Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: A duhet të shkojë Rama në Beograd?!

| E diele, 19.10.2014, 04:48 PM |


A duhet të (mos) shkojë Edi Rama në Beograd ?!

Shkruan: Faton MEHMETI

…tensionet shtoheshin në një ambient ku futbollistët shqiptarë trajtoheshin  me urrejte.Afrohej minuta 43 e lojës Serbi-Shqipëri kur mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Serbisë u shfaq fluturakja me Flamurin Kombëtar dhe nën  me mbishkrimin AUTOKTON.Kurse në të dy anët e saj  figurat e patriotëve shqiptarë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.Pastaj filloi dhuna ,futbolli u palos në arkivol.Tashmë dihet se ekziston urrejta shekullore mes serbëeve dhe shqiptarëve,por a thua çfarë i nxit serbët që të mbartin urrejte kaq të madhe ndaj shqipëtarëve ?

Pa dashur të futem shumë në dhjetëra e qindra mendime të ndryshme lidhur me këtë dilemë,me bije ndërmend konstatimi i i gjeniut të letrave shqipe  Ismail Kadare, i cili në veprën e tij “ Dosja H ”, përmes alteregos së përsonazheve të tij, jep këtë shpjegim dilmës që e potencova më lart.Kadare shprehet  “ Serbët urrejnë faktin se shqiptarët janë autokton, ndërsa vetë ata janë të ardhur dhe këtë smund ta kapërdijnë dot, andaj edhe i urrejnë shqipëtarët “ . Ky konstatim  mendoj se është më i godituri dhe më i qëlluari, andaj efekti  i mesazhit  që mbarte ajo fluturakje mbi stadiumin e Partizani të Serbisë, e sforcon këtë ide.Kjo  i preku serbët në “ thembrën e Akilit “, se shqipëtarët janë autokton ndërsa vetë ata janë të ardhur. Nëse një serb e pranon këtë të vërtet do të kryqëzohet nga i gjithë populli serb.Po jap një shembull për këtë.Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se ata janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur. Hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.Në këtë tekst shkollohet shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja...” Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç  e kanë konsideruar “skandaloz” . Dhe nga mos pranimi i serbëve të kësaj të vëertete edhe kanë rrjedhur shumë luftëra në mes shqipetarëve dhe serbëve.Andaj edhe raportet mes tyre kanë qenë çdo herë të tronditura, si dhe vizitat shtetërore të ngrira.Duhet kujtuar se më 23 qershor të vitit 1946, Enver Hoxha shkeli në Beograd për herë të parë si kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 1946 vendet nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe vendosën të nënshkruhet një traktat miqësie dhe ndihmë reciproke në raste agresioni territorial nga ana e Greqisë.Dhe kjo ishte vizita e parë dhe e vetme deri tani, e një kryeministri shqipëtar në Serbi. Tani në rrethana të reja, kur Kosova është bërë shtet i pavarur,pavarësisht se Serbia nuk e njeh këtë fakt,u duk se tenesionet mes Shqiperisë dhe Serbisë do të stabilizohen.Për këtë shkak edhe  Kancelarja gjermane Angele Merkel, në Konferencën e Berlinit përzgjodhi Shqiperinë si vendi që mund të ndikoj në shtensionimin  e raporteve të ngrira në Ballkan mes shqipëtarëve (   sidomos shqipëtarëve të Kosovës ) dhe Serbëve.Rrjedhimisht edhe Edi Ramën si udhëeheqësve të kësaj nisme në Ballkan.Ndonëse Edi Rama kishte parashikuar të vizitonte Serbinë edhe para mbajtës së Konferencës së Berlinit e cila u mbajt me 27 Gusht të këti viti. Të rikujtojmë se vizita e Edi  Ramës në Beograd, fillimisht e parashikuar për nëntor të vitit 2013, dhe pastaj e paralajmëruar për shkurt të vitit 2014, sërish ishte  shtyrë. Herën e parë, sipas tij, Beogradi zyrtar e arsyetoi me përfundimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, sidomos në veri. Ndërsa herën tjetër vizita shtyhet për shkak se Serbia kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme më 16 mars, prandaj vizita në kohë të fushatës parazgjedhore nuk dukej e përshtatshme. Dhe tani është hera e tretë që është  paralajmëruar  vizita e Kryeministrit Shqiptar z.Edi Rama  më datën 22 Tetor të këtij muaji. Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që viziton zyrtarisht Beogradin pas 68 vitesh. Ndonëse serbët publikisht u shprehen se e mirëpresin këtë vizitë.Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, duke folur për vizitën e Ramës tha:  ”Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon” . Derisa ne Serbi pulikisht mirëpritet kjo vizitë, ne Tiranë dhe Prishtinë kane dalur shumë zëra kundër kësaj vizite.Aleanca Kuq e Zi i bëri thirrje kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama të anullojë vizitën e tij në Serbi. Në një deklaratë për mediat kreu i AK-së Kreshnik Spahiu rthekson se tashmë ka ardhur koha që xhelati të kërkojë falje dhe jo viktima. Edhe Shpend Ahmeti,Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe nënkryeter i  Lëvizjës “ Vetëvendosje”  i ka bërë thirrje Ramës mos të vizitoj Beogradin. Në një deklaratë pulike në emër të Lëvizjës Vetëvendosje, Shpendi theson se  “Ne si “Vetëvendosje” kemi shprehur kundërshtimin për një vizitë të tillë, jo pse ne nuk jemi për marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë mes shtetit shqiptar dhe atij serb, por mendojmë se (për ta thënë shqip) xhelati duhet të kërkojë falje jo viktima.Me këtë vizitë po duket sikur shqiptarët prapë po e bëjnë hapin e parë sikur ne kemi faj për të kaluarën dhe jo pala serbe e cila fare nuk po tregon asnjë gadishmëri për të ndryshuar qëndrimin e saj drejt Kosovës “ Incidenti i 14 Tetorit në ndeshjen Serbi – Shqipëri vetëm sa i ka shtuar këto zëra kundër vizitës së Edi Ramës,.Ndonëese Rama deri tani nuk është deklaruar publikisht lidhur më këtë, nga kabineti i tij qeveritar vijnë konfirmime se kjo vizitë do të behët.Këtë e e konfirmoi edhe ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli duke potencuar  se incidenti në ndeshjen në mes të Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të ndikojë në vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Beograd me arsyetimin se  “Vendimi për vizitën në Beograd, pas kaq shumë dekadave, është zhvillim i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin, për të gjithë ne që jemi fqinjë dhe të cilët mund të ndihmojnë njëri tjetrin në rrugën drejt integrimit euro atlantik. Kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe ardhmërinë e shteteve dhe qytetarëve tanë”,  Përtej ndienjava nacionaliste, a është e drejtë t‘i kerkojmë Kryeministrit Edi Rama të mos vizitoj Beogradin, duke qenë se Shqipëria është me fat se ka marr rolin udheheqës në Ballkan,apo duhet ende të vuajmë nacionalizmat që asnjë zyrtar shqipetar mos të  vizitojë Serbinëe derisa ata mos të kërkojnë falje për krimet e kryera mbi shqipterët e Kosovës ?!

Natyrisht se mendimet janë  të ndryshme,por është në interesin e shqipëtarëve që  të duam më shumë njëri tjetrin,të punojmë më fortë se vetëm kështu mund të ecim tutje.Dhe natyrisht se vizita e Ramës nuk do të ndikoj asgjë negativisht për shqipëtarët kudo që jetojnë,për më tepër do mund të shfrytëzohet që Kryemistri Rama t’i kërkoj Qeverisë Serbe që mos të iu mohohen të drejtat shqipëtarëve në Luginë  të Presheevës, si dhe që serbët në Veri të Kososës të integrohen në shtetin e ri të Kosovës.