Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Valëvitja e dykrenares

| E diele, 19.10.2014, 05:12 PM |


VALVITJA E DYKRENARËS A DO I PRINTE ME FAT KOMBËTARËS ?

Nga Dedë Preqi

Në shpjegimin e përjetimit të lojës së UEFA, në mes kombëtarës shqiptare të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, nuk do shumë koment një ngjarje aq e turpshme, që u shkakëtua nga ana  serbe, kur vetëm se valonte flamuri shqiptarë mbi fushën e lojës, u shkakëtua një rrëmujë dhe shpërthim i mllefit dhe urrejtjes serbe tej mase kundër shqiptarëve, me ç’rast hynë edhe tifozët serb në fushë, të cilët nuk u  ndalen nga askush dhe as nga rojet e sigurimit, duke ju vërsulur  lojtarëve shqiptare. Kjo gjendje e pritjes dhe sjelljes në stadionin e Beogradit, i gjasonte si ndonjëherë në kohën e luftës, dhe as hymni i kombëtarës nuk dëgjohej nga slloganet shofeniste serbe „mbytni shqiptarët“ , „vdekje shqiptarëve“, e tjera fjalë fyese dhe nënçmuese, që nuk dëgjohen në ndonjë vend tjetër të botës. Gjithë bota e futbollit e pa me sytë e vet dhe e kuptuan realitetin e këtij populli, të cilët nuk kishin ndjenja njerëzore, duke u shprehur në tërësi si një grup huliganësh kundër shqiptarëve, sikur që shqiptarët nuk i takonin kësaj bote.

Psikologjokisht dhe fizikisht kjo gjendje e lojtarëve të kombëtarës ishte në gjendje shumë të vështirë , të cilët u sulmuan me grushta e gjësende të forta nga gjitha anët, e cila gjendje mund të quhet depërsonalizim dhe kurrsesi sportive, që në lojrat sportive nuk duhej të ndodhin, sipas rregullave të UEFA, dhe rregullave njerëzore. Gjatë kësaj faze psikologjike të lojtarëve dhe të tjerëve shqiptarë në këtë teren loje, nuk do dukej diçka më tragjike, kur njerëzit e kësaj natyre primitive të dhunës i kishin rrethuar nga të gjitha anët, duke u goditur pa mëshirshëm nga tifozët dhe rojet e sigurimit, që do të thotë se, për ata njerëz kriminela nuk ka ndryshuar asgjë deri sot, kundër shqiptarëve.

Përveq deformimit të karakterit serb, i cili është edhe rrezulltat i këtyre ditëve, që kanë treguar kundër shqiptarëve, ekzistojnë edhe dy eksperienca të tjera, që e dëmtojnë karakterin serb. E para, zemërimi është shkakëtari kryesor i tyre, që fillon nga gjërat më të vogla, duke i kthyer në propaganda dhe shëndërruar në gjëra të mëdha, dhe e dyta, zhgënjimi i tyre i shdërruar në urrejtje, për ta parë një popull tjetër që matët më të, në veqanti shqiptarët, duke e konsideruar gjithmonë vetëvetën sundimtarë. Prandaj, si pritet që në ditët e ardhshme të bëhët një dialog i hapur dhe i sinqertë në mes këtyre dy palëve, që të ndihmohet bashkëpunimi fqinjësor, dhe Serbia të largohet nga konceptet mesjetare njëherë e përgjithmonë çka mendon për shqiptarët, dhe ta çlirojnë individin nga barra e rëndë e „la raison d’etat“.

Valvitja e flamurit shqiptarë, çfarë domëthënje paska për serbët?

