| E premte, 07.11.2014, 09:00 PM |
TINGUJ JETE.
Nga Prof Dr Lutfi ALIA
Kur nje historian takohet dhe bisedon me veteranet e luftes nacional – çlirimtare, e kupton se historia e shkruar ne libra nuk mjafton per te dhene imazhin e plote te luftes, eshte teper skematike, pasi pershkruan ne menyre kronologjike rrjedhen e ngjarjeve kryesore, pergjithesisht pa personazhe dhe duke i dhene perparesi fitimtareve, te cilet dhe ata ne shumicen e rasteve mbeten anonima.
Ne bisedat me veteranet, shpesh kupton se deshmite e tyre jane ditare dhe kujtime, qe i kapercejne skemat e librave te historise, pasi rrefejne thjeshte e bukur te verteten e çasteve dramatike dhe rrethanat heroike, por dhurojne dhe aspektet intime e humane te luftes, te cilat autoret e historise e kane veshtire, t’i afrohen ketij realiteti dhe ketyre te vertetave.
Ndersa po shkruaj kete artikull, m’u kujtuan Moravia, Remarque, Shollohov, Antoine de Saint-Exupéri, Ismail Kadare, Kin Dushi, Dritero Agolli, Dhora Leka etj, te cilet na kane transmetuar mesazhe dhe emocione nga vitet e luftes, qe na bejne te kuptojme se memoria e luftes ka dhe nje aspekt te thelle njerezor, pjesen psikologjike, te mbushur me ndjenja, por dhe me dhimbje dhe me vuajtje te medha.
Lufta nuk perfaqesohet vetem me fitimtaret dhe te mundurit, me heronjet e çartun qe vrasin, me forcen e armeve, por ekzistojne dhe heronjte me mendime e ndjenja dhe ato jane masa e madhe popullore, qe e kundershtojne luften dhe keta bejne nje tjeter histori, ate te kultures dhe te dashurise njerezore, qe mbrojne jeten dhe qe me veprat e tyre te thjeshta, e prekin fuqishem shpirtin e njerezimit.
Atmosfera brutale dhe agresiviteti i luftes, perballohen e kundershtohen dhe me kulturen dhe artin, te cilat dhe pse zhvillohen ne kohe lufte, ato nuk jane vetem aktivitete argetuese, por japin dhe mesazhe te fuqishem kulture dhe paqe. Kujtojme tregimin e Ismail Kadares per teatrin partizan, qe nuk interpretonte ne skenat e ngrohta te teatrit, por ne mjediset e maleve, apo kenget e bukura te Dhora Lekes, te cilat nuk u kenduan ne sallat e koncerteve, por ne marshimet partizane, per te kuptuar aspektin tjeter, ate pjese shpirterore dhe intelektuale, qe shpesh harrohet te shkruhet ne librat e historise, por qe ne fakt bejne histori.
Krahas ndeshjes fizike me arme ne fushat e betejes, lufta zhvillohet dhe ne mendjet e njerezve. Kushdo qe perpiqet ta shohi kete aspekt të luftes si episode te jetes njerezore, nuk duhet te perqendrohet vetem ne individet si instrumenta “vrases”, por te veshtrojne dhe ne shpirtin e tyre, ne mendimet dhe ndjenjta e tyre. Duke njohur historine e ketyre individeve dhe pse te armatosur, arrine te zbulosh dhe anet me te bukura te jetes se tyre te thjeshte, zbulon dhe boten e pasur me ndjenja humane.
Vite te shkuara, im ate Qazim Alia, partizan i oreve te para, me tregoj se ne vitet e luftes kishte njohur nje partizan italian, mjekun Antonio de Markis, i cili pas kapitullimit te Italise, ishte bashkuar me partizanet. Ne shtator te vitit 1943, kur Italia kapitulloi dhe kur ushtria italiane po terhiqej ne kaos te plote, partizani Hysen Koxherri, qe fliste shume mire gjuhen italiane, i ftoi shume nga ushtaret dhe oficerat italiane te kalonin me forcat partizane e mes tyre ishte dhe Dr Antonio. Ne kohen e lire, Hysen Koxherri perkthente bisedat me doktorin partizan, i cili tregonte per Italine, jipte keshilla mjekesore, por fliste dhe per muziken, tregonte histori terheqese e ne darke luante ne violine kenge partizane, si dhe disa melodi te bukura te kompozitoreve te huaj, por im ate nuk i kujtonte emerat, pasi si thoshte duke qeshur, ishin emera shume te veshtire.
Ne ato vite lufte, kishin bere nje fotografi me mikun italian dhe me Hysen Koxherrin e ne pjesen e pasme ishin shkruar emeri i tim ati, i Hysenit dhe i Dr Antonio. Doktori, si e therrisnin te gjithe, gjate levizjes se brigades partizane neper trevat e Shqiperise e te Kosoves, shkonte dhe per te vizituar fshataret e semure, kesisoj u be nje person i njohur dhe i dashur nga populli, qe e kujtojne me nderime.
