Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Syrja Kurti: Itaka

| E enjte, 06.11.2014, 07:22 PM |


SYRJA KURTI

ITAKA

-Cikël poetik-

 

Vjeshta.

 

Vjeshtë...

Era ka nisur të bëhet më e fortë..

Më shumë re te vrenjtura në qiell

kanë nisur të mblidhen.

Rrobat gjetheshumë pemët s'i kanë më kurorë

Bashke me gjethet,të trazuara bien dhe mendimet…

Foletë e vetmuara aty -këtu nëpër degë

më mirë tregojnë zhveshjen e pemëve

që majat përkulin me turp nën erë

si gratë që lakuriqësinë e tyre

s'duan t’a ndajne me të tjerë…!

Gjethet e mbetura duan të mbahen fort

por s'përballen dot me erën që fryn

ngjyrëndryshuara,deri në vyshkje,

te mardhura, të lodhura

regëtima të fundit shpirtrazuara që shfryjnë.

Por aty do mbesin shpirtrat dhe pemët

stoike do presin

përsëri pranverën.....

 

 

Këtu ka djaj…

 

Shenjtorë s'pashë nga qielli duke ardhur

Por dhe ëngjëjt rrugës kanë mbetur gjithashtu.

Me bindje them,që ferri është zbrazur

Që djajtë të gjithë kanë ardhur këtu...

 

 

Itaka

 

Edhe unë e kam Itakën time

një strehë të ngrohtë,

një vend të kësaj bote, diku në një cep.

Rrugëtoj në kohë,

ku pret një Penelopë,

dhe në natën e shekujve të pritjes pëlhurën shqep.

Në hapësirë dhe kohë

gjithnjë në udhetim një Odise do të jetë

(qofte paqe në botë, luftë a flakë)

Diku gjithnje do jetë një Penelopë që pret

Për çdokënd gjithnjë do të jete një Itake.

Nëse unë dhe ndonjë tjetër

atje nuk arrijmë

në udhëtimin e mundimshëm sa jeta vetë i gjatë

mbi inatin e Poseidonit dikush do fitojë patjetër

dhe për të gjithë ne Odisetë, do mberrijë në Itakë.

 

 

Kur ti je..

 

Kur ti je,

ndajmë bashkë shtretër qiellorë

nën kuaj galaktikash me ty kalëroj;

Shi yjesh

gjerdanë ylberesh të vë si kurorë,

dhe në shtëpinë e diellit bashkë me ty drekoj.

Universi i tërë

ështe aty pranë meje

i futur thellë brenda syve të tu

aty ku shpirti i trazuar gjen prehje

dhe gjithësinë ma sjell të gjithën këtu.

 

 

Në funeral

 

Makina e funeralit ecën ngadalë

Njerëz të shumtë pas saj,

dhe unë bashkë me ta.

Fjalë të bukura, oh ç'fjalë!

Mallëngjim..diku edhe vaj,

Për të ndjerin që iku dhe vetëm na la.

O njerëz! Ju lutem hiqini maskat!

Nëse ai do dëgjonte

fjalët e mira që për të thuhen sot

ndoshta më shumë nuk do të jetonte

por te pakten,më i lumtur

do kish ikur nga kjo botë...

 

 

Bie shi.

 

Shi, shi, bie shi...

pikojnë strehët

kullojnë shpirtrat

rrëketë vrapojne te mbushin pellgjet.

Koha e brengosur mendueshëm çapitet

Trishtimi në kohë lyen penën e tij...

Pikat e ujit përzishëm kullojnë

lagështira futet thellë në kocka

por dhe në shpirtrat gri.

Pellgjet e ujit përqeshin kohën

Trishtimi e derdh fare shishen..

ku ngjyente penën e tij...

 

 

Pragmuzg

 

Nata kafshon me dhëmbët e zinj

aty-ketu trupin e lodhur të ditës

dielli nën horizont i mbyll sytë e tij

në ajër ndjehet kamzhiku i errësirës.

Hëna si një vajzë që në takimin e parë shkon

kokën pas reve e nxjerr tinëzisht

Nata , shfryn, sterron, kërcënon

por hëna qesh dhe përshëndet butësisht.

Dhe nesër në agimin e ri të ditës

te dyja përsëri

do puthen me diellin...