Sikur të luhej loja e parë në Shqipëri në mes këtyre dy nacionalitetëve, me siguri se tifozët serb e kishin mbushë stadionin shqiptarë dhe flamujt e tyre nuk do i ndalonte askush, sepse shqiptarët nuk janë të ligj, të cilët i ruajnë gjestët huligane që ti godasin musafirët në vendin e vet, veqanarisht lojtarët, sepse shqiptarët nuk janë zemërprishur, nuk janë fashista, huligana dhe njerëz përbindësha. Atëherë, kjo lojë që u zhvillua dhe u ndërpre në Beograd, kishte karakter politik dhe kjo mënyrë e pritjes ishte tejet e organizuar dhe e derigjuar nga kuzhinat politike të qendres, me ç’rast e shikoj tërë bota, atëherë edhe bota të jep vërejtjet dhe vlerësimet e saja korekte. Valvitja e flamurit shqiptarë në stadionin e Beogradit nuk ka pasë karakter provokues dhe shokues, por valvitja e dykrenarës i printe kombëtarës, në hapat e saj të mëtutjeshëm, ndoshta edhe për ta befasuar Serbinë për ta mundur në vendin e vet. Edhe pse ndoshta nuk dihet autori që drejtoj fluturakën me flamurin shqiptarë, pa marrë parasysh kush do që të jetë, impulsi i zemres serbe ka rrahur gabimisht, i cili i ka kaluar kufinjt e normalës, dhe një gjendje e tillë konsiderohet se bëhët fjalë për pacienta të sëmuar keq, me diagnozë të trashëguar që nga mesjeta e hershme dhe shërimi i saj ende nuk ka afruar rrezulltate të duhura…

Kemi përshtypjen se edhe vizita e kryeministrit Rama në Beograd, do të dështojë në të njëjtën mënyrë, sepse janë po ata njerëz të njëjtë, të cilët politikën e përziejnë me sport dhe sportin me politikë, duke u bazuar edhe në marrëveshjet e Brukselit, të cilat i  udhëheqi kryeministri i Kosovës, që ishin më shumë mediatike, se sa zbatime praktike. Serbia dëshmojë edhe një herë para botës me elementet e saj kriminele, e cila edhe në këtë shekull të modernizimit dhe kulturës së kombeve të botës, në zemrën e saj disponon akoma vrushkuj të miteve dhe mbeturinat e mesjetës, që kanë në vete thelbin e shofenizmit dhe racizmit, për çfarosjen e shqiptarëve dhe kombeve tjera.

Serbia në këtë rast e tregoj rastin më qyqarë që ekziston në botën e futbollit, e cila dëshmojë qartë, duke iu revanshuar me qindra huligan serb, me vetëm 22 lojtarëve shqiptarë. Lojtarët shqiptarë të kombëtarës u treguan të sinqertë, edhe në lojë, edhe në vetëmbrojtje, por një gjendje e tillë nuk ishte e lehtë të përballohet, në të cilat kushte asnjë kombëtare e botës nuk do zhvillonte një ndeshje të tillë. E gjithë kjo rrëmujë dhe urrejtje ndaj shqiptarëve, Serbia e tregojë edhe këtë herë fytyrën e vërtetë të saj, të një absurditeti që mberetëron me shekuj te ky popull, duke marrë parasysh ndryshimet që janë bërë në Evropë, në faktin se e shkakëtoj edhe luftën e fundit vetë Serbia, e cila përfundoj me shumë gjak, dhe është koha të zhvillohet një epokë e paqës në mes kombëve europiane, përkundrazi ky vend e ka në gjak dhe e do luftën.

Si mund shpjegohet fakti se nesër edhe Kosova do të bëhët pjesë e UEFA, e cila duhet të takohet me Serbinë ndonjëherë, atëherë, a duhet të organizohet një lojë, apo një luftë, por duhet ditur se luftat nuk sjellin fitore askujna, atëherë lojrat janë më të favorshme, sepse ato mund të fitohen dhe humbin disa herë, por pa humbje njerëzish. Prandaj do të ishte e rendit që të respektohen faktet themelore dhe kjo ngjarje të gjykohet nga opinioni dhe UEFA, nëse duhet me çdo kusht të prodhohet rregull dhe stabilitet, jo vetëm në lojra dhe fusha të futbollit,  por stabilitet dhe paqë në mes popujve, ndërsa Evropa duhet ti hapë sy e vesh, për të parë dhe për të dëgjuar më mirë, se ç’farë anëtari do ta fusë nesër në gjirin e vet.