| E hene, 13.10.2014, 08:02 PM |
13 TETOR 1943: ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN...
Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste...
Nga Fritz RADOVANI
503 qytetarë Shqiptarë të vramë në orën 13:13’...me lugë në gojë, dhe asnjë ushtar gjerman! Viti 1943, data 13, ora 13.13’, aeroplanët britanikë qëndruen 13 min., mbi qiellin e Tiranës... Vetëm bombe binin e plasnin nder shtëpijat tona...
Duhej terrorizue Kryeqyteti i Shqipnisë antikomuniste e antisllave, Tirana!
Anglo – amerikanët, “aleatët” e diktatorit Stalin, vrasin pamëshirë Shqiptarët antishovenistë sllavë, se mbas vitit 1941 pothuej të gjitha Trojet tona Shqiptare, u kishin dalë doret komshijëve barbar shekullor. Duheshin shkelë nga thundrat sllavokomuniste e bolshevike, “aleatë” të kriminelit Stalin. Kjo tragjedi e pashembullt në histori ndaj një Populli rreth 2 miljon banorë, u konsiderue madje edhe me termin “çlirim”, ndonse në të vertetë ata “aleatë” ishin që po na çonin në grykë të vorrit, me luftën civile që kishin organizue në Shqipninë e Jugut me partizanët “trima” të Enver Hoxhës, veglat e shituna dhe tradhëtare tek sllavokomunistët jugosllavë të “druzhe” Titos.
Me 29 Nandor 1944, gjermanët e fundit ikin nga Shkodra dhe Shqipnia pushtohet nga komunistët terroristë, zbatuesit besnikë të qeverisjes së shovenistëve jugosllavë... Një nga krimet ma të shemtueme të Historisë së turpëshme të Luftës së Dytë Botnore. Asht i pari Shtet në Europë, Shqipnia, që pushtohet nga tradhëtarët e shitun tek sllavët... per mos me fitue kurrë Lirinë, per të cilën gënjenin e mashtronin Shqiptarët “aleatët” e Stalinit. Paralitiku Rusvelt, ulun brij Stalinit në Jalta, zgerdhihej kur miljona njerëz të Europës Lindore po robnoheshin nga një diktaturë tjeter edhe ma barbare, shfarosëse dhe shkombtarizuese, nga diktatura sovjetike staliniste!
E aq asht
e vertetë kjo, sa kur u bisedue në Jalta per Ballkanin, As Rusvelti, as Stalini
e as Çërçilli, “nuk e dinin” se po firmonin pushtimin e Shqipnisë nga
jugosllavët e Titos, dhe se Shqipnia, nuk do të njihej kurrë si shtet Europjan!
Me 13
Tetor 1943 mbetëm pa prindë! E kur “hyne këta”...siç thonte Populli, një valë e
re vrasjesh filloi në
Po sa familje në gjithë Shkodrën ishin nën terror e frikë si né?
Ndërsa, në mengjes heret, në orën 4 e deri në 5 pa dalë endè drita, né duhet të zgjoheshim nga krizmat e automatikëve që shprazeshin mbi gjokset e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten e vet, vetëm pse deshtën një Shqipni të Lirë e Demokratike Europjane!
Na bombarduen, na vranë... na robnuen, na sollën pushtimin komunist, hapën edhe 26 hetuesi e burgje, i mbushën me Shkodranë e Burra të Maleve e fushave të Veriut, i torturuen dhe i shpërftyruen, i detyruen me firmue procese fallso, i shkatrruen familjet dhe trojet e Tyne, i masakruen nder kampe pune e shfarosje, ua interrnuen edhe njerzit e shtëpisë nder këneta e male pa streh mbi kokë... Plot 47 vjetë robni e terror...
Në vitin 2003 për të fsheh prap ato krime, në kryqzmin e rrugëve tek Ministria e Arsimit u vendos një pllakë mermeri sa e pavërtetë po aq fyese mbi të cilën shkruhet: "Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 humbën jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. - Nga qytetarët e Tiranës në 60 vjetorin e rënies".
E mbasi nuk mbeti asgja veç kujtimit të Atyne Atdhetarëve që shumica nuk kanë as varre dhe asnjë Shenjë tek koka... Nga komunizmi në Shqipni...
Mësuem se: Terrorin mbi Popullin Shqiptar e filluen me 13 Tetor 1943 “Aleatët”!