| E hene, 13.10.2014, 07:35 PM |
Të largohen hipokritët nga
shëndetësia!
Nga Florim Zeqa
Hipokrizia sipas fjalorit të gjuhes shqipe është: "Cilësia e një personi që vullnetarisht pretendon të ketë besim, opinione, virtyte, ideale, ndjenja, emocione që praktikisht nuk i ka të vetat. Kjo manifestohet kur një person fillon të mashtron më keto pohime njerezit e tjerë, pra është një lloj gënjeshtre..."
Arsimi dhe shëndetësia janë nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit të shtetit. Nga niveli i arsimimit varen cilësia, kualitetet dhe rezultatet në të gjithë sektorët e tjerë, e veqmas në atë të shendetësië.
Kosova 15 vjet pas lufte dhe 6 vjet e gjysmë pas-pavarësisë është e tillë; pa arsim cilësor, pa sigurime shendetësore, pa drejtësi, pa zhvillim ekonomik,...pa siguri në investime dhe pa siguri për vetë jetën e qytetarëve të këtij vendi.
Si rezulltat i korrupsionit dhe nepotizmit, arsimin e kemi në nivelin më të ulët në tri dekadat e fundit,...perkunder shumë universiteteve publike dhe private, në vend që të kemi prodhim të kuadrove kualitative, kemi fabrikim të tyre në të gjitha nivelet.
Mirëpo situata më shqetësuese mbetët tek sektori i shëndetësisë me fabrikim të mjekëve, ku pasojat e këtij fabrikimi po barten tek popullata, e në veqanti të shtresat më të varfëra të cilat nuk e kanë mundësin e zgjedhjes se mjekëve më të mirë e as të mjekimit jashtë institucioneve publike (spitale private), ku shpesh ndodhë që perveq kostos materiale, injorancën e mjekëve qytetarët e paguajnë edhe me jetën e tyre.
Është anomali e llojit të vetë, kur per të njëjten semundje pacientit t'i nxjerrën 4-5 diagnoza të pa qëna, ku si pasojë e kesaj, pacientet jo vetëm që nuk shërohen, ju keqësohet gjëndja shendetësore akoma më tepër nga përdorimi i barrërave jo adekuate.
Veq kësaj, në spitalet tona publike nuk respektohen të njëjtat standarde për të gjithë pacientet. Të privilegjuar janë ata që janë të lidhur më pushtetin ose ata që janë të afërm me mjekët, përderisa pjesa tjetër e pacientëve që nuk u përkasin këtyre kategorive janë të detyruar që tu jepin mito mjekëve( ryshfet, para ) per tu pranuar fillimisht në spital, pastaj per të vazhduar me dhënjën e shumave të mëdha parashë për procedurat e mëtutjeshme të mjekimit.
Akoma më keq e pësojnë kategoria e atyre pacientëve që janë në gjëndje të veshtirë ekonomike (rastet sociale), më të cilet e per të cilet nuk perkujdeset askush.
Pacientët e varfër kontollohen pa ndonjë vëmendje të duhur nga mjekët e URITUR, e nganjëherë injorohen fare duke i mbajtur në pritje me orë të gjata koridoreve të spitalit derisa me ta të mirret ndonjë koleg i tyre i ri (praktikant) më qellim të "arritjes se përvojes mjekësore".
Është e pabesueshme si kjo ndodhë nga disa mjekë të vjetër dhe me renome ndërkombëtare, që deri dje i kanë qendruar besnik betimit të HIPOKRATIT dhe shërbyer me devotshmeri popullit të tyre!
Kjo nuk është befasi për mjekët e fabrikuar pas lufte, të cilëve përveqse ju ngatërrohet hipokrati më HIPOKRITIN, (shkollat partiake nuk i kanë mësuar më shumë) nuk dijnë qfarë të bejnë apo ndoshta ju perzihen opcionet nganjëhere per shkak të zanores nga " A në I", duke harruar se profesioni i mjekut është mision i paqës dhe humanizmit, është mision i më i shenjtë i një shoqërie njerëzore.
