| E enjte, 16.10.2014, 06:45 PM |
BIR
Mikut tim poetit Xhavit Gasa me banim në Londër
Nga Namik Selmani
Dheu i Zenishtit
Të mbeti në vite mes duarve dhe putrave të këmbëve
Derdhe djersë të ndershme
Pa u skuqur kurrë për gabimin e pabërë në jetë
E ç’ka t’i thoje qiellit matjan
Me kaltërsisë së vrarë me vrragat e gjakosura të gishtërinjve?
Ç’ka t;i thoje vargut
Që gurgullonte brenda gjoksit tënd si të ishte det??
Ngrite një BESË të re
Me fjalën e mençur brezave brenda shpirtit tënd madhështor
Asnjë hije
Nuk ia dha dot errësirën hapave të tu që shkelën brigjeve
Qofsh i bekuar, miku im
Me harkun e ylberit që vetëm nga zemra jote buron
Qofsh kaherë fisnik
Si burri i odës që fjala s’i ndryshket asnjë ditë shtigjeve
Në vendin e mbretërve
S’patë droje që të thoje se je e mbetesh bir nga Mati
Mes luleve të livadhit
Në gjunjë iu ule fidanit të mbjellë e murit të ngritur
E di
Evropa të dha tjetër frymë përkëdhelje flladi
Nuk ka fshehur në sepete ninullën e nënave zëndritur.
Atje
Zilet e staneve, ugaret dhe lumenjtë të vijnë si simfoni
E ti mbete dirigjent i pagabuar i orkestrës hyjnore
Qofsh
Turbine hidrocentrali Ulze që prodhon dritën ngjyrëflorinjtë
Qofsh arkitekt ëndrre
Atje në Tamizin e mbushur me shtëllungat mjegullore....
Namik Selmani
15 qershor 2014