| E enjte, 06.11.2014, 08:31 PM |
Në New York
vijon tradita shqiptare në dasmën Gjokë & Elidona Berisha
Nga Klajd Kapinova
Maestro’s Caterers,
Për më
tepër, në
E tillë është kjo martesë tipike shqiptare, ku, djali Gjokë Berisha, lindur dhe rritur në New York, gjatë udhëtimeve të shpeshta në vendlindjen e gjyshërve të tij në Kokëdodë të Pukës, është njohur me kohë me një vajzë të bukur, elegante, e gjatë dhe shkathët si sorkadhe Elidonën, që për konçidence është po nga i njëjti fshat, sikurse ishte gjyshja e tij…
Drejt altarit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”
Në orët e para të ditës, një mot i ftohtë me shi të butë, perkdhelte lehtë xhamat e karvanit të gjatë të makinave, të cilat, shoqëronin limozinën e bardhë të çiftit të ri Gjokës & Elidona Berishës, që kishte marrë udhën drejt Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, ku, do të vendosin kurorën e shenjtë të martesës çifti i ri, në prani të prindërve, të afërmve të tyre dhe shoqërisë.
Babai i
vajzës Marku, kur të gjithë ishin drejtuar tek Kisha Katolike, ai ende nuk
kishte mbërritur në
Buzëqeshja dhe gëzimi i natyrshëm, lexohet në sytë e të gjithëve. Dasmorët dhe të afërmit e çiftit, kishin zënë vendet në ulëset e Kishës dhe shikonin të gëzuar skenën emocionale të kurorës së martesës të rinjve, të veshur me elegance bukurie dhe buzëgazë pranë njeri-tjetrit.
Gjatë momentit, kur nusja shoqërohet prej babait të saj Mark Zefi drejt altarit, ku e priste dhëndrri buzagazë, dëgjohen në sfond tingujt melodioz të muzikantit të talëntuar Agim Kola, i cili, shoqëroi gjithë ceremoninë e venies së kurorës së martesës, para dhe mbas meshës së shenjtë. Ai sërisht ecën ngadalë dhe ndalet për një çast para dhëndrrit e i zbulon fytyrën vajzës së tij dhe mbasi e përqafon i jep bekimin e prindërtit, duke u uruar atyre jetë të lumtur bashkëshortore…
Tingujt e ëmbël hyjnorë, ishin një moment shumë mbresëlënës për të gjithë të pranishmit në Shtepinë e Zotit, mbasi pianisti Agim Kola, me pasion dhe ndjeshmëri artistike intepretoi mjeshtërisht pjesë nga kryeveprat e muzikës klasike botërore, të cilat i japinn një madhështi dhe krenari çdo kurore të martesës, që vihet në prani të Zotit, që i bashkon çiftet e reja, për një jetë të mbarë bashkëshortore…
Meshtari i
ri shqiptar, Mirlind Gega, që për koncidencë të kësaj dasme edhe ai vjen nga
Berisha e Pukës, nga ku vjen dhe familje e dhëndrrit Gjokë Berishës. Ky klerik
katolik, që ndodhet si mik në
Don Mirlindi gjatë predikimit të tij, iu drejtua çiftit të ri me këto fjalë: “Martesën mos e mendoni se eshtë një kopsht me lule. Sfidat e jetës janë me batica dhe zbatica. Ju jeni të rinj dhe me dashuri dhe respekt kalohet çdo gjë.”
Këto
momente gëzimi gjatë meshës dhe në kopshtin e luleve të parqeve buzë brigjeve
të Oqeanit Atlantik, u fiksuan profesionalisht në celoid nga mjeshtërit e
fotografisë dhe viodove “Adriatic Studio”
Këngë, valle dhe humor
Maestro’s
Caterers,
Dasma, u zhvillua me sukses në një sallë të madhe luksoze, në restorantin “Maestro’s Caterers”, ku, hyrja e çdo çifti pjesëmarrës dhe miqve të tjerë shoqërohej me muzikë popullore shqiptare dhe shkrepja e blicave të shumtë, që fiksonin gëzimin e madh të shqiptaro-amerikanëve.
