| E diele, 12.10.2014, 05:25 PM |
QEVERIA E DESHTUAR
Nga Dedë Preqi
Kjo qeveri duhet të ik, sepse iu kanë sosë tulat e gomarit, dhe gjendja e vendit arriti nivelin më të ulët të standarteve jetësore në rajon. Populli lëviz vetë i pa varur për t’i kryer obligimet e veta, dhe me ato të ardhura që i fiton vetëm bukën e gojës a mund e siguron, ndërsa ai që nuk ka fare të ardhura është i lodhur nga varfëria dhe nuk do komente, sepse nuk ka as elemente…
Në përgjithsi sot në Kosovë, populli i ka hapur sy e veshë, sëcili interesohet të kuptojë politikën e shtetit të vet. Politika flitet në çdo bisedë, e cila është bërë si shujtë e ditës. Thashethënat për situatën bëhën fluturimthi dhe shpërndahen rreth e për qark me etje të madhe. PDK-ja, dhe pushteti i saj në ikje, e ngre kokën lartë për të „arriturat e saj“ dhe nuk lëshon pe, në realitet duhet të përulet para popullit të vet dhe ti kërkojë falje për pamundësinë e realizimit të premtimëve dhe gjendjen e mjerë që ka arritë. Ndërsa LVAN, ka mbetë në pritje, duke mos humbur shpresat, që të formojë qeverinë e re. Presidentja nuk ka fuqi të merr vendime dhe të luaj rrolin e vet, sepse nuk e lejojnë kushtet e imponuara në të cilat ka arritë ta sigurojë vendin e presidentës së vendit. Kurse Kushtetuta e vendit, një zonjë e rëndë e demokracisë, po bëhët lodër e njerëzve që i shkelin rregullat e saj, duke keqinterpretuar dhe anuar në anën e pushtetit në ikje.
Vetëm ata të cilët kanë migruar më herët në botën e perëndimit, me nastalgji e shprehin mallin dhe dashurinë për atdheun e tyre, por se gjithherë e kanë brengë gjendjen e këtij populli, dhe kur vendi i tyre do të bëhët vetëvetja, së paku të përafrohet me vendet tjera të rajonit dhe Evropës?... Sepse, ata të cilët gjinden në Kosovë, shumica e të rinjve shprehin dëshirën të ikin dikund largë në perëndim për të siguruar ekzistencën, duke u bazuar në kushtet e vështira ekonomike e sociale, për të cilat fajtore mbetët qeveria në ikje. Ky është një raport që argumenton shumë qartë jetën e qytetarëve të vendit, por jeta është e ëmbël dhe duhet për ti shërbyer me sakrifica të mëdha, edhe pse nganjëherë është e pa durueshme.
Migracioni mjaftë e ka lozur rrolin e vet pozitiv, duke marrë parasysh atdhetarët tanë në botën e jashtme, të cilët i shërbyen atdheut në shumë aspekte, sidomos në aspektin atdhetarë dhe kombëtarë. Mirëpo, në kohën e sotme migracioni shqiptarë dhe tentimi i ikjes së të rinjëve nga vendi vet është i pa nevojshëm edhe pse arsyet janë të konsiderueshme. Kosova është dëmtuar shumë, duke mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave, vendi i vetëm në rajon, i cili është i kushtëzuar nga shumë probleme politike, sidomos ato të brendshme, por dhe të jashtme nga qeverija e brishtë, e cila ka qenë e pafuqishme ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, sepse edhe vetë ishte pjesë e këtyre dukurive të shëmtuara.
Brukseli i hapi dyert për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Serbisë kriminale, ndërsa burokracia e vizave mbetët vetëm për Kosovën, dhe në këtë mënyrë ky vend mbetët jashtë procesëve integruese, duke u bazuar edhe në produktin e dobët dhe të shumë zvarritjeve politike të keq- qeverisjes së Kosovës, sikur që thotë edhe Raporti i fundit i BE-së, për Kosovën. Popullsia e Kosovës, sot llogaritet në shkallën më të lartë të varfërisë, për këtë tregojnë edhe statistikat më të reja, dhe numri i përgjithshëm i të pa punëve i kalon shifrat maramendëse, sidomos numri i të rinjëve.
Kosova ka edhe shumë stagnime të tjera të sektorëve të ndryshëm ekonomik dhe politik, përmes të cilëve është sakatuar politika dhe ekonomia e Kosovës.
