Avni Behluli - artist me duar të
forta…
Nga Tefik Selimi
S’ka më
madhështore se arti! Arti është vetë jeta. Ai (arti) e hijeshon jetën. I jep
“shije” jetës e punës. Me art, njerëzit jetojnë. Arti i bukur i bën njerëzit të
njihen e të afrohen në mes vete. Ai që nuk e do artin, s’e di ç’është jeta. Lum
kush e do artin! Arti njerëzit i fisnikëron. U jep njerëzve shpirt, vullnet e
emër, por i bën të jetojnë edhe më gjatë. E, Avni Behluli, piktor gjilanas, e
do jetën e artit. Ai një jetë ia ka kushtuar artit pamor. Jeton me “sendet”
prej hekuri, druri, gipsi, guri, betoni e pjesë të tjera të forta, por jeton
edhe me ngjyra, laps, pëlhurë, temper, vaj etj. Ai mjet të parë e ka daltën,
qekanin, gëdhendësin, heksin, sopatën, sharrën, turjelën, salduesin, gozhdat e
gjëra të tjera pune. Kjo është fuqia e artistit. “Njeri më i fortë se guri...!”
Pse jo? Ai me këto dy duar të forta e jeton jetën. Bën art joshës për të gjithë
njerëzit. Këto sende të tij “flasin”shumë në jetë. Janë vlera artistike
jetësore. Adhurohet, sepse busti i kryer “shkrihet” në bronz dhe bëhet vepër e përsosur arti.
Kështu, Avni Behluli e krijon figurën e dëshmorit dhe e bën të “gjallë”. Kjo
është fuqia krijuese e tij. Pra, bën art që nuk “vdes”, por mbetet i “gjallë”
dhe i përjetshëm. Ai (Avniu) këto sende i bën me talent e me përkushtim. Kur
njerëzit i shohin këto “gjëra” arti, jo vetëm që mahniten, por i adhurojnë pa
masë. U flë në shpirt e zemër piktura apo skulptura e tij. Andaj, ky art i tij
zë vend në galeri, në oborr, në holl të shkollës, në jetën publike e vende
tjera. E tillë është jeta e artistit breznicas, Avni Belulit. Ai është i lindur
më 1960 në Breznicë të Bujanocit. Këtu e kreu shkollimin fillor, ndërsa
studimet i mbaroi pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, dega e Skulpturës në
klasën e prof. Agim Qavdërbasha, më 1986. Ai, më 1987 bëhet anëtar i Shoqatës
së Artistëve Figurative të Kosovës. Po në vitin 1998 ka magjistruar në klasën e profesorit në
fjalë. Më 1998, bashkë me N. Berishën,
piktor, kanë themeluar Shkollën e Mesme jo publike (Kursin profesional të Artit
figurativ). Ai në vitin 2008 zgjidhet kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ
në Gjilan. Është njëri ndër themeluesit e Shkollës së Mesme publike të Artit
Pamor në Gjilan. Në vitin 2011 zgjedhet Kordinator i Shkollës së Mesme të
,,Arteve Pamore,, të këtij qyteti. Jo vetëm kaq. Avni Behluli jeton duke
krijuar art shpirtëror. Veprat e tij artistike sot gjenden nëpër shumë muze,
galeri të ndryshme: në Prishtinë,Tiranë, Split, Zvicër, Gjermani, Austri,
Kanada, Itali, Maqedoni, Egjipt, Sllovaki, Sudan, Kore e vende të tjera të botës.
Ai, përherë të parë ka punuar në Shkollën fillore në Koretin (1986-1988). Më
vonë ka punuar si pedagog i arti figurativ në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet
Isai”. Pastaj ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, Shkollën e Mjkekësisë “Asllan
Elezi”, Shkollën e Mesme “Arbëria”, por ishte edhe drejtor i parë i Shkollës së
Mesme të Lartë të Artit Pamor në Gjilan (2011-2014). Tash për tash punon si
mësimdhënës në shkollën në fjalë. Mr. Avni Behluli, piktor, e ka një botë të
veçantë arti. Ai është i afërt, modest, por është edhe punëtor i heshtur, i
cili punon e s’ndalete... Ai, duke krijuar portretet e dëshmorëve, ka lënë emër
në rrugën e artit përjetësues. Thotë se, kur “profilin” e objektit e
rrumbullakësoj ashtu si e kam përceptuar, unë i gëzohem punës sime pa masë.
