emervendesh, si p.sh., Vatbuç, Rrasa e Vatbucit, stanet e Vatbucit, Kodera e Kole Pecit, Janaj, Mbijanaj, Kroni i Mark Koçit(Markocit), Rrahi i Mark Buçes(Marbuçes), Rahova, ara e Leke Vates, Thepi i Iber Markut, guri i Rrucit, ara e Gjo’ Pep Gjoklit, brija e Kur(t) Pepes e te tjera toponime, qe gjenden anekend ketij territori. ? Onomastika e verteton hipotezen tone. Kerkimi i kujdeshem i gojedhenave, legjendave etj.do te sillte edhe te dhena te tjera te cilat do te vertetoni me mire kete hipoteze ose do t’a rrezoni ate. Mbetet qe ato te plotesohen nga studjues te tjere.

Kam hulumtuar per te «ndertuar» Pemen(trungun) Gjenealogjik te Nikmengjajve. Me rezulton se antroponimet(emerat e banoreve te mesiper(te bjakcoreve) nuk ndeshen ne shkallen gjenealogjike te banoreve te sotem te ketyre fshatrave. Piketakimet ne trungun gjenealogjik jane te dyshimta dhe te bera per qellime te caktuara, per homogjenizim dhe integrim ndremjet vellaznive te ndryshme.

Kush mund te vertetoje, ose te rrezoje ne se, keta ish banore(bjakcoret) te cilet mbareshtronin, sidomos dhite. Ne kushtet e nje klime, me shume reshje, ne fushat(rrahat e arat) e tyre, ne lartesi te caktuara ata mbilllnin elb, tersher, mbase edhe grure. Me shtrirje edhe te kultures se misrit i cili kerkonte me shume uje per vaditje, banoret u detyruan te zbresin me poshte, afer burimeve ujore. Kjo deshmon, se kultura e misrit, ne keto krahina eshte shtrire mbas ardhjes se merturesve te sotem( Nikmengjajve) ne kete krahine. Eshte afer mendesh qe bjakcoret shkembenin martesa me banoret e tjere te krahinave per rreth duke u integruar midis tyre. Sipas historianit Dode Progni bjakcoret kane qene fis shqiptar me gjuhen shqipe dhe gjakun shqiptar.

Ne krahina te ndryshme te Kosoves ndeshet mbiemeri : Blaka, Bllakcori etj. Ne rast se ata kane qene fis blegtoral i shtrire edhe ne keto ane, por me vone te perzene nga shkijet dhe te larguar ne drejtim te maleve te Pindit(Greqise), atehere puna ndryshon. Edith Durham duke folur per banoret e Kosoves thote, se shqiptaret, pa dallim martoheshin me fiset e ardhura nga Dakia etj. Ne kete situate ata martoheshin dhe bashkejetonin me banoret e fiseve vendase shqiptare dhe kane kane lene gjakune tyre edhe ne kete krahine(martesat). Eshte e besueshme, se ne kete krahine, per me teper edhe ne krahinat e Kosoves te kene qendruar individ, apo edhe familje te veçanta te cilat, me kalimin e viteve jane shtuar, kane mbijetuar. Me duket e besueshme, se pasardhes te tille, sot perbejne lagje te ndryshme, te katundit Tetaj, si p.sh., Rrucaj, Gjoklaj, Perlekaj etj.Nuk mund t’i besohe plotesisht, vetem Pemes(trungut) gjenealogjike, ne te cilin kapen(piketakohen) te gjithe banoret e ketyre fshatrave ?

Tanipertani keto jane hamendesime, qe borojne nga toponimi «Bjake» te cilate kerkojne studime nderdisiplinore te argumentuara, pro, ose kunder. E verteta duhet kerkuar nepermjet te polemikave shkencore. Njohaj e tyre ka rendesi per histotine tone dhe ate te integrimeve nderballkanike.

Mendoj, se pergjigjet me te plota, te bazuara mbi dokumentet e kohes ruhen ne Arkivin e  Vatikanit(Rome). Aty gjenden relacionet e misjonareve jezuite, sidomos atyre franceskan, te cilet kane sherbyer, me perkushtim te jashtezakoneshem, madje disa prej tyre, tere jeten e kane kaluar midis ketyre banoreve, ne keto ane. Per kete flasin toponimet e ruajtura, ne nderim te tyre, nga banoret vendas, si : «Te ka deke frati», «Priftaj», «Livadhi i Priftit», « Vorri i Fratit » etj. te cilat, edhe sot ruhen ne kete territor. Misionaret katolik shquheshin per korrektese proverbiale ne relacionet e tyre te cilat ia dergonin rregullisht Selise se Shenjet(Vatikanit). Per me teper, herepashere, dioqezat «shkeleshin » edhe nga, inspektor, te derguar te Vatikanit, te cilet hartonin relacione te detajuar e plotesisht te dokumentuara. Ato mbeten plotesisht te besueshme historikisht.

