| E marte, 21.10.2014, 07:24 PM |
Botime të reja
Lufta dhe liria artistikisht të trajtuara në veprën e Jusuf Bislimit…
Nga Tefik Selimi
Poetët
janë frymorë të çuditshme në jetë. Ata janë thërmi e kësaj bote, por me sytë e
tyre të “mëdhenj”, shohin çdo gjë. Lapsi i tyre është paqë, liri, atdhe, gëzim,
hidhërim, por është edhe dashuri, urrejtje, përjetësi, lumturi, por edhe armë
për armikun... S’ka gjë më të bukur se lapsi! Kësaj here është fjala për librin
“Shfryhem në frymën tënde, të Jusuf Bislimit, autor nga Gjilani. Një vepër e
bukur arti, të cilën autori e ka botuar ditë më parë. Kjo vepër poetike në vete
ngërthen disa këngë (poezi) që autori i ka ndarë në tre cikle: Vajevuajtje,
Rrezengazëllimë dhe Lot i patharë. Një ndarje “tjetër” nga të tjerët. Vepra
lexohet për një qast. Thënë plot gojë, këto poezi janë shkruar me një
përkushtim të veçantë. Ato (poezitë), janë vlera të bukura artistike. Janë
“grimca” historie, por edhe rrëfime të përjetuara të kohës së luftës, ngjarje
këto të ndodhura jo aq larg kohës sonë. Këtu vargjet “flasin” e rrëfejnë një kohe
të kaluar, luftën e fundit në Kosovë etj. Për këtë luftë (1999) kanë shkruar
qindra autorë: poezi, proza e vepra të ndryshme dokumentare etj. Por, secili
autor e ka pasqyruar këtë tragjedi sipas “shijes” së tyre. Jusuf Bislimi
(1949), është krijues jo i sotit, por i një kohe më të hershme, i cili, herë
pas here ka botur vjersha e shkrime të tjera në disa gazeta për fëmijë e për të
rritur në Kosovë e Maqedoni. Autori, J. Bislimi është nga fshati Bukovik i
Gjilanit. Gjer më tani ka botuar shtatë vepra të ndryshme letrare, e ato janë:
“Kush e zgjon ditën” (2011), “Loti në qepallë” (2012), “Flakë në zemër” (2012),
“Mbi krahët e lumturisë” - tregime për fëmijë (2013), “Dhimbja e dhembjes” -
poezi për të rritur (2013), “Shprishja e ëndërrave” - poezi e përkthyer në gjuhën rumune nga Baki
Ymeri (2013), “Ferr apo Parajsë” - libër
dokumentar (2013) dhe ditë më parë botoi librin e tetë në fjalë me poezi
“Shkrihem në frymën tënde” (2014). Jo vetëm kjo. Ajo që e dallon këtë vepër
është fakti se, poezitë e kësaj vepre nuk kanë tituj të krijimeve letrare.
Është poemë lirike. Poeti në ciklin e parë dhe në ciklat tjerë, e ndryshon
“gjendjen” dhe, në vend të titullit të poezisë, ai poezitë i emërton Kënga
parë, e dytë e tretë etj. Pra, kjo është ajo forma “tjetër” e autorit, i cili
veprën në fjalë e dallon nga klishetë e zakonshme. Pra, libri na t’ia shkulnin edhe
rrënjët/ ... në tokë të djegur” (f.9). Ky popull vuajti 78 ditë në pranverën e
vonuar, ku ditët ishin të zymta, të errta, e netët me droje, e malet, si thotë
poeti, tundeshin, ku shtërngata (armiku) rrëzonte lisa. Por, pas kësaj jete,
“erdhi e lumja (kupto: Liria)/ çelën zambakët e bardhë/ doli ylberi/ fluturat
gërshetuan/ në fluturime dashurie” (f. 11). Kjo këngë është pjesë e kësaj
poeme, e cila i gjason poemës së F. Gungës, “Poema për ata”, në të cilën ka
frymorë, ngjarje, vend e kohë. Poeti në një strofë, shton: “Dikur në një
fushëbetejë/ shpatat u kryqëzuan/ vranë, prenë e grinë/ derisa toka/ u
shdërrua/ në vërshimë gjaku” (f. 12). Poeti J. Bislimi ka bër lidhjen e
ngjarjeve të veprës së tij. Ai në këngën e tretë, sikur e ndjen optimizmin e
jetës, sepse, pas luftës 78 dite, ngadhjneu liria e fituar me gjak. Filloi të
agojë drita. E, poeti, shton: ”Kur ylli i dritës/ zbriti mbi Bungishtë/ humbi
rrezet/ nëpër rrugicat e errësuara/ unë braktisa vendlindjen me mendimin e
tretur, (por) thirrja e nënës më zgjoi: “Ktheu sa ma parë/ në zemër/ të
laleçelurave/ mbushe shportën/ me të gjitha ngjyrat e luleve/”. Populli ynë ka
vuajtur nga përndjekjet e të huajve pushtues, të cilët e larguan popullin nga
trojet stërgjyshore. E poeti e përjetoi këtë zezonë, e cila, në këto ditë të
ngjarjeve tragjike, poeti do të shtojë: “Do të kthehem në vatër/ ku e lash
vajin e përlotur/ së bashku me mallëngjimin” (f.19). Në këtë luftë tragjike u vranë
shumë njerëz. Poeti e quan “Festë me duvak të zi”. Nga kjo gjendje trishtimi, ka shumë vaje, e
poeti shton: “mbi ty po fluturojnë zogjtë/ por nuk po këndojnë/, në kopshtet
tua/ shumë lule po çelin/ por aromë s’po kanë” (f.22). Siç vërehet, në këngën e
katërt, poeti e rrëfen vetvetën në largim nga atdheu. Ai në qytet të huaj thur
ëndrra, e ato që i ëdërron, nuk e gëzojnë. Poeti, shton në vargje: “U nisa në
kërkim/ të jetës përrallore, kalova fusha, pllaja, ograja e blinaja, male të
thepisura e pellgje, pas udhëtimit të lodhshëm, edhe me neveri, nuk e dija a
jam ëndërr apo zhgëndërr, një pamje e mjegullt mu afrua ngadalë për të më
mbajtur mbërthyer”. Atje poeti takon njerëz me ngjyra lëkure, me besime e raca
të ndryshme: “si unë në vend të huaj më” (f. 24). Këto janë dramca jete. Andaj,
poeti kah endet, sheh ngjarje, varre, mure të shkatërruara, por sheh edhe gjak
të derdhur rrugëve. Ai këndon: “Në njërën anë plot mure, e në tjetrën varre”.