Atëherë më vjen shpirti, pushoj duke ëndërruar skulpturën e punuar. Kjo punë më
ngazëllen dhe bën shend e verë. Ia dali punës faqebardhë. E ndjej vetën të lirë
në shpirt e zemër. Pse jo? Adhurohet nga të gjithë”. Avniu s’ndalet dhe punon
krijime arti, të cilave ju jep shpirt e gjak. Andaj, për ta punuar një bust apo
një portret të dëshmorit, ai me ditë, javë e muaj i gëdhend ato për ti
formësuar e bër vepra arti. Puna e tij është çmuar dhe është vlerësuar jo vetëm
nga kolegët e tij, por edhe nga institucionet tona të kulturës e mese të tjera
jasht vendit. Shih për këtë, Avni Behluli, në një rast pati shtuar se, për
shkaqet financiare jam detyruar t’i anulojë simpoziumet. “Sipas informatave që
posedoj, puna ime e prezentuar me art, në Turqi, u ka rënë në sy shumë
mediumeve pamore. Andaj, një profesor, që ishte nga Nikozia, të cilin kurrë se
kam parë, më ka ftuar në simpoziumin nga 10 gjer më 19 nëntor të këtij vendi.
Unë këtë punë voluminoze arti e bëj me një fanatizëm. Si thonë të moshuarit,
“Më lehtë është të fitosh, se sa ta ruash”. Unë punën e arti e bëj punë.
Piktkurat dhe skulpturat e mia i ruaj me fanatizëm e sipas standardeve
artitstike. Veprat tjera janë pronë e shtetit, si janë: bustet, ku shoqëria ka
për obligim t’i mirëmbajë ato. Psh. Unë kam bërë bustin për dëshmorin e kombit,
Musa Zajmin, për poetin Rexhep Elmazi, Abdullah Tahirin, Pajazit Ahmetin e disa
të tjerë. Tek skulptura duhet forca dhe
talenti. Dihet, kur punoj, më mundon pluhuri, zhurma, monotonia e jetës. Por,
punën nuk e ndali. Punoj me vullnet e shpirt dhe nuk kursej asgjë për art. Unë
dua të jem vetja dhe identiteti im prej arstisti. Unë nuk punoj sa për të
punuar, por punoj me emocione për të shkrirë artin në vepra që më flejnë në
shpirt e zemër. Kjo më pëlqen dhe ka vlerë. Por, kur puna më shkon”huq”, unë e
ndjej vetën keq. Tërë dita e java më shkon “ndryshe”, se nuk e kam disponimin
për punë”. Gjer më tani, ky piktor është shpallur dhe ka marrë me dhjetra çmime
më të ndryshme. Ato janë, në vitin 2009 është shpallur ,,Krijues i vitit” nga
Drejtoria për Kulturë në Gjilan; në vitn 2009 mori në Maqedoni “Çmimi i Nëntorit” nga Sh. A. F ,,Draudakum”
në Shkup; në vitin 2007 i takoi Çmimi blerës i Galerisë në Gjilan; në vitin 2003
shpallet ,,Krijues i vitit” nga Drejtoria për Kulturë të këtij qyteti (Gjilan).
Mandej, ka marrë çmimin ,,Salloni XXXI i Nëntorit “; çmimin e Manifestimit
,,Flaka e Janarit” në Gjilan; disa herë është shpallur “Krijues i vitit” nga
Drejtoria për Kulturë gjatë vitit1995, 96, 97 në Gjilan. Në vitin 1994, ai merr
çmimin për skulpturë “Shpërngulja - plagë shekullore e popullit shqiptar”. Në
vitin 1987 i takoi çmimi për skulpturë (Salloni i të rinjve) në Prishtinë, po
ashtu në vitin 1986 i takoi çmimi për skulpturë (Diploma 86) e shumë çmime e shpërblime
të tjera. Shih për këtë, mr. Avni Behluli, skulptor, është i përfshirë në dy
libra: “Bibliografia e magjistrave dhe doktoreve të shkencave dhe arteve të
Anamoravës” 2003) të autorit Dr. Bahtijar Kryeziu, dhe në librin: “Arti Bashkëkohor i Kosovës” (2000). Gjer më tani,
Avniu ka pasur 14 ekspozita personale në këto vende, si janë: Maqedoni,
Prishtinë, Gostivar në Galerinë “Kult”, Shqipëri në Galerinë “Euard Lear”
(2010), Kosovë, Tiranë, Skenderaj, Kamenicë, Ferizaj, Kaçanik, Vienë, Prizren,
Pejë, Kroaci Galeria “Shtambuk” e mese të tjera. Ai ka marrë pjesë në shumë
simpoziume të vendeve të botës, si në:
Egjipt (Kairo - International Artists Residency) në Turqi (Stamboll
International Art Simposium”, Tetovë, Gostivar, Shqipëri etj. Avni Behluli pati
shumë ekspozita kolektive në këto vende: në Egjipt, Kukaj, Turqi, Louxembourg,
Velipojë, Shkodër, Berat, Pejë, Bruksel, Maqedoni, Prishtinë, Viti, Luksemburg,
Zvicër e mes të tjera. Pra, kjo është puna e këtij piktori, i cili po hapëron
çdo ditë duke krijuar art përjetësie. Pra, Avniu e meriton epitetin e
skulptorit me duar të forta “ari”...!