Fatekeqesisht, do te jete e larget koha, kur ato dokumente do te idalin ne drite ? Sidoqofte, ato gjende aty dhe madje te miresiguruara. Me sa duket, rastesia, d.m.th., studjues qe merren me probleme te tjera do t’i zbuloje ato, rastesist. Kerkimet direkte jane tejet te veshtira. Shkencat e shekullit te sapo nisur do te krijojne mundesi te reja edhe ne fushen e studimeve historike.

Burimin e dyte shkencore, i cili eshte i kapshem per studjuesit tane do t’a perbejne germimet arkeologjike ne vende, si : Kisha e shkaterrines(Kisha e Shen Katerines) ne lagjen Markaj te fshatit Tetaj, Kisha e Shnaprendes(Kisha e Shena Prendes), po ne Tetaj, Kisha e Shengjergjit, ne fashatin me po kete emer, Kisha e Luzase, ne Curraj te Poshtem(Zhivanaj), se bashku me varrezat qe gjenden prane tyre. Rendesi te veçante paraqesin edhe kerkimet(germimet) ne vende te tilla si Vorret e Marinit(Qeresh-Mulaj), ne vendin e quajtur «Sheher» ne Mulaj te Eper, Qyteza ne Ngjeshe te Rrukut, muret ilire Nenpike(Curraj Eper), muret e shumta, qe gjende ende ne territore si Podet e Tetajve, rrafshiren(Logjet?), midis Guhave te Eperme e Kronit te Poshtem te Rrases se Currajve te Poshtem etj. Kjo zone eshte krejtesisht e virgjer, e pa mbuluar nga germimet arkeologjike. Por, ato pa tjeter do te kryhen dhe do te zbulojne sekrtete qe ruhen ne gjirin e tokes se kesaj krahine me gjurme te lashta.

Tanipertani jemi te detyruar qe te «gatuajme» vetem me «brumin» gojor qe kemi ne duar. Atehere, çfare mund te pohojme per saktesimin e vend-ndodhjes dhe shtrirjes se ketij toponimi, aq te diskutuar, te ruajtuar deri ne ditet tona ?

Mendimi im eshte, se me toponimin «Bjake» duhet kuptuar nje territor i gjere, qe shtrihet, qe nga fshati Mulajt e Eper e deri ne Shkemb te Rajes. Ketu, perfshihen fshatrat Btoshe, Shengjergj dhe Tetaj, detyrimisht me Bjeshke dhe Verri. Alias, tere shpatmali perendimor i Kores se Merturit, qe nga pika me e larte e tij e deri ne lumejt e Merturit dhe Drinit(Liqeni i Komanit).

Pra, behet fjale per nje krahine, me disa fshatra, e percaktuar mire. Krahina e «Bjakes» perfshinte edhe fshatin Raje, qe shtrihet ne shptmalin tjeter te Kores Merturit, kufi me Gegehysenin e krahines se Krasniqes e Gashit. Ky territor, ndonse ne anen e prapme te malit te Kores shtrihet ne kufi me Bjaken qe njohim, eshte vazhdimsi e saj, me teritor te njejte e te pershtateshem per trajtimin e bagetive(dhive) si dhe te njejtit besim katolik, me fshatrat qe mbulon termi «Bjake»(Tetaj Shengjergj, Betoshe etj,)

Deshmi e ketij pohimi jane toponimet dhe antroponimet qe kemi permendur me lart. Ato jane ruajtur me fanatizem qe nga koha kur ne keto vende banonin bjakçoret e paharruar.

I permbahem mendimit, se me kete plotesim e saktesim zgjidhet perfundimisht enigma e vendnodhjes se ketij toponimi te vjeter dhe shtrirjes se tij. Eshte e njohur, se ne kete zone vazhdojne te ruhen ende shume toponime te tjera te pa sqaruara e te pa komentuara, pune te cilen kerkohet t’a bejne pensionistet e sotem, sidomos brezi i arsimtareve pensionist. Perndryshej keto toponime do te humbasin perfundimisht. Kjo do te perbente nje humbje serioze dhe te pariparueshme.

(Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Brukseli, Nentor 2014)