| E hene, 03.11.2014, 07:32 PM |
Emigrimi ishte shpëtim
për shqiptarët e Kosovës.
Kombi shqiptar kudo që shkoi u rrezistoi kushteve dhe rrethanave
Nga Ramiz Dërmaku
Që nga lindja njeriu është i lidhur ngushtë me atdheiun. Kur lindi njeriu në atë kohë lindi edhe udhëzimi biblik ku njeriu orvatej të popullonte token. Dhe që nga ato vite njeriu orvatej për të gjetur kushte më të mira ; pra ishte në kërkim të gjetjes së një trolli ku kushtet ishin më të mira; për vete dhe pasardhësit e tij .Por varfërija, skamja mungesa e Lirisë, kushtet e vështira për jetesë ndikuan që ata të ërkonin kushte më të mira. Prandaj skamja , varfërija mungesa e kushteve për jetesë, njerëzit, familjet, fiset por edhe popujt lëvizin nga një vend në tjetrin. Pra që nga ato vite Populli ishte në kërkim të kushteve më të mira ai orvatej të gjente tokë pjellore, e cila do të ketë ujë, siguri, dhe pë ti mbijetuar kushteve natyrore. Kombi shqiptarë kudo që shkoi u rrezistoi kushteve dhe rrethanave. Me siguri se keni lexuar apo degjuar se Mbreti i Babilonisë Jakobi, me djemt e vetë shkonte në Egjipt, për tua siguruar jetën familjeve të tyre . Kjo përvojë biblike është përsëritur edhe tek populli ynë . Sigiurisht se ju ka mbetur në kokë përvoja e Arbëreshëve të Italisë, të cilët pasë vdekjes së gjeniut të kombit, luftëtarit tonë Gjergj Kastriotit- , e detyronin ta lëshonte vendin e vetë e me lotë në sy merrnin rrugën e mërgimit.., pa e ditur as vetë se ku po shkojnë ? !
Një gjë e tillëu ndodhi edhe banorëve të karadakut të cilët ndiqeshin nga trojet e tyre dhe shkonin drejtë Anadollit. Por kuptohet se nuk mungoi asë migrimi individual por edhe ai familjar , të ndjekur e të maltretuar nga armiqët , për të kërkuar kushte më të mira. Sot lirisht mund të themi se nuk ka familje në Kosovë e cila nuk kaloi nepër këto kushte e sakrifica . Nuk kishin asnjë shpresë për punësim shqiptarët, Mirëpo populli shqiptarë duke e pare këtë gjendje të vështirë ne të cilën kalonte familja e tij, njëri prej antarëve të familjes u bë rob dhe për ti rezistuar armikut , pra për t’mos ia shtrirë dorën apo për të mos kërkuar lëmoshë, mori rrugën e gyrbetit. Kjo rrug e kjo shpresë ishte mbështjellur me një mallë.., dhe për çdo ditë ujitej me lotë, për mungesën e një anëtari të families ta dërgonin në emigracion. Emigrimi është pjesë e jetës së njeriut , ate askush nuk e do por gjendja e vështirë ekonomike, materiale dhe kur këtyre ju bashkangjitet edhe mungesa e lirisë, deshm apo nuk deshëm dikush prej antarëve të familjes duhet sakrifikuar për tua siguruar kafshatën e gojës antarëve tjerë të familjes. Në momentin kur njeriu arrinë në gyrbet; Zvicerr, Gjermani, Austri, Amerikë,etj, fiton një emër të ri emigrant, i cili do të përcjell deri në vdekje. Nuk ke më atdhe, aty duhet t’ia fillosh nga 0-ja pra aty fillon një jetë të re, automatikisht e humb ndjenjën për tu bërë vendas, pra fillon një jetë krejtësisht tjetër dhe me kalimin e kohës do ti përshtatesh jetës, vendit dhe kushteve ne të cilat jetojnë të tjerët në mërgim . Pra deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë emigrimi ishte një shpëtim për shqiptarët, sepse diaspora jonë e dha provimin e saj; para lufte, gjatë dhe po e jep tani. Mirpo, shtrohet pyetja sa ne mërgimtarët e nderohemi këtu fjalën e vetë duhet ta thotë historia. mërgimtarët tanë, këtë çështj le ta dëshmon koha – hoistoria.