| E merkure, 08.10.2014, 05:50 PM |
Kënga e kaçakut nga Zarbica e Hashanisë: Ali Nurdini – Zarbica
Një historik i shkurtër i Lëvizjes Kaçake në Kosovë
Shkruan Tefik Ramadani-Qarri
Pas formimit të Jugosllavisë së Versajit populli shqiptarë u gjend në situatë mjaftë të vështirë dhe iu ekspozue formave ma brutale të shtypjes dhe shfarosjes, duke mos gëzuar as të drejtat ma elementare njerëzore dhe demokratike.
Kundër këtij barbarizmi luftonin çetat e lirisë të organizuara në grupe te vogla, me nga 40-50 luftëtarë. Ndër më të njohurat ishte çeta e Azem Bejtë Galices në Drenicë, por të tilla çeta kishte anemban Kosovës.
Këto çeta kanë hyrë në histori me emrin „Lëvizja Kaçake e Kosovës“. Karakterin politik kësaj lëvizje dhe këtyre luftëtarve ia dha Komiteti per mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me seli në Shkoder, si një lëvizje politiko-çlirimtare që drejtohej nga patriotët në zë si Hoxhë Kadri-Prishtina, Bajram Curri, Sadik Rama e tj., ndërsa për ideolog kryesor kishin patriotin e njohur, të madhin Hasan Prishtina.
Ceta dhe luftëtarë të lirisë kishte edhe në pjesën lindore të Gallapit dhe në fshatrat e Hashanisë
( kujto këtu Lotë Vakun, Sylë Zarbicën, Ahmet e Zukë Lecin, Hysen Zhujën e shumë të tjerë).
Më poshtë po japim këngën e një kaçaku nga Zarbica, për jetën e të cilit dihet shumë pak.
Ishte ky Ali Nurdini-Zarbica.
Këngtari popullor i thurë një kangë që është kënduar nëpër odat e fshatrave të Hashanisë. Une e kam degjuar për herë të parë në vitin 1979, në lagjen e Behëve ose ndryshe e njohur edhe si Krenidellt e Rogoçices.
E kanë kënduar Shefki dhe Arif Rahimi (babe e bir), përndryshe me prejardhje nga Ramabuça e Hashanisë.
Më poshtë po japim këngën:
Kshir
naçallniki shka
Anzullah
Kapllar
Borës ja
Mirke Bora për me knue
Ali Kaçakin me rrethue
T’gjall a t’dekun n’Gillan me ma prue
Poruçnik kam me t’marue (toger)
Kshir ki
Bora shka
Birden
kti Rusit i
E ki Rusi shumë ish gëzue
Dymdhet
xhanarë i
Edhe Sali Gërbacim me veti e ka mar
Marshin udhën janë ftillue
Drejt n’Priboc kokan shkue
Tuk Osmani kokan shkue
Ti Osman me na Kallxue
Ki Alija mos u kanë ktue
Ti bre Borë drejt me t’kallxue
Ktu Alija ni ditë u kanë
Edhe ni bukë e ka mar
Edhe drejt n’shpi t’vet ka shkue
Kshir ki
Bora shka
Shaqir Azan birden me ma thirre mue (Azan-kryeplakun)
Shaqir Azaja ati ka shkue
Shka ki bre Borë qi m’thirrë mue
Shpejtë devrin me shtërngue (devrin-vullnetarë)
Ali Zarbicën me rrethue
Gjashtdhetè vetë janë shtërngue
Shpinë e Alis e kanë rrethue
Kanë shku n’prezore për me ngue
Veq tre vet kokan qillue
Kshir
Sali Gërbaci shka
Pade ni bumë me jav l’shue
Kishin pas gjemtë hala me rrnue
I thot Bora kadal Sali
Se k’to t’gjall sande s’mujnë me pshtue
Rrethumrreth i kem rrethue
Ja t’gjall ja t’dekun n’Gillan kem me i que
Ki Alija
e
Qiki zjarm bre Ramë nau ka nalë
Dilke Rama do dru për mej mar
Kur ka dal Rama n’gjezenti
Frikefrik Rama teprap koka kthy
Baci Ali dishka me t’kallxue
Rrethumrreth ishim rrethue
Na qishti shka me marue
Ki Alija nau kujtue
Na qishti shka me marue
A me ra n’dorë a me qindrue
Kshir ki Rama shka i ka thane
Baci Ali t’kum kallxue
Pushken lidhen n’Gillan s’muj me que
Ki Alija nau kujtue
Meniher n’gjezenti kuka shkue
Drejt e n’Borën ka qillue
Jam Zeneli i thot shoq me ti
Kto alltijat flakumflakë
Kapllar Bores i bike t’pakt
Bërtet Bora ku i kam xhandartë
Ku i kam xhandartë ku e kam Salihin
Ku e kam Salihin ku m’ka met
N’qenef po run nibet.