Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Politika, nga Prizreni në Beograd!

| E enjte, 09.10.2014, 07:39 PM |


Zhvendosja e politikes shqiptare nga Prizreni në Beograd !

Nga Florim Zeqa

Takimi spektakular mes dy qeverive shqiptare në Prizren me 11 janar 2014, nga dy kryeministrat u quajt "historik",...duke e cilësuar si fillimin e realizimit të ëndrrës shekullore të shumë brezave për bashkimin e trojeve shqiptare.

Madje për ta bërë më "madhështor" këtë takim, dy qeveritë u "kujdesën" edhe për Luginën e Preshevës, me ç'rast ndanë shuma parash nga 50 mijë euro, përmes të cilave ngacmuan siq është më së keqi ndjenjat e miliona shqiptarëve...

Ky ishte më tepër se një turp për dy qeveritë shqiptare, kur dihet fakti se nga qeveria e Kosovës për serbët e veriut, vetëm mbrenda viti ndahen qindra miliona euro te taksapaguesve shqiptar të pjesës jugore të shtetit të Kosovës!

Mirëpo kulmi i marrëzisë erdhi vetëm tri ditë më pas me 14.01. 2014, "euforinë"  e bashkimit kombëtar e prishi deklarata e kryeministrit Thaçi më gadishmërinë e tij për mbajtjen e një takimi të përbashkët edhe më qeverinë e Serbisë!

Kjo e demoloj në mënyrën më të keqe "takimin historik" në Prizren të datës 11.01.2014!

Njiherit deklarata e kryeministrit (në largim) dëshmon mospjekurinë politike, mospërcaktimin dhe pavendosmërinë e skajshme ideologjike të tij.

Pa dyshim, njeriu normal ku dëgjon deklarata të tilla kontraverse nga numri një i qeverisë, e ka të vështirë t'u besoj fjalëve dhe veprimeve të tija politike!

Kështu siq ka vepruar dhe po vepron kryeministri Thaçi jo vetëm që ka dalë qesharak para ndërkombëtarëve, delë shumë i pa përgjegjëshem dhe i pamoralshëm para qytetarëve të vendit të vet.

Sot për bashkim me Shqipërinë, dhe vetëm pas tri dite unifikim të veprimeve politike me qeverinë armike të Serbisë,...përpos një çmendurie politike, paraqet një fyerje të rëndë për shumicën shqiptare në vend.

Qytetarët e vendit e kanë të vështirë t'i besojnë më tutje kryeministrin në ikje, kur më tërë qënjen e tij është përkushtuar në dialogun politik për interesat e shtetit serb,...duke anashkaluar në tërësi interesat e shqiptarëve të Luginës në njërën dhe duke dëmtuar seriozisht sovranitetin e vendit dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës në anën tjetër!

Një burrështetas apo një njeri i zakonshem që angazhohet për idenë e bashkimit kombëtar, nuk pranon kaq lehtë dhe pa asnjë kusht të ulet në tavolinën e bisedimeve më armiqt shekullor të popullit të tij, dhe aq më tepër kur këta të fundit vazhdojnë me invazionin e tyre politik për zhbërjen e shtetit të Kosovës!

Aq shumë është degraduar pavarësia dhe shtetësia e vendit tonë nga bisedimet e Brukselit, saqë Kosova nuk i ngjetë më një vendi të pavarur dhe sovran, republike parlamentare, e aq më pak një shteti të lirë dhe demokratik.

Për më tepër është duke i ngjarë një province pa sovranitet apo rajoni të papërcaktuar juridikisht dhe politikisht nga instancat ndërkombëtare.

Deri në këtë pikë ka ardhur shteti i Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ku pas çdo raundi bisedimesh shtetit të Kosovës i është shkëputur nga një pjesë e sovranitetit të saj.

Që nga mbajtja e "Lidhjes së fundit klanore" në Prizren, asgjë e mirë dhe asnjë rezultat pozitiv në mardhënjet ndërshtetërore dhe ndërvllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë që themë e vërteton qarkullimi i produkteve kosovare nëpërmjet pikave kufitare. Të hyrat doganore nga kufiri shqiptaro-shqiptar, jo vetëm që keqmenaxhohen, ato pika kufitare po shfrytëzohen për biznese të klaneve mafioze andej dhe këndej kufirit.

Sa për ilustrim po permendi vetëm disa nga problemet që prodhuan këto pika kufitare përmes "aferave" korruptive me;  patatet, qumshtin, barrnat dhe së fundi kjo e miellit me "krunde", të cilat kanë zbehë në masë të madhe mardhënjet e shkëlqyera mes dy vendeve tona!

Sa më shumë probleme mes dy shteteve shqiptare dhe sa më shumë zhurmë në pikat kufitare mes dy shteteve tona, i shkojnë për shtati Serbisë dhe aleatëve të saj, që tashmë kanë marrë iniciativën për krijimin e "West Ballkan six-G6" (Gjashtëshja e Ballkanit Përendimor).

Eshtë kjo një ide e fshehtë për të provuar krijimin e një Jugosllavie të re, ku Serbia do të jetë dominuese ndaj shteteve tjera, e në veqanti ndaj shqiptarëve.

Nuk është kjo një iniciativë e tjeshtë, por plan ndërkombëtar, që tashmë ka filluar,...ka kaluar në kancelaritë e BE-së dhe në duart e komisionerit për zgjerim, z. Stefan Fyle.

Vendimi i fundit BE-së për "moratorium" të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Përendimor është produkt i kësaj nisme fatkeqe !

Një realitet të tillë të krijuar, thirrjet e vazhdueshme të kryeministrit (në ikje) të Kosovës për mbledhje të përbashkët me qeverinë e Serbisë dhe gadishmeria e presidentes Jahjaga për të shkuar në Beograd me 1 nëntor pa simbole shtetëore,...tregon zhvendosjen e politikës shqiptare nga Prizreni në Beograd, dhe detyrimisht të shtynë të shkruash vargun që i shkon për shati kënges; "Thërret Prizreni, mori motër hajde rrijmë se të kam n'votër".