| E merkure, 08.10.2014, 08:30 PM |
A jemi vend mysliman ?!
Shkruan: Faton MEHMETI
Feja është marrëdhënia që vendoset mes njeriut dhe Zotit. Feja është besimi, përmes së cilit njeriu manifeston vullnetin e Zotit në tokë.Ndonëse bota ekziston me miliona vjet, njeriu dhe njer ëzimi është përballur vazhdimisht me pikëpyetjen e madhe.. a ka Zot ?...dikur paganizmi ishte si “ besim “ derisa ne toke zbriti Jezu Krishti.Derisa Jezusi nga te krishteret u quajt Jezus, më vonë tek myslimanët do te quhej Isa.Pavarësisht se si quhet nga njëra apo pala tjetër ,bashkohen në një ujdi : Jezusi është i dërguari i Zotit.Pjesa më e madhe e botës për 1600 vjet do besonte në idenë se Ai ishte rruga e drejtë përmes së ciles duhet shkuar te Zoti.Imazhi I tij tek një pjesë e madhe e botës qendronte i palekundur,kurse nje pjese tjeter filloi të besonte tek Kurani,që nga një pjese e madhe e njerezimit thuhej se ishte liber I shenjtë dhe fjala e Zotit,dhe se i dërguari i tij ishte Muhamedi(a.s)Gjatë tërë kohës ka pasur debate,ide madje edhe kolfikte per ate se cila eshte fjala e vertetë e Zotit..dhe se cilit i duhej besuar me shumë etj.
Feja ka qenë e lidhur ngushtë me zhvillimin e njeriut në kohë e,njeriu përmes besimit ka arritur të kuptoj më mirë qëllimin e jetës dhe të kontriboj në avancimin e përgjithëshem të shoqëerise.Këetu edhe lind pyetja :
Cili ka qene roli i fesë në mbijetesën e kombit shqiptar ?
Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e Skënderbeut pasi e mbrojti krishterimin në kohën (shek. XV) kur Papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerin shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë. Krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është përcjellë tek arbrit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë të e. s. si fe e ligjshme. Kontributi I shqiptareve ka qenë i madh në përhajpen e krishtërimit,këtë e tregon edhe fakti se Shën Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës latinisht (La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV.Edhe në aspektin e ruajtes së gjuhës shqipe. Kisha katolike nxiti përdorimin e gjuhës shqipe që më 1861 në seminarin e urdhrit françeskan dhe u shqua për një patriotizëm ta pashoq.Keshtuqe roli I Kishes Katolike ne ruajten e kombit shqiptar ka qene vendimtar,kur dynjet e mëdha osmane në shqipëri filluan të marrin hov. Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shkupit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".fal vendosmerise se shqiptareve perandoria osmane qe t’I konvertoi shqiptaret ne imsal.hasi ne rezistence te fuqishme,gjithësesi dinamika e procesit të kalimit të shqiptarëve në Islam do të rritet nga dhjetëvjetëshi në dhjetëvjetësh dhe veçanërisht nga pjesa e dytë e shekullit XVI. Nga fundi i shekullit XVII Islami përfshiu mbi 90% të shqiptarëve në trevat ku sot mbizotëron popullsia shqiptare muslimane.Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike - para së gjithash në Bosnjë dhe Shqipëri – nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane – të ashtuquajturit „Rajah“ – ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (?izja) të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Në fillim ishin individë, të cilët „turqizoheshin“, pastaj vinin fshatrat dhe më në fund gjithë krahinat dhe rajonet fisnore.Pastaj – kah fundi i shek. XVI - fillon islamizimi si lëvizje masive. Në fillim të shek. XVII në islam kishte kaluar përafërsisht e 30-ta. pjesë e popullsisë shqiptare. Që nga kjo pikë kohore filloi islamizimi të përhapet më shpejt.
Epilogu që nuk mbaron
Ka mendime të ndryshme në atë se a jemi vend mysliman apo jo ? Vizita e fundit e Papa Franceskut ne Shqiperi ishte një ogur i mirë për t”i treguar botës se populli shqiptar pavarësisht besimeve teë ndryshe është komb i bashkuar që e kultivon tolerancën nderfetare.Dhe atyre qe mendojne se jemi vend mysliman gabojne rënd, këtë e theksoi edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili theksoi se Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend evropian me mysliman e të krishterë”
Pavaresisht dallimeve tona nuk duhet theksuar faktin se ishte pikerisht bota e krishtere që shpetoi popullin shqiptar nga okupimi. Këtu me bije ndermend nje deklarate e Ben Blushit I cili thekson : “Europa kishtare nuk është Europa politike. Dhe Evropa e ditëve tona nuk është Evropa e kryqëzatave dhe inkuizicionit të Mesjetës. Pa ndërhyrjen e Evropës, Kosova myslimane do të ishte ende nën Serb”.
Kujtojmë këtu edhe debatin e famshëm në mes të dy gjingandëve të letrave shqipe, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. ajo qe ndezi zjarrin e polemikave ne shtypin shqiptar, ishte pikerisht nje esse e Rexhep Qoses mbi të shkuarën e shkrimtarëve që kishin jetuar nën regjimin komunist, por që më mori përmase ideologjike fetare.Derisa Kadare bën thirrje që “ shqiptarët të kthehen në fenë e të parëve “, Qosja këmbëngulte në idenë e tij se “ shqiptarët nuk kanë nevojë të nderrojnëe fenë e tyre islame me atë katolike “
Ky ishte debati në nivelin më të lartë që përfshiu edhe fenë,gjithësesi ne si shoqëri s’duhet të lejojmë që fryma e tolerancës që ka mbizoteruar ndër shekuj të prishet nga disa ekstremistë, të cilët dëshirojnë të ndjellin urrejte.
Si komb duhet të respektojmë bindjet fetare të secilit, por pa harruar asnjëherë të vërtetën se shqiptarët u konvertuan në islam nën dhunën e vazhdueshme osmane.
Debati për këtë temë do të vazhdoj gjithnjë, por mos të harrojmë fjalët e Homerit të Shqiptarëve se " Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë! " At Gjergj Fishta