| E enjte, 16.10.2014, 05:55 PM |
Bashkë në amshim
“Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillimi i një tjetri” - Philip Moeller
Dielli me
rrezet e ti të arta kishte mbështjell shpatet që shtriheshin para meje. Sipas
intensitetit të tyre ishte e qartë se ishte ofruar perëndimi dhe dielli ishte
në fund të rrugëtimit të tij të ditës. Errësira tani më i ishte ofruar majave
të larta dhe paralajmëronte një heshtje ogurzezë. Edhe pse dita kishte qenë e
zhurmshme, me depërtimin e errësirës në mes të pyllit, atë e kishte pllakosur
heshtja. Nuk dëgjohej zëri i shpezëve, të gjitha kishin rënë në gjumë, me
përjashtim të shpezëve grabitqare të cilat përgatiteshin për gjahun e natës. Me
pikëllimin e thellë në zemër hyra në mes të pyllit ku hëna ndriçonte mbi
kurorat e larta të ahishtës. Dëgjoja ulërimën e ujqve që vinte nga largësia dhe
një ndjenjë ankthi më kaploi të tërin. Mbi kokën time papritmas fluturoi një
hut i zi dhe u
Çdo gjë kundërmonte në vdekje, dheu shëmbëllente në varre. Varre të pafajshme të fëmijëve që posa kishin ardhur në jetë, të cilën me siguri shumë do të donin ta jetonin, sido që të jetë ajo.
Me Besnikun e gjymtuar në përqafim, për një çast e harrova Besën, ndjesë pastë, u nisa në drejtim të shtëpisë, ta gjeja një lopatë dhe një dërrasë për kunj varri, për varrin e të vetmit djalë Besnikut, me shpresë se një ditë do ta gjeja edhe Besën dhe ta përcillja për në amshim, ashtu siç e kishte merituar një bashkëshorte besnike, një bashkudhëtare e jetës me plot të pa pritura, të cilat askush si di. Të them të drejtën s’qava dot, jo pse s’u mërzita, por s,besoja se po varrosja birin e vetëm dhe s’e s’do ta takoja më kurrë Besën të cilën fort e desha për së gjalli dhe do ta kujtojë fort edhe për së vdekuri për derisa të jem në jetë. E sa do të jem veç një Zot e di. Ai është lartë dhe i di të gjitha për krijesat e veta. Lopatën e gjeta por dërrasë nuk kishte, e hoqa pragun e derës me bindjen se më nuk më duhet dot as pragu e as dera, bile as shtëpia. U nisa në drejtim të kroit, që ta hap varrin për Besnikun tim nën hije të saj. Thash të prehet i qetë dhe nën hijen e dardhës të cilën aq shumë e deshi për të gjallë të tij.
E hapa varrin me kujdes dhe e lëshova në te Besnikun tim të dashur, me shpresë se një ditë edhe Besën do ta gjeja dhe do e varros në po këtë vend, në mënyrë që bile të pushojnë përgjithmonë vuajtjet dhe pikëllimi i saj. I gjithë ky tmerr që përjetova bëri që në mua të lëshoi rrënjë urrejtja.
Nuk di as vet se si gjeta forcë të ngrihem në këmbë dhe të nisem në drejtim të shtëpisë. Bëja hapa të rëndë dhe të pa sigurt. Gjithë çka ishte e shkretë... në prag të derës më kaploi ndjenja se tani e tutje gjithherë do të jem i vetmuar, gjë që kurrë nuk e kam pritur. Vetëm këta dy i kisha...
Mbi pragun e derës sime ishte ndalur dita. Eh sikur të kisha ndokënd të më ngushëlloi. Por muzgu papritmas erdh për ta përndjek pikëllimin. Eh medet i mjeri unë, dora jote nuk troket më në derën time!
Fytyrat tuaja nga dritarja i shikoi, eh sa do të dëshiroja që kurrë të mos i harroi, por tënden e përmbysi dheu, ndërsa e Besës iku me vranësirën tymosur.
U ula në oborr, në barin e njomë dhe në kokë më sillej vërdall kjo storje e trishtuese cilën e përjetova. E kisha të vështirë ta përballoi dhimbjen për humbjen e më të dashurve.
Nga këto mendime më zgjoi ulërima e ujqve e cila dëgjohej diku në maje malesh. Sipas intensitetit të zërit do të duhej të ishin afër. Ngrita kokën dhe për befasi vërejta një grua ulur pranë meje e cila po qante. U nisa në drejtim të saj me shpresë se do të jetë Besa. Papritmas ajo ngiti kokën dhe u binda se nuk ishte ajo që e dëshiroja. Nga shikimi i saj më kapën mornicat në trup.
U ula dhe heshta. Isha i nevrikosur në zotërat që nuk ma kthyen, dhe po tallen kështu me fatin tim.
I ndjeva mendimet tua dhe zemra më shtangoi, th ajo...Dëshiroi të ndihmoj që ta harrosh këtë pikëllim dhe tu bashkohesh të dashurve tu.
Si?-e pyeta, edhe pse e dija se mënyra e vetme e mundshme është vdekja.
Mund t’iu përcjell deri te më të dashurit tu, deri te vendi ku përgjithmonë do të jeni të lumtur. A e dëshiron një gjë të tillë?
Gjithsesi.
Më mirë i vdekur të jem pranë tyre, se sa ta kaloi jetën pa ta.
Më mori për dore si fëmi të vogël dhe më shpiu përgjatë lumit. Kaluam pranë disa shkurreve me gjethe të dendura në të cilat vezullonin rrezet e dritës që po sa kishin rënë mbi tokë. Nuk di sa kemi ecur, dhe nga kemi kaluar por për një çast jam gjendur para një hapësire imagjinare. Gruaja ma lëshoi dorën dhe vazhdova përpara. Shikimi më ndaloi në Besën dhe Besnikun të cilët ma bënin me dorë. Vazhdova në drejtim të tyre. Ishin sytë e kaltër dhe buzëqeshja e saj me të cilën vazhdimisht më kishte pritur. Edhe tani po me të njëjtën më priste, por tani edhe me Besnikun në krah. S’kishte frikë dhe as shqetësim në sytë e saj.
Vetëm me një engjëll të vogël në krah. Me shikimin i cili shprehte gëzimin që jemi së bashku diku në një botë tjetër, në një vend tjetër, pa pikëllim dhe dhimbje...Të paktën jemi këtu e tërë familja dhe të lumtur...
Dielli i mëngjesit shkëlqente edhe më shumë, në fytyrat tona të buzëqeshura, të lumtura dhe të hareshme për shkak të afërsisë dhe dashurisë e cila po rrezon mes nesh.
Shifra: “Besa dhe Besniku”, autor Vebi Klaiqi
Tregimi që zuri vendin e parë në manifestimin kulturor ’’Lulëkuqet e Prillit ’’ Kamenica 2014