| E merkure, 15.10.2014, 08:19 PM |
Në Beograd. Të mundësh një “armik”
të lig dhe budalla
Nga Andi Bushati
Pak përpara se të niste zallamahia, atje, në stadiumin « Partizani » të Beogradit, gjeta kohën mes tensionit të asaj ndeshjeje nervëshkatërruese të shkëmbeja batuta me një nga kolegët e mi. Shkak u bë një episod anekdodik, por shumë domethënsës. Në skajin tjetër të fushës, diku aty mbi tunelin nga hynin dhe dilnin lojtarët, një grup ultrasish të skuadrës Serbe, po digjnin një flamur: ishte flamuri i NATO-s. Shiko, shiko, i thashë gazetarit që kisha pranë, edhe sot, 15 vite më pas, këta idiotë duan të na identifikojnë me pahir me NATO-on, duke u vetshpallur njëkohësisht si armiq të saj. Kaq thashë në atë moment. Nuk përmenda Millosheviçin dhe tragjedinë që ai i la pas vendit të tij; as sindromën vetshkatërruese të serbëve që përsëritet në mënyrë ciklike në histori, që nga koha e betejës së Fushë Kosovës e deri tek bisedimet e Rambujesë; madje as patologjinë e një kombi që di të rendë pas vetëflijimit, duke ruajtur në kujtesën kolektive kryesisht vetëm disfatat.
As nuk kisha kohë dhe as nuk ishte vendi ti kujtoja të gjitha këto. Në fund të fundit, unë dhe kolegët e mi, ishim aty për të parë një ndeshje futbolli. Qeshë i bindur për këtë, madje nuk hezitoja të ironizoja (me kozmopolitizmin sipërfaqësor të një pjese të Tiranës kaviar do të thoshte ndonjë miku im kosovar) ata që kërkonin të shihnin tek kjo përballje sportive shumë më tepër sesa kaq. Duhet ta pranoj se isha gabuar. Dhe jo pak.
Sepse përballë u ndesha me një kor gjigand që thërriste pa pushim: "vdekje shqiptarëve". Me një ndeshje që filloi me këndimin e këngëve të çetnikëve dhe vazhdoi me vërshëllimën në kor të himnit tonë. Me policë të çoroditur që bënin çmos të nervozonin tifozët që në aeroport. Me futbollistë milionerë, që më shumë sesa të bënin detyrën e tyre si profesionistë, si lojtarë të mirfilltë të Premier Ligës, u pëlqente të shiteshin si patriotë dhe të përdhosnin flamurin e kuq të “armikut”.
Më pas, kur u gjenda nën goditjet me sende të forta që vërshonin drejt ndejtëseve ku qenë ulur tifozët e paktë kuq e zi; me brutalitetin e forcave të rendit që nuk të linin të shihje më atë që po ndodhte në fushë; me thirrjet që vazhdonin për vdekjen e shqiptarëve, e kuptova se nuk po asistoja thjesht në një ndeshje futbolli.
Disa orë
më vonë, tek qëndronim në avion, për të lënë njëherë e mirë tokën beogradase,
të njëjtën gjë do të më pranonin edhe shumë nga futbollistët që kishin qenë në
fushë. Lenjani kishte akoma pjesë të trupit që i dhimbnin. Debatik Curri e
Taulant Xhaka po ashtu. Lorik Cana, kapiteni që ish ulur në fund të avionit, më
shumë ishte krenar për grushtat që
Pse vërtet - mendoj,- kaq me budallallëk dhe symbylltësi kanë hyrë në këtë betejë “armiqtë” tanë? Ç’u duhej ta fillonin këtë histori me këngë cetnikësh? Ç’u duhej i gjithë ai presion policor? Ç’kishin me himnin? Ç’u duhej përdhosja e simboleve shqiptare, kur mund të na mundin kollaj në fushën e lojës? Pse i duhej një futbollisti si Mitroviq, të rendte për të kapur në ajër pëlhurën me portretin e Ismail Qemalit, ndërkohë që mund t’i mposhtte profesionalisht, pasardhësit e tij?
Këta serbë, ekipi i të cilëve kushton mbi 120 milionë euro, pra së paku dhjetë fish më tepër sesa i yni, që luanin në fushën e tyre, që vinin nga një shkollë futbolli me emër, i kishin të gjitha kartat në dorë për të na mundur. Por, ata nuk zgjodhën këtë. Ata zgjodhën të sillen si bij të denjë të Arkanit. Ata donin medalien e nacionalistit dhe jo nderimin e profesionistit. U sollën si budallej dhe nuk na mundën dot. Dolën nga fusha me turp dhe të përqeshur nga mbarë bota.
“Kishe të
drejtë me historinë e flamurit të Natos- më thotë kolegu im. Edhe atëherë në
vitin e largët 1999 ata u sollën po njësoj. Kishin në dorë ta gjenin fjalën me
shqiptarët. Të uleshim me ta. Madje dhe ti dominonin. Nëse kjo do të
Në
përmasa të tjera e njëjta fabul u përsërit të martën e 14 tetorit në stadiumin
“Partizani” të Beogradit. Ne kishim përballë një ekip që ndofta edhe mund të na
mundte. Madje
Ishte e lehtë ti bëje këto komente teksa pas orës 1 të mëngjesit, ne qëndronim ende pa arsye, të ngujuar në autobus, përpara godinës së aeroportit. Askush nuk na thoshte asgjë. Autobuzi as nuk lëvizte, as nuk i hapte dyert. Kjo qe “hakmarrja” e fundit e pilocisë sebe ndaj nesh. Një prej derejtuesve të tyre na tha një moment se do na kërkohej të mbushnim një formular. Përse? Për çfarë? Që të dëshmonim se po largoheshim shëndosh e mirë? Që të dëshmonin se ata nuk ishin treguar harbutë? A mos vallë serbët po e kuptonin se kishin rënë në kurthin e ngritur prej vetë atyre? Se edhe njëherë ishin treguar të këqijtë e vetvetes? Këtë, në një farë mënyre, e pohonin edhe drejtuesit e kombëtares shqiptare. Homologët serbë i ishin lututur tanëve disa herë të riktheheshinn në fushë. Ta vazhdonin lojën. Me sa duket edhe ata e kishin kuptuar figurën që kishin bërë dhe kërkonin të rikuperonin më të mirën e mundshme. Por tashmë ishte vonë. Tejet vonë.
Avioni çarter me kombëtaren e Shqipërisë dhe ata pak tifozë e gazetarë, u ngrit nga aeroporti i Beogradit aty rreth orës 2 30 të mëngjesit. Pas një ore udhëtim ata u gjendën në festën madhështore të organizuar në Rinas. Mijra vetë këndonin “O sa mir me qenë shqiptar o eeeee…” Në sytë e tyre nuk kishte ligësi. Kishte gëzim. Gëzimin e përligjur jo se qemë treguar më të fortë, por thjeshtë se ishim treguar më të zgjuar. (lapsi.al/Beograd-Rinas)