Koordinimi i shkëlqyeshem i mjekëve më barnatoret dhe klinikat private, ka bëre që biznesi i tyre të zhvillohet në menyrë marramëndëse, varësisht prej sëmundjeve dhe gjëndjes ekonomike të pacientëve.
Mjekët "intelegjent" pasi e verifikojnë (studiojnë) mirë pacientin e tyre për gjëndjen ekonomike ose që kan ndonjë familjar apo të aferm në Diasporë, atëhere në bazë të ketyre kriterëve ju caktohet "diagnoza"dhe iu ipet "terapia" e sherimit të ngadalëshem të tyre.
Edhe pse jemi duke bashkëjetuar që sa vite me këtë të keqe, të shumtë janë ata që nuk pajtohen me këtë gjëndje, por të pakt janë ata që reagojnë ndaj këtyre dukurive të shëmtuara të shoqërisë sonë.
Kohëve të
fundit shumë pacient nga Kosova të pakënaqur më shërbimet shëndetësore në
vendin e tyre ja kanë mësyer qendrave tjera mjekësore në rajon, madje edhe në
kryeqendrën e shtetit serb, në
Kur nga kushtet e rënduara socio-ekonomike, vazhdon vdekja e fëmijëve, e të rinjëve e qytetarëve të moshave të ndryshme si pasojë e sëmundjeve të rënda kancerogjene. Sa të tjerë jetojnë nën ankthin e vdekjes dhe shpresës për gjetjen e ndonjë donatori për shërim jashtë vendit,...disa të tjerë në kërkim të shpëtimit kanë provuar të ndërrojnë librezat partiake varësishtë prej pushtetarëve, por shpresat e tyre u kthyen në iluzione, pasi prioritet i qeveritarëve ishte pasurimi i tyre e jo shendeti i qytetarëve.
Pas politikanëve, gjykatësve e prokurorëve, janë mjekët që radhiten në listat e njerzve më të pasur në Kosovë, të cilet pa mëdyshje kan koordinim të shkelqyeshëm në mes veti, në mos tjetër në riciklimin e parasë publike, të keqepërdorur nga politika kosovare tani e 15 vite.
Të kota do të jenë perpjekjet per permirësim të gjendjes në shëndetësi pa luftimin e korrupsionit, këtij sindromi kancerogjen të shoqerisë sonë, fillimisht më shuarjën e posteve politike të sekretarëve "PERMANENT" në QKUK që nga paslufta, permes të cilëve është ushqyer parapolitika dhe politika e lartë në Kosovë, duke e bërë të pa vlerë e të pa fuqishëm rolin e drejtorëve të kësaj qendre spitalore dhe stafit menaxhues të saj.
Të pamajftueshme do të jenë edhe arrestimet e fundit të disa mjekëve pa zgjerimin e këtij aksionit edhe në nivelet e larta shtetërore,...ngase aty ku është strumbulari i të gjitha zhvillimeve negative në vend.
Skandali i fundit me "STENDA" është vetëm njëri nga skandalet e shumta që kanë mbërthyer vendin si pasojë e keqqeverisjes, keqperdorimeve, korrupsionit, nepotizmit, reketit (haraqit) e dukurive tjera negative, të cilat kanë bërë që paradokset të ngarendin njëri pas tjetrit,...të përfshira të gjitha në një sistem të përbashkët korruptiv, të paprekura tani e sa vite në Kosovë!
Ky shkrim le të shërbejë si reagim në funksion të sensibilizimit të opinionit, per nevojën imediate të ndryshimeve rrënjësore jo vetëm politike në shoqërinë tonë, por edhe të intervenimit urgjent në sektorin e shëndetësisë, për largimin e sindromit të keq të abuzimit të mjekëve me pacientët për përfitime personale.