Në orën
Ura e mirëseardhjes që mirëpret çiftin e ri
Njëri mbas tjetrit vijnë: Erik & Aleksandra Shoshi, prindërit e djalit: Zef e Marte Berisha, babai i nuses Mark Zefi, deveri (kunati) dhe dasmoresha: Luigj Berisha & Florinda Merturi, Gjon & Zoje Berisha, Viktor & Valentina Berisha, Zef& Mrika Kçira, Gentian & Albana Blloshmi, Gjin & Margarita Gega, Martin & Valentina Berisha, Chris & Teresa Zeltham, John Sinishta & Donika Mrijaj, George Camaj & Rovena Pjetërgjoka, Valentino & Sofia Ivezaj, Jozef & Joanna Berisha, Vincens Lleshi & Teresa Camaj, George & Kristina Dedaj, Kristofer & Violeta Mrijaj, Daniel & Monica Berisha, Paul Nika & Emanuela Marku, Michel Berisha & Isabela, Brian & Isabela Camaj, Robert Shytani & Abigal Berisha, Tommy & Samantha Camaj, kumbare ndrikulla Nikolla & Valbona Mrijaj, djali i unazave dhe vajza e luleve: Sebastian Berisha & Olivia Juliano dhe ëmbëlsira e dasmës çifti i ri: Gjokë & Ilidona Berisha.
Atmosfera ndezet edhe me shumë, kur nusja dhe dhëndrri sapo hyjnë në sallë nën tingujt e muzikës vallëzojnë të rrethuar nga përcjellësit e tyre…
Bekimi i darkës dhe fjala përshëndetëse e kumbarës në emër të familjes Berisha
Meshtari Don Mirlind Gega, nga Durrësi, i ardhur enkas, për të marrë pjesë në gëzimin e familjes Berisha, bekoi darkën, duke sjellë një moment shumë emocionues për të gjithë.
Aktivisti i palodhur i komuniteit tonë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA, studiuesi dhe publicist Tomë Mrijaj, përshëndet ngrohtësisht në emër të familjes Berisha. Ai ndër të tjera, tha: “Në emër të familjes së madhe Berisha, ju falënderojmë dhe urojmë mirëseardhjen në gëzimin tonë familjar. Prania e juaj e shton gëzimin e familjeve tona. Lusim Zotin, që të gjithë juve t’ua kthejmë në raste të tilla gëzimi në familjet tuaja. Uroj nga zemra miqsinë mes dy familjeve, që sipas traditave shqiptare të kenë miqsi dhe dashuri të përjetshme. Në emër të familjes I dëshiroj mirëseardhje edhe dajës së vëllezërve Berisha, Lod Prendushit, që ka ardhur enkas nga Shqipëria, për të qenë mes nipave të tij në këtë gëzim të madh familjar. Martesat e tilla mes dy të rinjve shqiptare, sikurse janë Gjoka & Elidona, kanë rëndësi të madhe në ruajtjen e gjuhës dhe traditave të të parëve tanë ndër shekuj…”
I ndërprerë shpesh nga duatrokitjet emocionuese kumbara, shtoi: “Duke e njohur për shumë dekada familjen e madhe Berisha këtu në New York dhe Detroit, gjyshi i dhëndrrit Gjok Dedë Berisha me vëllezërit e tij, duket se sollën me vete nga bjeshkët tona kreshnike doket dhe zakonet tradionale të trevës nga ata e kanë origjinën, të cilat ua lanë trashëgim breznive të reja edhe këtu në New York. Në familjet e tyre flitet vetëm shqip. Të gjithë martesat sot, janë të lidhura nga krahinat e trojeve etnike shqiptare. E veçanta, është se nusja e re Elidona, vjen nga i njëjti vend nga erdhën disa dekada më parë edhe gjyshi dhe gjyshja e dhëndrrit. Vëllezërit Berisha, e lanë si vijimsi amanetin për të gjithë nipat e tyre, që të përkujtojnë çdo vit natën e madhe të kremtimit të festës tradicionale katolike me lutje për Zojën e Berishës, duke e festuar sëbashku me miq e shokë me një darkë të madhe, ku ndizet gjithnjë qiri, një traditë shumëshekullore e familjes së tyre… Nga zemra ime dhe familjes, uroj çiftin e ri Gjokën & Elidonën, duke iu dëshiriar jetë të lumtur, shëndet dhe çdo të mirë që ua dëshiron zemra, me një familje të madhe me shumë djem dhe vajza, gjithnjë me bekimin e Zotit, me lutje që të ruani traditat e të parëve nga keni ardhur…”