| E diele, 26.10.2014, 01:47 PM |
Ndikimi i Nietzsches te
Camus dhe nihilizmi
Nga Dr. Ilir Muharremi
Camus
Nietzschen e sheh si profetik nëse flitet për nihilizmin dhe mohimin e
përgjegjësisë së Zotit. Profetizmi qëndron te çlirimi i botës me asgjësimin e
Zotit. Por, Nihilizmi këtu nuk ka të bëjë me profetizmin, absolutizmi i unitetit
botëror i krijuar pa mite ngritët pa njeriun. Nihilistët imponojnë dukuritë
objekteve dhe vlerave. Nëse Camus prek ardhmërinë mbi bazën e Nihilizmit bëhet
shumë metodik dhe strategjik. Nëse Nietzsche ka ëndërruar funksionin e
apokalipsit nuk e ka arritur, e dinte fytyrën neveritëse përfundimtare. Ai
mbështetej në rilindjen e fundësisë. Por, a mund të jetohet pa besuar në asgjë?
Sipas tij, përgjigja është pozitive. Camus këtu sheh revoltën: “A mund të
jetohet i revoltuar?”. Po, dhe duhet zbuluar kufirin në vetvete për të
rifilluar prapë. Këtu nuk e kam fjalën
për kujtesën, por për një presion të përhershëm. Nëse të dytë i shtyjmë deri në
fund, nëse rilindim në një tokë të shkretë pa asgjë, fillimi sërish do ta aprovojë
jetën. Absolutizimi i ekzistencës ka të njëjtën rilindje: vuajtjen dhe gëzimin.
Nëse krijomë një ligj të ri, duhet shkatërruar një të vjetër. Këtu Nietzsche
fillon me vrasjen e Zotit dhe kamuflimin e tij brenda ekzistencës. Edhe Camus
ngjanë me Nietzschen sepse sipas tij, kuptimi jashtë gjendjes së tij është i
panjohur. Çfarë do të thotë kjo? Ai mund të kuptoj vetëm atë që shprehet në
terma njerëzore, atë që e prek dhe që i
bënë qëndresë. Kjo botë nuk është e arsyeshme dhe ai strehohet në absurdin i cili
varet nga njeriu dhe bota. Këtu lidh urrejtjen me qenien. Aventura e tij ndjek
rrugën e vet. Bukur e thënë rrugën e vet sepse rruga është e parathënë, këtë
gjejmë brenda tekstit të Camusë. Ai mban të vërtetë absurdin dhe e shpreh si
rregullues të marrëdhënieve me jetën. Përshtatja më e mirë është e sjelljes së
tij që ndjek të gjitha rrjedhojat. Ky mendim mund të jetoj në këto shkretëtira
vetëm nëse gjen ushqimin e vet. E keqja dhe e mira, lufta dhe paqja, në fund
triumfon arti-krijimi. Sfida e bukurisë me pjesën e mbetur të së keqes. Nëse e pyetmi
Netzschen çka vjen pas kësaj? Ai do pohonte se nuk kundërshtohet ajo që njeriu
e di. Nëse ngacmojmë klimën ateiste, këtu menjëherë kuptimi ngjizet mbi
vetveten. Në esencë është radikal, aq sa është bota radikale dhe konstruktive
me panjohuri. Nihilizmi është qëndrim që ç’vesh perceptimin dhe interpretimin e
realitetit nga vlerat që njeriu iu imponon objekteve dhe dukurive. Nga kjo na
Nëse mohojmë Zotin, atëherë qëllimi është i zëvendësimit të tij. Bota nuk përmirësohet nga prodhimi i zotave, vetë bota prodhon zotin dhe e mohon. Bota është e tejmbushur me zota, njeriun nuk tejkalon zotësinë e tij. Nëse jemi dakord me përsëritjen e botës atëherë rikrijimi i botës dhe i vetes nuk ndalet. Këtë Nietzsche e quan krijim- arti. Në një kuptim më të gjerë artist i madh. Nietzsche shfrytëzon nihilizmin me përftimin e moralit, e kundërta e artit. Sjellja morale, e rekomanduar nga mistikët, në vetvete është dekadente, kundërshton forcën e vetvetes, mishit, gjakut duke e ironizuar njeriun pasqyrues të vetvetes. Këtu Camus ngjan me Nietzschen duke e cilësuar këtë si dënuese të universit mbi pasionet e klithmave në emër të një bote të harmonishme, krejtësisht imagjinare. Nëse është imagjinare, atëherë besohet, por nihilizmi shpreh pamundësinë e besimit, krijon dëshirën e të bërit e të jetuarit dhe të ofruarit. Njeriu vetëm mbetet shërbëtor i fatit dhe vrojtues i pasqyrës së tij. Camus këtë e cilëson si dobësi të çdo idealizmi.