Pasuritë e Kosovës, iu shitën njerëzve që nuk kishin fare njohuri dhe kapacitete profesionale, që dëshmuan me pronat e blera, të cilët duhej ti shfrytëzonin në favor të qytetarëve dhe në favor të ekonomisë së vendit, por ndodhi e kundërta, kur shumica e ndërmarrjeve u mbyllën menjëherë dhe u vëhet dryri, të cilat nuk funksionuan asnjë ditë, sepse ivestitori i tyre nuk ka me çka të startojë. Prandaj, procesi i privatizimit ishte gafi i parë dhe më i madh që ndërmuar qeveria në ikje, dhe në vend se, një privatizim i mundshëm të ndikojë në rritjen e punësimit dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik, ky lloj privatizimi prodhon edhe më shumë papunësi dhe varfëri në Kosovë.
Mandej, korrupsioni në Kosovë lulëzoj dhe po lulëzon më të madhe, i cili është është i shumë llojshëm, që ka sjellë shumë defekte dhe direkte në ekonominë e vendit tonë. Përveq tenderave të pa rregullt që kanë vërshuar në çdo mes shoqëror, është prezent dhe pa ndërprerë edhe sot në Korporatën Energjetike të Kosovës. Edhe pse vendi jonë e ka lëndën e parë të prodhimit energjitik, janë investuar dhe me qindra miliona euro në riparime dhe importimin e rrymës, ndërsa qytetarët ankohen sepse nuk kanë rrymë të mjaftueshme edhe paguajnë fatura të fryera. Shumica e investitorëve të huaj kanë ikur, duke mos pasë kushte të përshtatshme, e një ndër ato edhe mungesa e rrymës, si element i parë. Nga kjo kuptohet se Kosova, vazhdon të mbetët pjesë e izoluar në krahasim me vendet tjera rajonale dhe më gjerë, të cilat dëshirojnë të investojnë, por Kosova nuk ua plotëson kushtet minimale për investime.
Përveq tjera të zeza, në Kosovë ka edhe krime të fshehta, që janë bërë edhe pas luftës, të cilat akoma nuk janë zbuluar, që janë shkakëtuar në emër të atdhetarizmit të tepruar, duke mos i kursyer edhe më të mirët që ishin në ballë të luftës çlirimtare, vetëm pse ishin ithtarët të Presidentit legjendar Ibrahim Rugoava. Ndoshta, drejtësia ndonjëherë do ta thotë fjalën e vet, dhe kriminelët së paku mos të marrin pushtet, por të pushojnë aty ku e kanë vendin e vet…
Kosova nuk mundet të shkojë përpara pa bërë ndryshime dhe transformime të reja në shtetin e saj, për ta ndryshuar situatën kaotike që është shkakëtuar në vend dhe këto ndryshime duhet ti bëjë vetë populli i Kosovës, pa ndërhyrjen e të tjerëve. Edhe pse pushteti për disa pushtetarë ishte shumë i ëmbël, të cilët u bënë të pasur brenda një kohe të shkurtër, por në këtë mënyrë në Kosovë është krijuar një pushtet i rrezikshëm dhe i pa qëndrueshëm, të cilin populli nuk mund e duron më…
Askush nuk e ka marrë me mend, të gjithë e kemi menduar të ardhmën dhe Kosovën ndryshe, mbase ti largojmë qafe kriminelët serb, çdo gjë do të rregullohet për mirë, duke mos imagjinuar një gjë të tillë, ku në forma të ndryshme dhe shkatërruese njerëzit e vet po ia sjellim Kosovës, duke e degradue shtetin tonë për disa përfitime të mjera përsonale dhe klanore, që kanë pasoja edhe gjeneratat e ardhshme. Prandaj, populli i Kosovës si çdo popull në botë është i shtrenguar të merr një rrugëdalje tjetër, apo një kahe për një jetë më të mirë, e cila adresohet në strategji të argumenteve ligjore dhe morale të çdo qytetari të Kosovës, për një mirëqenje më të mirë, më të qetë dhe më të begatshme.
Qeveria
në ikje, do ta ndihmonte popullin dhe shtetin e Kosovës, kur atëherë do ti
kërkojë falje dhe të largohet në opozitë, duke i lëshuar rrugë një udhëheqjeje
të re, e cila premton ndryshime dhe përmirësime në zhvillimin ekonomik dhe
politik të vendit. Ata që mendojnë në zgjedhjet e parakoshme të Kosovës, duke u
mos bindur me gjendjen aktuale që ka vendi, duke mos llogaritur shpenzimet dhe
kushtet që kërkohen për mbajtjen e zgjedhjeve, duke mos llogaritur kohën pa
Institucione, duke mos llogaritur në përgjithsi destabilitetin e vendit, ata
njerëz nuk ia dojnë të mirën shtetit dhe as popullit të vet, por mendojnë vetëm
për egon e tyre dhe klanet partiake.