Im ate me tregonte se ne betejen ne Qafe Morine, kur Dr Antonio po mjekonte dy partizane te plagosur, u rrethua nga forcat gjermane dhe rrezikoi te mbetej i vrare, ose te kapej rob, por partizanet kryen nje aksion te shpejte dhe i shpetuan te tre. Per kete veprim te guximshem, ne shenje mirenjohje, Dr Antonio i a dhuroi tim ati oren e tij, nje ore dore zvicerane e markes Vetta. Ishte hera e pare, qe im ate mbante ore dore, pasi atje ne fshat kohen e masnin me levizjet e diellit dhe me levizjen e hijes ne shpatet e maleve. Kete ore dore, vite me vone ma dhuroi mua dhe e kam mbajt gjate viteve te studimit ne Fakultetin e Mjekesise.
Pas luftes, Dr Antonio punoj disa vite ne Spitalin Ushtarak te Tiranes e me pas u rikthye ne vendin e tij, por nuk i nderpreu lidhjet me miqt e vjeter, qe i shpetuan jeten dhe shpesh u dergonte letra, deri ne vitet ’70, kur u nda nga jeta.
Kaluan shume vite e une e kisha harruar kete histori, por kur erdha ne Itali, gjate kohes qe isha ne Institutin e Anatomise Patologjike te Sienes, punoja se bashku me Prof Marcella Cintorino dhe nje dite i tregova historine e Dr Antonio e ndersa me degjonte me vemendje, me tregoj se dhe babai i saj Salvatore Cintorino, ne vitin 1941, kishte qene ne Shqiperi, kishte marre pjese ne luften Italo – Greke.
Kesisoj bisedat ndiqnin njera tjetren dhe Marcella me shume deshire dhe mall me tregoi historine e te atit. Salvatore kishte punuar ne posten e Sienes dhe njekohesisht ishte muzikant. Luante ne violine, kitare, piano, mandoline dhe ishte pjestar i bandes se qytetit.
Ne vitin 1941 e mobilizuan ne sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe
e derguan ne repartin e kembesorise ne
Ne janar te vitit 1941, reparti i tij u transfrua ne Shqiperi, ku u impenjua ne luften Italo-Greke. Reparti ku bente pjese Salvatore levizi nga Berati, ne Gjirokaster e se fundi u vendos ne Permet.
Violina e Salvatore Cintorino, ku jane gdhendur emerat e qyteteve shqiptare ku kaloj ne vitet e luftes.
Violina ishte “arma” e preferuar dhe me e fuqishme e Salvatorit ne ate mjedis lufte. Luante pernate melodi te bukura, qe ishin jo vetem nje argetim, por dhe nje forme lehtesimi shpirteror, per te qendruar larg atmosferes dhe brutalitetit te luftes. Kur i binte violines, te gjithe degjonin ne heshtje dhe me emocione melodite e bukura, madje shpesh kendonin se bashku, sidomos kengen “O’ sordato innamurato – o ushtari i dashuruar”, kenge qe u kompozua nga nje ushtar italian dhe qe u kendua perhere te pare ne trojet shqiptare. Çdo mbremje, Salvatore luante ne violine pjese nga muzika e Verdit, Rossinit, Donixetit, Maskanjit dhe para se te flinin “koncerti” mbyllej me pjese nga Nokturne te Schubertit ose te Mozartit.
Salvatore Cintorino duke interpretuar ne violine para portes te nje shtepie ne Berat.
Nje dite, Marcella me prezantoi nje mikun e Salvatores, quhej Luigji Torti dhe ai kishte sherbyer ne Shqiperi e me tregoi se Salvatore e konsideronte detyrim moral per te gjithe ne, te luante ne violine, jo vetem pjese nga muzika italiane, por dhe muzike shqiptare. I pelqenin shume melodite beratese dhe permetare, madje kishte kompozuar nje “Ninna nanna” me motive muzike permetare, qe e luante çdo mbremje, te shoqeruar me urimin “Per nje dite te neserme ne paqe”.
Gjate nje vizite ne shtepine e Marcella, me treguan violinen e
Salvatores dhe e u befasova kur pashe se ne pjesen e pasme te kases ishin te
gdhendur emerat e qyteteve shqiptare, ku ai kishte kaluar ne ato vite lufte.
Pra kete violine te çmuar e kishte perdorur dhe si nje ditar te intinerarit te
luftes, duke filluar me Barin, nga ku u
Silvana, bashkeshortia e Salvatore me tregoi: “Ai nuk fliste kurre per luften, por na tregonte me shume mall dhe respekte per miqesine me shqiptaret, madje sa here organizoheshin festa ne kontradat e Sienes e ne rrethe shoqerore, luante ne violine dy valle te bukura shqiptare, qe krijonin nje atmosfere alegrie, aq sa shpesh e detyronin t’i perseriste. Ishin melodi shume te bukura ritmike”.
Vitet e jetuara ne Shqiperi dhe muzika e bukur popullore shqiptare
e shoqeruan Salvatorin dhe ne
Ne vitin 1986, Salvatore u nda nga jeta, por vepra e tij nderohet nga seneset, madje emerin e tij e mban Grupit Muzikor i Universitetit te Sienes.
Violina e vjeter e Salvatore Cintorino, e prodhuar ne vitin 1795 nga mjeshtri francez Nicolas Lupot, ruhet nga familja dhe ne keto 219 vite histori, ka dhe nje pjese te bukur historie dhe jete shqiptare.