Marrim
nihilizmin dhe revoltën, revolta ç’veshët në sytë e Camus-it tek Nietzsche me
thënien “Zoti ka vdekur”, diçka si fakt i kryer. Mund të besohet më shumë në
këtë “Nietzsche ka vdekur”, tash fillohet me Zotin. Ai e çnderon këtë botë të
përshtatshme për sprovimin e zotave, duke mos bërë projektin e vdekjes, por
rigjetjes së fatkeqësisë. Vetëkënaqësia e Nietzsches me këtë thënie shpie në
apokalapis, por lindja e këtij besimi ne vete lind nga madhështia ideale për
forcën e mohimit. Në anën tjetër Van Goghu mendon se nuk duhet gjykuar Zotin në
këtë botë. Ai këtë e thotë nga pakënaqësia e të qenit në këtë botë. Simfonia e
protestës ngritët mbi revoltën. Në pikturë ai heq dorë nga zoti, por vuajtja e
të qenit njeri me raportin Zot është një fuqi më e madhe krijuese. Jeta e tij
kontradiktore nuk jep shpjegime. Gabojmë nëse mendojmë se kjo sasi përvojash
varet nga rrethanat e jetës, kjo varet vetëm nga ne. Atëherë, botën duhet
pranuar me bashkëveprim duke ndjerë të mirën dhe të keqen. Kur diçka refuzojmë
ngritim fatkeqësinë e arritshme. Nëse pretendojmë mbretërinë qiellore, arritjet
janë në botën tonë të brendshme. Kjo nuk
arrihet me vepra siç e cilëson Nietzsche
Krishtin, ngaqë feja mbështetet tek e brendshmja në formë të drejtpërdrejt
pa të jashtmen. E jashtmja mund ta duroj vetëm vetveten dhe nuk duhet të jetojë
një lidhje mes këtyre të dyjave. Nëse mohojmë çdo gjë qiellore, atëherë
përgjegjësia është më e madhe ndaj jetës. Ne dhe vetëm ne duhet krijomë rend
dhe ligj. Në anën tjetër nëse kërkohet të adaptohemi qëllimeve dhe tregimeve të
shkruar më parë, nënkupton përçmimin e vetës, mëkatin më të madh ndaj trupit
dhe shpirtit, por gjithnjë mbetet vendimtarja te shpirti i cili le hapësirë për
të besuar në të panjohurën. Ndoshta këtu është ajo lidhja më idiote që u
propagandua në librat e shenjtë dhe pikturat mesjetare. Vetë fryma fetare
përkrah nihilizmin, gjersa jetës imponon një kuptim imagjinar, pengon zbulimin
e kuptimit të vërtetë jetësor. Nëse
njeriu tashmë ka mbetur pa zotë, ku mund të ndjehet si në shtëpinë e tij?
Madhështia e shpirtit qëndron në çlirimin e vërtetë duke pranuar detyra të reja. Qilimi nuk është
liria e shpirtit, por madhështia dhe nëse liria e shpirtit nuk është
përjetësia, mungesa e tij sjell edhe më pak liri. Atëherë, brohorit Camus se nëse
asgjë nuk është e vërtetë, nëse bota është pa rregulla, asgjë nuk është e
ndaluar. Por, për ta ndaluar një veprim duhet një vlerë dhe një qëllim. Edhe të
kundërtën, çdo gjë është e ndaluar, prapë kërkohet vlera dhe qëllimi. Një
mendim edhe më i thellë: “Nëse asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka është e
lejuar”. Të mohohet dhe të lejohet, prapë mohohet për tu lejuar ose ndaluar.
Vështirë është ta përcaktojmë të vërtetën dhe të pavërtetën, dhe kur arrihet në
këtë shkallë çdo gjë ndalet, liria izolohet me vullnetin e saj. E vërteta sipas
Nietzsches është toka dhe hyjnorja të dyja
aterojnë mbi të. Hyjnorja mohohet që të kthehet prapë tek ajo. Ai e
përfundon këtë vullnet për pushtet si art, por bota konsiderohet si vepër arti
që gjeneron vetveten. Nëse është vullneti për pushtet, atëherë njeriu nuk fiton
siguri, por besim në sigurinë. Camus Nietzschen e sheh të luhatur në
ekstremitet duke nënshkruar emrin e Dionisit në letrat e çmendura. Në një farë
kuptimi Camus e sheh revoltën e Nietzsches që shpie në lartësimin e së keqes. E
keqja pranohet si zëvendësuese e së mirës, por jo si revansh ndaj së mirës.
Camus këtu nuk mund ta tejkaloj Nietzschen dhe tejkalimin e së keqes e quan si
ilaç, gjetje të reja kundër faktit dhe dhimbjes. Dhimbja mbetet si instrument
gëzimi për eliminim. Ka edhe më shumë te Nietzsche-ja, shpikja e artistëve
tiranë, por për masën e pa pjekur tiranët janë më të natyrshëm. Nihilizmi
mbështetet në ndërgjegjen më të lartë dhe më të mprehtë të Nietzsches. Por,
nëse njeriu nuk gjen shpërblim nga Zoti, Camus e sheh së duhet ta kërkoj në
tokë. Bota nuk ka drejtim të caktuar nëse pranohet kjo, atëherë kalojmë
menjëherë në tejkalim dhe lartësim. Por, nëse dështojmë në zotërimin e tokës,
kjo është mese e sigurt, ne i bindemi. Atëherë rezultati është bashkëveprimi e
jo pushteti, se nëse vullneti ngritët mbi pushtet logjika e brendshme e
nihilizmit dështon me rezultat ndaj pushtetit.